Bashkia e Tiranės, taksat vendore dhe tė biznesit qė duhet tė paguhen nė prill

Afatet e pagesės sė taksave dhe penalizimet nė rast vonesash. Procedurat qė duhet tė ndiqen pėr kryerjen e pagesės

Emanuela Sako

Bashkia e Tiranės bėn publike taksat qė duhet tė paguajnė qytetatėt dhe biznesi i vogėl gjatė muajit prill. Tė gjithė qytetarėt duhet tė bėjnė shlyerjen e detyrimeve vendore. Nė tė kundėrt, ndaj tyre do tė merren masa penalizuese. Brenda datės 20 tė muajit prill, duhet tė shlyhet kėsti i parė i taksave, kėshtu qė njė pjesė e qytetarėve kanė ende kohė pėr tė pėrfunduar procedurat ligjore. Specialistėt bėjnė publike procedurat qė duhet tė ndjekė ēdo taksapagues pėr tė bėrė shlyerjen e detyrimeve vjetore. Burime pranė Bashkisė shpjeguan se tashmė biznesi i vogėl nė kryeqytet ėshtė njoftuar nėpėrmjet postės nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pėr detyrimin tatimor. Tė interesuarit duhet tė paraqiten nė njė nga bankat e qytetit tė Tiranės, duke deklaruar tė dhėnat e NIPT-it, shumėn e paguar pėr ēdo taksė dhe tarifė vendore, tė pėrcaktuara nga Bashkia e Tiranės. Kjo ėshtė mėnyra se si duhet bėrė pagesa e biznesit tė vogėl, e cila jepet e detajuar nėpėrmjet formularit qė duhet tė plotėsojė ēdo subjekt pėr biznesin e vet dhe xhiron vjetore, apo vendndodhjen e saktė tė biznesit. Bashkia ka pėrcaktuar se afati i fundit i shlyerjes sė kėtyre pagesave do tė jetė 20 prilli pėr pagesėn e kėstit tė parė, 30 qershori pėr pagesėn e kėstit tė dytė dhe 20 tetori pėr kėstin e tretė.
Mospagimi
Nė disa raste, bizneset nuk i paguajnė taksat qė i detyrohen Bashkisė. Kėshtu, sipas ligjit pėr procedurat tatimore, janė vendosur disa etapa pėr njoftimin e tė gjithė debitorėve, ku u lihet njė afat i shkurtėr deri nė marrjen e masave. Etapat janė kėto: njoftimi i detyrimit (30 ditė afat pėr pagesė); urdhėrbllokimi nė bankė pėr llogaritė bankare qė mund tė kenė (30 ditė afat); bllokim me Policinė Bashkiake (30 ditė) dhe veprimi i fundit qė mund tė ndėrmarrė Bashkia ėshtė sekuestrimi i pasurisė, si hap i fundit, ose kallėzim penal nė prokurori. Shlyerja e detyrimeve pėr bizneset ėshtė parashikuar nė disa afate kohore brenda njė viti, ku shlyerja mund tė bėhet deri nė tri data tė caktuara nė bazė tė rregullores.
Taksat
Nėn ethen e taksave janė edhe qytetarėt. Paketa fiskale e miratuar njė vit mė parė jep tė detajuar tė gjitha kontributet qė duhet tė paguajnė taksapaguesit brenda kėtij viti. Pėrsa i pėrket pastrimit tė qytetit, taksa e pastrimit do tė pėsojė njė rritje nga viti i kaluar. Kėshtu, taksa e pastrimit pėr kėtė vit ėshtė 4000 lekė dhe do tė bėhet 5 000 lekė nė vitin 2010. Taksa e gjelbėr ndryshon nė mėnyrė progresive deri nė vitin 2010, duke u bėrė 400 lekė pėr 2009-n dhe 500 lekė nė vitin 2010. Kėto vlera janė miratuar pėrsa u pėrket familjarėve. Ndėrsa pėr bizneset ato janė pak mė tė larta. Taksat pėr biznesin e vogėl kanė pėsuar gjithashtu ndryshime. Kėshtu, objektet e shitjes me pakicė, qė bėjnė deri nė 2 milionė lekė xhiro, do tė paguajnė 45 mijė lekė si taksė vjetore. Kjo ėshtė mė e ulėta, ndėrsa pėr biznese qė kryejnė deri nė 8 milionė lekė xhiro, tarifa qė ato duhet tė paguajnė shkon nė 143 mijė lekė nė vit. Taksa e tabelės, e vendosur pėr qėllime reklamimi, ėshtė 1 mijė lekė metri katror nė ditė. Sipas formulimit qė i bėjnė ekspertėt, vendosje tabele nė funksion tė ekspozimeve tė ndryshme tė hapura do tė kuptohen tė gjitha ato tabela nė funksion tė panaireve tė ndryshme, qė kanė si qėllim pėr vete ose pėr tė tretėt. Paketa e re fiskale arrin tė favorizojė bizneset, si lojėra me kompjuter, lojėra fėmijėsh tė hapura dhe tė mbyllura, institucionet jopublike tė edukimit, si shkollat, kopshtet apo ēerdhet dhe subjektet qė zhvillojnė aktivitet nė fushėn e prodhimit tė produkteve ushqimore.

Sanksionet qė parashikohen nė rastin e tejkalimit tė afateve
Mosrespektimi i afateve tė pėrcaktuara, sipas ligjit, parashikon sanksione pėr tė gjithė ata qė nuk respektojnė afatet. Bizneset qė nuk do tė tregohen korrekt me shlyerjen e detyrimeve do tė jenė tė detyruar tė paguajnė mė tepėr se mė parė. Kjo, sepse vlera e parave shtohet nė masėn 25 pėr qind tė detyrimit tė papaguar nė afat. Tė gjithė pronarėve tė bizneseve tė mėdha apo tė vogla u bie shumė mė shtrenjtė nė rast se nuk tregohen korrektė me rregullat ligjore tė Bashkisė. Nėse njė biznes i madh, i vogėl, apo edhe bizneset familjare, i paguajnė taksat para afatit tė pėrcaktuar, do tė pėrfitojnė deri nė 10 pėr qind ulje tė vlerės sė totalit tė taksave dhe tarifave vendore. Bashkia e Tiranės ka marrė masa ndėshkuese ndaj atyre qė kanė neglizhuar rregulloren, ku numri i bizneseve nuk ka qenė i paktė. Ndėrsa masat pėr familjarėt nuk kanė tė bėjnė me shuma parash, por atyre nuk u ofrohet shėrbimi nė gjendjet civile tė njėsive bashkiake pėrkatėse deri nė momentin e shlyerjes sė detyrimeve.

Subjektet qė kėrkojnė tė pezullojnė biznesin


Tė gjitha subjektet e biznesit tė vogėl qė duan tė pezullojnė plotėsisht veprimtarinė e tyre duhet tė paraqitet brenda njė afati 30-ditor me fotokopjen e aplikimit pranė QKR-sė. Nga ēasti i pezullimit tė veprimtarisė, taksa vendore e biznesit tė vogėl do tė pezullohet deri nė ēastin e rifillimit tė veprimtarisė. Llogaritja e detyrimeve do tė jetė sipas muajve tė plotė tė pezullimit. Taksat dhe tarifat e tjera vendore do tė llogariten dhe pėrllogariten tė plota, pavarėsisht pezullimit.



Detyrimi tatimor pėr biznesin e vogėl ndahet nė katėr kėste

Kėsti i parė deri mė 20 prill 2009
Kėsti i dytė deri mė 20 korrik 2009
Kėsti i tretė deri mė 20 tetor 2009
Kėsti i katėrt deri mė 20 janar 2010


Taksa e ndėrtesės ndahet nė dy kėste
Kėsti i parė deri mė 20 prill
Kėsti i dytė deri mė 30 qershor

Taksa e tabelės, pagesa e kėtij detyrimi kryhet deri mė 20 prill
Taksa e gjelbėr, pagesa e kėtij detyrimi kryhet deri mė 20 prill

Taksat

Taksa e pastrimit 4000 lekė
Taksa e gjelbėr 400 lekė
Taksat pėr biznesin e vogėl 45 000 lekė
Tabela e reklamave 1 000 lekė/m2
Parkimi 100 lekė


1 Prill 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos