Festohet nė Korēė 7 marsi/ Arsimi, bashkimi i shqiptarėve me dritėn

 

Vargu i Naimit tė madh, “Lumja ti moj Korçė, ...o lule", ka qenė logoja e festimeve tė 7 Marsit nė qytetin e Korçės. Ndėrtesa karakteristike qė natyrshėm ka marrė emrin Muzeu Kombėtar i Arsimit, ku mė 7 Mars tė vitit 1887 u hap shkolla e parė shqipe,  ka pritur edhe sot vizitorė tė shumtė, tė cilėt nė kėtė 7 Mars kanė patur mundėsinė tė vizitojnė njė ekspozitė  me koleksione tė rralla tė botimeve pėr shkollat e para shqipe. “Kėtu janė paraqitur rreth 150 libra tė koleksionistėve tė ndryshėm, qė janė pėrdorur  nga nxėnėsit e shkollave shqipe deri nė vitet 1920”,  thotė Shpėtim Sala, nga shoqata e koleksionistėve shqiptarė. Abetare, libra kėndimi, tekste pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja, janė paraqitur nė kėtė ekspozitė si dėshmi e kontributit tė patriotėve shqiptarė nė mbėshtetje tė shkollave shqipe. Koleksionisti tregon me krenari  edhe njė alfabet shqip tė qėndisur, qė daton vitin 1893, kur u krijua  klubi “Dėshira”  nė Sofje, njė nga grupimet e emigrantėve shqiptarė jashtė vendit, qė  kanė bėrė pėrpjekje tė shumta pėr botimet e librave shqip. Tė pranishmit nė ekspozitėn e hapur nė 122 vjetorin e çeljes sė shkollės sė parė shqipe janė mėsues jo vetėm nga Korça, por nga gjithe krahinat e vendit, madje edhe nga Maqedonia e Kosova. Mėsues e nxėnės shqiptarė nga viset e Maqedonisė e Kosovės, nuk mungojnė me vizitat e tyre nė asnjė vit nė Muzeun Kombėtar tė Arsimit shqip, si pėr tė kujtuar se njė shtysė e fuqishme pėr mėsimin e gjuhės shqipe ėshtė dhėnė me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. “Lidhja Shqiptare e Prizrenit u hodh nė veprimtari konkrete pėr ruajtjen e aspiratave arsimdashėse  tė popullit shqiptar", thotė studiuesi dhe koleksionisti Shpėtim Sala. Hapja e tė parės shkollė shqip nė qytetin e Korçės, pak ditė mė pas u  vazhdua me hapjen e shkollės sė parė shqip nė qytetin e Pogradecit, e mė tej kėto vatra tė arsimit shqip u krijuan edhe nė Leskovik, Ersekė, Ohėr, etj.  

Historiku i hapjes sė shkollės sė parė shqipe nė Korçė.

Afro 9 vjet pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, e cila u hodh nė veprimtari konkrete  pėr ruajtjen e aspiratave arsimdashėse  tė popullit shqiptar, mėsimi shqip vazhdonte tė zhvillohej nė forma pothuajse ilegale. Shoqėritė patriotike nė Stamboll, Bukuresht dhe Kajro filluan ndėrkaq hartimin dhe botimin  e teksteve mėsimore nė gjuhėn shqipe, fillimisht pėr t'u pėrdorur nė mėsimin e gjuhės shqipe nga shqiptarėt e emigruar jashtė vendit, e mė pas nė shkollat e pavarura nė Shqipėri. Ndėrkaq, nė Korçė funksiononin  3 shkolla nė gjuhėn turke,  4 shkolla nė gjuhėn greke, mes tė cilave edhe njė gjimnaz, si dhe njė shkollė fillore vllahe. Hapja e shkollės sė parė shqipe nė Korçė mė 7 mars 1887, ėshtė edhe meritė  e emigrantėve korçarė tė vendosur jashtė atdheut, qė kontribuan financiarisht pėr botimin e librave nė gjuhėn shqipe. Njė ndėr antarėt mė aktivė  tė shoqėrisė “ Drita” nė Bukuresht, Nikolla  Naço,  u bė nismėtar  i kėrkesės pėr hapjen e shkollės sė parė shqipe nė Korçė, ndėrkohė vėllezėrit Frashėri, kishin arritur tė nxjerrin njė leje nė Ministrinė e Arsimit nė Stamboll pėr hapjen e njė shkolle shqip  nė Korçė nė emėr tė Pandeli Sotirit. Dita e 7 Marsit nė Korçė u kthye nė njė ditė tė shėnuar, ditė feste e gėzimi kombėtar.

 

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos