“Tretja” e vrullshme e pyjeve nė vend

28/03/2009  Ligji shfaqet i dobėt pėrballė zhdukjes masive tė sistemit pyjor

Vetėm gjatė 2007-s u dogjėn mbi 100 mijė ha, zyrtarisht u deklaruan vetėm 5 mijė hektarė

Ruajtja dhe pasurimi i mėtejshėm i sistemit pyjor nė vendin tonė po vė gjithnjė e mė shumė nė pah diferencat, mangėsitė dhe paaftėsinė e strukturave qendrore dhe vendore pėr tė reaguar kundrejt kėrcėnimit pėr zhdukjen e masės gjelbėr, alarm ky qė trumbetohet me tė madhe nga specialistėt e mbrojtjes sė ambientit, por qė hidhet poshtė nga strukturat kombėtare menaxhuese tė sistemit pyjor.

Humbjet

Me qindra hektarė pyje zhduken ēdo vit, kjo jo vetėm prej shkaqeve natyrore (apo dhe zjarreve tė vėna me dashje), por edhe nga trafikimi abuziv qė i bėhet lėndės drusore, pėr tė mos folur mė tej pėr nevojat qė vetė banorėt duhet tė plotėsojnė pėr jetesėn e tyre duke zhdukur vazhdimisht fondin pyjor, praktikė kjo qė merr mė shumė se dyfishin e asaj qė realisht ėshtė e lejueshme pėr t’u shfrytėzuar. Por situata bėhet edhe mė e rėndė, pasi jemi koshientė se gėzojmė vetėm njė tė pestėn e sistemit pyjor qė kishim dikur, por fatkeqėsisht kjo sipėrfaqe nuk ėshtė e tėra pyll i lartė, madje as i mbrojtur. Nė pėrbėrje tė saj ka me shumicė tokė tė lėnė djerrė dhe sipėrfaqe e destinuar pėr erozion. Konkretisht: mė shumė se 700 mijė hektarė konsiderohen tokė e lėnė djerrė, ndėrsa 150 mijė hektarė e mė shumė e destinuar pėr erozion. Duke na treguar se sa tė ekspozuar ndaj rrezikut jemi, e jo vetėm ne, por dhe bota e kafshėve. Janė shtetet fqinje ato qė nxitin marrjen e lėndėve drusore nga ne pėr tė ruajtur dhe mbrojtur me fanatizėm pasurinė dhe thesarin e tyre jetėsor tė gjelbėr. Situatė kjo qė e ka detyruar vendin tonė qė nevojat pėr lėndė drusore t’i plotėsojė nėpėrmjet prerjeve tė paligjshme abuzive, tė ndihmuara kėto dhe nga mungesa e veprimit tė ligjit.

Raportimet zyrtare

Burimet zyrtare tė Ministrisė sė Mjedisit pohojnė se duke iu referuar pėrshpejtimit tė reformave tė ndėrmarra mbi politikat mjedisore ėshtė bėrė e mundur ulja e sasisė sė lėndės drusore qė shfrytėzohet nė rang kombėtar. Kreu i Drejtorisė sė Politikave Pyjore nė kėtė institucion Nehat Ēollaku shprehet se situata, ndonėse nuk ėshtė aty ku realisht duhet tė jetė (dhe pėr kėtė kėrkon koordinimin e tė gjitha strukturave pėrgjegjėse si nė nivel qendror, ashtu dhe lokal), tė paktėn ėshtė arritur pakėsimi i prerjeve tė fondit pyjor, veēanėrisht ato qė cilėsohen ndryshe si prerje tė lejuara. "Po t’i referohemi situatės sė shfrytėzimeve tė fondit pyjor, gjatė vitit 2004 vendi ynė humbiste nga prerjet e lejuara rreth 360 mijė metėr kub lėndė drusore. Nė dy vjetėt e fundit kjo shifėr ka pėsuar rėnie tė konsiderueshme me tri herė mė pak, duke arritur nė sasinė e shfrytėzimit tė 110 mijė metėr kub, gjithmonė kjo pėr nė zonat ku lejohen prerjet", - shprehet Ēollaku. Njėkohėsisht shtohet se prerjet e paligjshme janė ende problematike, duke qenė se pjesa dėrrmuese e tyre mbeten tė paevidentuara (pavarėsisht se herė pas here pohohet se merren masa ndėshkimore ndaj subjekteve tė caktuara). Pėrkundrejt kėsaj situate specialisti i problemeve mjedisore Sazan Guri pohon se "nėse mė parė ndodhte qė pyjet priteshin pėr interesa tė shumė njerėzve dhe zhvillimit tė industrive, sot realiteti tė ofron njė pamje krejt tjetėr: prerjen e pyjeve nė interes tė pėrfitimit tė pak njerėzve, ēka tregon mė sė miri se dhe mjedisi ynė ėshtė shndėrruar nė njė botė tė egėr biznesi dhe shfrytėzimi pa kriter”.

Tė rrezikuarit nga shfrytėzimet

Veriu i Shqipėrisė, qė mbart edhe pasurinė mė tė madhe tė kurorės sė gjelbėr, ėshtė zona mė e shfrytėzuar pėr trafikimin e lėndės drusore. Lura, qė pėr vite tė tėra ėshtė cilėsuar si perla e bukurisė shqiptare, sot tė ofron njė pamje krejt tė varfėr e tė lodhur, ku majat e larta janė zėvendėsuar nga drurė tė vegjėl e bimėsi e ulėt, pasi kurorat e bukura janė prerė pėr lėndė drusore e tashmė janė shndėrruar nė mobilie moderne, ose nė variantin mė tė keq dru zjarri. Analog i kėtij rasti ėshtė edhe gjelbėrimi i dikurshėm nė Fushė-Krujė, ku janė zhdukur me qindra hektarė pyje, pėr t’ia lėnė vend ndėrtimit tė fabrikave tė ēimentos. Kėto tė fundit s’kanė bėrė asgjė tjetėr veēse kanė shtuar pluhurin e bardhė helmues nė tėrė qytezėn, duke kėrcėnuar shėndetin e banorėve tė zonės, qė bashkėjetojnė ēdo ditė me grimcat helmuese. Konkretisht vetėm pėr ngritjen e dy fabrikave janė shpyllėzuar 135.7 hektarė tokė, ndėrsa sot kjo shifėr mendohet tė jetė disa herė mė e lartė. E njėjta gjendje raportohet edhe pėr Jugun e Shqipėrisė.

Rizėvendėsimi i humbjeve

Realiteti i pėrmendur mė lart kundėrshtohet nga ana e Ministrisė sė Mjedisit, e cila vazhdimisht pohon se “kemi shtuar sipėrfaqen e gjelbėr dhe asaj tė mbrojtur”. Bazuar nė tė dhėnat e mbledhura nga ky institucion, raportohet se gjatė vitit tė shkuar ėshtė arritur mbjellja e 1 milion fidanėve tė rinj, ndėrkohė qė dhe ministri Lufter Xhuveli ka deklaruar se po kaq do tė mbillen edhe gjatė 2009-s. Nė lidhje me pyetjen se ku janė kryer kėto pyllėzime, burimet zyrtare tė kėtij institucioni pohojnė se zonat qė gjatė verės humben njė sasi tė madhe tė fondit pyjor kanė qenė dhe targeti kryesor i fushatės sė pyllėzimit. Fushatė e cila zhvillohet pėr tre muaj rresht dhe konsiston veēanėrisht nė sensibilizimin e banorėve pėr rėndėsinė jetike qė ka ruajtja e sistemit pyjor. Gjatė hapjes sė kėsaj fushate nė dhjetor tė vitit tė shkuar ministri Xhuveli ka deklaruar se "do tė investohen mbi 180 milion lekė pėr realizimin e kėsaj veprimtarie, ku do tė mbillen mbi 1 milion fidanė e po kaq janė mbjellė”. Ndėrkohė kėto tė fundit ende nuk dihet se ku janė.

Raportohet eksport nė rritje i lėndės drusore

Tė dhėnat rreth sasisė sė lėndės drusore qė eksportohet nė vit mund tė vėrtetohen edhe nga Drejtoria e Doganave. "Statistikat vjetore tė raportuara nga ky institucion flasin pėr njė situate krejt tė ndryshme nga ajo ēfarė pretendohet. Me kalimin e viteve ka shėnuar rritje sasia e eksporteve tė lėndės drusore dhe rėnie sasia e importeve. "Gjatė vitit 2007 eksporti i lėndės drusore dhe artikujve tė tjerė drusorė llogaritje nė 29.015 tonė , ndėrsa mė 2008-n kjo shifėr pėsori rritje, duke arritur nė 38.185 tonė. Nga ana tjetėr, importet po gjatė tė njėjtės periudhė kohore kanė lėvizur nga 141.282 tonė nė 137.803 tonė, ēka do tė thotė se kanė pėsuar rėnie", - raportohet prej drejtorisė sė doganave. Kjo sasi rezulton tė jetė disa herė mė e madhe se ajo qė pritet nė vit me leje, kėtu pa llogaritur se nga popullsia nė vit pėrdoret pėr ngrohje njė sasi shumė e madhe lėndė drusore, e cila nuk pasqyrohet nė asnjė tė dhėnė apo statistikė tė Ministrisė sė Mjedisit (ministri qė ka njė faqe uebsajti, por qė nuk apdetohet mė shumė se dy herė nė vit).

Pacientė tė katastrofės sė gjelbėr

Shfarosja masive qė po i bėhet masės sė gjelbėr ndikon direkt mbi shėndetin tonė, pėr shkak se ekspozohemi kundrejt njė sėrė sėmundjesh me pasoja fatale pėr jetėn dhe kategoritė mė tė rrezikuara kundrejt kėtij fenomeni janė tė vegjlit dhe tė moshuarit. “Nėse pret njė pemė, s’ka kush ta kapė kėtė Co2, i cili shtohet mė tej dhe nga veprimtaria urbane. Si shkak i kėtyre ndėrveprimeve rezultojnė rreth 4 mijė kancere tė shtuara nė vit, ēdo vit zbulohen rreth 400 gra mbartėse tė kancerit tė gjirit, fėmijė qė lindin me defekte nė zemėr pėr 100 mijė lindje apo shtimi rasteve me diabet. Gjithashtu studimet zyrtare pohojnė me rezervė se njė deri nė dy vjet po shkurtohet jetėgjatėsia e popullatės shqiptare pėr shkak tė ndotjes sė lartė, por unė me plot gojėn mund tė them se jetesa mund tė shkurtohet 5 deri nė 10 vjet, po tė vijojė ky ritėm. Nė studimet tona del se shqiptarėt nė moshėn 45–50-vjeēare e lart, edhe nėse nuk kėrcėnohen nga vdekja, kthehen domosdoshmėrish pacientė, duke i vėnė pėrpara shtetit njė kosto shumė tė lartė qė duhet pėr trajtimin e kėtyre sėmundjeve”, - pohon Guri.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos