KQZ, rezultati paraprak i zgjedhjeve me internet

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon qė tė publikojė rezultatet e zgjedhjeve paraprake pėr çdo Qendėr Votimi. Nė mbledhjen e datės 8 prill, KQZ—ja pritet tė pėrcaktojė procedurėn e dėrgimit tė rezultateve paraprake nga KZAZ-tė drejt KQZ-sė. Pėr çdo proces tė mbylljes sė votimit, nisjes sė numėrimit tė votave KZAZ duhet tė informojnė me anė tė emailit KQZ-nė. Gjithashtu nė rrugė elektronike duhet tė dėrgohet edhe “Miratimi i Tabelės Pėrmbledhėse tė Rezultateve tė Zgjedhjeve pėr zonėn e administrimit zgjedhor pėrkatės”. “KZAZ pėrcjell nė rrugė elektronike nė KQZ, pėr çdo QV, informacionin e pėrcaktuar nė udhėzim, menjėherė pas marrjes sė tabelės sė rezultateve nga GN-ja. Ky proces vazhdon deri nė pėrfundimin e vlerėsimit e numėrimit tė votave dhe dorėzimit tė tė gjitha tabelave tė rezultateve prej GN-ve”, thuhet nė nenin 4 tė udhėzimit. Gjithashtu theksohet se “pas miratimit me vendim nga KZAZ-ja tė Tabelės Pėrmbledhėse tė Rezultateve tė Zgjedhjeve pėr zonėn e administrimit zgjedhor pėrkatės, KZAZ-ja njofton KQZ-nė pėr pėrfundimin e procesit tė numėrimit tė votave”. Ndėrsa sanksionohet se “me marrjen e informacionit nga KZAZ-tė, KQZ bėn publikimin nė dinamikė nė rang zone zgjedhore”. Publikimi i informacionit tė mėsipėrm bėhet nė sallėn e mediave, elektronikisht e nė letėr, dhe nė faqen e KQZ-sė nė internet. Informacioni i publikuar nga KQZ-ja, nė çdo rast, shoqėrohet me numrin gjithsej tė QV-ve nė zonėn pėrkatėse zgjedhore dhe me numrin e QV-ve, mbi tė cilin ėshtė llogaritur rezultati i dhėnė. Por njė rezultat i tillė cilėsohet se nuk ėshtė zyrtar nga ana e KQZ-sė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos