Matura, koeficientėt zyrtarė pėr tė gjitha fakultetet e Tiranės

 

zirina llambro

Me anė tė tyre maturantėt do tė bėjnė zgjedhjen e duhur gjatė plotėsimit tė formularit A1. Koeficentėt pėr lėndėt me zgjedhje, tė vendosura nga fakultetet, kanė mbėrritur tashmė nė Ministrinė e Arsimit. Sipas kėtij dikasteri, universitet kanė dorė tė lirė tė vendosin pėr to. Ndryshime mund tė bėhen vetėm pėr lėndė, pėr tė cilat ministria ka politika tė veçanta. ”Si çdo vit koeficentėt janė miratuar ashtu siç i kanė kėrkuar universitet. Vjet e vetmja lėndė qė kishte ndryshim ishte anglishtja nė kuadėr tė vėnies nė zbatim tė nismės ”Shqipėria anglofone”. Kėsaj lėnde ju la koeficienti mė i lartė”, pohuan burime zyrtare nga MASH. Gazeta publikon tė plotė koeficentėt pėr tė gjithė fakultetet e Universitetit tė Tiranės. Mbi bazėn e tyre maturantėt mund tė bėjnė paraprakisht llogaritė se cilat lėndė me zgjedhje do tė japin provim me 10 korrik, nė mėnyrė qė tė grumbullojnė sa mė shumė pikė. Kėtė vit numri i lėndėve me zgjedhje ka arritur nė 12 tė tilla, nga 9 qė ishin vitin e kaluar. Ministria e ka parė tė arsyeshme tė shtojė bllokun e 3 gjuhėve tė huaja (italishtes, spanjishtes, gjermanishtes) duke e çuar nė 5 numrin e tyre bashkė me anglishten e frėngjishten. Disa fakultete, si ai i Drejtėsisė apo Histori Filologjisė, i kanė dhėnė kėtij blloku koeficientin maksimal pra 1.3. Ndėrkaq Fakulteti i Infermierisė, Mjekėsisė dhe Shkencave Natyrore, kanė kėrkuar qė gjuha angleze tė mos ketė koeficientin maksimal si vitin e kaluar, por tė vlerėsohet me koeficientin 1. Njė tjetėr ndryshim vjen nga Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja. Vitin e kaluar lėndėt Histori, Gjeografi dhe Njohuri pėr Ekonominė dhe Filozofinė kishin koeficientin 1.3. Kėtė vit kėrkohet qė ai tė jetė njėsoj si pėr lėndėt shkencore, pra 1. Kjo pasi ky fakultet i ka dhėnė prioritet bllokut tė gjuhėve tė huaja. Gjithashtu Fakulteti i Ekonomisė ka rritur nė 1.3 koeficentin e lėndės Njohuri pėr Ekonominė dhe Filozofinė, i cili vjet ishte 1. Ndryshime ka pasur edhe dega e Psikologjisė nė Fakultetin e Shkencave Sociale, i cili ka propozuar koeficentė maksimal pėr lėndėn e Historisė dhe Biologjisė. Me publikimin e kėtyre koeficentėve, maturantėt do tė vendosin se pėr cilėn lėndė me zgjedhje do tė testohen, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė sa mė shumė pikė. Tė gjithė fakultetet kanė nė dispozicion vetėm 2 lloj koeficentėsh pėr kėto lėndė, ata janė 1.0 dhe 1.3.

Profilet e shkollave, koeficientėt  maksimalė pėr profesionalet

Veç koeficentėve tė lėndėve me zgjedhje, pėr tė cilat vendosin universitetet, pėr t’u pranuar nė to vendoset edhe njė lloj i dytė koeficentėsh sipas profilit tė shkollės sė mesme. Kėtė vit Ministria e Arsimit pritet t’i japė prioritet shkollave profesionale. Sa i pėrket kėtij grupi, ndryshe nga i pari, ku fakultetet kanė nė dispozicion 2 llojė koeficentėsh (1.0 dhe 1.3), skema ėshtė mė e gjerė. Nė tė  pėrfshihen 5 koeficientėt e llojit tė shkollės sė mesme, ku çdo degė e shkollės sė lartė ka nė dispozicion 5 koeficientė, nga 1.0 deri nė 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4). Me anė tė tyre vendos preferencėn e saj pėr llojet e ndryshme tė shkollave tė mesme, tė grupuara nė 10 grupe kryesore, qė dallohen nga planet dhe programet qė zbatojnė.  Kėshtu, tė gjithė kandidatėt qė pėrfundojnė vitin shkollor gjatė kėtij viti, ose ata qė e kanė mbaruar mė parė pranė shkollave profesionale ekonomike, elektrike apo elektronike, do tė vlerėsohen me koeficientin maksimal, nė rastet kur do tė pėrzgjedhin pėr tė konkurruar nė degė tė kėtij profili. Por lista me kėto koeficentė pėr profilin e shkollės do tė publikohet nė fund tė prillit. Mė tej, nė muajin maj do tė nisė plotėsimi formularit A-2, nė tė cilin maturantėt rendisin dhjetė preferencat pėr degėt ku duan tė vijojnė studimet e larta pėr vitin akademik qė vjen. Sa i pėrket skemės sė vlerėsimit, edhe pėr kėtė vit do tė jetė e njėjtė. Provimet e maturės do tė zėnė rreth 80 pėr qind tė peshės sė vlerėsimit ndėrsa 20 pėr qind do ta zėrė mesatarja e katėr viteve tė shkollės sė mesme. Nė kėtė mėnyrė, sipas MASH, vlerėsimi i kandidatėve ėshtė sa mė objektiv dhe sipas parimit tė meritė-preferencės.


koeficientet e lendeve me zgjedhje per UNIVERSITETIn I TIRANeS

FAKULTETI
I GJUHËVE TË HUAJA      
Programi i studimit:
Anglisht, Frėngjisht, Gjermanisht, Italisht,
Greqisht, Turqisht, Rusisht    
Njohuri pėr shoqėrinė     1.3      
Anglisht             1.3      
Frėngjisht         1.3      
Italisht             1.3
Gjermanisht         1.3
Spanjisht         1.3
Histori             1.0 
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.0   
Fizikė             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0      

FAKULTETI I DREJTËSISË      
Programi i studimit:
Drejtėsi        
Histori             1.3      
Gjeografi         1.3      
Anglisht             1.3      
Frėngjisht         1.3
Italisht             1.3
Gjermanisht         1.3
Spanjisht            1.3  
Njohuri pėr shoqėrinė     1.3      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.3      
Fizikė             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0      

FAKULTETI I EKONOMISË      
Programi i studimit: Administrim Biznes, Ekonomik, Financė, Informatikė Ekonomike
Fizikė             1.3      
Kimi             1.3      
Biologji             1.3      
Njohuri pėr ekonominė dhe filozofinė         1.3      
Anglisht             1.3    
Frėngjisht         1.0      
Italisht             1.0
Gjermanisht         1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.0      
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.0      
           
FAKULTETI I HISTORISË
DHE I FILOLOGJISË      
Programi i studimit: Histori, Gjeografi, Gjuhė-Letėrsi, Gazetari        
Fizikė             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0      
Anglisht             1.3      
Frėngjisht         1.3      
Italisht
Gjermanisht
Spanjisht
Histori             1.3      
Gjeografi         1.3      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.3      
Njohuri pėr ekonominė dhe filozofinė         1.3      
           
FAKULTETI
I SHKENCAVE SOCIALE      
Programi i studimit:
Psikologji
Fizikė             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.3     
Anglisht             1.3      
Frėngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.3      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.3      
           
Programi i studimit:
Punė Sociale
Fizikė             1.0      
Kimi            1.0      
Biologji             1.0     
Anglisht             1.3      
Frėngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.3      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.3      
           
Programi i studimit:
Shkenca Politike
Fizikė             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0     
Anglisht             1.3      
Frėngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.3      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.3      
Programi i studimit:
Filozofi
Fizikė             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0     
Anglisht             1.3      
Frėngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.3      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.3      

Programi i studimit: Sociologji
Fizikė             1.0      
Kimi             1.0      
Biologji             1.0     
Anglisht             1.3      
Frėngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Italisht             1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.3      
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.3      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.3      

FAKULTETI I INFERMIERISË      
Programi i studimit:
Infermier i Pėrgjithshėm,
Mami, Laborant, Fizioterapi, Logopedi, Imazheri      
Fizikė             1.3      
Kimi             1.3      
Biologji             1.3      
Anglisht             1.0      
Frėngjisht         1.0      
 Italisht             1.0
Gjermanisht         1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.0      
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.0      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.0      
           
FAKULTETI I MJEKËSISË        
Programi i studimit: Mjekėsi e pėrgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Shėndet Publik       
Fizikė             1.3      
Kimi             1.3      
Biologji             1.3      
Anglisht             1.0     
Frėngjisht         1.0      
Italisht             1.0
Gjermanisht         1.0
Spanjisht         1.0
Histori             1.0      
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.0      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.0      
           
FAKULTETI
I SHKENCAVE NATYRORE      
Programi i studimit:
Kimi industriale,Kimi, matematikė, matematikė informatike, Biologji
Fizikė             1.3      
Kimi             1.3      
Biologji             1.0      
Anglisht             1.0    
Frėngjisht         1.0      
Gjermanisht         1.0
Spanjisht         1.0
Italisht             1.0
Histori             1.0      
Gjeografi         1.0      
Njohuri pėr shoqėrinė     1.0      
Njohuri pėr ekonominė
dhe filozofinė         1.0

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos