Burgu i Burrelit, nga qelitė e ferrit, nė martesat VIP

 

BURREL/ HASAN PASHA

“Kėtu i thonė Burrel, ku hyn e nuk del...”. Kjo thėnie simbolizonte tmerrin e burgut tė Burrelit para viteve ’90, ku qindra vetė humbėn jetėn pas izolimit nga shteti monist. Nė ditėt e sotme, edhe pse konsiderohet burg i sigurisė sė lartė pėr tė dėnuar pėr vepra tė rėnda, jeta vazhdon. Aktivitete, takimet e rregullta me familjarė janė tė zakonshme pėr tė burgosurit, por tashmė tė zakonshme po bėhen dhe martesat brenda qelive.
Burgu i ngritur
nga Zogu
Burgu i Burrelit nisi tė ndėrtohej gjatė regjimit mbretėror tė Ahmet Zogut. Thuhet se mbreti kishte pėr qėllim tė punėsonte kėtu patriotėt e tij matjanė, kishte besim se ata do ta mbronin atė me fanatizėm dhe tė afėrmit e tė dėnuarve do ta kishin mė afėr burgun pėr tė vizituar njerėzit e tyre. Ështė pėrdorur pėr pak kohė si burg dhe nė vitin 1940 italianėt e kthyen nė kazermė pėr nevojat e tyre. Pas çlirimit tė vendit nė kėtė burg vuajtėn dėnimin njerėz tė shquar tė politikės dhe fesė. Asokohe ky burg ishte etiketuar si burgu i ferrit. Dy dhoma tė burgut tė Burrelit janė kthyer nė muze. Aty janė pasqyruar mjaft qartė prova tė dhunės sė padėgjuar ndaj tė dėnuarve si dhe mjaft tė tjera, qė faktojnė cili ishte burgu qė ishte pagėzuar me shprehjen: “Kėtu i thonė Burrel, ku hyn e nuk del”. Qelitė e vogla kishin vetėm njė dritare tė vogėl nga ku dielli e kishte tė vėshtirė tė hynte. Ish tė dėnuarit kanė deklaruar se nė njė gropė gjigante pas burgut varroseshin tė dėnuarit, duke e kthyer nė njė varr masiv. “Nė anė tė gropės nuk kishte asnjė lloj bimėsie, pėrveç njė qershie qė u bė simboli i vdekjes”. Nga viti 1946 deri nė vitin 1990 nė kėtė burg kanė vdekur tė paktėn 400 ish tė dėnuar.
Lejet e tė dėnuarve
Nėse dikur burgu i Burrelit konsiderohej si “Burgu i Ferrit”, tani kushtet e tė dėnuarve janė si nė tė gjitha institucionet e tjera tė vuajtjes sė dėnimit. Pėr drejtorin e kėtij institucioni, Shkėlqim Gjoçuka, kushtet kanė ndryshuar si nata me ditėn jo vetėm krahasuar me vitet ’90-tė, por kjo krahasuar dhe me njė vit mė parė. Ai deklaron se askush nuk guxon tė dhunojė tė dėnuarit. “Administrata zbaton me korrektėsi ligjin dhe kjo sjellje e gardianėve ka krijuar njė klimė mė tė mirė nė marrėdhėniet mes tė dėnuarve dhe gardianėve. Nuk bėhet fjalė pėr dhunė ndaj tė dėnuarve, deklaroi drejtori. Nuk kam lejuar askėnd tė shkelė ligjin duke vėnė dorė mbi tė dėnuarit, duke shkelur tė drejtat e tyre ligjore”. Sipas tij ėshtė bėrė kujdes pėr plotėsimin e kushteve nė qeli, ushqyerjen e tė dėnuarve, argėtim, ajrim, etj. Nėse para viteve 1990 nuk bėhej fjalė pėr leje tė sė dėnuarve, vetėm nė harkun kohor tė gjashtė muajve gjysma e tė dėnuarve janė dėrguar me leje nga administrata e kėtij burgu. “100 tė dėnuar janė dėrguar me leje nga ana jonė. Plotėsonin kriteret pėr t’u dhėnė leje dhe deri tani tė gjithė tė dėnuarit janė kthyer para afatit tė caktuar. Nė asnjė rast nuk na janė krijuar probleme. Gjykoj se edhe lejet e dhėna kanė ndikuar pozitivisht nė marrėdhėniet e mira mes administratės dhe tė dėnuarve”.
Martesat, tė zakonshme nė burg
Jo vetėm Myrteza Çaushi ėshtė martuar nė burgun e Burrelit. Drejtori i Burgut tė Sigurisė sė Lartė, Shkėlqim Gjoçuka, pohoi pėr gazetėn “Panorama” se gjatė tre muajve tė fundit tre tė dėnuar, madje me burgim tė pėrjetshėm, ose dėnime tė rėnda janė martuar duke qenė nė qelitė e burgut. Ai tha se nė çdo rast drejtoria e burgut ka zbatuar legjislacionin nė fuqi. Gratė e tė dėnuarve tė martuar brenda hekurave tė burgut vijnė rregullisht nė takimet speciale. “Nė çdo rast zbatojmė rregulloren e burgut, - tha drejtori Gjocuka. - Ushtrohen kontrolle tė rrepta fizike pėr kėdo qė kryen takime familjare apo speciale nė mjediset e brendshme tė Burgut”. Ndėrkohė tė dėnuarit, si ata tė martuar ashtu dhe personat e tjerė tė izoluar kanė mundėsi tė flasin nė telefon me njerėzit e tyre tė afėrm. Nė mjediset e brendshme tė burgut janė vendosur nga Telekomi disa kartofonė, tė cilėt shfrytėzohen mjaft mirė nga tė dėnuarit. “Tė gjithė tė dėnuarit i kemi pajisur me rregulloren e brendshme. Kjo na ka lehtėsuar punėn dhe tė shtuar mirėkuptimin mes administratės dhe njerėzve qė vuajnė dėnimin nė kėtė burg”, pohon Gjoçuka.


Viktimat e burgut tė Burrelit
Duke shfletuar historikun e kėtij burgu mėson se nga viti 1946 deri mė 1948 kanė vdekur mbi 200 intelektualė, mes tyre ish-kryeministri Koço Kote, ish-ministri i Arsimit, Xhevat Korça, ish-shefi i Shtabit tė Ushtrisė, Gjergj Kokoshi, Xhavit Leskoviku, drejtor i Bibliotekės Kombėtare, Arqile Tase, qė kishte kryer studimet nė “Harvard”, e shumė figura tė njohura tė Shqipėrisė.



Tė martuarit VIP

Myrteza Çaushi, i cilėsuar si “lideri” i Bandės sė Çoles nė Vlorė. Zani ėshtė dėnuar nga drejtėsia shqiptare me burgim tė pėrjetshėm pėr veprėn penale tė vrasjes, organizimit tė bandave tė armatosura, etj. Njė muaj mė parė ai u martua me vajzėn matjane Ariana Panxha, banorė e fshatit Vinjoll, komuna Lis. Pėr Zani Çaushin vazhdon gjykimi pėr akuza tė tjera nė Gjykatėn e Tiranės.

Behar Molla, 23-vjeçari nga fshati Zall Gjoçaj i Rrethit tė Matit  ėshtė dėnuar me 23 vite burg pėr veprėn penale tė vrasjes me paramendim dhe armėmbajtje pa leje. Molla akuzohet se ka vrarė me 28 shtator 2004, kushėririn e tij Gėzim Molla. Tė afėrmit e Beharit kanė “negociuar” me njė vajzė mjaft tė bukur, qė ka pranuar tė martohet me djalin matjan, i cili vazhdon ta konsiderojė veten tė pafajshėm.

Xhevahir Çupi, i dėnuar me 20 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vjedhjes me armė ėshtė martuar me njė vajzė nga Fieri, studente nė degėn e Psikologjisė. Sipas burimeve tė burgut, 30-vjeçari vizitohet herė pas here nga bashkėshortja e tij, njė vajzė simpatike dhe mjaft korrekte. Autoritetet e burgut sqarojnė se Çupi ėshtė njė i dėnuar, qė sillet mjaft mirė si me punonjėsit e administratės sė burgut ashtu dhe me bashkėvuajtėsit nė qeli.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos