Seks ne plazh, ne pranga 24-vjecarja

Durres- Seksi me pagese duket se eshte kthyer ne nje mode ne Shqiperi dhe ne vecanti ne zonen bregdetare te Durresit. Nje vajze 24-vjecare, eshte ndaluar nga policia vendore ndersa ushtronte "zanatin", me nje klient kundrejt pageses 4 mije leke prane Ures se Dajlanit, buze detit. Burime zyrtare bene me dije se e ndaluara eshte Esmeralda J., banuese ne kete qytet dhe kapja eshte bere ne flagrance. Blute shoqeruan edhe klientin A. T., banues ne zonen e Kenetes, i cili ka rrefyer se per te perfituar kenaqesi seksuale, i ka paguar vajzes 4 mije leke. Zbulimi mesohet se ka qene i rastesishem, pasi nje patrulle policie po qarkullonte ne zonen e plazhit. Ne deshmine e saj per uniformat blu, vajza ka thene se ushtronte kete profesion per shkak te gjendjes se rende ekonomike. Versioni i 24- vjecares nuk ka qene i ndryshem nga versionet e dhena nga femra, te cilat jane arrestuar nen akuzen e "ushtrimit te prostitucionit" kundrejt pageses. Nje jave me pare, ne zonen e Bisht Palles, prane bazes ushtarake, eshte ndaluar nje 21-vjecare e cila ushtronte prostitucion kundrejt pageses 2 mije leke.

E. Arapi






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos