Tė vdesėsh, apo tė mos vdesėsh nga eutanazia

Ishin burrė e grua, tė dy tė sėmurė me kancer dhe tė dy vendosėn tė vdisnin sė bashku. Njė ēift tė moshuarish britanikė vendosėn tė ndėrronin jetė me ndihmėn e vetėvrasjes me asistencė tė mjekėve, nė klinikėn zvicerane "Dignitas", qė ofron kėto lloj shėrbimesh nė pėrputhje tė plotė me ligjet e vendit. Kjo klinikė eutanazie ėshtė ndėr tė paktat nė botė qė e lejon kėtė shėrbim. Aktualisht, eutanazia dhe vetėvrasjet me asistencėn e mjekėve janė tė ligjshme nė Holandė, Belgjikė, Zvicėr, por mbeten njė praktikė e ndaluar dhe e paligjshme nė pjesėn mė tė madhe tė botės.

Lajmi ėshtė dhėnė nga e bija e ēiftit nė Londėr, ku sipas ligjeve tė vendit eutanazia ėshtė e ndaluar, dhe t‘i ndihmosh personat tė vdesin, mund tė tė ēojė deri nė njė dėnim prej 14 vitesh burg. Por lajmi koincidon me vendimin e Gjykatės sė Lartė britanike, qė njė dispozitė e tillė duhet "injoruar" tėrėsisht si dhe me rregullat e reja tė futura nga shoqata e mjekėve, sipas tė cilave njė mjek apo personel mjekėsor duhet tė marrė parasysh dėshirėn e shprehur nga pacienti pėr tė mos zgjatur jetėn e tij, pavarėsisht se ėshtė i sėmurė rėndė. Edhe pse kohėt e fundit qeveria e Gordon Braunit ka deklaruar se nuk ka ndėrmend tė ndryshojė ligjin nė fjalė, njė anėtar i Dhomės sė Lordėve ka reaguar duke thėnė se ka ndėr mend tė paraqesė njė projekt pėr tė legalizuar eutanazinė nė vend. Nė mėnyrė tė anasjelltė, njė ish-ministėr i Partisė Konservatore akuzon se qėndrimi i Gjykatės sė Lartė ėshtė ekuivalent me faktin qė e lejon sot eutanazinė, "duke e bėrė qė tė hyjė nga porta e pasme". Pėr tė rindezur debatin ka mjaftuar fakti se Peter e Penelope Duf, bashkėshortėt qė zgjodhėn tė vdesin pėrmes eutanazisė nė Zvicėr, kanė qenė njė ēift shumė i pasur dhe i njohur nė vend. Ai ishte njė prodhues i rėndėsishėm i verės, president i "International Wine Competitition" dhe promotor i Festivalit tė Artit nė Bath, qytet i Anglisė juglindore, nė tė cilin jetonin prej shumė vitesh. Zoti Duf, qė ishte 80 vjeē, vuante nga kanceri nė zorrėn e trashė, ndėrsa e shoqja, qė ishte 70 vjeēe, prej kohėsh ishte prekur nga njė formė shumė e rrallė e tumorit nė stomak. "Prindėrit e mi bėnė diēka tė bukur dhe shumė tė rėndėsishme", u tha gazetarėve e bija, Helen. "Ėshtė njė histori e mrekullueshme, por pėr momentin nuk mund t‘u jap detaje tė tjera, pėr shkak tė pasojave ligjore tė lidhura me kėtė vendim", ka vazhduar mė tej ajo. Ēifti Duf ndėrroi jetė mė 27 shkurt nė klinikėn "Dignitas" nė Zyrih, pėr shkak tė marrjes sė njė doze tė madhe barbiturikėsh. Sipas tė dhėnave, Duf-ėt janė ēifti i dytė nė Britani qė kanė zgjedhur tė vdesin pėrmes kėsaj metode nė kėtė klinikė nė Zvicėr. Nė vitin 2003 shkaktoi bujė tė madhe vdekja e njė ēifti 50-vjeēarėsh, ku ai vuante nga epilepsia, ndėrsa ajo nga skleroza e shumėfishtė. Askush prej tė dyve nuk ishte nė pikėn e vdekjes, por nuk duronin mė tė jetonin nė ato kushte. Megjithatė, sipas ligjeve zvicerane nuk ėshtė e thėnė qė personat, tė cilėt duan tė vdesin pėrmes eutanazisė, tė jenė nė momentet e fundit tė jetės. Bashkėshortėt Duf janė ēifti i parė britanik qė kryejnė njė "vetėvrasje me asistencėn e mjekėve", qė kur "Lordi Chef Justice", autoriteti mė i lartė gjyqėsor nė vend, ka thėnė se kush ndihmon njė tė sėmurė tė vdesė, nuk duhet tė ndiqet penalisht, edhe pse ligji qė i dėnon rrethanat e tilla mbetet ende nė fuqi. Sipas revistės "Times", nė Londėr, vendimi u pasua nga rregulla tė reja tė aprovuara prej "General medical Council", ku mjekėt lajmėroheshin se mund tė humbnin licencėn nėse do refuzonin tė pezullonin trajtimet qė u zgjasin jetėn tė sėmurėve nė fazėn e fundit, edhe pse kėta tė fundit mund ta kenė shprehur hapur se nuk duan tė jetojnė.

Ngjarja mė e fundit e eutanazisė ishte ajo qė ndodhi nė Itali me Eluanėn dhe betejėn shumėvjeēare tė tė atit pėr t‘i hequr spinėn qė e mbante nė jetė. Ky rast i preku tė gjithė njerėzit, turistėt, botėn katolike. Pas thuajse dhjetė vjetėsh, Gjykata e Apelit nė Milano autorizoi ndalimin e ushqimit dhe mbrėmjen e 9 shkurtit tė kėtij viti, nė njė klinikė nė "Udineze", vajza 38-vjeēare ndėrroi jetė. Debati mbi kėtė ēėshtje prej vitesh ndez polemika tė mėdha.

Tė vdesėsh njėlloj

Nėse disa zgjedhin klinika eutanazie pėr tė vdekur nė tė njėjtėn ditė dhe orė, tė tjerė zgjedhin mėnyra tė tjera pėr tė vdekur po nė tė njėjtėn orė. Por, pavarėsisht mėnyrave, ajo qė qėndron nė thelb tė gjithė kėsaj ėshtė dashuria pėr njėri-tjetrin. "E donin shumė njėri-tjetrin dhe asnjėri nuk donte tė ishte i pranishėm nė varrimin e tjetrit", tregon Helen, vajza e ēiftit Duf. Edhe pėr psikologėt, raste tė tilla janė vėrtet pėr t‘u shėnuar. "Kur njė ēift jeton sė bashku pėr 30 ose mė shumė vjet, atėherė humbja e njėrit prej tyre ėshtė e papėrballueshme pėr tjetrin. Dhimbja ėshtė jashtėzakonisht e madhe dhe nė qendėr tė kėsaj qėndron dashuria dhe kujdesi pėr njėri-tjetrin", tregojnė psikologėt. Tamam si rasti kur filozofi Andre Gorz, miku i Sartrit, dhe bashkėshortja e tij vendosėn tė vdisnin sė bashku nė tė njėjtėn ditė, por jo nė njė klinikė eutanazie.

Nė derė kishin lėnė njė letėr ku shkruhej: "Lajmėroni policinė". Mėngjesin e asaj dite, njė mik i tyre i pa dhe dha alarmin: Trupi e filozofit Andre Gorz dhe gruas sė tij, Dorine, preheshin afėr njėri-tjetrit. Kishin vendosur tė bėnin atė qė kishin menduar dhe dėshiruar gjithmonė: tė vdisnin sė bashku pas 60 viteve qė kishin jetuar, njėlloj siē kishte bėrė dhe Artur Koestler me gruan e tij tė tretė, Cinthia. Kishin lėnė shumė letra qė ua kanė adresuar miqve tė tyre, por arsyet e kėsaj vdekjeje tė dyfishtė nė tė njėjtėn kohė janė pėrmbledhur nė njė tregim rrėqethės tė publikuar nga Gorz njė vit mė parė, njė himn dashurie i thurur pėr tė shoqen. Njė tekst i papritur, i pamenduar tė shkruhej nga ky burrė. Nė fund tė atij vėllimi, Gorz shkruante se tė dy nuk e imagjinonin dot jetėn pa njėri-tjetrin dhe se ishte duke menduar prej kohėsh pėr tė gjetur njė mėnyrė qė tė mund tė vdisnin sė bashku.



Tė zbulosh nė internet datėn e vdekjes


"Llogarit nė njė faqe interneti datėn e vdekjes sė tij dhe pėson njė shok mendor". Viktima ėshtė njė djalė 12-vjeēar, i cili prej disa javėsh ha pak dhe ka frikė. Ishte gjyshja qė, duke e parė tė sillej ndryshe nga zakonisht, e pyeti se ēfarė kishte ndodhur. "Di ditėn, muajin dhe vitin kur do tė vdes". Duke futur disa tė dhėna personale, sajti mund tė tė japė njė datė "tė saktė" pėr vdekjen. Policia e ka tė pamundur tė ndėrhyjė, sepse faqja e internetit ėshtė e ligjshme dhe kjo gjė nuk pėrbėn krim.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos