Leksioni i jetės sė Stalinit – njė shkatėrrimtar i familjes sė vet bėhet shtetar i dyshimtė

Libri i Alan Bullock-ut „Hitleri dhe Stalini“ ėshtė njė vepėr qė bėri bujė nė shtypin perėndimor. „Dailly Telegraph” e quajti njė risí dhe tė guximshėm. Ishte njė zbulim. Gazeta „Time“ e cilėsoi „njė kryevepėr saktėsie, qartėsie dhe mėsimdhėnėse pėr tė ardhmen“. Janė tė shumta vlerėsimet. Po pėrmendim edhe “Finacial Times”: “Njė punim i magjishėm historik, qė tė rrėmben, kur e lexon“.
Nga vetė titulli kuptohet se kemi tė bėjmė me njė vepėr jetėsh paralele, si ato tė Plutarkut. Paralelizmi na nxit tė mendojmė edhe pėr njė vepėr tjetėr: „Stalini dhe Enveri“. Kėtė do ta bėjnė historianėt tanė tė paindoktrinuar. Analogjitė pėr njė vepėr tė tillė janė tė shumta.
Lexuesit tonė po i vėmė nė dispozicion disa pjesė qė kanė tė bėjnė me jetėn familjare tė Stalinit. Nė tė vėrtetė tirani sovjetik ka qenė, sė paku, jofamiljar. Ka njė aktualitet tė fortė edhe pėr gjendjen e tanishme. Duket se njeriu shkatėrrimtar i  familjes sė vet ėshtė njė shtetar i dyshimtė. Ështė njėri nga deduksionet e kėsaj vepre.
K.X.

Kompleksi i inferioritetit
Ai grubost (pagdhenduria apo tė qenurit trashanik, qė vinte edhe nga mungesa e kulturės), qė Lenini e pėrcaktonte si "njė vogėlsirė, por qė mund tė merrte njė domethėnie tė madhe" iu fsheh mė vonė, por bėnte pjesė nė karakterin e Stalinit gjer nė fundin e jetės sė tij. Pastaj, mė vonė akoma, kur u bė sovrani i Rusisė, ai mund ta humbiste gjakftohtėsinė dhe t'i pėrvishej cilitdo qė e cingėriste. Dhe ai qė ia ngrinte nervat, mė sė shpeshti arrestohej apo zhdukej nga faqja e dheut.
Kėto tipare parake (aziatike - do t'i quante Trocki) do tė shfaqeshin veçanėrisht ndaj atyre qė e kishin kaluar mėrgimin nė Europė dhe kishin marrė, sidoqoftė, njė lustėr europianizimi. Kjo e bėnte qė tė kishte mėri kundrejt sjelljeve mė tė kulturuara tė tė tjerėve, kundrejt atyre qė dinin gjuhė tė huaja, kundrejt atyre qė shkruanin mė lehtėsisht dhe kishin njė gojėtari mė tė spikatur. Ai diti ta shndėrrojė kėtė ndryshesė nė pėrparėsi, kur u drejtohej militantėve, me njė pėrvojė si tė tijėn; por ishte i molepsur edhe nga njė kompleks i inferioritetit, qė ia kėrcėnonte pėrfytyrimin qė kishte pėr vetveten, atė tė pasardhėsit natyror tė Leninit.

Dobėsi tė tjera tė Stalinit
Njė tipar tjetėr i tij kishte tė bėnte me kultin e individit qė donte ta pėrpunonte pėr vete, paçka se marksizmi kishte thėnie tė tėra kundėr kėtij kulti.
Ishte mjeshtėr hipokrizie, duke luajtur rolin e njė komediani tė regjur, pėr t'u paraqitur ashtu siç nuk qé nė tė vėrtetė. I dogji si tepėr ai qortimi qė i kishte bėrė Lenini se ishte harbut (shprehur nė letrėn vetjake qė i kishte dėrguar, kur kishte keqtrajtuar Krupskajėn, por edhe nė letrėn e fshehtė drejtuar organeve tė larta partiake pėr kėtė harbutėri, -p.) dhe nė vitet qė vijuan u mundua tė lozte rolin e tė moderuarit, si edhe tė mbante njė barazlargesė ndėrmjet skajeve tė opozitės nė parti. Ai, tani, parapėlqente mėsymjen me ndėrmjetėsinė e tė tjerėve, siç ua la Zinovievit dhe Kamenievit nismėn e sulmeve kundėr Trockit, kurse vetė shtirej sikur donte ta zvogėlonte sherrin. Kėshtu, kur ata kėrkuan pėrjashtimin nga partia tė Trockit, ai i kėshilloi qė tė ishin mė tė pėrmbajtur!
Nuk vonoi qė Trocki tė kuptonte mė sė miri se armiku i tij mė i rrezikshėm nuk ishte Zinovievi, as Kamenievi, por anėtari i trėtė i trojkės (Stalini, - p.). Kur Kamenievi, mė sė fundi, nė vitin 1925, i ndėrgjegjėsuar pėr rrezikun qė paraqiste Stalini, denoncoi tė keqen e qeverisjes prej tij (nė Kongresin XIV), Stalini iu pėrgjigj qetėsisht se natyrisht qė vetėm njė drejtim kolegjial ishte i mundshėm. Ishte Opozita, - vazhdoi ai, - qė synonte tė dėbonte nga drejtimi anėtarėt e tjerė. Dhe ai cilėsoi me emėr pesė ndėrmjet tyre qė ishin tė domosdoshėm, tre nga tė cilėt qenė vėnė nė kryq tė kuq nga ai, qė tė eliminoheshin, kur t'u vinte koha.
Manovrimet me anė tė tė cilave, pėr njė kohė gjashtėvjeçare, ai eliminoi rivalėt e tij dhe Opozitėn, qenė njė model i politikės makiavelike, nė tė cilėn gjetėn vend tė gjitha dredhitė dhe tė gjitha stratagjemat qė porosiste mjeshtri fiorentin. Sikundėr edhe Hitleri, ai i kushtoi vėmendje tė veçantė zgjedhjes sė çastit dhe tregoi tė njėjtin talent nuhatės nė pėrcaktimin e dobėsive dhe mendėsive tė kundėrshtarėve. Cilėsitė e tij tė organizatorit dhe tė drejtuesit ishin tė padyshimta, por ato zvetėnoheshin  nga dobėsi tė karakterit dhe tė temperamentit tė tij. Mashtrimin dhe pabesinė* ai i kishte tė natyrshme. Sa herė mundej, ai parapėlqente shtirjen dhe manovrimin e kulisave pėrkundrejt ballafaqimit tė drejtpėrdrejtė, duke i lėnė kundėrshtarit lėvizjen fillestare, para sa ta mbėrthente befasisht, duke vėnė njė tjetėr qė t'ia ngulte thikėn prapa kurrizit.
Edhe pėr ngritjen e gjendjes sė tij vetjake, vinte tė tjerėt. Kongresi i Fitimtarėve i vitit 1934 e ngriti nė zenit kultin e tij tė individit, por ai nuk foli kurrė pėr kėtė dėshirė tė tejmasshme**; punėt bėheshin nėn rrogoz, nėn nxitjen e tij, ndėrsa Hitleri kishte kėrkuar hapur njė pozicion unik nė partinė e vet.

Jeta familjare: njė rrėnim tėrėsor
Gjatė viteve 20, kur Stalini ishte Sekretar i pėrgjithshėm dhe anėtar i B. Politike dhe ndikimi i tij ishte nė rritje, por ende nuk ishte i lirė, si pasojė e njėlloj kundėrvėnieje kolektive, ai ishte mė afėr, nga ç’kishte qenė ndonjėherė, pėr tė bėrė njė jetė familjare normale. E bija, Svjetllana, e quante atė kohė si mė tė lumturėn e jetės sė saj, kur nė vatrėn familjare mblidheshin nė Zubalovo miq e tė afėrm, si Kirovi, Orxhonikixja dhe Bukarini, tė tre miq tė nėnės sė saj. Nė atė kohė bėheshin edhe piknikė, nė atė daça,  qė ishte vetėm 30 km larg Moskės.

Nadjezhda
Nė vitin 1934 kjo periudhė ishte vagėlluar, kishte marrė fund. Trysnia shkatėrrimtare qė kishte shpėrthyer kundėr fshatarėsisė, shkaktoi njė viktimė edhe nėn çatinė e Stalinit. Terrori qė kishte kapluar shpirtrat e njerėzve, kishte mbėrthyer edhe gruan e Stalinit, Nadjezhdėn. Njėzet vjet mė e re se i shoqi (ajo ishte 31 vjeçe kur vdiq) dhe e pėrkushtuar pėr çėshtjen, ajo e idealizonte burrin e saj nė kohėt e para tė bashkimit me tė. Por shpirti i saj u trondit kur i shoqi po merrte gjithmonė e mė tepėr frerėt e njė pushteti autoritar, sidomos nė fillimet e viteve 30. Duke dashur tė bėnte njė jetė tė pavarur, ajo u mor me kiminė, nė Akademinė industriale.
Shokėt e studimit, qė detyroheshin tė merreshin me fushatėn e kolektivizimit, i tregonin se ç’ndodhte nė Ukrainė dhe ajo i ankohej tė shoqit. Marrėdhėniet vetjake nė familje po fashiteshin. Gjatė njė grindjeje, ajo e la dhe iku me tė dy fėmijėt. Mendimi pėr vetėvrasje iu fanit, qė kur i kėrkoi tė vėllait, qė ishte me mison zyrtar nė Berlin, qė t’i sillte njė revolver, pa i thėnė pėrse e donte kėtė dhuratė.
Mė 8 nėntor tė vitit 1932, nė njė mbrėmje qė kishte dhėnė nė Kremlin Voroshillovi, njė grindje shpėrtheu ndėrmjet Nadjezhdės dhe tė shoqit. Kur ky e fyeu para njerėzve, ajo doli nga dhoma. Pasi bėri njė shėtitje nė muret e Kremlinit me mikeshėn e saj, Paulina Molotovin, Nadjezhda u mbyll nė dhomėn e saj. Ajo telefonoi nė daça pėr tė ditur nėse Stalini ishte aty. Sipas Krushovit, qė e kishte marrė vesh ngjarjen nga mazhordomi i Stalinit, Vllasiku,  roja i shėrbimit ishte pėrgjigjur se i shoqi ishte me njė grua (Krushovi thotė se ajo ishte gruaja e njė anėtari tė partisė qė quhej Gusev). Nuk dihet sesa ndikoi kjo nė shpirtin e saj. Sidoqoftė, gjatė natės, ajo i dha fund jetės, me njė shkrepje tė revoles.
Sipas Svjetllanės, i ati ishte hardallosur meqė nuk kuptonte se pėrse puna kishte mbėrritur gjer kėtu. Vdekja e s’ėmės u shpall pa asnjė fjalė pėr vetėvrasjen. Letra qė ajo kishte lėnė u zhduk. Stalini u paraqit bashkė me tė afėrtit pėr ta parė nė arkivolin e hapur. Dhe, duke u kthyer, tha: - “Ajo mė la, si njė armik!”. As ndėrmend, as nė fiqir, qė tė ndjente ndonjė fajėsi apo ndonjė pėrgjegjėsi pėr vdekjen e gruas, ai e pa kėtė vdekje si njė akt tradhtie. Ai nuk mori mė pjesė as nė shėrbimet e funeralit, as nė varrosje dhe nuk ia pa kurrė varrin.
Kjo humbje nuk ia flashku vendosmėrinė: Mė 27 nėntor, ai foli nė K.Q. me njė ton aq shpėrthyes dhe kėrcėnues kundėr fshatarėsisė, saqė fjala e tij nuk u botua kurrė. Sa pėr aktin e Nadjezhdės, ai atė nuk e pėrligji kurrė. Kjo vetėvrasje i dha fund jetės sė tij si familjar. Ai iku nga apartamenti i tij i Kremlinit, ku kishte vdekur ajo, dhe e lėshoi Zubalovon pėr njė daça tė re, tė cilėn e ndėrtoi nė Kuncevo, nė rrethinat e Moskės.

Svjetllana, si nė burg
Ai nuk pati njė prerje tė menjehershme me prindėt e sė shoqes. I ati dhe e ėma e kėsaj, tė cilėt ai i kishte njohur nė kohėn e Tiflisit, u lejuan qė tė vendoseshin nė Zubalovo. Por Stalini i  prishi pak e nga pak marrėdhėniet njerėzore tė zakonshme me ta. Fėmijėt e tij nuk rrinin tanimė me tė, duke banuar nė apartamentin e ri tė Kremlinit, nė tė cilin ai nuk kishte fjetur kurrė. Masat e ruajtjes sė personit tė tij dhe tė fėmijėve ishin nė detyrim tė policisė sė fshehtė. Pėr Svjetllanėn ishte si tė jetonte nė njė burg. I gjithė sistemi mbrojtės ishte nė dorė tė ish- rojės vetjake tė Stalinit gjatė luftės civile, Vllasikut. Tani ky ishte komandant i Sigurimit (NKVD-sė), qė kishte fuqi tė jashtėzakonshme dhe u rindėrtua si njė perandori e pavarur, nė emėr tė Stalinit, duke pasur nė zotėrim, tanimė, shumė e shumė seli me njė personel tė mbufatur, nė zyrat e tė cilave Stalini nuk shkonte shpesh.

Nadja, nė “Kujtimet” e Bazhanovit
“Ndodhte qė pas mbledhjeve tė B. Politike, Stalini vonohej pėr tė ardhur nė shtėpi e, nė kėto raste, detyrohesha tė vija nė shtėpinė e tij, duke e pritur, sė bashku me tė shoqen, tė cilėn e quaja thjeshtėsisht Nadja. E njoha nga afėr, madje zura dhe njėfarė miqėsie me tė. Nadja ishte krejt e kundėrta e Stalinit. Ajo ishte zonjė grua, e ndershme, njerėzore. Jo e bukur, por kishte njė fytyrė tė kėndshme, tė sinqertė dhe simpatike. Ishte e bija e njė punėtori bolshevik tek i cili Lenini qe strehuar nė vitin 1917. Me Stalinin ajo pati njė djalė, Vasilin (5 vjeç nė atė kohė) dhe, pas tre vjetėsh, lindi edhe njė vajzė, Svjetllanėn.
Kur u njoha me Nadjen, pata pėrshtypjen se rreth saj qe krijuar njė zbrazėtirė. Mikesha nė atė kohė ajo s’kishte, ndėrsa  burrat nuk i afroheshin, nga frika se mos Stalini dyshonte se i vinin vėrdallė dhe mandej ata nuk mund tė gjenin as vrimė ku tė futeshin. Pata ndjesinė se e shoqja e diktatorit kishte nevojė pėr ngrohtėsi njerėzore.
Jeta e saj shtėpiake ishte e zorshme. Nė shtėpi Stalini sillej si njė tiran i vėrtetė. Disa herė Nadja mė qé ankuar:- “Ka tri ditė me radhė qė rri si vuv, me askėnd nuk flet dhe nuk pėrgjigjet, kur pėr diç e pyesin!”. Mė qante hallin, kėsisoj, dhe psherėtinte e pikėlluar. Mundohesha t’u shmangesha bisedimeve pėr Stalinin. E njihja mirė Stalinin. Nadja e gjorė sapo kishte filluar tė zbulonte imoralitetin dhe natyrėn e tij çnjerėzore dhe vetė s’donte t’u besonte kėtyre zbulimeve.
Mbas disa kohėsh Nadja u zhduk. Siç mora vesh mė vonė, kishte vajtur nė Leningrad pėr tė kaluar te prindėrit, muajt e fundit tė shtatzanisė. Kur e takova, pasi u kthye, ajo mė tha: -Kėnaquni duke admiruar krijesėn time.
Krijesa tremuajshe ishte Svjetllana. Mė lejohej, nė shenjė mirėbesimi, ta mbaja nė krahė jo mė tepėr se katėr minuta atė topth mishi”(...).
“...Pasi ika nga sekretariati i Stalinit, Nadjen e takoja rrallė dhe rastėsisht. Kur Orxhonikixe u bė kryetar i Komisionit Qendror tė Revizionimit, Nadjen e mori nė punė si sekretare tė tretė. Tek shkova njė ditė nė zyrėn e Orxhonikixes, e takova dhe kuvenduam gjatė me tė. Puna pranė Orxhonikixes e kishte gjallėruar; aty atmosfera qe e kėndshme. Sergo (Orxhonikixe, - p.) ishte njeri i mirė. Paskėtaj nuk e pashė mė Nadjen.
Fundi i saj tragjik dihet, veçse jo me tėrė  hollėsitė. Ajo vajti tė studiojė nė Akademinė Industriale. Pavarėsisht nga emri i bujshėm, ato qenė ca kurse kualifikimi pėr komunistėt punėtorė e fshatarė tė bazės. Ishte viti 1932 kur Stalini iu pėrvesh kėsaj kasaphane gjigante nė tėrė Rusinė – kolektivizimit me dhunė –  kur miliona familje fshatare niseshin pėr nė kampet shfarosėse tė pėrqendrimit. Personeli i Akademisė dhe njerėzit e bazės e kishin parė me sytė e tyre kėtė rrėnim tė tmerrshėm tė fshatarėsisė. Kur dėgjonin se ajo grua e re ishte e shoqja e Stalinit, ata bėheshin memecė dhe e mbyllnin gojėn si me çelės. Por dalngadalė tė gjithė u bindėn se Nadja ishte e mrekullueshme, zemėrbardhė dhe e dhembshur; mund t’i besoje. Gjuhėt u zgjidhėn dhe asaj nisėn t’i rrėfenin se ç’ndodhte, nė tė vėrtetė, anembanė vendit. Nadja u tmerrua. Nuk mund tė rrinte pa ia treguar tė shoqit tė gjitha ç’kishte dėgjuar. E pėrfytyroja kundėrveprimin e Stalinit. Ai nuk e kishte pėr gjė ta shante atė , budallaqe dhe idiote, kur haheshin pėr ndonjė çėshtje. Stalini iu hakėrrye, duke i thėnė se informacioni i saj s’ishte veçse njė pjesė e propagandės kundėrrevolucionare.
-Po tė gjithė dėshmitarėt pohojnė tė njėjtėn gjė.
-Tė gjithė?- u vrenjtua Stalini.
-Me pėrjashtim vetėm tė njėrit; por ai nuk thotė tė vėrtetėn, se ka frikė. Ky ėshtė sekretari i organizatės-bazė tė Akademisė, Nikita Krushovi.
Stalini nuk e harroi kėtė emėr. Nė polemikėn qė vazhdoi nė shtėpi, Stalini i tha Nadjes se tė gjitha thėniet e saj qenė shpifje dhe kėmbėnguli qė e shoqja t’i rrėfente se kush qenė autorėt e kėtyre pallavrave. Nadja i pėrmendi emrat e bashkėbiseduesve. Sikur ta dinte ajo me kė kishte tė bėnte! Tė gjithė ata qė i kishin besuar asaj u arrestuan dhe u pushkatuan. E tmerruar, Nadja vrau veten *. Vetėkuptohet se unė s’kam qenė dėshmitar i skenės qė pėrshkrova mė sipėr. Por mbarimin e saj unė kėshtu e kuptoj, sipas atyre gjerave qė na kanė dėgjuar veshėt.
Fill pas kėsaj nisi karriera e shkėlqyer e shokut Krushov. Pėr herė tė parė, ndėrsa po bėheshin zgjedhjet pėr nė organet rajonale, Stalini i tha sekretarit tė komitetit tė Moskės: -“Kemi njė punėtor partie tė mrekullueshėm, sekretarin e organizatės-bazė tė Akademisė Industriale: bėjeni sekretar partie rajoni!”. Nė atė kohė fjala e Stalinit ishte ligj. Nuk vonoi qė Krushovi tė bėhej sekretar rajoni dhe shumė shpejt sekretar i komitetit tė partisė pėr Moskėn. Kėsisoj Nikita Krushovi arriti gjer nė majat mė tė larta tė hierarkisė sovjetike”.
(Boris Baxhanov, “Kujtimet e ish-sekretarit tė Stalinit”, f. 68-69-70, nė pėrkth. nė gjuhėn shqipe).

Qėndrimi shpėrfillės ndaj fėmijėve
I mbyllur siç ishte dhe si njeri qė i kishte zėt vizitat jashtė Moskės, nė shtėpinė e tij ftonte shokėt dhe shihte filma sovjetikė apo tė huaj, duke ngrėnė drekėn apo darkėn. Kjo ishte njohja me hallet e vendit. Ishte, si tė thuash, njė dritare pėr tė parė jashtė por, njėherėsh, qé edhe njė imazh aspak besnik i realitetit sovjetik. Sipas Krushovit, pas 1928-s ai nuk vinte kurrė nė fshatrat, tė cilat i kishte katandisur si mos mė keq. Po ashtu, pas vrasjes sė Kirovit, nė fillim tė vitit 1934, ai nuk shkonte mė nė Leningrad, madje as pas qėndresės epike 900-ditėshe. Ajo qė mund tė shihte nė Moskė, qé ç’mund tė vėshtrohej duke hapur paksa perden nga Packard-i i tij amerikan i blinduar, ndėrsa kjo makinė rrėshqiste me shpejtėsi tė madhe, e shoqėruar nga njė falangė garde e Sigurimit,  nė rrugėt e mėdha qė u hapėn posaçėrisht, pėr tė kaluar lirisht nga Kuncevo nė zyrėn e tij.
Kjo ruajtje e tij e tepruar kishte domethėnien e vet. Por Stalini ishte edhe shkatėrruesi i familjes sė vet. Tė dy djemtė e tij patėn njė fund tragjik. Ai e urrente djalin e madh, Jakovin, qė e kishte nga martesa e parė, pa dyshim se i kujtonte origjinėn gjeorgjiane. Kur nė fillimin e luftės Jakovi ra rob nė dorė tė gjermanėve, Stalini e pėrbuzi si njė tradhtar, sepse “njė rus i vėrtetė nuk dorėzohej kurrė”. I dyti, Vasili, pas njė karriere tė mynxyrshme si oficer i aviacionit, vdiq i telendisur si i alkoolizuar nė moshėn 41-vjeçare.
“Me Stalinin jetonte edhe djali i tij i madh, nga martesa e parė, Jakovi. S’di sepse atė gjithmonė e thėrritnin Jashka. Ai qe njė djalė i pėrmbajtur, i heshtur dhe i mbyllur; ishte nja katėr vjet mė i ri se unė. Kishte njė pamje tė shastisur. Mė habiste njė veçanti e tij, tė cilėn mund ta quajmė shurdhėri nervoze. Dukej sikur pėrherė nga diç vuante. Ti i flisje, ai s’tė pėrgjigjej, thuajse qe nė botėn tjetėr. Mandej, befas e mblidhte veten dhe tė dėgjonte me tė dy veshėt. Stalini atė e urrente dhe vazhdimisht e fyente. Jashka donte tė mėsonte. Stalini e dėrgoi tė punonte punėtor nė njė uzinė. Tėrė qenia e Jashkės shprehte njė pakėnaqėsi ndaj tė jatit. Ai pėrpiqej tė mos binte nė sy e gjer para luftės nuk luajti asnjė rol. E mobilizuan dhe e shpunė nė front, ku gjermanėt e zunė rob. Kur autoritetet gjermane i propozuan Stalinit t’ia ndėrronin tė birin me njė gjeneral tė dėgjuar, rob i sovjetikėve, Stalini u pėrgjigj: - “Unė s’kam djalė”.
Jashka mbeti rob dhe, nė fund tė tėrheqjes, Gestapoja e pushkatoi.
Kurrė nuk e pashė me sy tė birin e Nadjes. Atėherė ai qe foshnjė; kur u rrit, u bė njė alkoolist i pandreqshėm. Historia e Svjetllanės dihet mirė. Sikurse edhe e ėma, ajo e kuptoi natyrėn e tė jatit; pse jo, edhe tė komunizmit. Ndaj edhe kėrkoi strehim politik jashtė shtetit, duke i dhėnė njė goditje tė fuqishme propagandės komuniste. (“Ama tė bukur regjim: Edhe e bija nuk e duroi dot dhe u arratis!”.).
Si pėrfundim mund tė pohojmė se Stalini ishte njė njeri pa parime morale, me prirje kriminale. Por mendoj se “fenomeni Stalin” ngre njė problem tjetėr, tepėr serioz: si shpjegohet qė njė njeri i tillė mund tė shfaqte prirje kriminale gjatė njė çerek shekulli, duke shfarosur me miliona njerėz tė pafajshėm, i pandėshkuar? Eh, kėsaj pyetjeje mund t’i jepet vetėm njė pėrgjigje: Stalini ishte pjellė e sistemit komunist. Sistemi komunist krijoi njė klimė tė tillė, nė tė cilėn pushtetmbajtėsit tėrė veprimtarinė e tyre e konceptonin si njė luftė tė pandėrprerė me kundėrshtarėt e trilluar, me klasat dhe me grupet armiqėsore, me kundėrrevolucionarė, me sabotatorė, duke ua hedhur fajin e dėshtimeve tė tyre tė njėpasnjėshme armiqve imagjinarė; ndaj dhe vazhdimisht bėnin thirrje pėr represione, pėr vrasje dhe pėr shtypjen e tė gjitha tė drejtave dhe ndjenjave njerėzore. Nė njė truall tė tillė, Stalinėt mund tė mbijnė dhe tė lulėzojnė nė çdo kohė”.
(B. Baxhanov, vepėr e cituar, botimi shqip (1992), f. 70 – 71).

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos