Historia e Federatės Panshqiptare "Vatra" nė publikimin e historianit Beqir Meta

Nė ditėt e para tė kėtij viti, pikėrisht kur Federata Panshqiptare e Amerikės "VATRA" pėrgatitet tė festojė 90-vjetorin e themelimit tė saj (28 Prill 1912), Prof.Assoc.Dr.Beqir Meta del para lexuesve me njė vepėr kushtuar periudhės sė parė tė historikut tė kėsaj organizate, qė i solli aq e aq tė mira atdheut dhe bashkėsisė shqiptare tė kontinentit amerikan. Siç shprehet pėr kėtė monografi kryetari aktual i Federatės, zoti Agim Karagjozi, kjo periudhė qė quhet edhe "periudha e artė" e historisė sė "VATRES" pėrfshin vitet 1912-1920. Pasi shpreh kėnaqėsinė e bordit aktual tė Federatės  pėr sponsorizimin e kėsaj vepre, duke e vlerėsuar si njė studim monografik  shkencor pėr periudhėn mė tė rėndėsishme tė saj zoti Karagjozi shprehet se: "pėr ta pasqyruar nė mėnyrė sa mė tė plotė e reale mendimin politik tė "VATRËS", veprimtarinė e saj tė shumanshme politike e diplomatike dhe punėn e madhe kulturore e propagandistike tė atyre viteve, autori ka shfrytėzuar burime tė shumta dhe njė dokumentacion tė pasur. Mjafton qoftė dhe njė vėshtrim sipėrfaqėsor i kėsaj monografie pėr tė konstatuar se renditjen e materialeve autori e ka bėrė nė bazė tė problematikės dhe kjo ndihmon lexuesin pėr shfrytėzimin me kriter tė materialit shkencor-arkivor sipas interesave dhe pikėsynimeve. Libri, padyshim pėrbėn njė sukses tė Prof.Dr.Beqir Metės.
Dokumentet e pasura arkivore te shfrytėzuara mjeshtėrisht nga autori janė njė elementi rėndėsishėm qė pėrkojnė me idenė dhe vihen nėshėrbim tė saj, duke ia rritur dukshėm vlerat kėsaj monografie. Materiali arkival e biografik ėshtė i shumtė. Pikėrisht pėr kėtė monografia "Federata Panshqiptare "VATRA" ka vlera njohėse dhe edukative. Siç shprehet njėri nga reçensuesit e veprės, As.Prof.Dr.Muharrem Dezhgiu, "monografia Federata Panshqiptare "Vatra" synon tė japė me besnikėri fizionominė, sukseset, dėshtimet, avantazhet dhe kufizimet e saj, pikėpamjet politike tė drejta dhe iluzionet e saj". Ndėrsa reçensuesi tjetėr, Prof.As.Dr. Merenglen Verli e konsideron kėtė monografi njė arritje tė re nė studimin e historisė sė emigracionit shqiptar nė SHBA dhe nė trajtimin e disa prej problemeve thelbėsore tė historisė sė Shqipėrisė nė vitet 1912-1920. Duke konfirmuar miratimin dhe vlerėsimin pozitiv tė Departamentit tė Historisė Moderne nė Institutin e Historisė, Prof.Dr.Verli shpreh bindjen se monografia Federata Panshqiptare "VATRA" eshtė pritur me interes nga lexuesit shqiptarė dhe tė hapėsirės mbarė shqiptare nė botė. Nga ana e saj, redaktorja letrare e veprės, Pranvera Hasani, evidenton faktin se fantazia e autorit i ka qėndruar besnike realitetit historik, duke theksuar sidomos disa pika kyçe tė aktivitetit patriotik tė diasporės shqiptare nė Amerikė, nė funksion tė çėshtjes sonė kombėtare.
Me pasionin e njė studiuesi e shkencėtari tė mirėfilltė, falė dhe bashkėpunimit tė ngushtė me kreun aktual tė Federatės Panshqiptare, "Vatra", zotin Agim Karagjozi, autori u ka dhėnė me botimin e kėtij libri tė plotė kontributin e diasporės shqiptare nė SHBA gjatė dekadės sė dytė tė shekullit tė kaluar, duke paraqitur dhe analizuar fakte dhe ngjarje tė rėndėsishme tė asaj periudhe. Ndėr studimet mė tė pėrkryera tė Prof.Dr.Beqir Metės tė pėrfshira nė kėtė vepėr mund tė veçohen ato me titull "Denoncimi i politikės aneksioniste greke ndaj Shqipėrisė", "Reagimi i "Vatrės" kundėr pushtimit tė Shqipėrisė nga shtetet ndėrluftuese", "Vatra" nė lėvizjen kombėtare gjatė Luftės sė Parė Botėrore", "Marrėveshja e pėrfaqėsuesve tė "Vatrės" me Romėn", "Mbrojtja e çėshtjes shqiptare nė Konferencėn e Paqes (1919-1920) si dhe "Pėrpjekjet pėr tė siguruar pėrkrahjen e SHBA". Nė kėtė kėndvėshtrim monografia e Prof.Dr.Beqir Metės mbėshtetet nė njė dokumentacion tė pasur e literaturė tė gjerė, tė shfrytėzuar me kujdes prej tij. E ndriçuar nga tė dhėna e fakte tė gjurmuara brenda vendit dhe nė diasporėn shqiptare tė asaj kohe tė lavdishme, kjo monografi, botim i shtėpisė botuese "Globus R" i shtohet vargut tė botimeve tė çmuara tė vetė Federatės Panshqiptare "VATRA", si dėshmi e re e traditave tona tė mrekullueshme dhe e gjenisė krijuese tė popullit tonė qė nė çdo epokė ka nxjerrė njerėz tė shquar tė tė gjitha fushave.
Historia e Vatrės ėshtė drejtėsisht histori e lėvizjes nacionale Shqiptare nė Amerikė
Vatra ėshtė organizata qė mobilizoi forcat kombėtare nė Amerikė dhe me ane te kėtyre forcave shpėtoi Shqipėrinė nga copėtimi. I ndjeri Faik Konica e ka pėrshkruar punėn e Vatrės me kėto fjale ne gazetėn Dielli me date 7 korrik 1922: "Ne ditėt e errta kur Shqipėria ishte e pushtuar nga ushtritė e huaja, kur Shteti ish pėrmbysur, dhe kur flitej sheshit per copėtimit e vendit-Vatra, e kėshilluar nga njė pakice patriotesh e shtyre nga atdhedashuria dhe dėshira e anėtareve te saj, e inkurajuar nga zėri i popullit i tere Shqiptar, e mori pėrsipėr te veproje ne vend te Shtetit te vdekur. Nuk kėrkoji nderet as te drejtėn e Shtetit po mori pėrsipėr vetėm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e Vatrės u mbajtėn delegatet, u dėrguan misione, u subsidiuan agjensira, u kablluan mijėra protesta , me njė fjale u organizua mbrojtja e Shqipėrisė - dhe u organizua aq e mire sa Kryeministri i Greqisė Z. Venizelos tha ne Konferencėn e Paqes ne Paris, se te vetmin pengim serioz qe gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi i vene nga Vatra… Vazhdon i nderuari Konica: Shuma e tere e harxheve te bėra nga Vatra si zėvendėse e Shtetit ėshtė: $197.072.89. Keto shpenzime u bene qe ne fillim dhe gjer ne vitin 1922 kur beri llogarinė e sipėrme Faik Konica.
Themelimi i Vatres/Mbledhja e pare per te bashkuar te gjitha organizatat e Shqiptareve te Amerikės ne nje federate u be me 24 dhjetor 1911, ne Boston. Kjo mbledhje u thir prej shoqerise Besa-Besen. Ne kete mbledhje moren pjese Faik Konitca, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri me 28 prill 1912 kur Vatra u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit te bashkimit me daten e siperme, mban keto fjale: "E quajmė te formuar Federatėn Pan Shqiptare Vatra te Amerikės, prej Shoqėrive Besa-Besėn, Flamuri I Krujės, shoqėrisė Kombėtare dhe Dallėndyshja" Ne kėtė mbledhje historike u emėrua njė pleqėsi e pėrkohshme prej kėtyre zotėrinjve. Sekretar At Fan Noli, Arketar Llambi Chikozi, Manager i Gazetes Dielli Kristo Kirka,Organizatoret e degeve te federates: Faik Konica dhe Kristo Floqi. Mbikėqyrės tė gazetės Diellit: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Federata Pan-Shqiptare VATRA , u njoh prej shtetit te Masacusetit dhe mori Charten me 13 Qershor 1912.
    Roli i Vatrės nė Luftėn ballkanike dhe nė Luftėn e Parė Botėrore/Si e thamė me pare, Vatra u themelua ne 12 prill 1912, ne tetor te atij viti plasi lufta Ballkanike dhe me 28 nėntor 1912 u shpall pavarėsia e Shqipėrisė ne Vlore.Pėr te mbrojtur te drejtat e Shqipėrisė Vatra dėrgoj Faik Konicėn ne Evrope dhe kisha jone kombėtare dėrgoi At Fan Nolin. Faik Konica mbeti ne Evrope gjer sa mori fund lufta e pare Botėrore, At Fan Noliu kthye ne Amerike me 1915 dhe mori pėrsipėr fatin e VATRES ne dore. Gjate luftės se pare botėrorė VATRA u forcua shume. Gjate kėsaj kohe gazeta DIELLI u be e pėrditshmen nen drejtimin e zotit Kostė Çekrezi. Gjate kėsaj kohe u organizua trupa vullnetaresh, u themelua Banda VATRA ne udhėheqjen e Prof. Thoma Nasit, u emėruan gjithashtu delegate ne Londėr me ne krye te nderuarin Mehmet Konitca. Ne afėrsi te fundit te luftės te pare botėrore me qershor te vitit 1917, VATRA hapi Fushatėn Historike pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, me kėto fjale te paharruara prej Hirėsisė Tij Peshkop Nolit: "Mbahu neno, mos kij frike. Se ke djemte ne Amerike". Kur hyri Amerika ne lufte me prill te 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, i cili i dha fjalėn se do te mbroje pavarėsinė e Shqipėrisė- Wilsoni e mbajti fjalėn gjer ne fund. Pa pėrkrahjen e Wilsonit sot nuk do te kishim Shqipėri. Me 1920 me ane te VATRES Qeveria Shqiptare mori hua nga Vatranet, te cilėn nuk e pagoi me nder ashtu sic u zotua. Bashke me kėto vepra s'duhen harruar dhe veprat letrare qe VATRA i ka dhėnė botes shqiptare. Me ane te VATRES dhe VATRANEVE janė botuar me mijėra libra. Librat e fundit qe u botuan me ane te VATRES janė; Historia e Skėnderbeut dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez ne gjuhen angleze. Kėto dy libra monumentale te qėndisura bukur prej IMZOT NOLIT , u botuan me djersen e VATRANEVE. Gjysma e shpenzimeve te librit "KREMTORIA" qe botoi Peshkopata u mblodhėn nga VATRANET. Me pas VATRA nėpėrmjet kuvendeve te saj vendosi te pėrqendroi veprimet e saj ne kėto pika: VATRA duhet te mundet te mbledhė ne gjirin e saj rininė; kryesisht VATRA duhet te mbetet si njė organizate letrare dhe mireberse, VATRA duhet te krijoje njė fond te veçante pėr studentet ashtu sikundėr ka bere dhe me pare.
Gazeta Dielli u themelua prej Shoqerise Besa-Besen me 15 Shkurt, 1909, si fletore e perjavshme. Me 11 Mars, 1913, pasi Shoqeria Besa-Besen u-tret (lexo: bashkua) ne Vatren dhe Dielli u-be proprietet i Federates, nisi te dale dy here ne jave. Me 18 Nentor,1914 nisi te dale tri here ne jave. Me 9 Nentor, 191, nisi te dale e perditshme. Redaktore te Dielli-t kane qene keta zoterinj: I Per. At Fan Noli qe me 15 Shkurt, 1909, gjer me Tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konitza qe me Tetor 22, 1909, gjer me 18 Mars, 1910. Komisioni i Shoqerise Vatra e drejtoi Diellin pa redaktor qe me 25 Mars gjer me 29 Prill, 1910. Faik Be Konitza qe me 6 Maj, gjer me 1 Korrik, 1910. Dielli pushoi se botuari qe me 1 Korrik gjer me Tetor 1910. I Per. At Fan Noli qe me 7 Tetor 1910 gjer me 7 Korrik 1911. Z. Efthim Natsi qe me Korrik 13 gjer me Shtator 14, 1911. Z. Kristo Floqi qe me 21 Shtator, 1911, gjer 18 Korrik, 1912. Z. Faik Be Konitza qe me 1 Gusht, 1912 gjer me 8 Korrik, 1913, po ne Janar te ketij moti Faik Beu shkoj ne Evrope dhe barra e redaksise qe ahere i mbeti me teper Z.-it Efthim Natsi. Z. Kristo Dako qe me 11 Korrik gjer me 26 Gusht, 1913. Z. Paskal Aleksi qe me Gusht 29, 1913 gjer me 13 Shkurt, 1914. Z. Denis Kamburi qe me 17 Shkurt gjer me 14 Korrik, 1914. Z. Efthim Natsi qe me 10 Korrik, gjer me 6 Nentor, 1914. Z.Koste Çekrezi qe 10 Nentor 1914 gjer me 20 Dhjtor 1915. I Per. At Fan Noli qe me 21 Dhjetor gjer 6 Korrik 1916.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos