Universitetet, zbardhet formula e llogaritjes sė pikėve

Tetė tė dhėnat e maturantėve qė bėjnė pjesė nė formulė. Zgjedhja e degėve nė Formularin A2 pas provimeve me detyrim

Jonida Tashi

Zbardhet formula e llogaritjes sė pikėve pėr tė fituar tė drejtėn e studimit. Specialistėt e Ministrisė sė Arsimit shpjegojnė tetė tė dhėnat e maturantėve qė bėjnė pjesė nė formulėn e llogaritjes sė pikėve. Formula llogaritėse e pikėve, ėshtė: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku: NM - nota mesatare e shkollės sė mesme, D1 - nota e marrė nė provimin e parė tė detyruar, D2 - nota e marrė nė provimin e dytė tė detyruar, Ksh – ėshtė koeficienti i shkollės, K1 – koeficienti pėr provimin e parė me zgjedhje dhe K2 – koeficienti pėr provimin e dytė me zgjedhje. Pėr tė qenė sa mė tė saktė nė zgjedhjen e preferencave nė Formularin A2, qė ėshtė vendimtar pėr tė ndjekur studimet e larta, specialistėt e arsimit kėshillojnė qė maturantėt tė presin rezultatet e dy provimeve me detyrim dhe notėn mesatare, mė pas tė bėjnė plotėsimin e formularit. Ndėrkohė, e njėjta procedurė pėr llogaritjen e pikėve do tė ndiqet edhe pėr studentėt e shkėlqyer (ekselentėt), por do tė ofrohen lehtėsira tė tjera pasi tė jenė shpallur fitues. Specialistėt e arsimit, bazuar nė tė dhėnat e maturave tė mėparshme, pohojnė se nuk ka rezultuar qė njė maturant tė ketė marrė nė tė gjitha provimet pikėt maksimale, po ashtu dhe mesataren e katėr viteve ta ketė patur dhjetė. Pėr kėtė arsye, kandidati shpallet fitues nė preferencėn mė tė lartė tė zgjedhur prej tij, kur plotėson kriterin e pikėve, pra tė jetė nė renditje nė grupin e fituesve tė atij programi studimi nė kuotat e pėrcaktuara.
Llogaritja
Pas pėrfundimit tė katėr provimeve tė Maturės, secili maturant mund tė llogarisė afėrsisht sa pikė mund tė fitojė, duke njohur vlerėsimet e veta. Sipas rregullores sė shpallur nga Ministria e Arsimit, secili kandidat ka tė drejtė tė zgjedhė nė Formularin A2 deri nė 10 programe studimi, tė renditur nė preferenca nga 1 deri nė 10, ku ai dėshiron tė studiojė. Kandidati shpallet fitues nė preferencėn mė tė lartė tė zgjedhur prej tij kur plotėson kriterin e pikėve. Kjo do tė thotė qė kandidati jo vetėm duhet tė llogarisė paraprakisht pikėt qė mund tė fitojė (afėrsisht), por dhe tė synojė pėr konkurrim nė ato programe studimi ku mund tė fitojė. Shembujt e mėposhtėm tregojnė se si mund tė llogarisė pikėt fituesi i fundit pėr disa degė nė universitet. Kėto tė dhėna janė tė vitit tė kaluar dhe shėrbejnė pėr tė orientuar maturantėt tė zgjedhin nė Formularin A2 10 degėt e universiteteve qė ata do tė preferojnė nė qershor. Kėto rezultate ndryshojnė nga viti nė vit nė bazė tė nivelit tė kandidatėve pėr nė universitete, koeficientėve dhe nivelit tė testeve.
Shembuj
Fituesi i fundit nė programin e studimit Histori (001), me 100 vende, ka mbaruar shkollėn e mesme tė gjuhėve tė huaja pėr Anglisht (shkolla 10). Koeficienti i shkollės pėr kėtė program studimi ėshtė 1.3. Ka dhėnė si provim tė parė me zgjedhje (6) Njohuri pėr Shoqėrinė, Filozofinė, Ekonominė, qė ka koeficientin 1.3 pėr kėtė program studimi. Provim tė dytė me zgjedhje ka dhėnė (5) Histori-Gjeografi, qė ka koeficientin 1.3. Llogaritja e pikėve pėr kėtė maturant bėhet sipas formulės: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2]. Zėvendėsojmė kufizat e kėsaj formule me notat dhe koeficientet pėrkatės tė kėtij nxėnėsi dhe kemi: [(6.60 + 7.64 + 9.06) x 1.3 + 7.73 x 1.3 + 6.70 x 1.3] = (23.3 x 1.3 + 14.43 x 1.3) = 30.29 + 18.759 = 49.049. Duke shumėzuar me 100 marrim rezultatin 4904.9 pikė. Ky fitues, sipas pikėve, ėshtė renditur i 687-ti nė listėn e kėrkuesve tė programit tė studimit Histori. Ėshtė fituesi i 100 (i fundit), pasi tė gjithė maturantėt me pikė mė shumė se ky (gjithsej 587 maturantė) kanė fituar nė preferenca mė tė larta tė tyre, qė kanė qenė para preferencės 001. Llogarisim dhe pikėt e fituesit tė fundit nė programin e studimit Farmaci (030). Ky fitues ka mbaruar shkollėn e mesme tė profilizuar nė profilin natyror (01). Koeficienti i shkollės pėr programin e studimit Farmaci ėshtė 1.4. Ka dhėnė provimet me zgjedhje (2) Fizikė dhe (4) Anglisht, qė pėr programin e studimit Farmaci kanė koeficientin 1.3. Duke zėvendėsuar notat e kėtij fituesi dhe koeficientet, nė formulėn e mėsipėrme kemi: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2] = [(8.56 + 8.07 + 9.50) x 1.4 + 8.52 x 1.3 + 7.95 x 1.3] = (26.13 x 1.4 + 16.47 x 1.3) = 36.582 + 21.411 = 57.993, qė duke e shumėzuar me 100 kemi vlerėsimin 5799.3 pikė. Me kėto pikė, ky nxėnės ėshtė renditur nė vendin e 371-tė dhe ėshtė fituesi i 80-tė, pasi nxėnėsit me mė shumė pikė se ky dhe tė renditur para tij kanė fituar nė preferencat e tyre mė tė larta.

Tė dhėna pėr formulėn
Formula llogaritėse e pikėve ėshtė: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku:
NM - nota mesatare e shkollės sė mesme
D1 - nota e marrė nė provimin e parė tė detyruar
D2 - nota e marrė nė provimin e dytė tė detyruar
Ksh – ėshtė koeficienti i shkollės
K1 – koeficienti pėr provimin e parė me zgjedhje
K2 – koeficienti pėr provimin e dytė me zgjedhje
Z1 – provimi i parė me zgjedhje
Z2 - provimi i dytė me zgjedhje




20 Mars 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos