Gjirokastėr, 35 tė vdekur nė listat e votuesve

 

GJIROKASTER - Tė vdekurve nė qytetin e Gjirokastrės, do t'u jepet sėrish mundėsia pėr tė "votuar". Emrat e tyre do tė figurojnė nė listat zgjedhore qė do tė publikohen disa javė para mbajtjes sė votimeve. Nė kėtė mėnyrė hidhen poshtė tė gjitha deklaratat e mėparshme tė autoriteteve ministrore se, tė gjitha listat zgjedhore janė tė pastruara nga emrat e atyre qė nuk jetojnė mė. Duket se asgjė nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet e fundit, ku prania e personave tė vdekur 50 vjet mė parė, u konsiderua si gabimi i radhės nga ana e zyrave tė Gjendjes Civile nė vend. Sot ata kanė sėrish tė drejtė tė "votojnė". Vetėm nė Bashkinė e Gjirokastrės, pas njė kalkulimi tė pėrgjithshėm tė kryer kohėt e fundit, rezultojnė se nė kėto lista deri mė tani janė evidentuar 35 persona tė lindur para njė shekulli e gjysmė. Nė bazė tė tė dhėnave konkrete zyrtare, emrat e personave tė vdekur 150 vjet mė parė, do tė shoqėrojnė personat e gjallė nė listat shumėemėrore pėr zgjedhjet e 28 qershorit tė kėtij viti. Kanė qenė disa nga gabimet e vėrejtura nė listat zgjedhore, duke mos lėnė pas dore edhe personat dublantė tė gjendur nė to. Ky fakt ėshtė komentuar edhe nga prefekti i Qarkut tė Gjirokastrės Spiro Ksera. Sipas tij, heqja nga lista e zgjedhėsve e personave tė cilėt nuk jetojnė mė, kryhet vetėm me vendim gjykate. "Kėshtu e thotė ligji. Sipas tij, heqja e emrave tė personave qė nuk jetojnė mė, duhet tė kryhet vetėm nėse njė familjar i tyre do tė hapte njė proces gjyqėsor ku tė legjitimohej ky akt", pohoi Ksera. E nėse familjarėt e personave qė kanė ndėrruar jetė 70 vjet mė parė nuk hapin gjyq, atėherė sėrish emri i personave tė ndjerė, do tė figurojė nė listat zgjedhore tė 28 qershorit. Personi mė i vjetėr qė figuron nė kėto lista i pėrket ditėlindjes 1863, çka do tė thotė se nėse do tė jetonte do tė ishte plot 146 vjeç.                  p.n

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos