KQZ publikon rezultatet nė rang zone zgjedhore

07/04/2009  Miratohet nesėr udhėzimi pėr mbledhjen dhe publikimin e informacionit

Informacioni pėr votat mbėshtetet nė tabelat e rezultateve tė GNV-ve

Rezultatet e zgjedhjeve tė dhėna nė mėnyrė elektronike nga KZAZ-tė, do tė publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nė rang zone zgjedhore. Institucioni kryesor qė merret me administrimin e procesit zgjedhor, ka hartuar njė udhėzim qė ka pėr qėllim tė pėrcaktojė procedurat qė do tė zbatojnė KZAZ-ja dhe KQZ-ja pėr mbledhjen, administrimin dhe publikimin e informacionit pėr procesin e numėrimit tė votave pėr zgjedhjet pėr Kuvendin e Shqipėrisė. Pas mbylljes sė votimit KZAZ-ja duhet tė dėrgojė nė KQZ informacionin pėr ecurinė e dorėzimit tė kutive tė votimit me fletėt e votimit dhe kutive me materialet zgjedhore; fillimin e numėrimit tė votave; rezultatet e zgjedhjeve tė ēdo QV-je pėr partitė politike dhe kandidatėt e propozuar nga zgjedhėsit nė mėnyrėn e pėrcaktuar nė kėtė udhėzim; si dhe miratimin e tabelės pėrmbledhėse tė rezultateve tė zgjedhjeve pėr zonėn e administrimit zgjedhor pėrkatės. Informacioni pėr procesin e numėrimit tė votave mbėshtetet nė tabelat e rezultateve tė plotėsuara nga Grupet e Numėrimit dhe tė dorėzuara nė KZAZ. Ai duhet tė pėrmbajė domosdoshmėrish pėr ēdo QV numrin e fletėve tė votimit tė gjetura nė kutinė e votimit; numrin e votave tė pavlefshme; numrin e votave tė vlefshme; dhe shpėrndarjen e votave tė vlefshme pėr partitė politike dhe kandidatėt e propozuar nga zgjedhėsit. KZAZ pėrcjell nė rrugė elektronike nė KQZ pėr ēdo QV, informacionin menjėherė pas marrjes sė tabelės sė rezultateve nga GN-ja. Ky proces vazhdon deri nė pėrfundimin e vlerėsimit e numėrimit tė votave dhe dorėzimit tė tė gjitha tabelave tė rezultateve prej GN-ve. Pas miratimit me vendim nga KZAZ-ja tė tabelės pėrmbledhėse tė rezultateve tė zgjedhjeve pėr zonėn e administrimit zgjedhor pėrkatės, KZAZ-ja njofton KQZ-nė pėr pėrfundimin e procesit tė numėrimit tė votave. Pėrcjellja e informacionit tė pėrcaktuar nė kėtė udhėzim nė KQZ, bėhet nėn drejtimin dhe pėrgjegjėsinė e sekretarit tė KZAZ-sė. Informacioni i publikuar nga KQZ-ja nė ēdo rast shoqėrohet me numrin gjithsej tė QV-ve nė zonėn pėrkatėse zgjedhore dhe me numrin e QV-ve mbi tė cilin ėshtė llogaritur rezultati i dhėnė.

Edukimi i zgjedhėsve

KQZ ka pėrpiluar njė projekt qė udhėzon zgjedhėsit qė nga mėnyra se si duhet tw verifikojnė emrin nė lista deri tek ajo e votimit pėr zgjedhjet e 28 qershorit. Projekti nis me verifikimin e emrit nė listėn pėrfundimtare tė zgjedhėsve, mundėsinė e paraqitjes sė njė kėrkese nė gjykatėn e rrethit gjyqėsor pėrkatės deri 24 orė pėrpara datės sė zgjedhjeve. Kjo e fundit vendos, por jo mė vonė se 6 orė pėrpara mbylljes sė votimit. Vendimi pėrmban lejimin pėr tė votuar nė zgjedhjet pėr Kuvendin e Shqipėrisė, si dhe numrin e qendrės sė votimit ku zgjedhėsit i lejohet tė votojė. Po ashtu, aty saktėsohen tė drejtat dhe kundėrvajtjet. KQZ kujton se votimi mė shumė se njė herė nė tė njėjtat zgjedhje pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose heqje lirie deri nė tre muaj. “Pjesėmarrja nė zgjedhje ėshtė njė e drejtė e njohur nga Kushtetuta dhe ligji. KQZ ju fton tė merrni pjesė nė votimet e datės 28 qershor 2009 pėr tė zgjedhur drejtpėrdrejt me votėn tuaj pėrfaqėsuesit tuaj nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ushtrojeni kėtė tė drejtė”, - fton KQZ-ja.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos