Portet e Durrėsit dhe Shėngjinit dhe “zbythja” e qeverisė

Nga Bardhi Sejdarasi

Mė 25 korrik tė vitit 2007 qeveria e kryesuar nga Sali Berisha ka firmosur vendimin nr. 486 “Pėr ndėrprerjen e veprimtarisė sė pėrpunimit tė anijeve qė transportojnė naftė, gaz dhe nėnprodukte tė tyre nė portet e Durrėsit dhe tė Shėngjinit”. Vendimi caktonte 18 muaj nga data 14.08.2007, kur ky akt ishte botuar nė fletoren zyrtare (fletore zyrtare 109, datė 14.08.2007), pas tė cilave veprimtaria e pėrpunimit tė anijeve qė transportojnė naftė, gaz dhe nėnprodukte tė tyre, do tė vazhdonte tė kryhej nė porte tė tjera, tė miratuara pėr kėtė qėllim. Megjithėse nė vendim nuk pėrmenden kėto porte, me vendime tė mėparshme ėshtė caktuar qė kėto porte do tė ndėrtohen nė Porto Romano (nė Durrės) dhe nė Vlorė. Sali Berisha caktonte tri ministri, ministrinė e Rulit, ministrinė e Olldashit dhe ministrinė e Bodes tė zbatonin kėtė vendim.

Ai vendim tani nuk do tė zbatohet. Para pak ditėsh qeveria dhe z. Berisha firmosėn njė vendim tė ri. Tė tria ministritė dje u “zbythėn”, sė bashku me Inspektoratin Qendror Teknik qė kishte ndezur makinat pėr tė shkuar nė Shėngjin e nė Durrės e pėr tė bėrė bllokimin e pėrpunimit tė anijeve tė naftės, pikėrisht nė datėn 14 shkurt 2009, ditėn kur mbusheshin 18 muaj nga marrja e vendimit..



Berisha nuk e mbajti fjalėn!


Le tė shkojmė pak mė thellė nė kėtė vendimmarrje. Ka qenė ministri Genc Ruli qė e ka propozuar draftin e VKM. Berisha, jo vetėm ka kėmbėngulur, por ka kėrcėnuar (kamerat e TV e kanė fiksuar kėtė ēast), se nuk do tė derdhej asnjė pikė naftė nė Shėngjin e nė Durrės. Aq e theksuar ka qenė kjo kėmbėngulje e kryeministrit, sa nė momentin qė miratonte projektvendimin, Berisha i ėshtė drejtuar zėvendėsministrit Eno Bozdo, duke e pyetur se ku e kishte ministrin Ruli, pse mungonte ai. Edhe ky debat ėshtė i regjistruar dhe mund tė gjendet nė tė gjitha arkivat e TV. Ruli ėshtė “usta i vjetėr” dhe nuk mund tė merrte pjesė nė njė mbledhje tė tillė qeverie, ku miratohej njė vendim i tij, por qė krijonte disa pėrplasje mes tij dhe njė grupi biznesmenėsh tė pėrkrahur haptas prej ministrit. Mes tyre shėnoheshin investitorėt e depozitave tė Shėngjinit, emrat e aksionerit Gjokė Uldedajt (qė Ruli kėmbėnguli dhe punoi mjaft qė tė bėhej kryetar i Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės), emri i Rezart Taēit (i cili nė momentin e fundit, pak ditė para vendimit tė Berishės deklaroi se tėrhiqej nga ky investim), tė Ibrahim Aktoz, qė prej 5 vitesh jeton nė Tiranė dhe drejton kompaninė e tregtimit tė karburanteve “Alpet”, (nė parantezė: Historiku i shoqėrisė shqiptare tė karburanteve Vil Oil sh. a. & Alpet nis nė fillimet e vitit 2005, kur kompania turke “Alpet”, hyri nė tregun shqiptar si njė markė nėpėrmjet shoqėrisė Vil Oil sh. a. & “Alpet”), si dhe kompania “Petrogaz Albania N”.

Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, nuk mund tė ishte pra pjesėmarrės nė mbledhjen e qeverisė, ku Berisha anatemoi tė gjithė ata qė kishin hedhur miliona euro nė Shėngjin. Ai kishte shoqėruar atė ditė Bojaxhiun e KESH, i cili bėnte “qokė” me homologun e tij tė kompanisė energjitike tė Malit tė Zi. Se pse duhej ministri Ruli nė njė takim drejtorėsh korporatash, kėtė e di vetėm Genc Ruli. Pra, kjo ėshtė historia e VKM sė Berishės, sė 18 muajve mė parė.

Ditė pėrpara se sa tė merrej vendimi i Berishės, katėr kompani i kanė dėrguar z. Ruli njė letėr. Ja ēfarė shkruhej nė kėtė letėr:

“Nė rrugė jozyrtare jemi vėnė nė dijeni se me urdhrin tuaj nr. 245 datė 17.04.2007, ėshtė ngritur njė grup pune “Pėr vlerėsimin e situatės tė depozitave tė naftės qė lidhen me portin e Shėngjinit”.

Qė nė fillim duam t’iu vėmė nė dijeni se grupi i punės nuk ka patur asnjė komunikim zyrtar me pėrfaqėsuesit e subjekteve tona deri nė kėto momente qė po ju shkruajmė.

Nė portin e Shėngjinit ushtrojnė veprimtarinė e importit tė karburanteve Shoqėritė tona, “Alpet & Viloil”, “Taēi Oil”, “Ada Petrol” dhe “Petrogaz Albania N”.

Kompanitė tona me kapacitet depozitues vetėm nė Shėngjin, nė afėrsi tė portit dhe jashtė qendrave tė banimit pėr nga volumi i importit listohen nė 6 kompanitė kryesore tė karburanteve nė shkallė vendi.

Tė gjitha kompanitė sė bashku pėrballojnė njė volum prej 30- 45% tė totalit tė importit nė nivel kombėtar. Dy kompani “Taēi Oil” dhe “Alpet” janė kompani lider nė treg me njė rrjet tė shitjes me pakicė nė gjithė territorin e Shqipėrisė dhe po shikojnė mundėsinė e zgjerimit edhe nė rajon, kryesisht Kosovė.

Kompanitė “Alpet & Viloil” dhe “Ada Petrol” janė nė partneritet me kompani tė huaja.

Aktiviteti i kompanive ėshtė i licencuar nė cikėl tė mbyllur, duke zotėruar tė gjitha licencat e nevojshme pėr ushtrimin e kėtij aktiviteti. Asetet e kompanive janė tė hipotekuara dhe tė certifikuara nga organet kompetente. Nisur nga volumi i madh tregtar qė qarkullojmė, kompanitė tona punojnė me sisteme kreditimi dhe owerdrafte nga bankat dhe kolateralet tona (depozitat), na kanė shėrbyer si garanci pėr tė mbuluar kreditimet bankare.

Nuk mund tė krijohet paralelizėm midis portit tė Durrėsit dhe portit tė Shėngjinit. Nė kėtė port mungon njė studim i plotė dhe aq mė tepėr nga Banka Botėrore, nga komunikimet tona me MPPTT si menaxhuese e portit, nuk kemi asnjė sinjalizim qė kėtij porti t’i hiqet e drejta e trajtimit tė karburanteve.

Theksojmė se ideja pėr tė patur dy pika tė shkarkimit tė karburanteve nuk ėshtė aspak e justifikuar, nuk ėshtė ekonomike, krijon pabarazi midis rajoneve, po tė shtojmė kėtu faktin se kompania “Petrolifere” ėshtė me drejtim depozitimi dhe Porto-Romano kėrkon kohė tė konsiderueshme pėr tė futur nė punė.

Kompanitė qė kanė aktivitet tregtar nė Shėngjin dhe qė kanė rritur ndjeshėm praninė dhe reputacionin nė treg, nuk mund tė trajtohen si argument justifikimi, apo siē po pėrgojohet si objekt konkurrence.

Fatmirėsisht, nė kėto vitet e fundit janė kompanitė shqiptare qė po dominojnė tregun e hidrokarbureve dhe kjo ėshtė realizuar me mund dhe pėrpjekje nga kėto kompani. Ky ėshtė njė avantazh konkurrues, i cili po tė prishet, krijon pasoja, tė cilat reflektohen nė kėtė kategori tregu tepėr tė ndjeshėm pėr konsumatorin shqiptar.

Jemi tė prirur tė bashkėpunojmė me institucionet vendore e qendrore qė porti i Shėngjinit tė zhvillohet dhe tė funksionojė sipas standardeve, tė gjenerojė tė ardhura dhe tė krijojė hapėsira tė reja”, - pėrfundon letra drejtuar Genc Rulit dhe firmosur nga “Alpet & Viloil”, “Taēi Oil”, “Ada Petrol” dhe “Petrogaz Albania N”.

Pikėrisht kjo letėr dhe komunikimet e mėpasshme dy e shumėpalėshe e kanė irrituar sė tepėrmi nė atė kohė kryeministrin, i cili lėshoi urdhrin e prerė pėr ēmontimin e depozitave nė portin e Durrėsit dhe tė Shėngjinit. A mund t’i thuhej kryeministrit se “ideja pėr tė patur dy pika tė shkarkimit tė karburanteve nuk ėshtė aspak e justifikuar”, se “nuk ėshtė ekonomike” apo edhe se “krijon pabarazi midis rajoneve”. Kryeministri sigurisht qė dinte mė shumė se letėrshkruesit e Rulit. Fjala ishte pėr “Petroliferėn” nė Vlorė dhe ata qė qėndronin pas kėtij investimi italian, fjala ishte edhe pėr Porto Romanon dhe ata qė qėndronin gati pėr investimin nė kėtė rajon.



Pse ndryshoi Berisha?


Nė njė nga mbledhjet e fundit tė qeverisė, ėshtė miratuar vendimi i ri, i cili vendos qė “nė pikėn 1, tė vendimit nr. 486, datė 27.7.2007, tė Kėshillit tė Ministrave, fjalėt “… brenda 18 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij vendimi.” zėvendėsohen me “…deri mė 30 qershor 2009”. Vendimi hyn nė fuqi pas botimit nė fletoren zyrtare, ndėrkohė qė deri atėherė duhet bėrė efektiv vendimi i korrikut 2007. Tė tria ministritė e pėrmendura mė lart do tė shkelin ligjin dhe Kushtetutėn, duke mos e zbatuar vendimin e vjetėr, ndėrkohė qė i riu del pas skadimit tė afatit (koha e nevojshme qė duhet pėr botimin nė fletoren zyrtare).

Ėshtė e pakuptueshme tė mendohet kundėrshtimi i njė vendimi tė firmosur nga kryeministri ynė. Por kėtė mund ta bėjė vetėm njė njeri, qė quhet Genc Ruli. Ēfarė ka pėrfituar Ruli nga shtyrja deri mė 30 qershor e ndalimit tė veprimtarisė sė pėrpunimit tė anijeve qė transportojnė naftė, gaz dhe nėnprodukte? Si funksionon sot furnizimi nė Porto Romano i njė duzine kompanish tė tjera? Cilat argumente ka pėrdorur ministri i Ekonomisė pėr tė kėrkuar shtyrjen e vendimit tė firmosur njėherė nga Sali Berisha?



Kush ėshtė i “kapuri”? Ministri apo shefi i tij?


Historia e porteve tė Durrėsit dhe tė Shėngjinit dhe vendimet e qeverisė qė shfryhen si tė ishin flluska sapuni, duke shtyrė nė kalendat greke realizimin e projekteve qė lidhen me kėto porte sigurisht qė ka nevojė pėr hetim nga organet kompetente. Kapja e shtetit ėshtė argumenti mė i dukshėm nė kėto transaksione. Pėrfituesi duket qė ėshtė dorėshpuar. Por dėmi qė i vjen publikut, shtetit dhe investimeve tė planifikuara ėshtė i konsiderueshėm. Mjaft tė kujtojmė trajtimin qė i bėhet nga ekspertėt gjendjes sė Shėngjinit. Zhvillimi i kėtij porti po bėhet nė bazė tė njė masterplani, tė financuar nga Komisioni Evropian dhe buxheti i shtetit, me njė vlerė prej rreth 3.500.000 eurosh, nga tė cilat 3.100.000 ėshtė fondi i BE nė bazė tė programin IPA dhe 400.000 mbulohen nga buxheti i shtetit. Kėto fonde pritet tė ndikojnė ndjeshėm nė pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe tė shėrbimeve portuale. Gjithashtu, nė zbatim tė masterplanit tė kėtij porti, qeveria shqiptare nė buxhetin e vitit 2008 kishte parashikuar njė fond prej 20 milionė lekėsh pėr thellimin e portit, projekt ky i fundit, i cili ka pėrfunduar duke e rritur thellėsinė e basenit tė portit rreth kalatave gjer nė 7 m, duke krijuar nė kėtė mėnyrė mundėsinė e pėrpunimit tė anijeve me tonazh gjithnjė e mė tė madh.

Por pėrpunimi i anijeve tė naftės ia heq pėrfundimisht kėtė shans Shėngjinit, pengon zbatimin e masterplanit dhe dėmton infrastrukturėn dhe shėrbimet e tjera portuale. Pėrse atėherė ministri Ruli kėrkon shtyrjen e ekzekutimit tė vendimit? Shefi i Sigurisė Detare tė MPPTT nė njė prononcim mediatik thotė se “qeveria shqiptare ka vendosur shpalljen e Lezhės si zonė ekonomike tė lirė, duke i dhėnė statusin “Park industrial” pėr njė sipėrfaqe prej 3.2 ha nė afėrsi tė portit tė Shėngjinit. Nė kėtė zonė ekonomike do tė zhvillohen veprimtari prodhuese, tregtare, industriale, agro-pėrpunimi, eksport-importi dhe aktivitete ndihmėse, qė pa dyshim do tė shėrbejnė gjithashtu edhe pėr sipėrmarrės nga Kosova. Kjo politikė investimesh e ndjekur nga qeveria shqiptare pėr portin e Shėngjinit dhe tė zonės pėrreth, pa dyshim krijon perspektiva tė sigurta zhvillimi pėr tė gjithė veriun e Shqipėrisė, duke kontribuar nė fuqizimin ekonomik tė saj paralelisht me zonat e tjera tė vendit, ku investimet po vijojnė me ritme tė shpejta”. Pse atėherė shtyhet ky plan zhvillimi? Vetėm pėr tė favorizuar dy firma import karburantesh, sepse dy tė tjerat janė larguar tashmė?

Kohėt e fundit ky port po merr njė rėndėsi tė veēantė si rrjedhojė e finalizimit tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė, e cila paraqitet si garanci zhvillimi pėr portin e Shėngjinit, pasi do tė bėnte tė mundur shtrirjen e shėrbimeve tė transportit multimodal (rrugor-detar) nėpėrmjet kėtij porti, nė drejtim tė tregut tė Kosovės dhe anasjelltas, nė drejtim tė vendeve tė Bashkimit Evropian.



Ēfarė sjell VKM e re e qeverisė?


Sė pari, mbėshtetjen e grupit tė bizneseve importuese qė veprojnė nė Shėngjin e nė Durrės, duke vendosur nė kushte diskriminuese operatorėt e tjerė importues, qė kanė investuar miliona euro nė Porto Romano.

Sė dyti, shtyn nė mėnyrė tė pakuptimtė edhe pėr 6 muaj fillimin e investimeve tė planifikuara nė masterplanin e zhvillimit tė Shėngjinit. A ėshtė kjo njė kosto mė e ulėt sesa favorizimi i dy kompanive importuese? Z. Ruli, si ekonomist, duhet t’i kėtė bėrė edhe kėto hesape. Ajo qė mbetet pa u llogaritur ėshtė mungesa e mbajtjes sė fjalės sė dhėnė, vėnia nė pozita tė pabarabarta tė operatorėve tė tjerė tė tregut tė hidrokarbureve, loja e kungulleshkave me vendimet e Kėshillit tė Ministrave e pra edhe humbja e seriozitetit tė vendimmarrjes, si dhe imazhi i kreut tė qeverisė, sepse pėr imazhin e ministrit tė Ekonomisė kjo nuk pėrbėn asnjė problem tė dukshėm. Nuk ėshtė mirė kėshtu!

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Tema

Publikuar nga: Tema

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos