Liceu Artistik “Jordan Misja”, bazė e formimit tė artistėve tė ardhshėm

Intervistė me Drejtoren e Pėrgjithėshme tė Liceut Artistik ”Jordan Misja”, znj. Evis Grezda

Tė shtunėn qė sapo kaloi, orkestra e madhe sinfonike, orkestra e vogėl e fėmijėve,  formacione tė ndryshme si edhe me kori i Liceut Artistik “Jordan Misja” dhanė njė koncert artistik nė njė nga sallat e Akademisė sė Arteve, me rastin e anėtarėsimit me tė drejta tė plotė tė Shqipėrisė nė NATO. Nė kėtė koncert merrte pjesė edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencės, z. Fatos Beja dhe tė ftuar tė tjerė. Siç na thotė Drejtoresha e Pėrgjithėshme e Liceut, znj. Evis Grezda, ata kishin kohė qė po e pėrgatisnin njė koncert tė tillė, i cili rezultoi mjaft i suksesshėm.
Liceu Artistik “Jordan Misja” ėshtė krijuar qysh nė janar tė vitit 1952 dhe frekuentohet  nga nxėnės tė ardhur nga e gjithė Shqipėria. Pra, ka plotė 57 vite qė ju jep bazėn e formimit tė ardhshėm artistik mijėra artistėve nga i gjithė vendi. Nė kėtė shkollė i kanė marrė njohuritė e para artistėt shqiptarė me famė botėrore si sopranoja Inva Mula, violinisti Tedi Papavrami, fotografi Roland Tasho e dhjetėra tė tjerė. Aktualisht janė mbi 900 nxėnės tė profilizuar nė degėt e arteve figurative dhe muzikore qė pėrgatiten nga mė shumė se 200 pedagogė nė kėtė shkollė.
Klasat e Liceut nuk ndryshojnė shumė nga ato tė njė shkolle tė zakonshme, megjithė specifikėn e tyre. Programi mėsimor nė kėtė shkollė ėshtė i njėjtė me atė tė shkollave tė tjera nė rang republike, megjithėse vitet e fundit po punohet pėr t’u lėnė mė tepėr hapėsirė specialiteteve, duke reduktuar njohuritė e pėrgjithshme. Mėsimdhėnia nė kėtė shkollė parashikon njė formim artistik kompleks, i cili fillon nga elementarja deri nė diplomimin nė shkollėn e mesme dhe ndahet nė dy drejtime: disiplina e muzikės dhe arte figurative. Degėt mė tė frekuentuara tė Liceut pėr disiplinėn muzikohe janė piano, violina, kitara, firzamonika dhe instrumentet frymore.
Gjatė 12 viteve tė shkollimit, Liceu i pėrgatit nxėnėsit me njohuritė bazė, duke u krijuar mundėsinė e kompletimit tė kėtyre njohurive pėr tė vazhduar mė pas studimet e larta, kryesisht nė degėt e artit. Sipas njė studimi tė bėrė pėr strukturėn e frekuentimit tė shkollave tė larta nga nxėnėsit e Liceut rezulton se; 60% e tyre shkojnė nė Akademinė e Arteve ku vazhdojnė degėt e tyre, 20% e tyre i ndjekin kėto studime nė akademitė e huaja tė artit, 10% i vazhdojnė studimet e larta nė dega arti tė pėrafėrta me ato tė Liceut dhe vetėm 10% ndjekin shkolla tė tjera tė larta.
Po pėr tė mbėrritur deri kėtu duhet njė punė e madhe dhe e kualifikuar, pėrmes vėshitėrive tė shumėta, pėr tė pėrgatitjen e artistėve tė rinj. Puna fillon qė me pėrzgjedhjen nėprmjet konkurseve fillestare tė nxėnėseve qė do tė vazhdojnė kėtė shkollė. Jo kushdo mund tė vazhdojė Liceun, por vetėm ata qė kanė disa parametra tė caktuar si talenti pėr degėt pėrkatėse tė artit, veshi i duhur muzikor pėr ata qė do tė shkollohen nė disiplinėn e muzikės, inteligjenca, parametrat fizike, etj. Natyrisht, si kudo, edhe kėsaj pėrzgjedhjeje fillestare i shpėtojnė elementė tė patalentuar e me mangėsi tė tjera qė pėrbėjnė njė problem me vete pėr pedagogėt gjatė viteve tė shkollės. Megjithatė, kjo kategori nxėnėsish ėshtė shumė e pakėt, kėshtu qė problemi kryesor pėr kėtė shkollė mbetet formimi i duhur i nxėnėsve qė kanė prirje dhe aftėsi pėr degėt e artit. Arritja e kėtij objektivi ka tė bėjė me aftėsinė mėsimdhėnėse tė trupės pėdagogjike, nivelin e drejtimit tė shkollės dhe masat tekniko-organizative tė marra nė kėtė dretjim.
Lidhur me punėn dhe pėrkushtimin e trupės pedagogjike pėr pėrgatitjen e artistėve tė ardhshėm nė Liceun Artistik “Jordan Misja”, Drejtoresha e Pėrgjithėshme e kėsaj shkolle na dha intervistėn e mėposhtėme:

Cilėt janė ata tregues qė e klasifikojnė Liceun si njė “shkollė kombėtare” dhe si po punoni ju qė kjo shkollė ta meritojė plotėsisht njė status tė tillė? Si po pėrfitoni nga tradita e krijuar nė kėtė drejtim?
Shkolla Kombėtare Artistike ”Jordan Misja” pėrgatit nxėnės tė ardhur nga e gjithė Shqipėria, megjithatė nuk ėshtė ky treguesi i vetėm qė e klasifikon atė ėshtė si ”shkollė kombėtare”. Para sė gjithash ajo ėshtė e vetmja shkollė e profilizuar pėr pėrgatitjen bazė tė njė game tė gjerė artistėsh, qė i nėnshtohen konkurimit fillestar, nga i gjithė vendi. Ajo ėshtė realisht e vetmja shkollė kombėtare, dhe si e tillė duhet tė jetė lider nė transmetimin e vlerave, nė koordinimin dhe promovimin e koncepteve tė reja dhe tė barazvleresuar nė tė gjithė shkollat artistike rajonale, nė tė gjithė vendin. Nė kėtė shkollė alternohet mė sė miri formimi i pėrgjithshem dhe formimi artistik muzikor si edhe ai figurativ, punohet nė mėnyrė paralele si nė drejtim tė formimit sa me cilėsor tė individit dhe formimit tė personalitetit tė tij, ashtu dhe tė formimit tė tij artistik. Stafi drejtues i shkollės mundohet tė kontrollojė nė mėnyrė permanente dhe korrekte mbarėvajtjen e procesit mėsimorė ashtu dhe tė atij edukativ, duke punuar ngushtėsisht si me vete nxėnėsit ashtu edhe duke mbajtur kontakte tė shpeshta dhe tė ngushta me prindėrit. Ne mendojmė se çelėsi i suksesit tė drejtimit tė njė shkolle ėshtė puna nė grup dhe ndarja e drejtė e pėrgjegjėsive tė gjithėsecilit. Parė nė kėtė aspekt, Liceu Artistik "Jordan Misja" duhet tė promovohet mė shumė, duhet te integrohet nė projekte pėr ta merituar plotėsisht statusin si "shkollė kombėtare", duke shfrytėzuar edhe traditėn e mirė qė ka krijuar ndėr vite kjo shkollė.

Cilat janė disa nga problemet dhe konceptet me tė cilat ndesheni nė punėn tuaj tė pėrditshme dhe ç’bėni pėr t’i tejkaluar ato?
Njė rėndėsi tė veçantė ne i kushtojmė, sė pari, frekuentimit, si tė stafit tonė mėsimor ashtu edhe mė pas tė vetė nxėnėsve, duke gjykuar sė korrektėsia, nė radhė tė parė duhet tė fillojė nga vetė ne si pėrçues tė dijes. Duke bėrė njė punė tė vazhdueshme ne vėmė re se numri i nxenesve qė kanė probleme me frekuentimi e shkollės tė bjerė shumė. Rritja e cilėsisė sė mėsimdhėnies ėshtė njė tjetėr qėllim qė ne kemi. Duke qenė koshient se vijmė nga njė traditė shumė e pasur artistike, ne mundohemi qė ta gėrshetojmė atė me tė rejat e fundit tė artit bashkohor muzikor dhe atij figurativ. Kjo bėhet e mundur duke rishikuar dhe njekohėsisht duke pasuruar mė shumė programet mėsimore, duke ngritur grupe specialistėsh tė cilėt i perpunojnė ato. Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm ėshtė edhe paraqitja dinjitoze e shumė prej nxnėsve tanė tė talentuar si dhe mbėshtetja qė shkolla u jep atyre nė organizimin e shumė koncerteve qė bėjnė tė mundur evidentimin si tė njohurive tė tyre ashtu dhe tė punės sė pedagogėve tė tyre. Pėr artistin, sfida ėshtė gjithmonė skena. Ne duhet tė pėrpiqemi qė kėto koncerte, gjithmonė e mė shumė tė bėhen qėllim kryesor nė evidentimin si tė vlerave tė artistit qė ėshtė duke u formuar ashtu dhe evidentimin apo nxjerrjen nė pah tė vlerave didaktike dhe profesionale nė lartesinė qė kėrkon koha.

Sa ju ka ndihmuar eksperienca jo e pakėt si mėsuese violine nė Liceun Artistik “Jordan Misja” pėr ta patur mė tė lehtė kryerjen e detyrės si drejtoreshė e pėrgjithėshme e kėsaj shkolle me emėr nė Shqipėri?
Tė gjitha kėto probleme qė ne po mundohemi t’i superojme, si dhe çėshtje tė ndryshme qė ne po mundohet t’i zgjidhim do tė ishin tė vėshtira pėr njė drejtus qė nuk e njeh gjendjen realisht, me tė gjithė specifikat dhe karakteristikat e saj. Marrėdhėniet me kolegėt e mi janė tė mira, falė edhe njohjes sonė reciproke me njeri-tjetrin, pėr shumė vite punė tė ėprbashkėt nė Lice. E rendesishme pėr njė bashkėpunim tė ndėrsjelltė dhe korrekt ėshtė bashkėbisedimi dhe vjelja e mendimit tė gjithėsecilit.

Nė media jeni shprehur pėr “krehje” tė shkollės nga “tė patalentuarit dhe ahengxhinjtė”. Si mendoi ta realizoni njė gjė tė tillė?
Unė dua tė pėrshėndes tė gjithe pedagogėt e Liceut Artstik qė punojnė me njė profesionalizėm tė lartė, duke punuar me nxėnės me nivele tė ndryshme, si artistik ashtu edhe kulturor. Tė formosh njė fėmijė, si nga ana artistike ashtu edhe nga ana e  formimit tė pėrgjithshėm ėshtė njė detyrė aq fisnike, por nė disa raste edhe tepėr e lodhėshme pėr ta. Pėrzgjedhja e elementit tė talentuar vėrtetė ėshtė bėrė me konkurs, por shpesh herė ka lėnė shumė pėr tė dėshiruar. Kėto futje pa kritere tė qarta pėrzgjedhėse ka bėrė qė niveli i shkollės sonė, nė disa raste tė bjerė, si dhe ka bėrė tė mundur njė fryrje tė tepėrt tė prurjeve me nxenes, duke bėrė nė disa raste tė vėshtirė mbulimin e tyre si me auditore ashtu edhe me bazė materiale, aq te domosdoshem pėr çdo artist.
  
Ç’vlerė dhe ç’rol ka reforma arsimore pėr tė ardhmen e Liceut Artistik?
Reforma e Ministrisė sė Arsimit dshe Shkencės ėshtė, kryesisht, njė reformė tepėr pozitive, sidomos nė ridimensionimin qė merrė ana e formimit tė pėrgjithshėm tė individit qė aspiron tė bėhet njė artist i sė ardhmes. Unė mendoj sė Liceu Artistik ka njė strukturė tė mirėfilltė ku alternohen bindshėm si formimi i pėrgjithshėm ashtu edhe formimi artistik. Jemi nė proces tė vazhdueshėm bashkėpunimi, ku po punohet me ekspertė pėr pasurimin e mėtejshėm tė programeve dhe evidentimin nė to tė metodologjive tė pėrparuara

Ku ndryshon njė liceist i pėrgatitur nė vitet e pluralizmit nga ai i pėrgatitur para viteve ’90?
Hapja me botėn bėri qė, megjithėse ne vinim nga njė njė traditė e pasur si nė metodologjinė e njė shkolle tė mirėfilltė teorike dhe praktike tė mbėshtetur nė shkollėn ruse, tė kishim nevojėn e metodologjive krahasuese dhe me shkollat e ndryshme tė tė tjerave vende. Shumė prej artistėve u larguan dhe qenė tė vetmit qė edhe sot shpalosin vlerat e tyre nė tė gjithė boten. Artistėt e sotėm, megjithė problematikat qė kanė janė me fat. Mundėsitė e tyre si tė shkollimit, tė pėrthithjes sė informacionit, tė krahasimit tė metodologjive tė ndryshme janė tė mėdha.

Sa i frytshėm ka qenė bashkėpunimi me institucionet e tjera kulturore nė vend?
Duke qėnė se ne jemi njė shkollė kombėtare dhe aktiviteti ynė duhet tė jetė i gjithanshėm dhe i shpeshtė detyrohemi tė mbėshtetemi dhe tė biem dakort me institucione tė ndryshme kulturore e artistike tė vendit tonė. Bashkėpunime tė frytshme kemi kryesisht me Teatrin e Operas dhe Baletit, Gjithashtu kemi organizuar koncerte tė perbashkėta edhe me Orkestrėn Sinfonike tė RTSH.

Cili ėshtė kalendari i aktiviteteve tė ndryshme qė do tė zhvilloj Liceu gjatė periudhės sė mbetur tė shkollės?
Kėtė vit shkollor janė organizuar shumė aktivitete, tė cilat bėjnė tė mundur evidentimin e vlerave artistike si edhe tė punės vėrtetė tė madhe qė bėhet me kėta nxėnės. Pėrveç koncerteve qė vetė pedagogėt nė bashkėpunim me stafin drejtues organizojnė me nxėnėsit e tyre mė tė mirė, vetė shkolla u bė inicuese e 3 netėve me provimet mė tė mira semestrale ku nxėnėsit mė tė talentuar tė specialiteteve; si piano, violinė, violonçel, kanto, veglat e frymės, etj., paraqitėn veprat e tyre mė tė realizuar artistikisht. Njė koncert klasik u organizua me nivel tė lartė nė Sallen e Akademise se Arteve mė datėn 4 Prill 2009, me rastin e pranimit tė Shqipėrisė me tė drejta tė plotė nė NATO. Liceu Artistik u paraqit me orkestrėn e vet tė madhe sinfonike, me orkestrėn e vogėl tė fėmijėve, me formacione tė ndryshme si edhe me korin e shkollės. Nė tė ardhmen, me 31 prill 2009 do tė oganizohet njė koncert i pėrbashkėt me njė kor madhėshtor austriak nė Katedralen kėtu nė Tiranė. Projekte tė tjera janė duke u pėrpunuar dhe sė shpejti do tė realizohen. 

Suksese tė mėtejshme!
Faleminderit

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos