Burokracia politike dhe sistemi tatimor nė Kosovė

Reformat e politikave fiskale nė Kosovė - Nėse sistemi tatimor pėrkatėsisht sistemi fiskal nuk ėshtė vetėm pjesė, por derivat i sistemit social-ekonomik dhe politik i shtetit, ėshtė lehtė tė pranohet fakti se ashtu si ka ecur Kosova drejt pavarėsisė, si imperativ i ka vėnė vetes detyrė edhe pėrshtatjen dhe pėrsosjen e sistemit tatimor sipas ecurive tė zhvillimit ekonomik e shoqėror tė vendit, por edhe tė regjionit. Kėtė e ka bėrė pėr dy arsye: E para, Kosova ėshtė orientuar drejt ekonomisė sė tregut tė lirė dhe e dyta Kosova ėshtė orientuar qė tė krijoj kushtet pėr tė qenė anėtare e BE dhe e rrjedhave tė ekonomisė botėrore.
Pėr kėtė arsye janė bėrė pėrpjekje qė tė krijohet njė sistem tatimor i cili do tė jetė kompatibil me sistemet tatimore tė shteteve evropiane. Nuk ka njė sistem fiskal apo tatimor si model qė pėrdoret tė themi si model evropian tatimor, sikurse nuk ekziston asnjė sistem tatimor i njėjtė pėr dy shtete edhe pse nė sistemet tatimore dhe nė politikėn tatimore ndikojnė shumė faktor siç janė rregullimi kushtetues, roli i shtetit nė jetėn ekonomike, madhėsia e territorit, numri i banorėve, tė qenit anėtar i asociacioneve ekonomike, lartėsia e tė ardhurave pėr kokė tė banorit, shkalla e punėsimit, raportet nė kėmbimet ndėrkombėtare etj. Ndaj, sistemi i tatimeve nė Kosovė, jo vetėm qė ėshtė i nevojshėm, por patjetėr duhet tė jetė nė harmoni me sistemet tatimore tė shteteve te zhvilluara perėndimore, veçanėrisht me shtetet nė regjion dhe me shtetet qė pėr Kosovėn kanė rėndėsi tė veçantė. Pėr nga numri i tatimeve, Kosova ka sistem tė thjeshtė dhe aplikon vetėm tri lloje tė tatimeve. Tatimet nė tė ardhura, edhe nė tė ardhmen, nė masėn mė tė madhe, do tė jenė burimi kryesor i financimit tė nevojave publike. Ështė shumė e sigurt, se do tė duhej tė bėhen pėrpjekje qė tė zvogėlohet pjesėmarrja e tatimeve nė bruto produktin shoqėror dhe kjo do tė pėrkrahej edhe nga vetė bizneset, po edhe nga opinioni i gjerė.
Mirėpo, ashtu siç ėshtė e kushtėzuar lartėsia e ngarkesės tatimore nė rend tė parė nga lartėsia e shpenzimeve publike qė duhet plotėsuar, ėshtė joreale tė pritet qė kėto ngarkesa tatimore mund tė kenė ndonjė zvogėlim tė rėndėsishėm, pa zvogėlimin e ndonjėrės nga pozicionet e shpenzimeve publike. Megjithatė sistemi tatimor dhe politika tatimore nė Kosovė po pėsojnė reforma tė vogla prej viti nė vit dhe se ato po vazhdojnė. Kėshtu, ne vitin 2005 kemi avancim tė sistemit tatimor tė Kosovės, pra fillon tė aplikohet shkallė mė e gjerė e veprimtarive afariste me dy lloje tė tatimeve: tatimin nė tė ardhurat personale dhe nė tė ardhurat e korporatave. Po nė maj 2005 kemi avancim nė legjislacionin e tatimeve, siç ėshtė ligji mbi administratėn dhe procedurat. Pjesė e reformave nė vazhdimėsi ėshtė edhe ligji mbi TVSH-nė, i cili ka pėsuar ndryshime nė favor tė taksapaguesve (favoret: zgjerimi i listės sė kategorive qė pėrfshihen nė lehtėsitė tatimore, si OJQ, shėndetėsia, bujqėsia, rimbursimi etj), arkat fiskale etj. Po ashtu ka risi edhe nė rregulloren e tė ardhurave tė korporatave, si bartja e humbjeve nga 5 nė 7 vjet, ndėrkaq fitimet kapitale nuk tatimohen etj.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos