Gjeopolitika e shqiptarėve nė Ballkan dhe sfidat e diplomacisė



Bashkim RAMA

Nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe nė diplomaci, gjithnjė e mė shumė po zėnė vend analizat komplekse, qė pėrfshijnė edhe aspekte tė natyrave jashtė fushave direkte, por qė, pėr vetė dinamikėn e kohėve moderne, po ndikojnė, gjithnjė e mė shumė, nė zhvillimet bashkėkohore. Analistėt mė tė shquar tė kohės po hedhin dritė, gjithnjė e mė shpesh, nė lidhjen dhe ndėrvarėsinė qė ekziston ndėrmjet aspektit demografik dhe atij gjeopolitik nė kohėn e sotme. Pėr vetė specifikėn, vendin qė zė, shtrirjen dhe, veēanėrisht, statusin aktual tė popullit shqiptar, nė Ballkanin Perėndimor, lidhja e ndėrvarėsia e mėsipėrme ėshtė, jo vetėm evidente, por mjaft e rėndėsishme pėr zhvillimet nė rajon dhe stabilitetin e paqen e tij. Zgjidhja e statusit tė Kosovės sjell njė situatė, cilėsisht tė re nė faktorizimin e ēėshtjes shqiptare, nė Ballkan. Pavarėsia e Kosovės jo vetėm hap perspektiva tė reja pėr zhvillimet demokratike e paqen nė Kosovė, nė veēanti, por edhe jep garanci dhe siguri pėr stabilitetin e tė gjithė rajonit, nė pėrgjithėsi. Nė kėtė kuptim, ēėshtja kombėtare e shqiptarėve pėrfiton njė “standard” tė ri dhe mendoj se duhet parė e analizuar nė njė kėndvėshtrim tjetėr e nė njė optikė tė re. Duke shėnuar aktin e fundit pėrmbyllės tė procesit tė rėnies dhe fragmentarizmit tė ish-Jugosllavisė, fundi i luftės, nė “vijėn e ndarjes” midis serbėve dhe shqiptarėve, qė u shtri deri nė spastrim etnik, nė dėm tė kėtyre tė fundit (karakteristikė pėr luftėra tė tilla) shėnoi njė etapė tė re historike, e cila ēoi, nė mėnyrė tė pashmangshme, drejt pavarėsisė sė Kosovės, duke hapur tė vetmen mundėsi logjike: bashkėjetesėn e barabartė tė shqiptarėve dhe serbėve nė njė Kosovė multietnike, demokratike e europiane. Kėshtu i jepet fund situatės paradoksale tė shumicės shqiptare, tė shtypur dhe tė shfrytėzuar nga pakica serbe, nė Kosovė, duke e shndėrruar maxhorancėn shqiptare tė pėrgjegjshme, pėr tė respektuar, maksimalisht, tė drejtat dhe liritė e pakicės serbe, nė njė bashkėjetesė demokratike.
Situata demografike dhe dinamika e shqiptarėve sot
Shqiptarėt jetojnė tė ndarė nė disa shtete tė Ballkanit Perėndimor. Ata janė njė popullsi qė e ka tejkaluar shifrėn prej 7.5 milionė banorėsh, duke u renditur ndėr tre popujt mė tė mėdhenj tė kėtij rajoni. Rritja e popullsisė shqiptare vazhdon tė jetė ndėr mė tė lartat nė Europėn e sotme, me tendencė pėr tė ruajtur kuotat aktuale tė rritjes. Mosha mesatare e popullsisė shqiptare ėshtė mė e reja nė kontinent. Rreth 60% e popullsisė ėshtė nėn moshėn 26.5 vjeē. Ky fakt reflektohet, ndjeshėm, nė dinamikėn e lėvizjes dhe tė emigracionit tė kėsaj popullsie.
Vetėm nga shteti shqiptar kanė emigruar, aktualisht, mbi njė milion njerėz, duke e renditur Shqipėrinė nė vendin e parė nė botė pėr numrin e emigrantėve, si popullsi. Pothuajse i gjithė ky kontingjent ėshtė sistemuar pėr tė jetuar dhe pėr tė punuar nė vendet e zhvilluara industriale tė botės. Nisur nga fakti se njė ndėr tre shqiptarė, tė aftė pėr punė, jeton dhe punon nė Perėndim, ekonomia e Shqipėrisė, qė nga viti 1997 e kėtej, ka pėrfituar njė efekt pozitiv ekonomik prej rreth 1.3 miliardė USD nė vit. Krahasuar me termat e buxhetit tė vendit ky tregues thuajse ka dyfishuar tė hyrat nė vend. Si rezultat i kėtij impakti ekonomik, vetėm nė tetė vitet e fundit, nė bregdetin e Shqipėrisė janė “derdhur” rreth 5 miliardė USD investime, me tė ardhurat e siguruara, kryesisht, nga emigracioni. Krahas vlerave natyrore tė bregdetit dhe tė atyre historiko-kulturore tė vendit, tregues tė tillė e kanė renditur Shqipėrinė, sipas Agjencisė Europiane tė Turizmit, ndėr tre vendet me perspektivėn mė tė lartė turistike bregdetare nė kontinent.
Statistika demografike-ekonomike e mėsipėrme ėshtė akoma mė atraktive po t’i referohemi popullsisė shqiptare nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė Luginėn e Preshevės. Nga kėto territore, tė banuara, historikisht nga shqiptarė etnikė autoktonė, emigracioni, pėr arsye politike historike, tė shtypjes dhe represionit sistematik, ka qenė shumė mė i lartė. Madje, gati gjysma e shqiptarėve tė kėtyre trevave jetojnė e punojnė nė emigracion, kryesisht nė Europėn Perėndimore, nė SHBA dhe nė Turqi. Kuptohet, ky emigracion dinamik e tepėr aktiv, ka luajtur njė rol tė madh nė jetėn ekonomike, kulturore e politike tė shqiptarėve nė Ballkan, duke ndikuar nė fuqizimin ekonomik, nė emancipimin politiko-kulturor tė tyre dhe, sigurisht, nė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes shqiptare nė botė. Duke analizuar me kujdes kėto procese demografike dinamike mund tė konkludohet se aktualisht nė botė janė aktive rreth 15 milionė shqiptarė. Shumica e tyre, pra mbi 60 pėr qind, janė nėn moshėn 26.5 vjeē, me njė jetėgjatėsi mbi 72 vjeē dhe me njė pėrqindje aktive nataliteti nė rritje. Pėrballė kėsaj situate, faktorėt demografikė tė shqiptareve janė dhe mbeten, objektivisht, tepėr ndikues nė planin gjeopolitik, pėr tė ardhmen e tyre dhe tė popujve tė tjerė nė rajon. Natyrisht, kėta faktorė mund dhe duhet tė adresohen me pozitivizėm, si nė dobi tė shqiptarėve, ashtu dhe nė dobi tė rajonit, tė konsiderohen me kujdes, tė pranohen me realizėm dhe t’i hapet rrugė akomodimit e integrimit tė tyre mbi bazėn e ideve dhe vlerave europiane.
Ndikimet demografike shqiptare nė gjeopolitikėn ballkanike
Nisur jo vetėm nga teoritė e kohės pėr kėtė problem, por mė shumė nga dinamikat nė terrenin ballkanik, mendoj se ndikimi i kriterit demografik tė shqiptarėve nė gjeopolitikėn ballkanike ėshtė evident pėr disa arsye: Shtrirja e shqiptarėve nė 6 shtete kryesore tė Ballkanit; (Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Greqi, Mal tė Zi, Serbi-Lugina e Preshevės).
Rritja e lartė e popullsisė shqiptare, krahasuar me rėnien e numrit tė popullsive tė tjera ballkanike, nė rajon; (numri i barabartė i popullsisė shqiptare me grekėt, bullgarėt, serbėt aktualisht, plus dinamika nė rritje e shqiptarėve).
Mobiliteti i popullsisė shqiptare, brenda dhe jashtė rajonit; (frekuenca e lėvizjes sė shqiptarėve si njė nga popujt mobil, lėvizjet pėr nė Ballkan, Europė, SHBA).
Fuqizimi i shpejtė ekonomik i shqiptareve; (rritja e GDP-sė, stabiliteti makroekonomik, tė hyrat nga emigracioni etj.).
Stabiliteti politik nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė, Mal tė Zi; (MSA, fazat e avancuara tė integrimit nė NATO dhe BE).
Pėrmirėsimi i statusit tė shqiptarėve nė emigracion; (shndėrrimi i emigrantėve shqiptarė, nė qytetarė tė vendeve ku jetojnė e punojnė: nė Itali- 80%, nė Greqi-60%, Gjermani SHBA etj.).
Ēfarė e favorizon ndikimin demografik shqiptar nė gjeopolitikėn ballkanike
Paqja ėshtė ndėr faktorėt parėsorė pėr ndikimin e kriterit demografik nė gjeopolitikė. Ballkani dhe pėrvojat e tij konfliktuale, me stereotipat e anatemuar pėrēarės (tre luftėraa nė njė shekull) pasojat e lėna fatale, me tendenca reminishente pasive, mund t’i qetėsojė vetėm njė paqe e qėndrueshme. Stabiliteti ndikon, po ashtu, nė proceset demografiko-gjeopolitike. Aq mė tepėr kur dihet se rajoni ka vuajtur shumė kohė nga destabiliteti. Nė ish-Jugosllavi, thuajse ēdo dekadė, ndeshim kriza destabilizuese nė trevat shqiptare (1958, 1968, 1974, 1981, 1989-1999.)
Zgjidhja e statuseve tė shqiptarėve, nė shkallė e nė nivele tė ndryshme, nė vartėsi nga shteti dhe nga pozita etnike, ka ndikuar pozitivisht pėr ndėrvarėsinė demografike-gjeopolitike nė Ballkan. Njė situatė e tillė do tė jetė gjithnjė e mė shumė me ndikim pozitiv nė rajon. Demokracia, pa dyshim, ka krijuar klimėn mė tė pėrshtatshme qė shqiptarėt tė profilizojnė identitetin e tyre kombėtar, nė frymėn e vlerave tė demokracisė europiane. Asgjė mė shumė se demokracia nuk i ka ndihmuar shqiptarėt nė faktorizimin e tyre nė rajon. Nė aspektin demografik-gjeopolitik, shqiptarėt, duke qenė pėrgjithėsisht popullsi mobile, pėrfituan mė shumė se kushdo nė rajon nga katėr lėvizjet europiane: lėvizja e njerėzve, ideve, mallrave e kapitaleve.
Europianizmi, si filozofi e hapjes, kooperimit, integrimit nė kontinent, si antipod i nacional-shovinizmit, ksenofobisė e fanatizmit i ka konvenuar shumė dimensionimit tė faktorit shqiptar, i cili, pa pasur doktrina nacionaliste, shpesh ėshtė viktimizuar e ėshtė sforcuar nga nacionalizmat e fqinjėve tė vet. Europianizmi ėshtė “klima” mė komode pėr natyrėn paqedashėse e solidare tė shqiptareve.
Euroatlantizmi, si “momentum”-mi, mė i fuqishėm gjeopolitik bashkėkohor ėshtė “shtrati” ku ėshtė shtrirė, demografikisht, populli shqiptar. Mund tė thuhet se trekėndėshi Ballkan-SHBA-Europė, ėshtė aksi ku identiteti politik shqiptar ėshtė formėsuar, mė sė shumti, duke e bėrė rajonin me mė shumė ndikim dhe pėr tė prodhuar stabilitet e paqe, nė Ballkan.
Globalizmi, si “trendi” i mileniumit tė ri, i pėrshtatet natyrės sė popullit shqiptar, mė shumė se ēdo populli tjetėr, nė Ballkan, pasi pėr nga identiteti i tyre, shqiptaret janė popull multikonfesional, pranojnė fenė, civilizimet dhe diversitetin kulturor, si dukuri tė brendshme dhe si ndėrkombėtare njėherėsh. Kjo i bėn shqiptarėt tė jenė tolerantė, jo fanatike, aspak fondamentalė, nė raport me asnjė lloj konfesioni fetaro-kulturor. Shqiptarėt dhe globalizmi pėrkojnė nė sistemin filozofik e shpirtėror, mė mirė se ēdo popull tjetėr nė rajon, ku ndikimet e nacionalizmave, fanatizmave fetare, tė ksenofobive visone, janė prezentė, nė forma tė hapura apo tė kamufluara.
Ēfarė e disfavorizon
Tranzicioni i zgjatur dhe problematik krijon shqetėsime pėr aspektet demografike e gjeopolitike tė shqiptarėve. Shkalla e ulėt e demokracisė pluraliste, defektet nė drejtim tė zbatimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe tė pakicave, mosfunksionimi i shtetit ligjor, defektet nė ekonominė e tregut tė lirė dhe tė hapur etj., shkojnė kundėr interesave tė shqiptarėve dhe tė vlerave tė tyre nė rajon. Pėrfundimi i tranzicionit do tė jetė, nė fakt, njė erė e re pėr tė ardhmen dhe rolin e tyre, ku interesat kombėtare tė shqiptarėve janė, kryekėput, me interesat e popujve tė tjerė, nė dobi tė demokratizimit tė Ballkanit Perėndimor dhe tė integrimit tė tij nė strukturat euroatlantike.
Vonesat e zvarritjet lidhur me marrėveshjen e Ohrit janė nga problemet mė serioze qė e komplikojnė dhe e sforcojnė faktorin demografiko-gjeopolitik shqiptar, pėr rrjedhojė, pėr vetė natyrėn delikate tė tij, ky problem krijon tensione dhe pasoja, nė nivele lokale e rajonale, ndėrsa implementimi me sukses i marrėveshjes do tė sillte vlera stabilizuese jo vetėm pėr faktorin shqiptar, por edhe pėr gjithė Ballkanin.
Fragmentarizmi politik i skajshėm i shqiptarėve ėshtė njė pengesė tepėr serioze, qė dėmton jo vetėm imazhin e tyre, por bjerr shumė energji, e cila mund tė shkonte nė dobi tė rolit dhe tė veprės sė tyre, por edhe tė prosperitetit tė pėrgjithshėm tė rajonit.
Mungesa e infrastrukturės mbarėshqiptare pengon seriozisht faktorin shqiptar si nė funksionalizimin e rolit specifik tė tij dhe nė dobi tė mbarėvajtjes sė rajonit. Tė dy korridoret, 8 dhe 10, kalojnė pėrmes territoreve me popullsi shqiptare. Ėshtė e kuptueshme se, ēdo investim, nė kėtė drejtim, nuk ėshtė investim etnik, as kombėtar, por rajonal e mbareuropian.
Mungesa e kapaciteteve njerėzore e shtetformuese ėshtė njė arsye tjetėr qė pengon seriozisht zhvillimin ekonomik e kulturor tė rajonit dhe tė proceseve demokratizuese tė tij. Kėrkohet njė bashkėpunim e koordinim mė i mirė i punėve, si nė drejtim tė pėrzgjedhjes, tė ngritjes sė nivelit administrativ e kulturor tė elementėve tė faktorit shqiptar nė administratėn publike, nė proporcion me pėrfaqėsimin politik, ashtu dhe tė faktorėve rajonalė pėr tė mbėshtetur ngritjen e administratave publike, sipas standardeve e parimeve europiane tė pushtetit.
Pozita gjeografike, dinamika etnografike dhe gjeopolitika e shndėrrojnė faktorin shqiptar nė njė nyje qendrore drejt Europės, sė bashku dhe si pjesė dinjitoze e Gadishullit Ballkanik. Kjo do tė thotė se stabiliteti, demokratizimi, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i shqiptarėve janė vlera tė rėndėsishme tė shtuara, pėr paqen, stabilitetin dhe integrimin e Ballkanit Perėndimor, nė NATO dhe nė BE, aspiratė e kahershme e popujve paqedashės dhe perspektivė e sigurt, pėr tė ardhmen e tyre.
Sfidat e diplomacisė
Kuptohet se stabiliteti, prosperiteti, demokratizimi, integrimi, pėrfshirė dhe akomodimin e faktorit demografik shqiptar nė Ballkan, rritja dhe dimensionimi i tij, pėrbejnė sfida pėr politikėn e jashtme dhe diplomacinė shqiptare, kosovare dhe rajonale e ndėrkombėtare.
Pavarėsia e Kosovės pėrfaqėson jo vetėm njė akt historik, tė papėrsėritshėm, kombėtar dhe ndėrkombėtar, por edhe njė realitet konkret e sfidant. Sfida e saj nuk ėshtė shpallja e pavarėsisė (ajo ishte “rezultante historike” e objektive), por bėrja e Kosovės njė shtet demokratik, multietnik dhe europian, qė do tė thotė, para sė gjithash, krijimi i kushteve, i rrethanave dhe garancive pėr pėrfshirjen e serbėve tė Kosovės, pėr tė marrė pjesė nė institucionet e Kosovės, pėr tė jetuar e punuar, vullnetarisht, sė bashku me shumicėn shqiptare e minoritetet e tjera, tė mbėshtetur nga faktorėt integrues ndėrkombėtarė, duke gėzuar tė gjitha tė drejtat dhe liritė e tyre, nė njė bashkėjetesė tė lirė e demokratike, nė tė gjithė territorin e Kosovės, duke u pėrfshirė nė dinamikėn e vrullshme tė zhvillimeve politike ekonomike e kulturore tė shtetit mė tė ri tė kohės. Ėshtė detyrė e politikės, por edhe e diplomacisė kosovare, rajonale e ndėrkombėtare, qė “tė kurdisin orėt” pėr tė mbėshtetur proceset demokratike nė Kosovė dhe pėr tė mos lejuar pakicat serbe tė mbeten njė “geto” nė territorin e Kosovės, peng i politikave dritėshkurtra tė Beogradit, duke gjeneruar, herė pas here, tensione tė panevojshme, nė Kosovė e nė rajon.
Sė dyti, mėvetėsimi i gati “gjysmės tjetėr” tė kombit shqiptar, si shtet mė vete, ndryshon “peshėn specifike” tė kombit dhe “qendra e gravitetit” kombėtar spostohet drejt verilindjes. Sfida tjetėr e madhe ėshtė bashkėpunimi dhe integrimi i gjithanshėm ekonomik, kulturor, shkencor, financiar, nė fushat prioritare energjetike arsimore lėvizjes sė lirė, tregut tė lirė e tė hapur tė pėrbashkėt etj., mbi bazėn e marrėdhėnieve midis dy shteteve shqiptare, sovrane e tė barabartė e nė dobi tė tė gjithė shqiptarėve, nė frymėn e parimeve ndėrkombėtare e europiane dhe tė prosperitetit kombėtar tė shqiptarėve, nė Ballkan, drejt tė njėjtit objektiv; tė integrimit nė strukturat euroatlantike.
* Ish-shefi i Misionit shqiptar ne Kosove



10 Mars 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos