"Qafe Gjashta", Kendezi tradhtoi shoket

Tirane- Vrasja dhe djegia e efektivit te policise, Gjergj Mehmeti ne Qafe Gjashte eshte treguar nga i pandehuri Vladimir Kendezi. Kete fakt e ka bere te ditur dje deshmitari Myzafer Elezi. Gjate procesit gjyqesor ne ngarkim te 10 te pandehurve, te akuzuar per ngjarjen e 4 marsit te vitit 1997, deshmoi edhe Roland Gerdhuqi. Deshmitari i pare i thirrur nga gjykata ishte Myzafer Elezi, oficer i Policise Gjyqesore i cili kishte kryer edhe veprime te para hetimore ne lidhje me ngjarjen e 4 marsit te vitit 1997. "Ne vitin 1999 se bashku me shefin tim Edmond Kule, dy kolege kemi shkuar ne Sarande per te marre deklarime ne lidhje me kete ngjarje. Mbaj mend qe eshte pyetur, ne cilesine e personit qe eshte zhvilluar hetimi, Vladimir Kendezi. Ai ka dhene deklarime ne lidhje me kete ngjarje, duke shpjeguar se ishte i perfshire edhe vete. Mbaj mend se ka qene i armatosur. Ndersa ka permendur edhe emrat e Vladimir Sinanit, vellait te tij Nestor Sinanit, Eduart Cipes, nje personi qe quhej Bubeqi, Ristan Llapit, Argon Curkut si dhe dy personave me te njejtin mbiemer", deklaroi dje deshmitari. Por permendja e emrave te te pandehurve ka acaruar dy vellezerit Vladimir dhe Nestor Sinani. "Jeni duke bere teater me ne, me vjen keq per drejtesine. Ne kemi qene ne detyre, genjen, je dhe oficer i Policise Gjyqesore", kane deklaruar duke dale nga kafazi dy vellezerit. Pas ketij debati, deshmitari Elezi ka treguar se Kendezi, ishte arrestuar nga ana e tyre. Deshmitari gjithashtu shpjegoi se gjate 4 marsit te vitit 1997 ne Qafe Gjashte, ishte vrare dhe djegur efektivi i policise Gjergj Mehmeti, ishte marre peng Eduart Aliaj, ndersa kishin mund te shpetonin Sokol Bizhga dhe Myzafer Blushi. Deshmitari i dyte i thirrur per te dhene shpjegime para gjykates, ishte Robert Gerdhuqi, i denuar per vrasje. I shoqeruar nga efektivat e policise se burgut te Peqinit deshmitari, pasi i jane hequr prangat ne deren e salles nr.1 te Gjykates se Krimeve te Renda, eshte pyetur mbi ngjarjen. "Diten e ngjarjes kam qene se bashku me shokun tim Selam Alushi, ne nje lokal. Kam degjuar se ka ndodhur dicka ne Qafe Gjashte, dhe se kishin ardhur ata te SHIK-ut. Jam nisur menjehere me nje motor. Kam shkuar ne fshatin Metoq, qe ndodhet pasi kalon Qafe Gjashten", ka nisur te tregoje deshmitari. Sipas tij, rreth ores 15:00 te asaj dite, ishte nisur serish per ne Sarande. Kur kishte arritur ne Qafe Gjashte kishte pare tere Saranden. "Kam pare Eduart Cipen, Edmond Sejkon, ka qene dhe Muco Golemi. Kur kalova une kishte marre tym nje kamion", ka treguar deshmitari. Prokurori i ceshtjes, Adnand Xholi ka lexuar dje edhe deklarimet e dhena nga ana e deshmitarit ne vitin 2007, kur eshte marre ne pyetje gjate fazes se hetimit. Sipas akuzes, Gerdhuqi kishte sqaruar se kur kishte shkuar ne vendngjarje kishte pare nje person te lidhur ne nje peme, autovetura ishte e djegur, ndersa ishte folur qe kishin ardhur persona nga Vlora.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos