Legalizimet, Kushtetuesja rrėzoi ALUIZNI-n pėr pushtetin vendor

 

Gjykata Kushtetuese ka rrėzuar Agjencinė Shtetėrore tė Legalizimeve. Me njė vendim tė saj tė shpallur nė fillim tė kėtij muaji, Gjykata rrėzoi ato kompetenca tė ALUIZNI-t, i cili gjatė procesit tė legalizimeve ia kishte marrė pushtetit vendor. Ky vendim kėrkon njė amendim tė ligjit tė Legalizimeve, e pikėrisht nė ato nene qė pėrcaktojnė pėrgatitjen e procesit tė legalizimeve tė ndėrtimeve nė zonat informale. Sipas Gjykatės Kushtetuese,  “ndryshimet ligjore qė i janė bėrė ligjit tė mėparshėm, e kanė zhveshur pushtetin vendor nga disa prej kompetencave tė tyre, qė nė kuptim tė Kushtetutės, tė Kartės Evropiane tė Autonomisė Vendore si dhe jurisprudencės kushtetuese, cenojnė parimin e decentralizimit tė pushtetit dhe tė autonomisė vendore. Sipas Gjykatės Kushtetuese, ligji pėr Legalizimet i ka dhėnė Agjencisė Shtetėrore edhe kompetencat e mirėfillta qė kishte mė parė pushteti vendor, siç ishte dhėnia e lejes sė shfrytėzimit pėr ndėrtimet”. “Nėpėrmjet nenit 17, ‘...leja e legalizimit ėshtė e barazvlefshme me lejen e shfrytėzimit...’, merret njė tjetėr funksion i rėndėsishėm i organeve tė qeverisjes vendore, qė lidhet me planifikimin urban dhe i ka kaluar ALUIZNI-t”, thuhet nė argumentimin e Gjykatės Kushtetuese. Duke sjellė argumente se nė cilat nene ligji “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje” cenon pavarėsinė dhe funksionimin e pushtetit vendor, relatori i kėsaj çėshtje shprehet se ALUIZNI nė zbatim tė kėtij ligji nga institucion bashkėrendues, ėshtė shndėrruar nė institucion pėrgjegjės, kompetencė qė i takonte mė parė pushtetit vendor. Por Gjykata Kushtetuese nuk ka rrėzuar tė gjitha kompetencat e ALUIZNI-t qė ia jep ligji nė procesin e Legalizimeve. Ligji i lė kompetencė Agjencisė Shtetėrore legalizimin e shtesave nė ndėrtimet me leje. “Ky ligj i shtrin efektet edhe pėr legalizimin e objekteve, me leje ndėrtimi nga KRRT-tė apo KRRTRSH-ja, tek tė cilat janė kryer shtesa anėsore apo nė lartėsi, tej lejes sė ndėrtimit, si dhe pėr legalizimin e shtesave, nė objektet e ngritura pėrpara vitit 1993. Kėtu pėrfshihet edhe legalizimi i objekteve tė miratuara me vendim tė KRRT-sė sė njėsisė sė qeverisjes vendore ose tė KRRTRSH-sė, tė cilat kanė ndryshime nė funksionin e hapėsirave”, shprehet ligji nė nenin 23 tė tij. Gjykata nė argumentimin e saj, edhe pse sheh cenim tė sė drejtės pėr vetėqeverisje tė pushtetit vendor, e sheh tė lejueshėm nė disa nene rolin e ALUIZNI-t, pasi sipas saj, legalizimi i ndėrtimeve pa leje hyn nė ato çėshtje me rėndėsi kombėtare e strategjike pėr interesat e vendit, tė cilat duhet tė ushtrohen nėn autoritetin e pushtetit qendror. Gjykata nuk rrėzoi nenin 4 tė ligjit, i cili i jep agjencisė tė drejtėn e dhėnies sė lejes sė legalizimit.          a.l

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos