KQZ, fleta e votimit nė pėrmasat A3

 

BLEDAR HOTI

Fleta e ardhshme e votimit do tė ketė ngjyrė tė verdhė tė lehtė dhe pėrmasat sa njė letėr A3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet tė miratojė nė mbledhjen e datės 4 mars modelet e fletėve tė votimit, mbi bazėn pėrcaktimeve ligjore tė sanksionuara nė Kodin Zgjedhor. Fleta e votimit pritet tė ketė njė ngjyrė unike pėr tė 12 zonat zgjedhore, tė qarqeve ku do tė votohet mė 28 qershor. Nė bazė tė relacionit mbėshtetės mėsohet se pėrmasat e fletės sė votimit do tė jenė, gjerėsia 300 mm dhe gjatėsia 400 mm, aq sa zakonisht fletėt votimit. Kjo pritet tė jetė fleta e votimit mė e madhja qė mund tė jetė pėrdorur nė ndonjė proces votimi. Pėr herė tė parė nė krah tė emrit tė subjektit politik, nė krahun e majtė, do tė vendoset edhe logoja e partisė. Pas emrit tė partisė politike, nė krahun e djathtė tė saj do tė shkruhet emri i plotė kryetarit dhe mė pas sigla me iniciale kapitale tė subjektit politik. Shėnimi qė do tė bėjė zgjedhėsi gjatė votimit do tė jetė nė krah tė djathtė, nė njė kuti tė vogėl me ngjyrė tė bardhė. Kuadrati ku do shėnojė votuesi ka njė pėrmasė me 1.2 cm*1.2 cm. Nė relacionin shpjegues tė KQZ-sė theksohet se pavarėsisht numrit tė partive politike qė do tė konkurrojnė nė rang qarku, formati i fletės sė votimit dhe gjatėsia nuk do tė ndryshojė, duke qenė i njėjti nė tė gjithė Shqipėrinė. Fleta e Votimit duhet tė jetė prej letre, me ngjyrė, trashėsi dhe elemente konfigurimi tė tilla qė tė mos lejojnė leximin e votės nė pjesėn e pasme tė saj. Elementet e parashikuara nė nenin 97, pika 1 dhe nenin 98 tė Kodit Zgjedhor. Fleta votimit do tė shoqėrohet dhe me njė kundėrfletė me numėr serial shtatėshifror, qė korrespondon me fletėn qė do tė hidhet nė kutinė e votimit. Kundrablloku ėshtė pjesė e pashkėputshme dhe do tė vendoset nė zarfe tė veçantė pas pėrfundimit tė procesit tė votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė miratojė gjithashtu edhe mėnyrėn e procesit tė trajnimit tė anėtarėve tė KZAZ-ve, KQV-ve dhe tė GNV-ve. Trajnimi i anėtarėve do tė llogaritet mbi faza tė ndryshme dhe synon tė pėrgatisė nė kohė njerėzit qė do tė menaxhojnė procesin zgjedhor tė 28 qershorit. Gjithashtu ėshtė parashikuar qė anėtarėve tė Komisionit tė Zonės sė Administrimit Zgjedhor tė realizohet dhe njė testim pėr tė parė nėse ato janė tė pėrgatitur, kanė njohje pėr Kodin Zgjedhor dhe pėr procesin zgjedhor nė pėrgjithėsi. Mėnyra e testit, pyetja qė kanė do tė votohet nga ana e 7 anėtarėve tė KQZ-sė. Nė mbledhjen e sė mėrkurės pritet tė votohen edhe modelet dhe tabelat e rezultateve ku do tė pasqyrohen votat qė do tė dalin nga procesi i 28 qershorit.

te dhena per fleten e votimit

Lloji i letrės
Watermark 90gr/m2 100% pulp, me fibra karboni ultraviolet, 2 shtresa, e ratifikuar ne fazėn pėrfundimtare, me certifikatė origjine

Dimensionet e fletės sė votimit:                  
Gjerėsia e fletės sė votimit 300 mm.
Gjatėsia nė 420 mm.

Specifikime tė pėrgjithshme:
Fonti: Arial, Arial Black, Tahoma, Verdana
Stema e Republikės, bardh e zi, dimensione: 25 x 27
Logo KQZ, bardh e zi, dimensione: 32 x 32
Ngjyrat: Kodi i ngjyrės Pantone 1205 C

Pjesa e pashkėputshme e bllokut (kundėrfleta):
Gjerėsia e kundėrfletės:         20 mm
Fletė votimi             Arial Black 12
Nr. Serial            Arial 10 (7 shifror)
Zgjedhjet e pėrgjithshme pėr
Kuvendin, 28.06.2009        Arial 12


Trajnues pėr KZAZ-tė, 66 persona
Numri i trajnuesve tė zgjedhur pėr trajnimin e anėtarėve tė KZAZ-ve dhe GNV-ve do tė jetė 66, nė pėrputhje me numrin e ZAZ-ve dhe VNV-ve, ku secili trajnues do tė zhvillojė programin e trajnimit, me dy seanca trajnimi nė ditė, nė ditė tė ndryshme, me anėtarėt e çdo KZAZ-je, pas emėrimit tė tyre ligjor. I njėjti kontigjent trajnuesish do tė trajnojnė edhe numėruesit e GNV-ve.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos