Butrinti futet nė projektin “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonės Bregdetare”

Qyteti antik i Butrintit, rreth 20 kilometra larg Sarandės, do tė jetė pjesė e projektit "Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonės Bregdetare". Pėrfshirja e qytetit antik nė kėtė projekt synon veç tė tjerash qė i gjithė ekosistemi i zonės tė jetė i vizitueshėm nga turistė vendas dhe tė huaj, tė cilėt mė sė shumti janė pėrqėndruar nė objektet arkeologjike qė ofron parku i Butrintit. Jamarbėr Malltezi, nė cilėsinė e koordinatorit tė kėtij projekti, pohoi se “projekti synon mbrojtjen e zonave ligatinore bregdetare dhe zonave pyjore, tė pasura me lloje me rėndėsi globale pėr ruajtje, si dhe tė pasurive arkeologjike tė kėsaj zone tė trashėgimisė botėrore tė UNESCO-s, objektiv, qė do tė arrihet pėrmes pėrgatitjes dhe zbatimit tė Planit tė Menaxhimit tė Parkut Kombėtar te Butrintit, si dhe investimeve nė infrastrukturė dhe krijimin e fermave ekologjike”. Projekti i hartuar nga qeveria shqiptare gjatė vitit 2004- 2005 dhe i miratuar mė pas nga Banka Botėrore shtrihet nga Orikumi nė komunėn e Ksamilit, pjesė e sė cilės ėshtė dhe Butrinti. Qėllimi i tij ėshtė zhvillimi i qėndrueshėm i zonės bregdetare, duke respektuar trashėgiminė kulturore dhe mjedisore tė zonės dhe pėrmirėsuar infrastrukturėn publike. Ky projekt sjell njėkohėsisht rregulla tė qarta pėr hartimin e planeve lokale tė zhvillimit, duke fuqizuar kėshtu rolin e bashkive dhe komunave nė pėrcaktimin e tipit tė zhvillimit tė turizmit bregdetar. “Ështė njė projekt i rėndėsishėm, kompleks dhe qė integron pėr herė tė parė nė Shqipėri çėshtje tė forcimit institucional, planifikimit tė territorit dhe modernizimit tė infrastrukturės publike”, shpjegon  Malltezi, sipas tė cilit projekti po zbatohet nė pėrputhje me standartet e Organizatės Ndėrkombėtare tė Ruajtjes (Ramsar, Eurosite, IUCN). 

Pjesėmarrja e komunitetit

Njė rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e praktikave tė turizmit bregdetar, por edhe natyror, nuk do tė kishte kuptim pa pjesėmarrjen aktive tė komunitetit tė zonės. Z.Malltezi,  shpjegon se gjatė pėrgatitjes sė Planit tė Menaxhimit tė Parkut Kombėtar tė Butrintit do tė pėrfshihen edhe grupet e interesit, si dhe banorėt qė jetojnė prej vitesh nė kėtė zonė. 

Pėr kėtė qėllim gjatė ditėve tė fundit nė zonėn e Butrinit ėshtė zhvilluar njė takim i hapur me grupe tė interesit, njė nga tre tė tilla qė do tė organizohen nė kuadėr tė hartimit tė Planit tė Menaxhimit tė Parkut Kombėtar tė Butrintit.

“Takimi i parė, i organizuar nė fshatin Mursi tė komunės Xare, rreth 25 kilometra larg Sarandės, me pjesėmarrjen e drejtuesve tė ė komunave Xarrė e Ksamil dhe banorėve tė zonave pėrrreth Parkut Kombėtar tė Butrintit synonte qartėsimin e qėllimit dhe objektivave tė Planit tė Menaxhimit”, sqaron z. Malltezi.

 Sipas tij, konsulentėt qė po punojnė pėr pėrgatitjen e planit kanė prezantuar idenė parėsore qė turistėt vendas dhe tė huaj tė mos vizitojnė vetėm Parkun e Butrintit, por tė kenė mundėsi tė vizitojnė dhe ekosistemin e zonės. 

Gjatė kėsaj faze konsulentėt kanė mbajtur kontakte me aktoret qėndrore dhe lokalė, roli i tė cilėve ėshtė i rėndėsishėm nė hartimin dhe zbatimin e Planit tė Menaxhimit.

Ferdinand Bego, njė nga konsulentėt e kėtij projekti thotė se mbi kėtė bazė ėshtė pėrgatitur dhe njė strategji pėr mobilizimin e komunitetit, i cili do tė shėrbejė si njė mjet shumė i rėndėsishėm pėr stafin e administratės sė Parkut Kombėtar tė Butrintit. Ai shton, se gjatė takimit tė zhvilluar u arrit njė emėrues i pėrbashkėt, qė tė gjithė tė mbėshtesin dhe punojnė pėr ruajtjen e Parkut Kombėtar te Butrintit. 

“Nė zbatim tė kėsaj ideje do tė merren masa pėr parandalimin e aktiviteteve qė dėmtojnė biodiversitetin e parkut”, tha z. Bego.

Draft Plani i Menaxhimit pritet tė prezantohet nė takimin e dytė, ku do tė merren dhe komentet nga tė gjitha palėt e interesuara, ndėrsa takimi final qė do tė zhvillohet drejtėpėrdrejtė me publikun, me pėrfaqėsues tė lartė tė pushtetit qėndror dhe vendorė, si dhe me agjenci qeveritare do tė fokusohet nė zonat specifike dhe aktivitetet nė secilėn zonė, aktivitetet e menaxhimit dhe pėrdorimit publik. Ky takim do tė shėrbejė dhe pėr ndėrtimin e bashkėpunimit midis administratės sė zonave te mbrojtura dhe komuniteteve vendore nė funksion tė menaxhimit. 

Administrimi mjedisor

Ferdinand Bego, konsulenti qė po pėrgatit Planin e Menaxhimit, tha se,  strategjia pėr njė menaxhim tė integruar dhe tė qėndrueshėm, do tė ofronte praktika tė pėrshtatshme pėr ruajtjen e pasurive natyrore brenda territorit tė parkut, vecanėrisht pėr zonat ligatinore. 

Pėrmes kėtij projekti synohet tė ndalen ndėrtimet ilegale, sidomos nė komunėn e Ksamilit, prerjet e druve, peshkimi dhe gjuetia e pakontrolluara, shkatėrrimi dhe degradim i peisazhit.

“Plani i Menaxhimit tė Parkut Kombėtar tė Butrintit duhet tė jetė i lehtė pėr t’u kuptuar dhe pėrdorur nė dobi tė turizmit”, tė thotė zoti Bego. Pjesėmarrja e komunitetit dhe grupeve lokale tė interesit nė menaxhimin e Parkut Kombėtar tė Butrintit, sipas tij, do tė sjellė integrimin e parimeve tė ruajtjes sė biodiversitetit nė dobi tė praktikave lokale dhe tė zhvillimit tė mbrojtjes sė ligatinave.

Veçoritė e parkut tė Butrintit

Parku Kombėtar i Butrinit me njė sipėrfaqe prej 15 hektarė, ndodhet nė lartėsinė 30-50 metra mbi nivelin e detit. I ndodhur nė kėndin juglindorė tė gadishullit tė Ksamilit, Butrinti ka njė pozitė mjaft tė mbrojtur natyrore. Ai laget nė tė dyja anėt nga liqeni i Butrintit, gjysmė tė kripur dhe gjysmė tė ėmbėl, dhe nė njėrėn anė nga kanali i Vivarit. Nė park gjenden pemė me gjelbėrim tė pėrhershėm si dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje tė tjera gjetherėnės. Drurėt arrijnė lartėsi deri 12 metra dhe kanė njė diametėr 60-80 cetrimetra, me moshė maksimale 200 vjeçare.

Nė park gjenden njė numėr i konsiderueshėm zbulimesh arkeologjike. Nė vitin 1992 gėrmimet nė qendrėn e qytetit antik tė Butrintit nxorrėn nė dritė forumin romak. Ndėrtesa me tre dhoma, ndodhet nė pjesėn jugore tė akropolit. Mbishkrimi qė daton nė shekullin I pas Krishtit, flet pėr njė tempull kushtuar perėndeshės Minerva, ndėrtuar nga Manius Otacilius Mystes.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos