Tatimet “online”, skema nė gjithė Shqipėrinė



Skema e deklarimit tė detyrimeve tatimore nė mėnyrė elektronike ėshtė shtrirė nė tė gjithė Shqipėrinė. Tė gjitha llojet e detyrimeve qė biznesi ka ndaj administratės tatimore mund tė deklarohen nėpėrmjet sistemit elektronik, duke ulur edhe koston e kohės qė biznesi shpenzonte pėr kėtė lloj shėrbimi. Burime zyrtare pranė DPT-sė thanė dje se administrata tatimore ka pėrfunduar zgjerimin e skemės sė deklarimit elektronik tė detyrimeve tatimore pėr tė gjithė tatimpaguesit. Tashmė kjo skemė funksionon me efikasitet dhe tė gjithė tatimpaguesit e regjistruar nė tė gjitha drejtoritė rajonale tatimore, duke pėrfshirė edhe tatimpaguesit e biznesit tė vogėl kanė mundėsinė tė shkarkojnė dhe deklarojnė elektronikisht Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar (TVSH); Tatimin mbi tė Ardhurat nga Punėsimi (TAP); kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore; Tatimin mbi Fitimin, i cili pėrfshin si parapagesėn mujore ashtu edhe deklarimin vjetor; Tatimin mbi tė ardhurat personale pėr biznesin e vogėl. Burimet e DPT-sė thanė se regjistrimi pėr deklarimin elektronik ėshtė njė proces i shpejtė dhe i thjeshtė. Ky ėshtė njė shėrbim qė i ofrohet tė gjithė tatimpaguesve pranė sporteleve tė shėrbimit ndaj tatimpaguesve nė tė gjitha Drejtoritė Rajonale Tatimore. Nėpėrmjet web site www.tatime.gov.al mundėsohet printimi i formularėve dhe deklarimi sipas llojit tė tatimit. Ky sistem funksionon nė bazė tė standardeve dhe praktikave mė tė mira ndėrkombėtare pėr aplikimin e teknologjisė sė informacionit nė administratėn tatimore. Pėrfundimi i kėtij procesi jep njė kontribut tė rėndėsishėm pėr modernizimin e administratės tatimore nė Shqipėri, duke siguruar njė trajtim tė drejtė dhe tė paanshėm tė tatimpaguesve, si dhe rritjen e efektshmėrisė dhe transparencės.



Ndėrtimi, rriten shpenzimet pėr bazėn materiale

Tė ndėrtosh po bėhet gjithnjė e mė i vėshtirė si aktivitet. Ajo qė Shoqata e Ndėrtuesve ka deklaruar disa ditė mė parė se ndėrtimi po has vėshtirėsi nė kėtė kohė krize, duket se vėrtetohet edhe nga dhėnat qė jep INSTAT. Sipas Institutit tė Statistikave, kostoja e ndėrtimi ėshtė rritur, pasi shpenzimet pėr kėtė aktivitet janė rritur.

INSTAT publikoi dje tė dhėnat mbi indeksin e ndėrtimit nė 3 muajt e fundit tė vitit 2008, ku vėrehet se ka njė rritje tė shpenzimeve pėr kėtė sektor. Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit nė Ndėrtim pėr tremujorin e katėrt tė vitit 2008 shėnoi njė rritje prej 0.1%, krahasuar me tremujorin e tretė tė kėtij viti. Rritje kanė pėsuar shpenzimet direkte, si dhe ato mbi pagat. Ndėrtuesit tani kanė mė shumė shpenzime pėr pagat e punonjėsve, pėr materialet e ndėrtimit, pėr makineritė. Tė gjitha kėto bėjnė qė dhe kostoja nė shitje e ndėrtimeve tė jetė mė e lartė, gjė e cila rėndon mbi xhepat e qytetarėve, tė cilėt kohėt e fundit po ngurojnė tė blejnė shtėpi tė reja. Sipas INSTAT, nė 3-mujorin e katėrt tė vitit 2008, indeksi i grupit “Shpenzime direkte” shėnoi njė rritje prej 0.2% krahasuar me tremujorin paraardhės. Gjithashtu, brenda kėtij grupi, rritje kanė shėnuar dhe indekset e nėngrupeve “Shpenzime pėr paga” me 1.6% dhe “Shpenzime makinerie” me 0.3%. Ndėrkohė qė ulje ka shėnuar grupi “Shpenzime materiale” me 0.2%, ku brenda kėtij grupi mund tė pėrmendim uljen e ēmimeve tė materialeve tė ndėrtimit me 0.3%. Indeksi i kushtimit nė ndėrtim i tremujorit tė katėrt tė vitit 2008 krahasuar me tremujorin korrespondues tė vitit 2007 ka shėnuar njė rritje prej 1.4%. Njė vit mė parė ky ndryshim ishte 1.6%.

Ndėrtuesit kanė dhėnė alarmin pėr vėshtirėsinė qė po kalon ky sektor nė kėtė kohė krize dhe ka kėrkuar ndihmėn e qeverisė pėr tė marrė njė paketė masash anti-krizė, qė do t’i shpėtojė ata nga falimentimi. Sipas tyre, nė sektorin e ndėrtimit gjatė vitit 2008 nuk kanė kryer asnjė lekė xhiro mbi 600 shoqėri nga rreth 2500 shoqėri ndėrtimi tė regjistruara nė shkallė vendi. Ndėrsa gjatė tremujorit tė katėrt tė vitit 2008, shitjet kanė pėsuar njė rėnie tė dukshme nė krahasim me tremujorin e tretė tė po atij viti dhe numri i apartamenteve tė pashitura ėshtė mė i madh se 4 mijė, pa llogaritur kėtu dhe mijėra metra katrorė ambiente tregtare tė pashitura.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos