Serenata Napoletana, Kėnga dhe ritmet ndezin skenėn e arteve

Sezoni i IX Ndėrkombėtar i Klasik solli njė mbrėmje me muzikė napolitane nė kryeqytet
Tingujt e muzikės napolitane erdhėn nė kryeqytet me koncertin Serenata Napoletana. Koncerti qė u zhvillua pranė Akademisė se Arteve nė Tirane solli zėrin e njohur tė kėngės napolitane Pietro Quirino, shoqėruar nga Quartetto Calace. Aktiviteti me muzikė napolitane u organizua nga Instituti  Italian i Kulturės, nė kuadėr tė Edicionit tė IX tė Stinės Koncertore Klasike. Kėngėtari Pietro Quirino u shoqėrua nė kitarė  nga Giovanni DellAversana, nė mandolinė nga  Michele De Martino dhe Agostino Oliviero dhe nė mandolė nga Edoardo Converso. Artistėt u prezantuan me njė program tė rafinuar historik tė kėngės napoletane, duke kaluar nga muzika klasike nė atė  tradicionale etnike e mė pas tek kėngėt e autorėve, pėrmes zhanrit tė ndryshėm tė muzikės napoletane. Interpretimit rigoroz linguistik tė Tarantella Napoletana, Funiculi funicula, I te vurria vasa, O sole mio, Torna a Surriento, iu bashkua njė teatralizim i kėndshėm dhe njė prekje delikate e elementėve metahistorik tė pranishėm nė ēdo pjesė. Nė njė prononcim dhėnė pėr gazetėn kėngėtari napolitan Pietro Quirino tregon se programi i koncertit ka ndėrthurje tė elementėve tė ndryshėm muzikorė, por ėshtė dhe njė repertor intrigues. Repertori i zgjedhur ėshtė njė repertor intrigues, sepse ėshtė njė repertor shumė i populluar. Siē e patė kishte shumė pjesė tė Rosinit. Kėtu ne po flasim dhe pėr Tarantellėn, e cila si formė muzikore nuk ėshtė napolitane. Por Rosini mbeti shumė i habitur nga muzika napolitane, aq sa ai ia dedikoi muzikėn napolitane Tarantellės, e cila ėshtė njė valle e vjetėr, por jo napolitane. Ajo ka njė origjinė pak ndryshe dhe nuk dihet me siguri nėse ėshtė njė valle lufte apo valle erotike. Ajo ishte njė valle tipike, e cila ka tentuar gjithmonė qė tė ēlirojė njerėzit nga vuajtjet, lodhjet e punės sė pėrditshme. Pra tė gjithė kėto elementė si: lodhja, erotika, lufta etj, janė tė gėrshetuara nė kėtė valle, u shpreh kėngėtari napolitan Quirino. Ky grup i jashtėzakonshėm artistėsh ka bashkėpunuar me interpretuesit mė tė mėdhenj tė muzikės italiane dhe ndėrkombėtare. Me anė tė koncertit Serenata Napoletana publikut iu pėrcoll njė itinerar historik mjaft i detajuar i kėngės napolitane, i cili ndjek njė linjė shumė filozofike. Programi ishte mjaft i artikuluar dhe ekzekutimi ishte i njė niveli shumė tė lartė. Unė mendoj qė muzika napolitane pėlqehet sepse ka edhe elementė tė pėrbashkėt me muzikėn e vetė Mesdheut. Ėshtė muzikė popullore, pėlqehet ėshtė etnike dhe ėshtė pjesė e zhvillimit tė zonės sė Mesdheut, tha ndėr tė tjera para koncertit Quirino. Mė tej ai shtoi se: Me prezencėn e Quartetto Calace ne kemi arritur qė tė fokusojmė mė tepėr muzikėn napolitane dhe rrėnjėt e kėsaj muzike. Nė koncert nė fillim u prezantuan muzika klasike,dhe mė pas vijoi me traditėn kombėtare, duke arritur tek kėnga e autorit. Nė kėtė mėnyrė pėr publikun u ndoq njė vijimėsi historike-muzikore, qė e ka fillimin e saj rreth viteve 600 pėr tė mbėrritur deri nė mesin e viteve 900, duke sjellė lloje tė ndryshme tė muzikės napolitane, por nė tė njėjtėn kohė duke respektuar natyrėn e teksteve tė ekzekutuara. Performanca ishte perfekte. E konceptuar dhe duke ruajtur me shumė besnikėri traditėn, nėpėrmjet njė studimi tė thellė tė teksteve ndjehet bashkimi i tyre nė zėrat e instrumenteve tė interpretuara nė skenė( mandolina, mandol, kitarė,vegla popullore etj, dhe mbi teknikat  ekzekutive,duke sjellė ritmet e humbura me zėrat melankolik, duke realizuar njė spektakėl tė ēmuar me njė linjė tė hollė elegance. Teatri madhėshtor, qė grupi performon gjatė kėtij spektakli erdhi dhe si njė thirrje e ndjenjės poetike, qė ėshtė  e pranishme nė ēdo kėngė dhe vjen dukshėm dhe me delikatesė nga elementėt historik tė pranishėm nė ēdo tekst. Veēanėrisht dominues ėshtė zėri i mrekullueshėm, por gjithmonė i ndėrthurur me teknikėn e stilin nė tė kėnduar tė epokave,i cili vjen fuqishėm, kjo si fryt i njė kulture dhe historike qė flet nė emėr tė shpirtit tė pėrjetshėm. Ndėrkohė qė Instituti Italian i Kulturės,i cili bashkėpunoi pėr tė sjellė artistėt italianė nė Shqipėri, nė vendin tonė ka disa vite qė zhvillon aktivitetin e tij. Ai daton nė Tiranė mė 1981 e pėr rreth dhjetė vjet, punon thjeshtė si Zyrė Kulturore e Ambasadės Italiane. Nė kėtė periudhė operon nė fushėn e kulturės nė mėnyrė tė kufizuar, duke mbajtur raporte gati ekskluzivisht me Departamentin e Kulturės dhe Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė. Zyra pėrveē organizimit tė ekspozitave tė ndryshme, ėshtė kujdesur pėr kurset e gjuhės italiane pėr studentėt shqiptar, regjistrimet e tyre nė universitetet italiane, dhėnia e titujve akademik dhe bursave tė studimit,etj. Kurse nėpėr vite,aktiviteti i institutit ka ardhur gjithmonė e nė rritje, jo vetėm pėr aktivitetin akademik, por edhe nė fushėn e organizimit tė ngjarjeve, deri mė 1999, vit nė tė cilin nga thjeshtė zyrė e ambasadės ka marrė funksionet tė njė Instituti tė Kulturės tė vėrtetė, me qendrėn e saj. Ndėrkohė qė me kėtė mbrėmje me kėngėn napolitane, sezoni i Klasik shėnon dhe mbylljen e aktiviteteve pėr kėtė muaj, pėr tė vijuar mė pas me koncerte tė tjera gjatė sezonit tė pranverės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos