Akreditimi i spitaleve, Kalo: Ēfarė do tė ndryshojė





Flet pėr “standard” Isuf Kalo, drejtor i Qendrės Kombėtare tė Cilėsisė, Sigurisė dhe Akreditimit tė Institucioneve Shėndetėsore (QKCSAISH)





Nėse deri dje institucionet shėndetėsore vetėshpalleshin tė mira, me zbatimin e procesit tė akreditimit shumė mite do tė bien. A ėshtė i domosdoshėm akreditimi dhe ēfarė pėrfitojnė spitalet e akredituara?



Ėshtė e vėrtetė qė deri mė tani, shėndetėsia jonė ka ecur duke presupozuar se ėshtė e akredituar, ne e kemi vetėshpallur veten qė ne dimė tė bėjmė atė qė po bėjmė. Nė kėtė pikė hyn edhe procesi i akreditimit, verifikimi i vetes. Ky akreditim nuk bėhet vetėm mbi bazėn e pamjes sė jashtme, infrastrukturės, ambienteve, aparaturave, por nė bazė tė disa standardeve.

Ndoshta edhe pėr personelin shėndetėsor ėshtė ende e paqartė se ēfarė do tė thotė akreditim. Akreditim do tė thotė tė konfirmosh besueshmėrinė e njė institucioni pėr misionin apo pėr kompetencat qė pretendon qė ka. Konfirmimi i kompetencave profesionale duhet tė japė besueshmėri, nė mėnyrė qė tė besohet edhe nga spitalet. Kjo gjė bėhet nga njė agjenci e specializuar dhe kjo kryhet nga qendra jonė. Akreditimi ndihmon qytetarėt qė tė dallojnė reklamėn nga e vėrteta. Kjo e vėrtetė ėshtė e bazuar nė matjen e disa standardeve. Qendra jonė nuk vepron nė bazė tė opinionit, por nė bazė tė matjes dhe nė bazė tė standardeve tė paracaktuara. Standardet me tė cilat matet njė qendėr sė pari duhen krijuar dhe kjo ėshtė njė e drejtė e Ministrisė sė Shėndetėsisė, prandaj ajo thotė qė shėrbimi shėndetėsor qė ju do tė ofroni, duhet kryer nė bazė tė disa standardeve. Procesi i caktimeve tė kėtyre standardeve ėshtė njė proces mė vete. Ka standarde minimale mbi tė cilat lejohet njė institucion tė funksionojė, tashmė standardet minimale pėrdoren pėr tė dhėnė licencėn. Pra, standardet minimale konfirmojnė qė kjo qendėr ka aftėsi profesionale pėr t’u marrė me kėtė gjė dhe e dyta, mjetet dhe stafi mjekėsor qė ka japin shėrbimin qytetarėve. Qendrat qė i nėnshtrohen procesit tė akreditimit pas pėrfundimit tė procesit do tė pajisen me certifikatė tė cilėn do ta vendosin nė mur. Nė kėtė rast ne i rikthejmė publikut besueshmėrinė qė tė themi tė vėrtetėn ėshtė nė krizė, veēanėrisht tani qė ka edhe sektor privat, njerėzit nuk dinė se ku tė shkojnė.



Nė cilėn fazė ndodhet procesi i akreditimit?



Qendra jonė ėshtė nė fazė pėrgatitore. Para se tė arrish tek akreditimi, sė pari duhet tė bėhen standardet. Akreditimi ėshtė njė proces i pėrmirėsimit tė brendshėm. Ne kemi krijuar standardet, ne nuk i kemi importuar standardet as nuk i kemi krijuar tonat, por kemi marrė disa modele tė jashtme dhe i kemi adaptuar nė kontekstin tonė. Kėto janė seti i parė i standardeve qė ne nisim kėtė proces.



A kanė standarde institucionet shėndetėsore qė operojnė aktualisht nė vend?



Realisht, nga shumėkush mund tė mendohet se ka aq shumė mungesa, sa nuk mund tė bėhet fjalė pėr standarde. Ēdo institucion funksionon mbi bazėn e disa standardeve. Ne kemi bėrė standardet e spitaleve, madje kemi krijuar njė rrjet nė spitale. Kėto standarde jepen tė shkruara qė t’i lexojė vetė spitali. Nga momenti qė spitali i hyn kėtij procesi, spitali fillon e shikon ku ėshtė vetė me to dhe fillon e pėrmirėsohet. Ky ėshtė edhe thelbi i akreditimit, pasi qėllimi i tij ėshtė qė t’i nxisė spitalet tė hyjnė nė proces tė rishikimit tė vetes dhe tė kenė kohė dhe hapėsirė qė t’i rregullojnė gjėrat qė s’kanė dhe t’i plotėsojnė nė mėnyrė qė tė bėhen gati pėr t’iu nėnshtruar vėzhgimit tė jashtėm.



Do tė kenė standarde tė ndryshme institucionet shėndetėsore publike nga ato private?



Standardet do tė jenė tė njėjta. Kėshtu p.sh., nėse do tė kurosh njė x sėmundje ti si institucion shėndetėsor duhet tė kesh kėto gjėra. Ne kemi 17 fusha qė shikojmė. Ne shikojmė si menaxhohet spitali, si menaxhohen njerėzit, si menaxhohet informacioni, si ėshtė urgjenca, si ėshtė farmacia, si ėshtė laboratori, si ėshtė kujdesi pėr tė sėmurėt, si informohen ata. Janė njė sėrė aspektesh ku secili prej tyre ka njė numėr treguesish dhe caktohet edhe metodologjia si do tė matet. Ne jemi ende nė fazėn pėrgatitore, pasi kemi bėrė standardet. Ky ėshtė njė proces nė fazat fillestare, ne ua kemi dhėnė standardet, spitalet bėnė vetėvlerėsimin e parė. Pėr t’ua lehtėsuar, ne ua bėmė nė formė dixhitale, i trajnuam ata pėr t’u treguar se si duhet ta masin. Natyrisht qė vlerėsimi i parė ishte disi jo objektiv, pasi disa spitale e kanė vlerėsuar veten mė shumė se ē’duhet, tė tjerė e kanė vlerėsuar veten mė pak. Edhe procesi i vetėvlerėsimit ėshtė njė proces qė kėrkon kohė. E vėrteta ėshtė se, qė procesi i akreditimit tė ketė sens, duhet qė vetė spitali t’i duhet akreditimi, pasi siē e thashė, deri mė tani institucionet shėndetėsore janė vetėquajtur tė akredituara, nuk janė vėnė nė pikėpyetje nėse shėrbejnė atė ēka duhet tė shėrbejnė. Sigurisht qė ka vende nė botė qė procesin e akreditimit e pėrdorin pėr tė mbyllur, por ne nuk e kemi kėtė tendencė. Procesi i akreditimit ėshtė proces i pėrmirėsimit tė vazhdueshėm. Procesi i akreditimi ėshtė proces presioni qė i bėn vetes spitali, por edhe qė i bėn qė ai tė pėrmirėsohet.



Ēfarė ndodhi pas fazės sė vetėtestimit tė spitaleve?



Ne i dhamė ēdo spitali njė kod: Vlerėsoni veten nė mėnyrė anonime. Qėllimi ynė ėshtė tė ndėrgjegjėsojmė pėr boshllėqet qė kanė tė bėjnė me matje objektive tė vetvetes. Ne i thirrėm spitalet dhe u paraqitėm gjendjen nė tė cilėn ndodhen pėrmes kodeve, por asnjėri prej tyre nuk e dinte se kush ishte numri tre e kėshtu me radhė, sa pikė kishin arritur nga pikėt e vendosura. Ne vumė njė nivel prej 70 pėr qind qė tė kalonte dhe asnjėri nuk e kaloi, as nga vetėvlerėsimet e tyre. Procesi i akreditimit ende nuk ka filluar. Ka njė shpėrpjesėtim midis ndėrgjegjėsimit tė spitaleve dhe procesit tė akreditimit. Kėtu kanė luajtur rol disa faktorė, si ndryshimi i drejtorėve tė spitaleve, si dhe njė sėrė mangėsish. Ende nuk i kemi vlerėsuar. Nė kėtė fazė ne i kemi njohur me standardet, nė kėtė fazė ne i kemi mėsuar si ata vetė t’i masin. Akreditimi, ndryshe nga inspektimet, ka njė fazė vetėvlerėsimi para se tė vijnė tė vlerėsojnė tė tjerėt ty. Akreditimi ėshtė njė presion qė tė bėhet qė ti tė arrish nė njė nivel tė caktuar. Ata duhet ta krijojnė vetė standardin dhe ta pėrmbushin atė. Ky ėshtė njė proces i pashmangshėm. Ne e kemi tė detyrueshme kėtė gjė, akreditimi ėshtė i domosdoshėm pėr shėrbimin shėndetėsor.



Pėrveē akreditimit tė spitaleve, a do tė ketė shtrirje tė kėtij procesi edhe nė sektorė tė tjerė tė shėndetėsisė?



Ne e kemi nisur me spitalet, por qendra jonė do tė vazhdojė edhe nė fushat e tjera. Kemi bėrė standarde pėr stomatologėt, shėrbimin parėsor, laboratorėt, pėr qendrat diagnostiko, farmacitė. Ne deri tani jemi nė fazėn pėrgatitore, pasi ne ende nuk kemi nisur asgjė. Ne kemi bėrė fazėn pėrgatitore. Bėrja e standardeve ėshtė njė proces ku janė pėrfshirė tė gjitha palėt. Ne jemi disa hapa para vendeve tė rajonit, as Kroacia dhe as Serbia nuk ka ende njė qendėr tė tillė. Ne jemi ende nė fazėn pėrgatitore.



Neni 25 i ligjit “Pėr kujdesin shėndetėsor” pėrcakton qė tė gjitha institucionet dhe spitalet shėndetėsore duhet tė akreditohen nga ju. Mos ėshtė kjo njė formė presioni pėr tė rritur detyrimisht standardet e shėrbimeve shėndetėsore?



Nė momentin qė do tė hyjė ligji nė fuqi, normalisht qė do tė ketė njėfarė presioni, pasi shkaku kryesor aktualisht i mosinteresimit tė kėtyre qendrave shėndetėsore pėr tė bėrė procesin e akreditimit ėshtė mungesa e presionit dhe se nuk e ndiejnė tė nevojshme. Autoriteti qė do t’i blejė shėrbimet do ta vėrė si kusht qė tė blejė atje ku janė tė akredituara. Kjo do tė nxisė akoma mė shumė qė procesi i akreditimit tė ecė mė shpejt. ISKSH-ja mbase mund tė mos bėjė kontratat me subjekte shėndetėsore, pasi nuk ėshtė e akredituar. Tregu do tė jetė ai qė do tė rrisė vlerėn e akreditimit. Ėshtė presioni qė ushtron tregu qė do tė rrisė nevojėn qė institucionet shėndetėsore tė jenė tė akredituara madje tė nivelit evropian.



Do tė ndėshkohen institucionet shėndetėsore tė paakredituara? Certifikata e akreditimit ėshtė e pėrjetshme?



Akreditimi nuk ka ndėshkim, ėshtė vetėm pėrmirėsim, pėrmirėsim i detyrueshėm. Do tė jenė vetė subjektet shėndetėsore qė do ta ndiejnė tė nevojshėm procesin e akreditimit, sepse del jashtė tregu. Kush tė dojė le tė mos akreditohet, por do tė dalė jashtė radhe vetė. Ne nuk do tė plotėsojmė dot kėrkesat, pasi do tė ketė fluks kėrkesash pėr akreditim. Akreditimi qė merret, nuk do tė jetė i pėrjetshėm. Do tė kėtė shikim tė standardeve dhe vlerėsimeve tė vazhdueshme. Kjo do tė krijojė njė faqe tė re tė shėndetėsisė sonė qė ka qenė njė shėndetėsi e vetėshpallur si e mirė dhe e pakontrolluar.







Neni 25



Akreditimi



1-Tė gjitha institucionet shėndetėsore duhet tė akreditohen nga QKCSA, pėr tė vlerėsuar shkallėn e plotėsimit, nga ana e tyre, tė standardeve tė pėrcaktuar, porsa i pėrket objekteve fizike, organit qeverisės, administrimit dhe procedurės, proceseve tė kodifikimit pėr pėrcaktimin e protokolleve mjekėsore dhe personelit mjekėsor e personelit tjetėr.



2-Rregullat dhe mėnyra e realizmit tė procesit tė akreditimit tė institucioneve ė kujdesit shėndetėsor, private ose publike, pėrcaktohen me VKM.





Neni 20



Standardet e pėrgjithshme pėr institucionet e kujdesit shėndetėsor



2-Ministri i Shėndetėsisė nxjerr normat dhe standardet e shėrbimeve tė kujdesit shėndetėsor, qė do tė pėrmbushen nga institucionet e kujdesit shėndetėsor, pėr objektet fizike, pajisjet dhe kualifikimet e burimeve njerėzore.



Akreditimi, njė proces krejt i ri pėr shėrbimet shėndetėsorė nė vendin tonė. Kjo do tė krijojė njė faqe tė re tė shėndetėsisė tonė qė deri tani ka qenė njė shėndetėsi e vetėshpallur si e mirė dhe e pakontrolluar. Pėrmes kėtij procesi synohet qė tė pėrmirėsohet performanca dhe cilėsia e shėrbimeve tė kujdesit shėndetėsor. Institucioni qė do tė kryejė akreditimin do tė jetė Qendra Kombėtare e Cilėsisė, Sigurisė dhe Akreditimit tė Institucioneve Shėndetėsore (QKCSA). Shumė shpejt ky proces do tė jetė i detyrueshėm nga ligji “Pėr kujdesin shėndetėsor”, institucionet shėndetėsore do tė jenė vazhdimisht nėn procesin e akreditimit, pasi nė kėtė mėnyrė ato kontrollohen nėse ruajnė standardet nė ofrimin e shėrbimeve shėndetėsore. Isuf Kalo drejtor i QKCSAISH-sė flet pėr “Standard” pėr procesin e akreditimit, domosdoshmėrinė e tij dhe avantazhet qė do tu sjellė institucioneve shėndetėsore publike dhe private nė vend. “Akreditimi i rikthen publikut besueshmėrinė qė tė themi tė vėrtetėn ėshtė nė krizė, veēanėrisht tani qė ka edhe sektor privat, njerėzit nuk dinė se ku tė shkojnė spitalet shtetėrore kanė shumė mangėsi nė dhėnien e shėrbimeve”- shprehet Kalo.






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos