Avokati i Shtetit, 30 kandidaturat qė vazhdojnė fazėn e dytė

Lista zyrtare qė pėrcakton kandidatėt qė vazhdojnė garėn pėr njė vend pune. Kriteret pėr t’u bėrė jurist i Avokaturės sė Shtetit nė zyrat vendore

Laureta Rryēi

Tiranė - Avokati i Shtetit bėn publike emrat e 30 kandidatėve qė do t’i nėnshtrohen fazės sė dytė tė konkursit pėr tė fituar njė vend pune nė kėtė institucion. Gazeta “Albania” ka siguruar listėn zyrtare me emrat e 30 kandidatėve. Vetėm pak ditė mė parė, Avokati i Pėrgjithshėm i Shtetit zhvilloi takim me tė gjithė trupėn avokatore nė Shqipėri. Nė kėtė takim, Avokati i Pėrgjithshėm prezantoi avokatėt e rinj, tė cilėt dolėn fitues nė fazėn e parė tė konkursit tė zhvilluar nė janar tė vitit 2009. Para trupės sė Avokatėve u prezantuan dhe stafi i zyrės sė Pėrfaqėsuesit Ligjor nė Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Drejtuesja e kėsaj zyre, Avokatja e Shtetit, Enkeledi Hajro, ėshtė emėruar nga ministri i Drejtėsisė me propozim tė Avokatit tė Pėrgjithshėm tė Shtetit ndėrsa stafi ndihmės u emėrua nga Avokati i Pėrgjithshėm. Nė kėtė takim u diskutua nė tėrėsi kuadri i ri ligjor dhe problemet e implementimit tė tij. Pasi u analizuan disa raste tė punės sė avokatėve dhe largimit tė disa prej tyre, u ritheksua edhe njė herė ulja e nivelit tė pėrgjegjshmėrisė dhe profesionalizmit.
Konkursi
Avokatura e Pėrgjithshme e Shtetit, nė bashkėpunim me Shkollėn e Magjistraturės dhe nė kuadrin e projektit “Mbėshtetje pėr forcimin dhe konsolidimin e Avokaturės Shqiptare tė Shtetit”, financuar nga AECID dhe Ambasada e Spanjės nė Tiranė, ndėrmori nismėn pėr reformimin e zyrave vendore. Kandidatėt konkurruan pėr 15 pozicione nė zyrėn vendore Tiranė dhe pranė ministrive. Regjistrimet patėn nisur nga data 16 dhjetor 2008 deri mė 13 janar 2009, pranė Zyrės sė Protokollit tė Avokatit tė Pėrgjithshėm tė Shtetit. Programi i konkursit pėrmbante lėndėt: E Drejta Civile, E Drejta Procedurale Civile, E Drejta Kushtetuese dhe E Drejta Administrative. Tėrheqja e programit do tė bėhet pranė Zyrės sė Protokollit tė Avokatit tė Pėrgjithshėm tė Shtetit.
Pikėt
Nė bazė tė Nenit 20 tė Ligjit Nr. 10018, datė 13.11.2008, i cili hyn nė fuqi mė 1 janar 2009, kushtet pėr t’u emėruar Avokat i Shtetit kanė ndryshuar. Avokat i Shtetit mund tė emėrohet ēdo shtetas shqiptar qė plotėson kushtet e mėposhtme: tė ketė pėrfunduar studimet e larta pėr Drejtėsi; tė ketė njė pėrvojė pune nė praktikėn gjyqėsore ose administrative prej tė paktėn 5 vitesh; tė mos jetė i dėnuar me vendim gjykate tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė vepre penale ose tė mos jetė larguar nga shėrbimi civil apo ēdo funksion tjetėr publik pėr shkelje ose paaftėsi nė kryerjen e detyrave; tė mos jetė nė kushtet e konfliktit tė interesit, sipas dispozitave tė kėtij ligji; tė kalojė me sukses procesin pėrzgjedhės pėrkatės pėr pozicionin e Avokatit tė Shtetit. Ky konkurs do tė ketė edhe dy faza tė tjera qė tė marrė formėn pėrfundimtare. Pas testimit, kandidatėt do t’i nėnshtrohen fazės sė formimit pėr njė periudhė 2-3 muaj dhe provimi pėrfundimtar do tė zhvillohet brenda 3 muajve nga zhvillimi i provimit hyrės. Nė procesin hyrės do tė pranohen 30 kandidatė, tė cilėt do tė vazhdojnė procesin formues dhe vetėm 15 prej tyre do tė jenė me kohė tė plotė dhe pagesė tė plotė, ndėrsa tė tjerėt do t’i nėnshtrohen procesit formues pa pagesė.



Lista e avokatėve qė do tė hyjnė nė fazėn e dytė tė konkursit pėr procesin formues
1. Abaz Deda
2. Kadri Skera
3. Ariana Alibeaj
4. Enkeledi Hajro
5. Ledina Mandia
6. Oltion Toro
7. Ivi Kaso
8. Edlira Vasha
9. Juliana Memaj
10. Behar Ēela
11. Xhelal Kasaj
12. Lorana Himēi
13. Saimir Hoxha
14. Alma Jorgji
15. Lorval Petani
16. Esmeralda Hasho
17. Pirro Kotonika
18. Pirro Samara
19. Gentian Hajdini
20. Tomorr Hoxha
21. Irida Selhanaj
22. Robert Haxhi
23. Viola Ahmeti
24. Marie Cara
25. Artur Hysenaj
26. Endri Kotherja
27. Afėrdita Lohja
28. Florian Boriēi
29. Almira Fshati
30. Enkeleda Pulaj



4 Mars 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos