“Analiza Sociologjike”, dritarja shkencore shqiptare

 

E pėrkushtuar ndaj mendimit tė hapur, ideve pluraliste, ekzaminimeve nga perspektiva tė ndryshme teorike e metodologjike. Kjo “Sociological Analysis”, (Analiza Sociologjike) revista akademike ndėrkombėtare nė fushėn e shkencave shoqėrore, e cila ka nisur tė botohet nė Shqipėri nga Universiteti Evropian i Tiranės, nėn drejtimin e dr. Fatos Tarifės. “SA” botohet dy herė nė vit, nė gjuhėn angleze dhe synon tė jetė njė dritare e rėndėsishme me botėn. Sipas kryeredaktorit tė kėsaj reviste, Tarifa, ideja pėr krijimin e njė reviste akademike nė fushėn e shkencave shoqėrore lindi nė vitin 1997, kur ai punonte pėr disertacionin e doktoraturės nė Universitetin e Karolinės sė Veriut (Chapel Hill) nė SHBA. Duke filluar nga vjeshta e vitit tė kaluar, kjo revistė ėshtė e asociuar me Universitetin Europian tė Tiranės dhe e ka redaksinė e saj nė kėtė universitet. “Qėllimi i kėsaj reviste, ėshtė tė ofrojė njė mundėsi “shkarkimi” pėr studime cilėsore tė kryera nga studiues tė shkencave sociale nė vendin tonė. Duke botuar punimet e tyre nė anglisht nė SA studiuesve shqiptarė u krijohet njė mundėsi reale, qė pėrpjekjet dhe arritjet e tyre akademike tė bėhen tė njohura jashtė vendit nė njė mėnyrė vėrtet profesionale”, - thotė Tarifa, ndėrsa shton se botimi i njė reviste tė tillė do tė jetė njė nxitje pėr studiuesit shqiptarė tė shkencave sociale, pėr tė ndėrmarrė studime nė tė mirė tė thellimit tė dijeve mbi realitetin tonė shoqėror. Por SA ofron njė burim tė vlefshėm informacioni pėr studiuesit dhe studentėt shqiptarė tė shkencave shoqėrore mbi drejtimet aktuale tė zhvillimit tė teorisė dhe tė metodologjisė sociologjike. “SA u ofron studiuesve dhe studentėve shqiptarė tė shkencave shoqėrore mundėsinė, qė tė njihet me studime cilėsore nė fushėn e sociologjisė dhe nė disiplina tė tjera tė afėrta, tė kryera nga disa prej sociologėve mė tė shquar nė ditėt tona dhe nga anėtarė tė tjerė tė komunitetit ndėrkombėtar tė sociologėve”, - vazhdon Fatos Tarifa. Ndėrkaq, kjo revistė do tė jetė njė mjet pėr shkėmbimin e ideve midis sociologėve shqiptarė dhe tė huaj. Faqet e revistės janė tė hapura pėr sociologėt shqiptarė e tė huaj. Çdo numėr i saj pėrmban njė vėllim prej 150 deri 200 faqe. Revista botohet tėrėsisht nė anglisht. Vetė botimi i saj ėshtė ilustrim i shkallės, nė tė cilėn ėshtė globalizuar bota e sotme. Anėtarė tė Bordit Editorial tė kėsaj reviste janė sociologė tė shquar nė kohėn tonė, tė cilėt u pėrkasin universiteteve mė tė mirė nė SHBA.


Pėrmbajtja
Çdonjėri nga numrat e revistės tė botuar deri mė sot, ashtu si edhe ata qė do tė pasojnė, pasqyron diversitetin e autorėve (shqiptarė, amerikanė, holandezė, anglezė, suedezė, kanadezė, gjermanė) dhe tė subjekteve tė trajtuara prej tyre (nga teoria sociologjike, te marrėdhėniet e sociologjisė me historinė, ekonominė, psikologjinė dhe disiplina tė tjera shoqėrore, te stratifikimi social, te zhvillimi dhe konsolidimi demokratik, tek traumat qė pasojnė konfliktet etnike, tek heteroseksualiteti human, te marrėdhėniet midis teokracisė, demokracisė dhe sekularizimit, tek shpjegimi i sentimenteve antiamerikane nė Evropė, te roli i komunitetit ndėrkombėtar nė tranzicionin postkomunist shqiptar, etj)


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos