Kafshėt shtėpiake, tendencat dhe rreziqet qe vijne prej tyre



Emanuela Sako
Tendenca mė e fundit e shqiptarėve ėshtė mbajtja nė shtėpi e kafshėve apo e shpendėve tė llojeve tė ndryshme. Por, sipas rregullores dhe ligjeve tona, kafshėt duhet tė jenė tė pajisura me certifikatėn pėrkatėse, qė tregon ligjshmėrinė e mbajtjes, vendin nga ka ardhur dhe tė dhėnat sanitare. Mbajtja e kafshėve nė shtėpi mė tepėr ėshtė pėrqendruar nė kryeqytet, por nuk pėrjashtohen dhe rrethet e tjera tė mėdha tė vendit. Nė kėtė rast bėhet fjalė pėr mbajtjen e kafshėve pėr tė gjetur njė mik mė tė mirė nė shtėpi, pėr tė zbukuruar ambientin, apo pėr t’u ndjerė sa mė afėr natyrės. Specialistėt thonė se preferencat e mbajtjes sė kafshėve janė nga mė tė ndryshmet, nė botė ato kalojnė nė ekstrem, ndėrsa nė vendin tonė kafshėt mė tė preferuara janė qentė, kanarinat dhe papagajtė. Pėrveē dashurisė dhe miqėsisė qė dhuron njė kafshė nė shtėpi, problemi qėndron tek pėrkujdesja e veēantė sanitare dhe kontrolli i herėpashershėm te veterineri.
Tendenca
Kafshėt qė preferohen mė tepėr qė tė mbahen nė shtėpi janė qentė, macet, kanarinat, majmunėt, papagajtė, peshqit, breshkat etj. Veterinerėt tregojnė se kėto janė kafshėt, pėr tė cilat pronarėt drejtohen nė klinikė pėr tė kryer vaksinimin e tyre. Ndėrsa nė dyqanet e kafshėve nė Tiranė, shitėsit shprehen se ka njė tendencė nė rritje tė qytetarėve qė kėrkojnė tė blejnė njė kafshė. Shitjet nė njė dyqan mund tė shkojnė deri nė 15-20 kafshė nė muaj, por shifrat variojnė. Ata rendisin nė top-listėn e shitjeve qentė, kanarinat dhe papagajtė. Sipas tyre, qytetarėt janė mė tė predispozuar pėr tė mbajtur kėto kafshė sepse janė mė tė lehta pėr t’u ushqyer dhe pėr t’u kujdesur. Sipas tyre janė dhe mė tė pastra pėr t’u mbajtur nė shtėpi. Pėrveē dėshirės, gjithēka varet edhe nga mundėsitė qė ka njė familje pėr tė mbajtur njė kafshė. Nė kėtė rast, tė gjithė ata qė kanė njė vilė me njė oborr pėrpara, marrin mė tepėr breshkat, qentė dhe majmunėt. Ndėrsa ata qė jetojnė nė apartament preferojnė tė marrin kanarina apo papagaj, tė cilat i vendosin nė kafaz nė ballkon. Po kėshtu, apartamenti ėshtė i mjaftueshėm pėr tė mbajtur njė qen apo njė mace. Veterinerėt shprehen se shqiptarėt nuk janė ekstremistė nė zgjedhjen e kafshėve. Sipas tyre, nuk ka nga ata qė tė kėrkojnė pėr tė blerė njė gjarpėr, njė derrkuc, njė qen ujk, krokodil tė vegjėl etj.
Rreziku
Pėrveē dėshirės pėr tė mbajtur njė kafshė nė shtėpi ekziston dhe rreziku i pėrhapjes sė sėmundjeve. Shpeshherė kafshėt bėhen mbartėse tė sėmundjeve nė rast se pronari i tyre nuk tregohet i kujdesshėm ndaj vaksinimit dhe vizitės sė herėpashershme tek veterineri. Specialistėt veterinarė shprehen se njė pjesė e madhe e personave qė kanė njė kafshė nė shtėpi janė tė kujdesshėm ndaj vizitave dhe kalendarit tė vaksinimit, por ka njė kategori tjetėr qė nuk zbaton rregullat sanitare tė mbajtjes sė njė kafshe bashkė me familjarėt e tjerė nė njė shtėpi. Nė rast se nuk kryhet vaksinimi dhe kontrolli i vazhdueshėm i tyre, kafshėt mund tė pėrhapin mikrobe dhe parazitė qė mund tė bėhen tepėr tė rrezikshėm pėr shėndetin e familjarėve. Njėkohėsisht mund tė preken nga sėmundje tė lėkurės, siē quhet nė gjuhėn popullore kroma e lėkurės, e cila ėshtė e transmetueshme nga kafsha te njeriu. Shpeshherė sėmundjet e kafshėve kanė rezultuar vdekjeprurėse, siē ėshtė dhe gripi i shpendėve. Nė rast se kanarinat, apo zogjtė preken nga kjo sėmundje, atėherė ajo pėrbėn problem edhe pėr njerėzit.

Garancia qė jepet pėr blerjen e kafshėve shtėpiake apo shpendėve brenda rregullave ligjore
Pėr tė blerė njė kafshė shtėpiake mund tė drejtohesh nė njė nga dyqanet e Tiranės, qė janė shtuar sė shumti kohėt e fundit. Tė gjitha dyqanet tregtojnė kafshė brenda rregullave ligjore, tė cilat janė tė pajisur me licencėn e ushtrimit tė aktivitetit dhe njėkohėsisht pėr ēdo kafshė ka njė certifikatė tė rregullt. Nė certifikatėn e kafshės janė hedhur tė gjitha tė dhėnat zyrtare, ku thuhet gjinia, lloji, raca, mosha, vaksinimi qė i ėshtė bėrė. Tė gjitha shpendėt apo kafshėt qė tregtohen janė tė importuara nga vendet e huaja. Por ato pajisen me dokumentin shėndetėsor kur importohen. Ndėrkohė qė nė pikat e kalimit kufitar ushtrohet kontroll veterinar dhe nė rastet kur rezulton se ato janė mbartėse tė ndonjė sėmundje kafsha izolohet dhe kryhen ekzaminimet e nevojshme pėr tė pėrcaktuar prejardhjen e sėmundjes dhe rrezikun qė mund tė pėrhapė nė popullatė.


Tė drejtat ligjore tė pronarit pėr mbrojtjen e kafshėve

Ēdo pronar apo kujdestar i kafshėve ka tė drejtė tė zgjedhė lirisht mjekun veteriner. Bėjnė pėrjashtim rastet, qė kanė lidhje me mbrojtjen e detyrueshme tė kafshėve kundėr sėmundjeve ngjitėse.
Ēdo pronar apo kujdestar i kafshėve ėshtė i detyruar tė mbrojė shėndetin e kafshėve, tė mbrojė shėndetin e njerėzve dhe kafshėve nga sėmundjet zoonotike, tė ndihmojnė nė inspektimin dhe kontrollin sanitaro-veterinar si dhe t’i japė veterinerit materiale pėr ekzaminim dhe tė marrė masa tė tjera pėr mbrojtjen kundėr sėmundjeve ngjitėse tė kafshėve tė pėrcaktuara nė kėtė ligj.
Pronari i kafshės duhet tė lajmėrojė veterinerin mė tė afėrt nė rast rreziku pėr shėndetin e kafshėve dhe tė njerėzve:
T’i komunikojnė autoritetit kompetent veterinar tė dhėna pėr shėndetin e kafshėve dhe masat veterinare dhe tė lejojnė kėto autoritete qė tė verifikojnė besueshmėrinė e kėtyre tė dhėnave.
Tė mos pėrdorė pėr qėllime tė rritjes sė peshės ose tė riprodhimit ndonjė substancė me pėrmbajtje hormonale e pėrcaktuar si e tillė nė aktet nėnligjore dhe ndonjė substancė tė dėmshme pėr shėndetin e njeriut.
Me kėrkesė tė veterinerit shtetėror, pronari ose kujdestari i kafshėve ėshtė i detyruar tė lejojė kontrollin dhe inspektimin e kafshėve, strehimeve dhe stabilimenteve.
Pronari apo kujdestari i kafshės, qė mbarėshton kafshė, ushtron veprimtarinė pėr prodhimin, pėrpunimin, magazinimin ose shitjen e produkteve me origjinė shtazore, merret me punėn racore tė kafshėve shtėpiake dhe tė egra, ėshtė i detyruar tė regjistrojė kafshėn, stabilimentet, pajisjet e tyre dhe tė raportojė brenda 10 ditėve pranė zyrės veterinare tė qarkut ēdo ndryshim tė kryer.


Mbrojtja nga shteti nė rastet e mbartjes sė sėmundjeve

Kur shpėrthen njė sėmundje ngjitėse, nė vartėsi tė natyrės sė saj, si dhe rreziqeve qė ajo paraqet nė zonėn e infektuar ose tė rrezikuar pėr shėndetin e kafshėve dhe tė njerėzve, sektori veterinar i qarkut urdhėron inspektorin veterinar pėr zbatimin e masave parandaluese. Nė kėtė rast bėhet veēimi dhe izolimi i kafshėve tė sėmura dhe tė dyshimta nga tė shėndoshat, si dhe ndalimi ose kufizimi i lėvizjeve tė ngarkesės. Njėkohėsisht veterinerėt kanė tė drejtė tė bėjnė ndalimin e lėshimit tė certifikatės veterinare pėr lėvizjen e ngarkesave, materialeve tė papėrpunuara, mbeturinave, produkteve pėr kafshė si dhe mallrave
tė tjera, tė cilat mund tė shėrbejnė si vektorė tė sėmundjes. Nė stabilimentin apo vendin e infektuar ndalohet riprodhimi i kafshėve deri nė zhdukjen e infeksionit. Specialistėt kryejnė vaksinimin dhe analizat diagnostikuese dhe mjekimin e kafshėve. Po kėshtu, kryhen analizat edhe pėr personat qė kanė kontakt me kafshėt. Detyre kryesore e specialistėve ėshtė qė tė bėjnė dezinfektimin e pajisjeve dhe vendit ku ka qėndruar kafsha ose shpendi, si dhe dezinfektimin e personave qė kanė pasur kontakt me kafshėn.





14 Mars 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos