Matura 2009, modele fustanesh pėr mbrėmjen

Stilistėt propozojnė ngjyrat dhe modelet mė tė fundit. Kėshillat pėr tė zgjedhur fustanin e duhur dhe aksesorėt

Stilistėt propozojnė modelet e fustaneve pėr mbrėmjen e maturės 2009. Sipas tyre, ajo qė duhet pasur parasysh nga tė gjitha vajzat pėrpara se tė vendosin tė blejnė njė fustan ėshtė fakti se duhet zgjedhur ai qė i pėrshtatet trupit. Kėshtu, pėr vajzat qė kanė njė trup elegant stilistėt propozojnė fustanin me pjesėn e kurrizit komplet jashtė. Duke qenė se bėhet fjalė pėr vajza tė reja, stilistėt kanė paraqitur mė sė shumti fustane tė shkurta pėr mbrėmjen e maturės, por midis tyre nuk mungojnė as ato tė gjatat, qė japin pamjen e njė princeshe. Ndėrsa pėrsa u pėrket ngjyrave, mbizotėrojnė e bardha dhe e kuqja, por tė pėrshtatshme janė edhe ngjyrat e lehta si ajo e kaltra dhe e verdha. Pėrveē zgjedhjes sė fustanit pėr mbrėmjen e Maturės duhet tė zgjidhni me kujdes edhe sandalet. Kėshilla kryesore qė japin stilistėt ėshtė se ato nuk duhen kombinuar me fustanin, sepse do tė dukeni si njė kukull e veshur komplet me njė ngjyrė.

Stilet

Fustanet e gjata shik mbajnė gjithmonė vendin e parė pėr rastet e mbrėmjeve, por mos shpenzoni aq sa tė rrėnoheni. Edhe me pak shpenzime mund tė gjeni njė fustan tė mrekullueshėm nė ngjyrė blu, tė kuqe, tė zezė, tė prerė pėr njė siluetė elegante e tė rafinuar, ose fustane bust me motive floreale nė ngjyrė rozė, qė shkon si pėrgjatė ditės, ashtu dhe pėr nė mbrėmje, duke ju shkurtuar kohėn pėr t’u ndėrruar (darkave mund tė shoqėrohet me njė xhaketinė tė lehtė). Ėshtė mė i mrekullueshėm nė material fluid dhe tė lehtė. Zgjidhja juaj mund tė ishte edhe njė fustan me printime me figura tė ndryshme, qė prej kohėsh kanė pushtuar dyqanet dhe duket se janė shumė tė preferuar nė stilin qytetas. Nuk mbeten pas as efekti grafik i fustaneve bardhezi, sidomos kur shoqėrohen me bizhu.

Ngjyrat

Ngjyra e verdhė ēdo stili ia jep fuqinė e duhur. Kėshtu thonė disenjatorėt mė tė njohur botėrorė, si Zhan Pol Gotje apo Kerolajn Herrere. Nė vend tė ngjyrės sė pavdekshme tė zezė, fustanet solemne tė mbrėmjes, gjithnjė e mė tepėr, janė tė ngjyrės joshėse tė verdhė.
Nė javėn e modės nė Berlin, shtėpia dizajnuese “Lac Et Mel” ka paraqitur rroba tė verdha tė leshta, nė kombinim me mėndafshin e zi. Njė stilizim i tillė, nga kritikėt e modės shpesh quhet i rrezikshėm, ngase ekziston mundėsia e kombinimit tė gabueshėm tė ngjyrave. Nėse doni qė ta pakėsoni intensitetin e rrobave tė verdha, ato mund t’i kombinoni me detaje tė hirta apo ngjyrė gėshtenjė. Fustanet mund tė jenė nė tė verdhė tė fortė ose e kuqe e ndezur, shtoni dhe njė rrip mesi. Njė fustan nė ngjyrė rozė tė vrarė, model i viteve ‘30, i gjithi nė mėndafsh dhe i dekoruar me temina ose rruaza, e bėn secilėn prej jush qė tė duket si njė princeshė, duke iu pėrshtatur ēdo tipi ceremonie. Pėrpos kėtyre ka edhe shumė tė tjera qė zgjedhin fustane mė tė thjeshta nė prerje (me njė gjatėsi deri te gjunjėt) pėr t’u ndjerė mė tė lirshme. Pėlhura ėshtė ajo qė bėn diferencėn nė modelime tė tilla. Por tė mos harrojmė dhe fustanet tendencė, tė shoqėruara me bizhu tė rėnda ose taka tė larta, duke krijuar njė siluetė magnetike.


Pėlhurat pėr rastet solemne

Midis numrit gjithnjė e mė tė madh tė fustaneve tė ndryshme solemne qė po paraqiten nė treg, vėrtet ėshtė vėshtirė tė zgjidhet vetėm njė dhe jo rrallė hutojnė edhe mundėsitė e shumta tė kombinimit. Prandaj kemi vendosur t’ju japim njė pasqyrė tė shkurtėr tė shfrytėzimit mė tė shpeshtė tė pėlhurave pėr fustanet solemne.


Sateni
Llojet e ndryshme tė satenit dallohen sipas thurjes, trashėsisė dhe pėrmbajtjes, ndėrsa tė gjitha llojet e kanė njė gjė tė pėrbashkėt qė ėshtė shkėlqimi, gjė qė kanė njė pamje solemne. Mė i pėrshtatshėm ėshtė pėr fustane, bluza dhe funde, edhe pse jo rrallė shfrytėzohet edhe pėr pantallona.


Dantella
Ėshtė e pazėvendėsueshme nė gardėrobėn solemne, madje nė tė gjitha variantet e mundshme, dantella pėrherė duket moderne dhe, varėsisht nga lloji, luksoze. Shfrytėzohet pėr tė gjitha llojet e veshjeve. Efekte tė shkėlqyeshme arrihen me kombinimin e llojeve tė tjera tė pėlhurave.

Lureks
Janė pėlhura me pėrmbajtje tė ndryshme tė lėndėve tė para, pėr tė cilat karakteristike ėshtė pėrdorimi i penjve metalikė, tė cilėt u japin shkėlqimin. Janė tė dedikuara ekskluzivisht pėr qepjen e fustaneve solemne.

Brokat
Ėshtė njė pėlhurė e rėndė e thurur me penj tė artė apo tė argjendtė dhe pėrherė ėshtė shfrytėzuar pėr qepjen e rrobave solemne. Gjatė sezoneve tė fundit nga kjo pėlhurė mė sė shpeshti qepen palltot solemne, fustanet me modele tė thjeshta, pastaj kostumet me pantallona, gjė qė duken vėrtet tė posaēme.

Matlase
Sipas peshės dhe llojit tė rrobave qė qepen nga kjo pėlhurė mė sė shumti i ngjajnė brokatit. Modelet e ngushta i japin njė pamje relievore nė sipėrfaqe, andaj fustanet dhe kostumet e qepura nga ky stof duken tė kėndshme, posaēėrisht nėse ėshtė e thurur nga fije tė mėndafshta.

Shifoni
Shifoni, voali, muslini. Nga kėto pėlhura tė holla para sė gjithash qepen bluzat, pastaj mund tė arrihet edhe njė fantazi kombinimesh me pėlhurat e tjera. Llojet mė tė mira tė punuara nga mėndafshi natyror, edhe pse variante tė lira nga fijet e poliestrės sot janė aq mirė tė punuara saqė duken tė bukura, por janė edhe pėr ēdo xhep.

Moare
Pėlhurė mesatarisht e rėndė, pėrherė njėngjyrėshe, prodhohet nga fijet e mėndafshit apo tė poliestrės. Kreatorėt kulminantė e preferojnė, tė cilėt nga moarea qepin rroba mbrėmjeje (pothuajse pėrherė fustane), duke i shfrytėzuar mundėsitė e tyre tė jashtėzakonshme pėr modelime tė ndryshme.

Kadifeja
Llojet e ndryshme tė pėlhurave tė kadifenjta pėrherė kanė asociuar nė rrobat e mbrėmjes, edhe pse sot nga kjo pėlhurė qepen edhe rroba tė ēdoditshme. Megjithatė, karakteristikat e saj - butėsia, ngjyra dhe lėmueshmėria e mirė - edhe mė tej e bėjnė tė pazėvendėsueshme me rastin e qepjes sė rrobave solemne.

Taft
Kjo pėlhurė kompakte dhe e lehtė dhe me shkėlqim ėshtė ideale pėr pallto tė shkurtra tė mbrėmjes apo pėr fustane, modeli i tė cilave kėrkon vėllim. Ėshtė karakteristike, edhe pse shushurin me rastin e ēdo lėvizjeje.



28 Shkurt 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos