Autizmi, “tė fshehtat” ēregullimit tek fėmijėt

Autizmi njė sėmundje e identifikuar nė vitin 1943, shenjat e sė cilės shfaqen tek fėmijėt pas moshės 1-2 vjeç, ėshtė ende njė çrregullim jo shumė i njohur nga specialistėt, ndaj ata ngrenė zėrin qė trajtimi i tij tė kthehet nė prioritet tė politikave shėndetėsore dhe sociale. Nė 2 Prill, Ditėn Botėrore pėr Ndėrgjegjėsimin pėr Autizimin, apelohet pėr sensibilizim tė opinionit publik pėr mė tepėr pėrkrahje ndaj fėmijėve autistė dhe integrimin e tyre nė shoqėri. Nė Shqipėri ėshtė folur pak pėr autizmin, ndėrsa rastet e familjeve tė ndjekura nė mėnyrė sporadike tregojnė pėr mungesė tė informacionit nė popullatė pėr kėtė sėmundje, mosdiagnostikim tė saktė, etj.  Autizmi (greq. αυτός, avtos - vetė) ka njė prevalencė mė tė madhe se 0.1%.  Njerėzit me autizėm nuk kanė aftėsi tė kufizuara fizike, ndaj dhe ėshtė vėshtirė tė krijohet mė shumė dijeni pėr kėtė gjendje, pohojnė specialistėt. Njerėzit qė vuajnė nga ky çrregullim i rėndė i funksioneve trunore (pėr rrjedhojė sjelljes njerėzore), shpesh kanė njė rreze tė kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mėnyra pėrsėritėse tė tyre, si dhe kundėrveprime tė ndryshme nė mjedisin dhe rrethanat e pėrditshme. Sipas Klasifikimit Ndėrkombėtar tė Sėmundjeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, “autizmi shfaqet tek fėmijėt para moshės tre vjeçare dhe shoqėrohet me vonesa nė ndėrveprimet e tyre shoqėrore, gjuhė, shenja, apo lojėra pėrfytyruese”. Mjekėt pohojnė se autizmi mund tė identifikohet qė nė muajt e parė tė jetės. Shenjat e hershme tė sindromės sė autizmit mund tė kuptohen nga njė specialist kur fėmija ėshtė nė muajin e pestė, ndėrsa shenjat me tė dukshme variojnė nga 18 deri nė 36 muajsh. Karakteristike e kėsaj sindrome ėshtė se fėmija mund tė zhvillohet pa shfaqur shenja shumė tė dukshme tė çrregullimit deri nė moshėn 16-18 muajsh dhe pas kėsaj moshe, nėna mund tė identifikojė probleme nė zhvillimin e tij. Fėmijėt autikė kanė probleme tė komunikimit, mbyllen nė vetvete, nuk krijojnė lidhje emocionale, nuk shoqėrohen me moshatarėt, fiksohen pas njė sendi apo objekti, nė shumicėn e rasteve janė hiperaktivė, por nuk pėrjashtohen rastet hipoaktivė. Çrregullimet e gjuhės dhe komunikimit, simptomat mė karakteristike tė fėmijėt autikė, evidentohen kur fėmija nis tė flasė, prandaj dhe prania e tyre pėrbėn njė nga kriteret diagnostikuese. E folura herė mungon, herė ėshtė e vonuar, ose dhe atipike. Shenjat e hershme tė autizmit lidhen edhe me çrregullimet e zhvillimit, qė sė bashku me ato gjuhėsore, sipas mjekėve, janė shpesh motivi i parė i konsultimit, para çrregullimeve tė sjelljes (mbyllja nė vetvete, etj). Por, ka edhe simptoma tė veçanta si vetėdėmtimi, qė vėzhgohet ndonjėherė herėt. “Sa mė shpejt tė identifikohet dhe sa mė e lehtė tė jetė si formė, aq mė e mirė ėshtė ecuria e fėmijės”, thonė mjekėt, sipas tė cilėve, nė ndryshim nga e kaluara, fėmijėt autikė sot kanė tė ardhme. Fėmija duhet tė mbėshtetet dhe tė trajtohet nga njė ekip multidisiplinar, pėrfshirė dhe prindin, pėr tė patur njė ecuri zhvillimi tė dukshme. Specialistėt pohojnė se nė kopshte dhe shkolla duhet tė ketė edukatorė tė kualifikuar pėr fėmijė me nevoja speciale dhe mė tepėr mbėshtetje nga institucionet shtetėrore pėr kompletimin e strukturave nė ndihme tė kėtyre fėmijėve. Autizmi shfaqet nė dy forma; sindromi i Apsbergut, formė mė e lehtė e simptomave, dhe sindromi i Kanerit, (1943), me simptoma tė rėnda dhe ku mundėsia e shėrimit ėshtė minimale. Lidhur me pėrhapjen e kėtyre çrregullimeve, raportimet vlerėsojnė se nė botė 3,4 fėmijė nė 1000 vuajnė nga autizmi infantil. Autizimi prek mė tepėr meshkujt, sesa femrat e vlerėsuar nė raportin 4:1. Edhe pse pėr tė kuruar simptoma specifike tė autizimit ka barna, gjithnjė e mė tepėr specialistėt flasin pėr teknikat arsimore dhe integruese nė shoqėri.

Shkaqet

Mjekėsia ende nuk ka mundur tė qartėsojė shkaqet e autizmit, ndėrsa pėrpjekjet e shkencėtarėve vazhdojnė tė jenė tė mėdha. Edhe pse rrallė observohet mė shumė se njė rast autizmi nė familje, observimi i njė pėrqindjeje tė konkordancės sė rritur te binjakėt monozigotė ka treguar rėndėsinė e faktorit gjenetik tek autizmi. Incidencat shumė tė ndryshme gjatė shtatzanisė dhe lindjes, po ashtu komplikacionet neonatale mund tė jenė shkaktarė tė shfaqjes, argumentojnė mjekėt. Sipas tyre, edhe afeksione tė shumta (metabolike, infeksioze, gjenetike, keqformim) raportohen si tė shoqėruara nga çrregullimi autik si Sindroma X, Sindroma Doėn, Skleroza tuberoze e Bourneville, etj. Sipas njė studimi tė fundit, “fėmijėt e lindur para kohe janė dy deri tre herė mė shumė tė rrezikuar tė shfaqin simptoma tė autizmit, para moshės dyvjeçare, ndėrsa shkaktarėt e çrregullimeve, qė vėshtirėsojnė komunikimin dhe ndėrveprimin e fėmijėve me rrethin, mbeten tė panjohura”. Studimi hedh hipotezėn se lindja para kohe nuk ėshtė e lidhur nė mėnyrė direkte me shfaqjen e autizmit, por shkaktari qė nxit autizmin ėshtė njėkohėsisht shkaktar i lindjes para kohe. 

Njė qendėr kombėtare e zhvillimit pėr fėmijėt me aftėsi tė kufizuara

Fondacioni i Fėmijėve Shqiptarė “Domenick Scaglione” (FFSH) po punon nė drejtim tė njohjes sė autizimit, duke u pėrqėndruar tek prindėrit dhe opinioni publik pėr ta pranuar kėtė çrregullim. Nėse prindi nuk e njeh dhe nuk e pranon situatėn siç ėshtė, atėherė asnjė terapi nuk mund tė funksionojė nė pėrmirėsimin e gjendjes. Pėr kėtė arsye, FFSH, drejtuar nga Presidente dr. Liri Berisha, bashkėshortja e Kryeministrit Sali Berisha, ka ndėrmarrė njė hap pėr ngritjen e njė qendre multidisiplinore mjekėsore zhvillimi, nė ndihmė tė fėmijėve me paaftėsi dhe prindėrve tė tyre. 

Bazuar nė tė dhėnat, nga 75 mijė tė sėmurė me paaftėsi, 10 pėr qind e tyre janė fėmijė, paaftėsia e tė cilėve mund tė jetė fizike, sensore, neurologjike, psikiatrike, intelektuale ose e natyre tjetėr. Ndėrkohė, 14-20% e fėmijėve paraqesin nė stade tė ndryshme tė jetės sė tyre njė çrregullim tė shėndetit mendor. 

Kjo qendėr e re, mjaft e nevojshme, do tė ofrojė praktikat mė tė mira tė trajtimit shėndetėsor dhe psikosocial pėr fėmijėt me probleme tė ndryshme tė zhvillimit dhe psikosocial.  “Ne si fondacion po pėrpiqemi ta vendosim Shqipėrinė nė hartėn e vendeve qė kujdesen dhe e trajtojnė autizmin, duke bashkėpunuar pėr sensibilizimin e gjithė popullatės nė tė gjitha sferat, private, shtetėrore dhe publike”, tha znj. Berisha, nė prezantimin e kėsaj nisme muaj mė parė. 

Sipas saj, “pėrballja me kėtė sėmundje ėshtė pėrballja me njė mur tė madh, qė krijohet nga mungesa e informacionit, tė diagnostikimit tė vonuar, prindėr qė e gjejnė veten nė udhėkryq pa shpresė, pa dije dhe mbėshtetje me ndjenjėn e madhe tė dhimbjes dhe ndrojtjes, qė i çon nė izolimin e mėtejshėm, pėrtej atij  qė krijon vetė autizmi”. Ndėrkohė, eksperiencat kanė treguar se bashkėpunimi nė grup, shkėmbimi i eksperiencave ėshtė mundėsi  dhe ndihmė e madhe pėr tė menaxhuar kėto situata.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos