Letėrsia botėrore e shekullit XX Familja e madhe e shkrimtarėve tė globit

Tė pėrkushtuar pas pėrkthimit tė shumė kryeveprave botėrore, Jorgji dhe Agim Doksani sjellin njė libėr studimor pėr letėrsinė  , Nga prof. dr. Adriatik Kallulli
At e bir, tė pėrkushtuar pas pėrkthimit tė shumė kryeveprave botėrore, Jorgji dhe Agim Doksani, kėsaj here paraqiten bashkėrisht me njė libėr tė ngjeshur studimor pėr letėrsinė botėrore tė shekullit XX. Pėrfshihen nė tė edhe panorama sintetike pėr rrjedhėn e letėrsisė nė tridhjetė vende tė botės, nė tė gjitha kontinentet, edhe tė dhėna lakonike pėr mė shumė se 260 individualitete tė shquar, veēanėrisht pėr novelistėt, por edhe tė tjerė qė kanė shtatin e tyre dhe gėzojnė reputacionin mbarėbotėror. Informacione pak tė njohura dhe interpretime pėr dhjetėra kryevepra tė dala nė kėtė shekull dhe qė pėr vlerat estetike, mesazhet e mėdha dhe origjinalitetin e spikatur, janė pėrkthyer nė tridhjetė-dyzet gjuhė tė botės, shfrytėzuar pėr filma, dramatizime. Hollėsi interesante pėr jetėn dhe biografinė krijuese tė shumė shkrimtarėve, pasojat e rėnda qė kanė pasur pikėrisht se kanė mbrojtur me vetėdije principet themelore tė artit dhe tė qenit artist. Tė ndodhur nė tė njėjtėn periudhė kohore, shekulli XX dhe nė kėta pak vite tė shekullit tė ri, pranė apo larg gjeografikisht njėri-tjetrit, ata kanė pėrjetuar atmosfera tė pėrafėrta social-historike, janė goditur nga dhuna e dhunime gjithfarėsh, skanė pyetur pėr fatin e tyre personal dhe secili e bashkėrisht kanė mbajtur ndezur zjarrin e humanizmit, kanė ndezur me tė vatrėn e sė vėrtetės nė kombet e ndryshme tė botės. Me veprat e tyre mė pėrfaqėsuese kanė ēuar mė tej bukurinė e artit tė letėrsisė, kanė ripėrtėrirė mėnyrat e tė shkruarit, me pėrpjekje shumė tė vetėdijshme dhe natyrisht nė saje tė talentit tė tyre dhe vullnetit titanik, vėrtetė e kanė ēliruar artin nga qelia e realizmit, sikurse shprehet Oskar Uajldi. Sepse, as jeta dhe aq mė shumė arti nuk mund tė pėrparojnė nė monotoni dhe ujėra tė ndenjura. Ripėrtėritja e artit ska qenė as nė kėtė shekull diēka e thjeshtė dhe e lehtė. Secili shkrimtar qė ka bėrė diēka pėr kėtė ripėrtėritje duhet tė kalonte mė parė si nėpėr njė sitė tėrė letėrsinė e mėparshme botėrore, tė gjykonte nė radhė tė parė kolosėt, duke u bindur se vlerat e tyre sjanė tranzitore, por gurė ciklopikė, vendosur nė themele tė panteonit estetik. Janė nisur ti tejkalojnė, por ec e kaptoje Himalajėn e Homerit, Virgjilit, Dantes, Shekspirit, Servantesit, Gėtes, Balzakut, Dostojevskit, Tolstotit e dhjetėra tė tjerėve. Duke kundruar bukuritė e shprehjes sė tyre, janė dashuruar fort me ta. Kėshtu gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit e letėrsisė i marrin pėr dore nipat dhe e bėjnė udhėtimin bashkėrisht. Albert Kamy ka qenė adhurues i pataksur i Dostojevskit, Frans Kafka i mahnitur pas Gėtes. Adhurimet e Stefan Cvajgut pėr tė mėdhenjtė e shekujve tė kaluar shkonin deri nė  vetėtherori, ngaqė studionte imtėsisht gjithēka tė tyre, duke tė kujtuar atė sentencėn e Turgenievit: Dėshiron tė jesh i lumtur? Mėso para sė gjithash tė vuash.. Sillen shumė shembuj rrėqethės nga tė tilla vuajtje tė vetėpranuara. Le tė pėrmendim disa. Xhejms Xhojs (1882-1941) shkrimtari novator irlandezqė pėrmbysi kuptimin tradicional tė romanit, kreu rreth dyzet operacione nė sy dhe sėrish pėrvijonte punėn e tij titanike. Ēdo ditė e ēdo ēast nė jetėn e Frans Kafkės ka qenė e ngjyer me vuajtje, sepse, siē thotė njė kryepersonazh i tij: Gjithēka e kėsaj bote ka tė bėjė me gjyqet.. Dhe asnjė gjyq stė lė kurrfarė shijeje tė mirė. Vetėtherorizmi krijues pėrfshin sidomos shpirtrat e ndjeshėm poetikė. Tragjeditė e tyre, shpesh edhe suicidet (vetėvrasjet) nė moshė tepėr tė re, shkaktohen nga sulmet dhe kėrcėnimet e shpeshta tė sė keqes. Sėshtė thėnė kot se nė ēdo vetėvrasje ka njė vrasės. Vdekje inteligjencės, vdekje poetėve, janė parullat e regresit. Fat tė tillė pėsojnė filozofi dhe eseisti Migel de Unamuno, poeti Garsia Lorka (1898-1936), Sergei Esenini, Vladimir Majakovski, Marina Cvetajeva, kalorės tė fjalės sė lirė qė shuhen nga sindroma e pėrbashkėt: Vargjet janė dėnesa jonė. (Ahmatova). Por edhe japonezėt Akutagava Runoske, Jukio Misimo, Jasunari Kavabata, por edhe tė tjerė e tė tjerė, shuar, vetėshuar apo vrarė ndėr luftėrat e jetės, siē thoshte Migjeni ynė. Ata janė dėshmi e dhimbshme se edhe nė shekullin XX kamxhikėt e dhunės lėshohen ditė-natė ndaj bartėsve tė sė vėrtetės. Shkrimtari e di mė mirė se shumėkush diēka tė tillė. Meritė e studimit ėshtė se nė tė nuk vihet re asnjė paragjykim pėr pėrkatėsitė ideologjike tė shkrimtarėve. Mjafton qė ata tė jenė artistė tė nivelit tė lartė. Ndryshe nga disa artikuj e studime ku lehtėsisht kalohet nė mohime ekstremiste, nė kėtė vėllim do tė gjesh pranė e pranė shkrimtarė qė vijnė nga e djathta apo nga e majta. Vlerėsime reale, objektive, pėr Maksim Gorkin dhe Vladimir Majakovskin qė pėr autorėt ėshtė poet me pėrmasa krijuese tė jashtėzakonshme. Studimi u vjen nė ndihmė tėrė mėsuesve dhe pedagogėve tė letėrsisė, veēanėrisht nxėnėsve tė viteve tė fundit dhe studentėve tė artit tė letėrsisė, psikologjisė artistike, natyrisht edhe krijuesve tė rinj. Nė njė ribotim tė tij mund tė shmangen eklektizmat, disproporcionet, kalimet e nxituara mbi disa shkrimtarė dhe kryevepra, tė cilat janė nė tė vėrtetė si luftanijet e mėdha brenda oqeanit tė letėrsisė dhe zbulimi i dialektikės sė disa shkrimtarėve nė kushtėzim me situatat historike qė pėrjetojnė, traditat dhe filozoftė qė thithin, pėrjetimet qė kanė.

Last Updated on Saturday, 21 March 2009 23:34

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos