Kampion lind, apo bėhesh?

Janė miliona evropianė, tė rritur, adoleshentė apo fėmijė, tė cilėt praktikojnė tė paktėn njė lloj sporti. Nga tė rinjtė mund tė pėrmendim Kaka, Andriy Shevchenko, e shumė tė tjerė. Kėto yje shpresojnė pafundėsisht nė tė ardhmen e tyre e mė shumė se vetė ata shpresojnė prindėrit e tyre. Qėllimi? Gjithmonė kampionė. Por a mund tė arrish njė objektiv tė tillė duke u stėrvitur vazhdimisht? Pra, kampionėt lindin apo bėhen? A ekziston njė formulė e fituesit, e cila duhet tė ndiqet pėr tė realizuar ėndrrėn sportive? "Nga pikėpamja biologjike, talenti ėshtė pjesėrisht i parapėrcaktuar. Njeriu lind me njė strukturė skeletore, muskulore, nervore, me njė metabolizėm energjik dhe forcė kardiake tė trashėguar nga prindėrit. Pėr shembull, kampioni i ēiklizmit, Lance Armstrong, ka njė zemėr mė tė madhe nė krahasim me atletėt e tjerė tė tė njėjtit nivel. Kėshtu, atletėt e vrapimit tė shpejtė kanė mė shumė fibra muskulore tė tipit shpejtėsi", shpjegon njė kėrkues amerikan dhe drejtor i laboratorit tė muskujve e qelizave staminale nė Kaliforni. Pra, tė dėgjosh shkencėtarin amerikan, vlen mė shumė lodhja nė natyrė se ajo nė palestėr. Por nuk ka dyshim qė vetė natyra nuk mund tė bėjė njė kampion. "Karakteristikat njerėzore janė fryt i bashkėveprimit mes gjeneve dhe ambientit, ndėrsa stėrvitja i lejon njė sportisti tė shprehė tė gjitha fuqitė e tij. Megjithatė, shkencėtarėt po fillojnė t‘i veēojnė gjenet e pėrfshira nė aftėsitė atletike, tė pėrdorura pėr tė kuptuar mekanizmat molekulare nė bazė tė punės. Kohėt e fundit ėshtė zbuluar njė mutacion gjenetik qė pėrcakton njė rritje tė masės muskulore. Tashmė, shkencėtarėt kanė filluar tė studiojnė molekulat qė janė tė afta tė ndikojnė nė aktivitetin e gjenit pėr tė kuruar disa patologji muskulore", pohon njė nga kėrkuesit. Sot janė zbuluar 187 gjene tė bashkuara me performancėn fizike, ashtu siē tregon edhe studimi i fundit i publikuar nė "Medicine and Science in Sports and Exercise", realizuar nga njė grup kėrkuesish nga Houston, Maryland, Kanada dhe Gjermani. Mes kėtyre 187 gjeneve, kėrkuesit i atribuojnė njė rėndėsi tė madhe tė ashtuquajturit "gjenit tė shpejtėsisė" qė kodifikon njė proteinė specifike pėr fibrat muskulore tė shpejta. Kėtė gjen e kanė zbuluar disa kėrkues tė njė shoqėrie australiane nga Universiteti i Sidnejt, "Genetich Technologies Limited". Ajo ka paraqitur njė ("Sports-Gene Test") qė mbart nė vetvete njė gjen tė kėtillė dhe e ka vėnė nė shitje nė palestrat australiane dhe internet. Sigurisht, ėshtė diēka kurioze dhe dėfryese, por nuk ėshtė e pėlqyeshme ashtu siē nuk pėlqehen shumė iniciativa tė kėtij lloji. Kundėr kėsaj iniciative ka qenė edhe Shoqata Britanike e Sportit dhe Shkencės sė Ushtrimeve, e cila e dėnon pėrdorimin e pavend tė kėtyre testeve, aktuale apo tė sė ardhshmes, nė njė dokument tė sapopublikuar. "Ndryshimet ndėrpersonale tė lidhura me sportin dhe ushtrimet kanė baza tė forta gjenetike dhe janė pjesėrisht tė trashėgueshme. Kėrkimi ėshtė nxitur pėr tė parandaluar patologjitė, ndonjė herė vdekjeprurėse, te sportistėt dhe pėr tė luftuar dopingun gjenetik. Por ajo ēka dėnohet vėrtet ėshtė hedhja nė treg e njė testi tė tillė pėr tė seleksionuar atletėt e ardhshėm", shpjegon njė nga autorėt e dokumentit. Shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se, pa fyer askėnd, kampionėt lindin edhe pse "nuk janė testet gjenetike ato qė e parashikojnė. Talenti sportiv ėshtė njė pėrzierje mes shumė faktorėve dhe atletėve, nga profesionistėt tek amatorėt, qė mund tė arrijė nivele performance tė jashtėzakonshme me njė stėrvitje specifike", thekson drejtori i Institutit tė Shkencės sė Sportit. Ka persona, tė cilėt i trajnojnė atletėt nė bazė tė "njė formule stėrvitore": "Niset qė nga pėrzgjedhja e karakteristikave antropometrike tė atletit, si gjatėsia, pesha dhe mosha nė bazė tė aktivitetit sportiv", shpjegon drejtori i institutit. Mė pas merren nė konsideratė faktorėt e prirjes, si parapėrgatitja mendore ndaj garės qė e bėn atletin tė motivuar, tė pėrqendruar e tė ēlodhur nė kėtė tė fundit. Por jo tė gjithė zotėrojnė diēka tė tillė. Mė shumė se sa frika e humbjes, ajo qė pėrmbys njė rezultat sportiv mund tė jetė frika e fitores, e thėnė ndryshe nė gjuhėn mjeko-sportive "nikefobia" ose ankthi qė godet edhe sportistėt e nivelit tė lartė kur janė pranė fitores", vazhdon mė tej eksperti. Pėrbėrėsit psikologjikė dhe konteksti social, janė ato qė ndikojnė nė rritjen e disa aftėsive tė rėndėsishme atletike. "Zhvillimet psiko-motore nė fėmijėri ndikohen nga sistemi nervor, por edhe nga ambienti, veēanėrisht nga aspektet sociale, kulturore, edukative, elemente kėto tė barasvlershme apo mė tė rėndėsishme sesa stėrvitja fizike. Gjithashtu nė zhvillimin e njė kampioni tė fuqishėm ndikon edhe ambienti familjar e ai shkollor", vazhdon mė tej ai. E rėndėsishme ėshtė edhe zona gjeografike ku lind, e cila ėshtė "kampione" ose e specializuar pėr zhvillimin e njė sporti tė vetėm, ndėrsa pjesa tjetėr plotėsohet nga stėrvitja. Trajneri ka detyrėn tė monitorojė e tė korrigjojė marrėdhėnien e atletit kundrejt stimujve dhe stresit tė stėrvitjes pėr tė pėrmirėsuar fuqinė muskulore dhe metabolike. Nė tė vėrtetė, organizmi pasi ka pėsuar njė stres fizik, shkon kundėr pėrshtatjes dhe njė ekuilibri tė ri. Ėshtė trajneri ai qė kujdeset pėr tė arritur njė tjetėr pėrshtatje, ndaj synon gjithmonė nė pėrgatitjen mė tė madhe me objektivin e vetėm pėr tė fituar. Ėshtė pėr t‘u evituar kėshilla e ekspertėve, sipas sė cilės duhet tė stėrvitesh shumė mė shumė mbi normėn e lejuar, sepse njė gjendje e tillė mund tė ndikojė nė njė paraqitje tė dobėt tė kampionit. Qė kėtej vlen tė theksohet se koha e rikuperimit s‘duhet tė jetė nė proporcion tė drejtė me lodhjen. Nė fund tė gjithė kėsaj qėndron edhe aftėsia pėr tė ndjekur mirė "veprimin teknik". Kėtu mund tė pėrmendim notin ku vendosen pėrherė rekorde tė reja dhe ėshtė e vėshtirė tė besosh se e gjithė kjo ėshtė meritė e rritjes sė fuqisė muskulore tė atletėve. Por nė tė vėrtetė ėshtė studimi i vazhdueshėm dhe rritja e lėvizjeve tė trupit nė ujė ato qė pėrmirėsohen me kohėn. "Ndėrtimi" shkencor i atletėve tė olimpiadave plotėsohet me pėrdorimin e mjeteve mekanike dhe elektronike pėr tė monitoruar stėrvitjen, korrigjimin e veseve, defekteve e pėrmirėsimin e veprimeve teknike. Analizimi i hollėsishėm i tyre ėshtė njė mjet shumė i mirė pėr tė ndihmuar trajnerėt. "Tė gjithė mund tė kthehen nė atletė tė njė niveli tė lartė, por zakonisht qė fėmijė duket nėse ke apo jo talent pėr t‘u bėrė i tillė. Talenti nė futboll ėshtė diēka e lindur dhe ka fėmijė qė dhjetė vjeē mund tė bėjnė me topin ato qė bėn njė kampion i madh", thotė drejtori teknik i skuadrės sė futbollit tė Romės me njė pėrvojė tė gjatė si trajner i tė rinjve. Megjithatė, nėse je kampion apo jo mund tė dallohet pas moshės 13 vjeē, moshė kur maturohen edhe pėrbėrėsit bazė si: lėvizja me lehtėsi, driblimi, gjuajtjet nė portė dhe mbajtja e topit. Po ashtu qė adoleshent vėrehet nėse ke njė fizik tė pėrshtatshėm apo jo pėr futbollin. Por duhet pasur kujdes edhe ndaj shumė gjėrave tė tjera theksojnė ekspertėt. "Pėr t‘u bėrė njė kampion, rruga ėshtė e gjatė dhe perfeksioni arrihet pak nga pak. Duhet njė teknikė e pėrkryer stėrvitjeje, nė fushė dhe nė palestėr. Gjithashtu duhet qėndrueshmėri, vullnet, ambicie, respekt dhe shpirt sakrifice. Janė tė shumtė tė rinjtė 15 apo 16-vjeēarė qė kanė talent, por nuk kanė durim ta zhvillojnė atė. Por kėto dy gjėra pa njėra tjetrėn nuk mund tė bėhen". Ēdo moshė ka rregullat e saj Stėrvitja nis nė moshė tė vogėl Gjashtėdhjetė pėr qind e fėmijėve tė vegjėl, qė frekuentojnė shkollėn fillore janė nė gjendje tė kryejnė detyra tė ndryshme si: tė luajnė futboll, tė vrapojnė, tė kėrcejnė etj. Para moshės 6 vjeē fėmijėt nuk janė nė gjendje tė pėrballin aftėsitė e tyre me ato tė fėmijėve tė tjerė, tė paktėn derisa ata tė mbushin 9 vjeē, moshė e cila kupton edhe natyrėn konkurruese tė njė sporti. Nė moshėn 12-vjeēare, pjesa mė e madhe e tyre e kupton plotėsisht detyrėn e njė aktiviteti tė caktuar. Nė kėtė mėnyrė ka arritur, nė shkallėn fizike dhe psikike, pjekurinė pėr tė qenė pjesėmarrės nė sportin e preferuar. Bukė dhe djathė Rreth 70% e evropianėve qė praktikojnė njė lloj sporti stėrviten nė mėnyrė tė gabuar dhe nuk janė shumė aspak tė kujdesshėm nė mėnyrėn e tė ushqyerit gjatė aktivitetit sportiv. Kjo gjė ėshtė vėrejtur nga studimi i Federatės Mjekėsore Sportive, te 33 mijė sportistė prej 6 vitesh e mė tej. "Pjesa mė e madhe e sportistėve stėrvitet mė pak se sa ėshtė e rekomandueshme. Frekuenca e stėrvitjeve javore ėshtė rreth dy herė nė javė, me kohėzgjatje deri nė tri ose katėr orė dhe me njė intensitet mė tė lartė. Tė gjithė sportistėt hanė shumė pak, me orare tė aftra me njėri-tjetrin ose shumė tė largėta nga praktika sportive edhe nė rast gare", shpjegon njė nga pėrgjegjėsit e federatės, i cili ka kryer edhe studimin nė fjalė. Studimi tregon se pėr tė parėn herė, kritikat e popullatės qė zhvillon aktivitete motore. E duke qenė se sistemi i jetės dhe impenjimet shoqėrore janė fikse dhe ėshtė e pamundur t‘i ndėrrosh, ėshtė i nevojshėm adaptimi i njė ore tė pėrcaktuar pėr tė ngrėnė vaktet. "Zakonisht, sportistėt e rinj hanė shumė nė drekė dhe stėrviten pasdite, kjo nė harkun kohor mė pak se njė ore pas dreke. Ndėrkohė qė dreka kryesore mund tė ndahet nė tri faza ", nėnvizon ai. Ndėrsa tė rriturit stėrviten nė darkė, para ngrėnies. "Nėse stėrvitja ėshtė e lehtė edhe ushqimi pėrshtatet me orarin e stėrvitjes. Pėr sportet intensive si: tenisi, ēiklizmi, vrapimi, apo peshėngritja, ėshtė e kėshillueshme qė tė mos darkoni menjėherė pas stėrvitjes, por tė prisni disa orė. Gjatė pritjes mund tė pihet ndonjė filxhan ēaj shoqėruar me biskota", pėrfundon ai.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos