Ministria e Brendshme, publikon listat zgjedhore

 

TIRANE - Ministria e Brendshme publikon listat zgjedhore. Nė websit-in zyrtarė tė Ministrisė sė Brendshme, www.moi.gov.al, ėshtė hapur njė faqe e veçantė ku çdo qytetar i Shqipėrisė mund tė gjej emrin e tij, kodin, si dhe vendin ku do tė votojė. Gjatė njė komunikimi me median pėr kėtė çėshtje, zv/ministri i Brendshėm Ferdinand Poni u shpreh se tė gjithė qytetarėt e interesuar tashmė kanė mundėsinė qė nėpėrmjet kėsaj faqeje tė mund tė gjejnė emrin e tyre me njė klikim nė listėn e zgjedhėsve nė internet. Sipas Ponit nxjerrja e listave nė faqen e internetit tė Ministrisė sė Brendshme nė kohė dhe kaq saktėsisht ėshtė njė ndihmė e madhe dhe njė tjetėr plotėsim i standardeve tė kėrkuara nga Kodi Zgjedhor pėr zgjedhjet qė shqiptarėt i presin aq shumė tė jenė tė standardeve tė larta, duke garantuar njėkohėsisht se kėto zgjedhje do tė jenė tė tilla, çka pėrbėn edhe njė hap tjetėr drejt integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike. "Nė listat e afishuara nė kėtė faqe shtetasit do tė mund tė gjejnė adresėn zgjedhore, qendrėn e votimit ku do tė votojnė, si dhe njėsinė pėrkatėse, mjafton tė bėjnė disa veprime tė thjeshta dhe tė shpejta, falė edhe teknologjisė sė pėrdorur", ėshtė shprehur Ferdinand Poni. Tė gjitha listat e gjeneruara, tashmė janė nė Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile, online apo nė aplikimin  elektronik qė u ėshtė dėrguar tė gjitha njėsive dhe pritet qė duke filluar nga dje tė fillojė publikimi i tyre dhe mė pas njoftimi i votuesve, po nė format elektronik tė standardeve tė larta. Kjo listė duke filluar nga dje ėshtė e vlefshme edhe pėr Komisionin Zgjedhor Qendror. Nė vazhdėn e plotėsimit hap pas hapi dhe nė mėnyrė tė konsoliduar tė infrastrukturės zgjedhore, zv/ministri Poni u kėrkoi me kėtė rast edhe njėsive vendore dhe tė zgjedhurve vendorė, qė tė bėjnė lajmėrimin e qytetarėve. Veprimi pėr tė gjetur qendrėn e votimit ėshtė mjaft i thjeshtė. Kushdo qė ėshtė i interesuar, mjafton tė futet tė faqen zyrtare tė Ministrisė sė Brendshme, me adresėn www.moi.gov.al, e mė pas tė klikojė tek "Lista e zgjedhėsve 2009", ku do tė shohin shembujt konkret se si mund tė kėrkojnė qendrėn e votimit. Gjithçka ėshtė e sqaruar mė sė miri dhe procedura ėshtė shumė e shpejtė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos