Zgjedhjet, formula e motivimit pėr kandidatėt e vendeve tė fundit nė listat e partive

Zgjidhja qė kryetarėt e partive do tė gjejnė pėr motivimin e tė gjithė kandidatėve. Kandidatėve tė vendeve tė fundit do t’u ofrohen poste tė rėndėsishme nė qeverisje

Shaban Sulēe


Partitė politike po mendojnė tė gjejnė njė zgjidhje efikase pėr tė mbajtur tė motivuar nė fushatėn elektorale tė gjithė kandidatėt e tyre nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit.
Mėnyra se si do tė konkurrohet dhe se si do tė shpėrndahen mandatet e deputetėve e minimizon mundėsinė qė njė parti apo njė koalicion i vetėm tė fitojė po aq mandate deputetėsh sa edhe numri i kandidatėve qė do tė ketė nė listė nė secilin qark. Dhe njė gjė e tillė nė pamje mund tė sjellė demotivim gjatė fushatės elektorale tė kandidatėve, tė cilėt renditen nė mesin apo nė fundin e kėtyre listave. Pėr kėtė arsye, drejtuesit e partive po mendojnė tė ofrojnė si zgjidhje njė formulė kompensimi nė drejtim tė atyre kandidatėve, tė cilėt do tė pranojnė qė tė renditen nė vendet e fundit tė listave. Nė mėnyrė qė tė jenė tė angazhuar dhe tė kontribuojnė maksimalisht nė fushatė pėr tė grumbulluar vota, atyre do t’u ofrohen pozicione tė rėndėsishme drejtuese nė administratėn shtetėrore nė rast fitoreje. Kjo formulė “kompensimi” pritet qė tė motivojė tė gjithė kandidatėt, duke u angazhuar plotėsisht pėr tė fituar sa mė shumė vota, nė zonat zgjedhore ku kandidojnė.

Votat
Formula qė do tė pėrdoret pėr shpėrndarjen e mandateve e bėn edhe njė votė tė vetme qė tė jetė pėrcaktuese pėr fitimin e mandatit tė deputetit. Siē dihet, nė Kodin Zgjedhor ėshtė sanksionuar formula D’Hondt, e cila nėnkupton qė “numri i votave tė vlefshme nė nivel zone zgjedhore tė secilit subjekt pjesėtohet nė mėnyrė tė vazhdueshme me numra natyrorė tė njėpasnjėshėm, tė quajtur pjesėtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke pėrfunduar me numrin natyror qė i korrespondon numrit tė mandateve qė shpėrndahen nė zonėn zgjedhore pėrkatėse. Hapi nga njėri pjesėtues te tjetri ėshtė 1”, gjė qė do tė thotė se nė qarqet me numrin mė tė madh tė deputetėve mandatet do t’u shpėrndahen atyre subjekteve apo koalicioneve, tė cilat kanė shifrat mė tė larta tė presjeve dhjetore. Konkretisht marrim rastin e Tiranės, ku pėr tė pėrcaktuar se cila parti apo koalicion do tė fitojė deputetin e 32-tė, votat e partive do tė pjesėtohen me 32, pasi janė pjesėtuar 32 herė me radhė. Kjo formulė e tillė e bėn njė votė mjaft tė vlefshme dhe kjo duket se ėshtė arsyeja qė kryetarėt e partive kanė menduar zgjidhjen e mėsipėrme pėr tė motivuar kandidatėt e tyre.

Kryetarėt
Ndėrkohė pėr kryetarėt e partive, Kodi Zgjedhor rezulton tė jetė mė favorizues nė krahasim me kodin e mėparshėm pėrsa i pėrket garantimit tė shanseve tė tyre pėr tė siguruar mandatin e deputetit. Nėse nė Kodin e mėparshėm, kryetarėve tė partive u sigurohej e drejta pėr tė vendosur emrin tė parin nė listėn proporcionale kombėtare, e njėjta gjė, por me pėrmasa mė favorizuese, do tė ndodhė nė zgjedhjet e 28 qershorit. Kėshtu, kryetarėt e partive tė vogla kanė tė drejtė tė vendosin tė parin emrin e tyre nė listė nė tė 12 qarqet njėkohėsisht. Thėnė mė qartė, kryetari i njė partie mund tė jetė i pari i listės sė partisė sė tij si nė Qarkun e Tiranės, ashtu edhe nė Qarkun e Shkodrės, Durrėsit, Fierit etj. Njė gjė e tillė sanksionohet nė pikėn 3 tė Nenit 67 tė Kodit tė ri Zgjedhor, ku thuhet se kryetarėt e partive politike, qė konkurrojnė veēmas apo si pjesėtarė tė njė koalicioni, mund tė kandidojnė nė njė apo mė shumė zona zgjedhore pėr zgjedhjet nė Kuvend. Aktualisht, kryetarėt e partive tė vogla kanė deklaruar se do tė refuzojnė ta shfrytėzojnė kėtė hapėsirė tė Kodit, megjithatė priten surpriza. Lista e kandidatėve pėr deputetė do tė depozitohet nė KQZ 40 ditė pėrpara datės sė zgjedhjeve dhe deri atėherė shumė prej kryetarėve tė partive tė vogla pritet tė vendosin emrat e tyre si kryesues tė listave nė pjesėn mė tė madhe tė qarqeve.

Elbasani

Ndryshe nga sa pritej, do tė jetė Qarku i Elbasanit dhe jo Qarku i Tiranės arena e pėrballjes sė kryetarėve tė partive tė vogla nė zgjedhjet e 28 qershorit. Kėshtu, kryetari i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, kreu i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo, si dhe kryetari i Partisė Ambientaliste, Lufter Xhuveli, kanė deklaruar se do tė garojnė nė Qarkun e Elbasanit nė zgjedhjet e 28 qershorit. Gjithashtu tė njėjtėn gjė pritet tė bėjė edhe kryetari i Partisė Socialdemokrate Skėnder Gjinushi apo kryetari i Partisė Demokristiane, Nard Ndoka. Zgjedhja pėr tė kandiduar nė Qarkun e Elbasanit duket se ka tė bėjė mė shumė me njė lėvizje taktike, pasi ky qark konsiderohet qarku i dytė me pragun mė tė ulėt elektoral. Ndėrkohė, nė Qarkun e Tiranės, ku pragu elektoral ėshtė mė i ulėti, kryetarėt e partive mund tė caktojnė tė parėt nė listė bashkėpunėtorėt e tyre mė tė ngushtė.









Qarqet

Qarku Numri i Numri
votuesve i deputetėve
Tiranė 660505 32
Fier 327918 16
Vlorė 257258 12
Elbasan 282528 14
Korēė 246700 12
Berat 150871 8
Dibėr 116431 6
Durrės 265180 13
Gjirokastėr 112728 5
Kukės 66375 4
Lezhė 135890 7
Shkodėr 218560 11




4 koalicionet nė zgjedhje

1-Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokrate e Re, Lėvizja e Legalitetit, Partia Aleanca Demokratike


2-Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia G99

3-Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Partia Socialiste e Vėrtetė 1991, Partia e Gjelbėr, Partia Lėvizja pėr tė Drejtat e Njeriut

4-Partia Demokristiane, Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar


6 Prill 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos