Listat e votuesve, 5780 persona mbi moshėn 100 vjeē

Nė Shqipėri figurojnė zyrtarisht 5780 shtetas me moshė mbi 100 vjeē. Lista e zgjedhėsve pėr vitin 2009 ka pėrcaktuar edhe personat qė deri mė 28 qershor mbushin kėtė moshė. Nė dokumentin e Ministrisė sė Brendshme ėshtė kryer edhe ndarja e kėtij numri nė tė 12 qarqet e vendit. Konkretisht, nė vend tė parė ėshtė Qarku i Gjirokastrės, ku ndodhen 1280 persona mbi kėtė moshė dhe pas tij vjen Qarku i Korēės, ku ndodhen 1206 shtetas. Nė Qarkun e Vlorės janė 780 persona, nė Qarkun e Tiranės 701, ndėrsa nė Shkodėr ndodhen 368 shtetas. Po sipas kėsaj liste, nė Qarkun e Kukėsit janė 347 persona, nė Durrės 249, nė Fier 228, nė Qarkun e Elbasanit janė 174. Kėtė renditje e mbyllin tri qarqet me numrin mė tė vogėl tė shtetasve mbi 100 vjeē. Pėrkatėsisht janė 156 shtetas nė Dibėr, 148 nė Berat dhe 143 nė Lezhė. Kėta persona rezultojnė tė lindur nė apo para datės 28 qershor 1909. Pėr kategorinė e kėtyre shtetasve nė draftin e propozuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Gjendjes Civile, nė kuadėr tė ligjit tė ri tė gjendjes civile, parashikohet fillimi i njė procedure administrative pėr ēregjistrimin e tyre nga Regjistri Kombėtar i Gjendjes Civile. Pėr mė shumė ėshtė parashikuar qė shėrbimi i gjendjes civile, kur ka tė dhėna se persona tė vdekur vazhdojnė tė qėndrojnė tė regjistruar nė regjistrin themeltar dhe Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile, mund tė ngrejė padi nė gjykatė, pėr tė vėrtetuar vdekjen. Sipas tė dhėnave tė deritanishme, numrin mė tė madh tė votuesve pa pasaportė e ka Qarku i Tiranės, ndėrsa mė tė voglin ai i Gjirokastrės. Ministria e Punėve tė Brendshme ka hartuar grafikun e shpėrndarjes sė 729 710 personave qė s‘kanė pasaportė dhe qė pėrbėjnė kontingjentin e parė pėr pajisjen me pėrparėsi, nė mėnyrė tė detyrueshme me karta identiteti. Kanė rezultuar 164 259 votues pa pasaporta nė Qarkun e Tiranės, qė pėrbėn numrin mė tė madh. Qarku i Fierit rezulton tė ketė nė total 80 980 votues pa pasaporta, Qarku i Elbasanit ka 79 426 tė tillė. Nė grafikun e pėrgatitur nga Ministria e Brendshme nė Qarkun e Durrėsit figurojnė 70 426 votues pa pasaporta, nė Qarkun e Shkodrės janė 62 717 votues dhe nė Qarkun e Korēės figurojnė 51 325 votues tė tillė pa pasaportė. Sipas listės, nė renditje vjen Qarku i Dibrės me 48 660 persona tė papajisur me pasaporta, Qarku i Vlorės ka 42 198 votues tė tillė. Katėr qarqet e fundit qė mbyllin kėtė listė janė ai i Lezhės me 39 910 persona, Qarku i Beratit me 37 934, Qarku i Kukėsit me 34 229 dhe Qarku i Gjirokastrės me 17 515 votues pa pasaportė.

Tabela

Qarku Numri


Berat 148

Dibėr 156

Durrės 249

Elbasan 174

Fier 228

Gjirokastėr 1280

Korēė 1206

Kukės 347

Lezhė 143

Shkodėr 368

Tiranė 701

Vlorė 780

Totali 5780




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos