Jakov Xoxa, si e pa Bylisin







“Atje ku Fieri ēelej me sy nga mali e ku kambanorja e Shėn Gjergjit dilte si gisht pėrpjetė pėrmes mjegullės sė parė qė rėndonte mbi kurrizin e qytetit”. Kėshtu shkruante vite mė parė pėr qytetin e tij, Fierin, shkrimtari Jakov Xoxa, njėri nga pėrfaqėsuesit mė nė zė tė prozės shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shek. XX, i cilėsuar nga studiuesja Shefkie Islamaj si njė “shkrimtar i dashur, i bindshėm, qė ka pasur ē’t’i ofrojė lexuesit”.











1.

“Atje ku Fieri ēelej me sy nga mali e ku kambanorja e Shėn Gjergjit dilte si gisht pėrpjetė pėrmes mjegullės sė parė qė rėndonte mbi kurrizin e qytetit”. Kėshtu shkruante vite mė parė pėr qytetin e tij, Fierin, shkrimtari Jakov Xoxa, njėri nga pėrfaqėsuesit mė nė zė tė prozės shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shek. XX, i cilėsuar nga studiuesja Shefkie Islamaj si njė “shkrimtar i dashur, i bindshėm, qė ka pasur ē’t’i ofrojė lexuesit”. Dihet tashmė nė mbarė botėn kulturore shqiptare se Jakov Xoxa dhe vepra e tij kryesore, "Lumi i vdekur", ėshtė cilėsuar shpeshherė nga studiuesit si njė nga monumentet reale gjuhėsore tė shqipes. Njėkohėsisht sot ne konstatojmė se e gjithė vepra e Xoxės, pėrfshirė edhe romanin “Lumi i vdekur” pėrbėn njė nga monumentet e historisė sė qytetit tė Fierit. Po tė bėsh njė vėzhgim vertikal tė krijimtarisė sė tij, do tė vėmė re se ngjarjet qė zhvillohen nė kėtė qytet dhe personazhet qė gjallojnė aty janė persona realė, tė cilėt sot gjenden vetėm po tė gėrmosh nė kujtesėn e mė tė moshuarve. Nė tekstin e Historisė dhe tė Letėrsisė Shqipe, qė zhvillohen nė vitin e katėrt tė shkollės sė mesme, autori Shaban Sinani citon tek veprimtaria e Jakov Xoxės se ai “zhvilloi njė prozė tė gjatė analitike duke i qėndruar besnikėrisht tė njėjtit mjedis - Myzeqesė, nė tri kohė tė ndryshme: para, gjatė dhe pas Luftės Antifashiste tek tė tre romanet e tij si: "Lumi i Vdekur" botuar nė 1964; "Juga e Bardhė", botuar nė vitin 1971 dhe "Lulja e kripės", botuar nė vitin 1980, ndriēuar me subjektet e tyre nė botėn shqiptare dhe fshatin myzeqar”. Ėshtė interesant fakti qė Shaban Sinani citon pėrsėri kėtu (Letėrsia dhe gjuha shqipe 2007, f. 268): “Xoxe periudhėn e fundit tė jetės e kaloi nė vetmi, ku zgjodhi si mjedis tė krijimtarisė sė tij Apoloninė. Jeta e mėnjanuar nga kryeqyteti, kultura filologjike dhe mjedisi tradicional i Myzeqesė lanė gjurmė tė forta nė ligjėrimin e tij letrar, nė pikėpamjen gjuhėsore estetike dhe etnografike”.



2.

Krijimtaria e mirėfilltė e Xoxės nis me ciklin “Novela”, por ajo qė neve na intereson kėtu pėr kėtė sprovė ėshtė novela "Tre pleqtė dhe Mihali katėr", e cila ėshtė pjesė e vėllimit "Novela" tė cilėn autori e botoi nė vitin 1958. Subjekti i saj flet pėr tre pleq nga Fieri, tė cilėt nisen nga qyteti i tyre pėr nė Plyk, njė fshat nė juglindje tė qytetit, pėr t’u ēuar ushqime partizanėve. Meqenėse nė Fier ishte vendosur shtetrrethimi, ata vendosin tė kalojnė nė shtigje tė vėshtira pėrmes kėnetės sė Sheqit pėr tė dalė nė Kishėn e Shėn Markut nė Grizė dhe pėr tė vazhduar mė tej, drejt Lalarit, Krapsit, pėr tė mbėrritur nė Plyk, tek baza partizane. Rrugės, tre pleqtė: Xha Miti, Ganiu, Gor Kasapi dhe i biri, Mihali, pėrballen me peripeci tė ndryshme tė cilat i kalojnė me zgjuarsi. Ndėrkohė, ajo qė na intereson ne ėshtė frazeologjia toponimike qė pėrdor autori si: Ura mbi lumė, Barangat e Mullirit, Gjanica etj., tė cilat nuk janė gjė tjetėr veēse: Gjanica, lumi qė pėrshkon qytetin e Fierit, Ura e Kishės pėrmbi tė, Mulliri i Beut qė ndodhej aty pranė dhe kisha katedrale e Shėn Gjergjit me kambanoren e saj. Kėtu Jakov Xoxa shpreh me mjeshtėrinė e penės sė tij edhe shqetėsimin e priftit tė Fierit pėr tė hedhur ditėn e 6 Janarit, pra ditės sė Ujit tė Bekuar, kryqin mbi lumė. Por n.q.s. gjermanėt e kishin bllokuar urėn, duke vendosur aty njė postbllok, prifti vendosi ta hidhte kryqin mbi ujin e Gjanicės tek ura tjetėr ose siē shprehet autori, tek Ura e Jonuzit, e cila ėshtė ura me shkallė. Ajo quhej kėshtu sepse ishte ndėrtuar me porosi tė tregtarėve fierakė nė vitin 1935 nga usta Jonuz Boriēi. Ndėrkohė, toponime tė tjera qė ndeshim nė kėtė novelė janė Kasaphana (thertorja) qė ndodhej pranė Gjanicės, Mbyeti, fshat pranė Fierit, kisha e Shėn Kollit nė Mbyet, e cila ekziston edhe sot, kisha e Shėn Markut nė Grizė etj.



3.

"Kurorat e Masar Beut" ėshtė njė tjetėr novelė ku personazhi i saj kryesor ėshtė Masar Beu, i biri i Galip Pashės, i cili qe njė njeri i njohur nė Fier dhe nė politikėn shqiptare tė viteve 1920-1944. Pas personazhit tė Masarit fshihet Qemal bej Vrioni, i cili siē e shpreh autori, u bė zyrtar nė kohėn e Turqisė, kur erdhi Italia dhe kur ndodhi pushtimi Gjerman. J. Xoxa e quan Masarin: "Pasha i vogėl", sepse me tė drejtė dega e familjes Vrioni nė Fier mbante titullin e vjetėr turk Pasha (i nderuar). Gjithashtu nė kėtė novelė gjejmė frazėn: "Masar Beu i doli pėrpara ushtrisė italiane dhe njė ditė u gdhi ministėr". Nė kėtė rast Xoxa tregon lidhjet reale qė kishte me italianėt Qemal Vrioni, i cili nė periudhėn e pushtimit u bė deputet dhe kreu edhe disa detyra tė tjera tė rėndėsishme si: drejtor i gazetės qeveritare "Tomori" dhe ministėr i Financave nė njė nga qeveritė kuislinge tė kėsaj periudhe. Karrierėn e kėtij njeriu Jakov Xoxa e perifrazon kėshtu nė gojėn e njėrit prej personazheve tė kėsaj novele: "Jo mor bej, jo! Se mos pive njė e nė dy, po nė katėr sisa bashkė. Pive nė tė Turqisė (Qemali kishte qenė nėpunės nė administratėn osmane), pive nė tė Shqipėrisė, (Qemal Vrioni kishte qenė deputet nė Parlamentin shqiptar qė nga Kongresi i Lushnjes). Pive nė tė Italisė…" Nuk dihet se pėrse Jakov Xoxa i referohej kėtij personi historik, duke e bėrė personazh tė krijimtarisė sė tij, ku ai e pėrmend edhe nė krijime tė tjera me emrat: Qemal bej Gjungėza, p.sh., tek novela "Ai qė tallej me urinė e tjetrit", apo Suat bej Vėrdhoma tek "Lumi i vdekur". Ndėrkohė qė ne mund tė themi se personazhet negative realizmi socialist i merrte pikėrisht nga ata arketipa qė sistemi i quante pėrfaqėsues tė regjimeve antipopullore, ku si e tillė ishte etiketuar nga lufta e dikurshme e klasave nė regjimin komunist edhe familja Vrioni. Ndoshta J. Xoxa mund tė ketė pasur edhe ndonjė ndikim tjetėr, sepse dihet shumė mirė nga historia e Fierit konflikti i dikurshėm qė kishte pasur familja e Xoxės me Vrionasit pėr njė ēėshtje pronėsie nė fshatin Radostinė, ku ishin pėrdorur edhe armėt. Gjithsesi, pavarėsisht nga etiketimi i Xoxes, familja Vrioni vlerėsohet nga historia si themeluese e qytetit tė Fierit. Siē pėrmendet edhe nė shkrimet e historianėve tė ndryshėm, ajo ka kontributin e saj nė historinė tonė kombėtare. Mund tė pėrmendim tė paktėn vetėm faktin se nė shtėpinė e tyre nė Fier u strehua Ismail Qemali, arkitekti i Pavarėsisė sė Shqipėrisė gjatė udhėtimit tė tij historik drejt Vlorės, ndėrsa tek novela tjetėr e titulluar “Kapedani”, Xoxa e nis rrėfimin e tij tek Manastiri i Apolonisė, ku njė mbrėmje nė konakėt e tij dy partizanė kuvendojnė me at Stefanin dhe dhjakun e tij. Njė nga partizanėt ėshtė vet Xoxa, i cili ruajti gjatė gjithė jetės njė nostalgji tė veēantė pėr kėtė manastir ku njė pjesė kohe banoi nė ambientet e tij. Edhe sot ruhet dhoma muze ku shkrimtari kaloi njė pjesė tė jetės sė tij artistike. Ndėrkohė, e veēanta e kėsaj novele ėshtė se gjatė bisedės rreth sofrės me pėrshesh kaponjsh tė Myzeqesė dhe raki tė Mallakastrės, siē e quan autori, at Stefani tregon njė histori pėr mysafirin qė vjen rishtazi. Pas nofkės Kapedani, siē e tregon dhe vet Xoxa, fshihet personazhi i Pilo Xhokaxhiut.

“Kapedani’ ėshtė njė tjetėr tregim qė prek marrėdhėniet e familjes Xoxa me Vrionasit e Fierit dhe ėshtė pika e referimit tė tė gjitha mėrive qė shkrimtari ka pėr personazhet e mėsipėrme. Si duket, ai nuk doli dot nga dukuritė e kohės dhe ngjarjen e Radostinės tė ngulitur thellė nė memorien e tij fėminore e hodhi nė letėr. Pikėrisht kjo ėshtė pėrgjigjja qė lexuesi kupton nga personazhet qė lėvizin tek Jakov Xoxa.



4.

Ndėrkohė, vepra mė pėrfaqėsuese e Xoxės pėr Fierin dhe rrethinat e tij ėshtė vepra e kryesore krijimtarisė sė shkrimtarit, romani "Lumi i vdekur". Kėtė roman autori e botoi pėr herė tė parė nė vitin 1964, kurse subjektin e ngjarjeve e vendos nė vitin 1938, duke e nisur fillimin e veprimit nė fshatin Grizė, qė sot nuk ekziston, por identifikohet me vendin e quajtur Kthesa e Patosit. Edhe sot aty ku ndahet rruga automobilistike Fier - Berat nga Fier - Patos ndodhet kisha e Shėn Markut, qė autori e pėrshkruan nė veprėn e tij. Po kėshtu, ai tregon se si nis shtegtimi i familjes sė Pilo Shpiragut drejt Fierit, ku gjatė rrugės, gratė e Shpiragajve shkojnė nė kishėn e Shėn Kollit nė Mbyet, ku takohen me gratė e Ēukollarėve dhe Papuēinjėve, dy prej familjeve mė tė vjetra tė qytetit tė Fierit. Mė pas nė udhėtimin e karvanit tė qerres sė ikanakėve, dalin kisha e Shėn Gjergjit, Ura e Kishės, Gjanica dhe mė nė fund Hani i Bishtanakės. Ai (hani), sipas autorit Xoxa ishte hapur nga tre ortakėt, ish-emigrantė nė Amerikė: vėllezėrit Gjanica dhe Lako Zhullapi. Ndėrkohė qė kėto tri personazhe kanė qenė tre persona realė nė qytetin e Fierit: vėllezėrit Papai dhe tregtari L. Shallapi. Po kėshtu, tek kapitulli i parė i "Lumit tė vdekur", J. Xoxa bėn njė analizė tė hollė historike tė ngjarjeve tė zhvilluara nė Fier nė vitet 1920-1930. Midis tė tjerave, ai thekson ngjarjet e vitit 1924 kur tregtarėt e Fierit u ngritėn kundėr Vrionasve, pėrfaqėsuesin e tė cilėve, Beun Vrionas, ai e quan nė libėr Suat bej Vėrdhoma. Nė mėnyrė artistike shpjegohet kėmbėngulja e tregtarėve, tė cilėt tė mbėshtetur edhe nga qeveria e Fan Nolit vendosin tė ngrenė njė treg tė ri nė Bishtanakė, ku lind edhe lagjja e sotme e qytetit e njohur me emrin "Liri". Konflikti i Qemal bej Vrionit me tregtarėt njihet mirė nė histori. Kėtė akt Xoxa e pėrshkruan edhe tek shkrimi “Qindvjetori i njė qyteti”, botuar tek gazeta “Drita”, mė 17 mars 1963. Ngjarjet qė pėrshkruan tek "Lumi i Vdekur" i citon nė mėnyrė publicistike kėshtu: "Qeveria demokratike e Fan Nolit, pėr t'iu pėrgjigjur aspiratave tė borgjezisė sė vogėl tregtare tė kėtij qyteti, e transferoi pazarin nga tregu i vjetėr i Vrionasve nė tokat e Bishtanakės, qė ishin truall shtetėror dhe lėshoi lejet pėr ngritjen e dyqaneve tė pazarit tė ardhshėm. Vrionasit iu pėrgjigjėn kėsaj mase me gjak. Futen njerėz dhe vranė Soto Baren, tė parin qė ngriti dyqan nė tregun e ri. Pas ardhjes sė Zogut pazari u kthye nė Tregun e Vjetėr. Kėshtu kjo histori e vėrtetė vazhdon nė njė tjetėr formė, tek “Lumi i vdekur”, ku Xoxa tregon se fillimisht pėr tė penguar tregtarėt tė ktheheshin tek Tregu i Vjetėr, Suat bej Vėrdhoma urdhėroi njerėzit e vet tė zinin katėr rrugėt kryesore tė Fierit si: Urėn e Kishės, Qimitirion, (Varrezat e Vjetra), Vaun e Arrės (Sheq i Madh) dhe shtegun tek shoqėria anglo-persiane (Rrugėn e Semanit). Gjithashtu nė vitin 1924, sipas Xoxės u ngrit edhe Hani i Bishtanakės nga tre ortakėt qė ishin kthyer nga emigracioni nė SHBA, fakt i vėrtetė nė Fier, ku njė pjesė e borgjezisė tregtare-industriale qė u krijua nė vitet 1920-1930, e patėn fillesėn nga kapitalet e grumbulluara pikėrisht nga emigracioni pėrtej oqeanit. Pikėrisht nė kėtė han takohet familja e Pilo Shpiragut me familjen e emigrantit kosovar Sulejman Tafilit, i cili ishte ndjekur nga gjenocidi serb ndaj shqiptarėve nė Kosovė. Xoxa nė kėtė rast na sjell dhe njė tjetėr histori. Atė tė vendosjes nė Fier tė komunitetit kosovar, familjet e tė cilėve erdhėn midis viteve 1926-1938, tė pėrndjekur nga politika e mbrapshtė e Jugosllavisė. Sot nė Fier jetojnė pasardhėsit e kėtij emigracioni politik, tė cilėt janė integruar shumė mirė nė jetėn ekonomike dhe shoqėrore tė komunitetit fierak, duke u bėrė dhe protagonistė nė tė gjitha zhvillimet. Kėtu nis edhe dashuria e djaloshit kosovar, Adilit, me myzeqaren e bukur, Vitėn, e cila pėrshkon gjithė romanin qė nga kapitulli i parė e deri nė fund. Edhe Adili dhe Vita janė dy personazhe reale, historia e vėrtetė e tė cilėve u ngrit nė art nga Jakov Xoxa nė kėtė vepėr letrare. Pėr arsye etike ne nuk po i pėrmendim kėtu emrat e tyre, por njė pjese tė lexuesve fierakė do t’u shkojė mendja se cilėt janė kėta njerėz qė jetuan gjatė shekullit tė kaluar nė Fier.



5.

Jakov Xoxa u mor edhe me shkrimet publicistike tė cilat i botoi nė organe tė ndryshme tė shtypit, si: “Zėri i Popullit”, “Zėri i Rinisė”, “Drita”, “Ylli” etj. Nė njėrin prej tyre tė titulluar "Qindvjetori i njė qyteti", botuar mė 17 mars tė vitit 1963 nė gazetėn “Drita”, Xoxa merr rolin e historianit kur shkuan midis tė tjerave: "Ky qytet, si rrallė qendra banimi tė ngritura nė kohėn e Turqisė, ėshtė ndėrtuar jo rreth ndonjė xhamie, por nė vendin e njė tregu tė gjėsė sė gjallė. Qė kėtej ka mbetur edhe emri Fier nga Fiera (ital. - panair)”. Mjaftoi ky pėrcaktim subjektiv i shkrimtarit qė iu erdhi pėr shtat shumė fierakėve, tė cilėve origjina e Fierit si qendėr tregtare e pėrmendur ua guduliste sedrėn e tyre qytetare, si dhe dukej mė i modės se pėrcaktimi tjetėr, qė cilėson se emri i qytetit vjen nga njė lloj barishteje qė ėshtė fieri, ashtu siē ndodh me shumicėn e emrave tė fshatrave tė tjerė pėrreth. Kaq mjaftoi dhe Xoxe me kėtė rast goditi, si i thonė, mu nė shenjė. "Viktima" tė tij ishin dy intelektualė fierakė, studiues seriozė dhe me reputacion. I pari ishte Perikli Ikonomi, i cili e pėrmendi kėtė gjė tek libri i tij "Historiku i qytetit tė Fierit", botuar nė vitin 1968, ndėrsa i dyti ishte historiani dhe poeti Hysen Emiri qė i pėrmbahej edhe ai kėtij "argumenti" tek libri i tij "Historia e Fierit", botuar nė vitin 2001. Kėshtu ende sot, pas 45 vjetėsh, ky mendim i shprehur nga Jakov Xoxa merret akoma si mė i besueshmi dhe ka bėrė pas vetes pėrkrahės tė shumtė, ndoshta sepse njerėzit vėrtet besojnė nė vėrtetėsinė e kėtij hamendėsimi apo ndoshta dhe nga respekti qė ekziston nė Fier pėr trashėgiminė letrare tė shkrimtarit, tė cilėn ia kushtoi qytetit tė tij, Fierit.






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos