Prostitucioni nė Londėr nga aleanca shqiptare-lituane-kineze

Grupet kriminale shqiptare nė Angli qė merren me prostitucion kanė forcuar aleancėn nė krim, me partnerė nga Lituania dhe Kina. Ky konstatim ėshtė pohuar nga shefi i antiprostitucionit pėr Londrėn, David Eyles. "Lituanezėt, me anė tė forcės, i detyrojnė gratė apo vajzat tė udhėtojnė drejt Britanisė. Sė bashku me to, ata sjellin edhe drogė. Mė pas, ia shesin vajzat shqiptarėve apo kinezeve", ka deklaruar ai. Sipas Eyles, ėshtė jo e zakonshme tė shikosh kėto tre grupe kriminale me nacionalitete dhe strukturė operacionale tė ndryshme, tė bashkėpunojnė kaq ngushtė me njėri- tjetrin. Pėr numrin njė tė antiprostitucionit londinez, kjo aleancė ėshtė forcuar, pasi kooperimi mes tyre ka rezultuar i suksesshėm dhe shumė fitimprurės, e si pasojnė lidhja mes tyre bėhet edhe mė solide. "Ėshtė hera e parė qė ne identifikojmė njė bashkėpunim tė tillė mes shqiptarėve, lituanezėve dhe kinezėve. Zakonisht, nė tė shkuarėn, kemi vėrejtur se grupet kriminale nė kontrollin e prostitucionit rivalizojnė njėri-tjetrin, deri nė atė pikė sa pėrplasen egėrsisht me armė, duke shkaktuar viktima, pėr kontroll territori", nėnvizon Eyles, njė specialist policie me njė pėrvojė 30-vjeēare. Pėr tė kuptuar si funksionon kjo lidhje e kėtyre tre gupeve kriminale, ai pohon se nė kėtė aspekt kanė hasur vėshtirėsi, pasi kanė tė bėjnė me tre kultura. Eyles pranon se ky bashkėpunim nuk ėshtė ndėrtuar pėr njė natė apo njė muaj. Janė dashur vite qė ky bashkėpunim mes kėtyre grupeve kriminale tė arrijė nė kėtė nivel ku ėshtė sot, nga i cili pėrfitohen miliona paund. Zyrtarė tė Scotland Yard, qė monitorojnė dhe analizojnė aktivitetin e grupeve kriminale nė Britani, thonė se kjo ėshtė hera parė qė ata shikojnė njė kombinim tė tillė shqiptaro-lituanez-kinez. Gjatė viteve tė shkuara janė me dhjetėra rastet kur shqiptarė tė arrestuar e mė pas tė dėnuar nga drejtėsia britanike kanė rezultuar me lidhje tė forta me grupet lituaneze. Disa ditė mė parė, nė qytetin e Lidsit, nė Anglinė Veriore, policia shkatėrroi njė grup kriminal shqiptaro-lituanez qė merrej me shfrytėzimin e vajzave pėr prostitucion. Ftohtėsinė e prangave angleze e kanė provuar njė shqiptar, qė, sipas policisė, drejtonte operacionin e shfrytėzimit tė vajzave si dhe tre lituanezė, dy prej tė cilėve femra. Emigranti shqiptar, Nazif Selini, i cili kishte kėrkuar azil nė Angli si shtetas jugosllav, ishte koka e kėtij grupi kriminal. Ai sė bashku me 3 lituanezėt kanė dalė pėrballė gjykatės "Leeds Crown Court", duke u pėrballur me akuzat pėr trafikimin e vajzave lituaneze drejt Anglisė, kontrollin e trafikut tė tyre brenda Anglisė, kontroll prostitucioni pėr qėllime pėrfitimi, pastrim parash, pėrdhunim dhe ngacmim seksual. Mė shumė se 45 shqiptarė vuajnė dėnime tė rėnda nė burgjet angleze pėr trafikimin e shfrytėzimin e lituanezeve nė Britaninė e Madhe. Nė tė gjitha kėto raste, vajzat e trafikuara kanė dhėnė dėshmi nė gjykatė duke "gozhduar" nė gjetjen fajtor tė ish- tutorėve shqiptarė. Megjithatė dėnimet e rėnda nga drejtėsia britanike nuk kanė kontribuar aspak nė uljen e numrit tė shqiptarėve tė pėrfshirė nė prostitucion.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos