Raporti i OKB-sė: Canabis nė Shqipėri kultivohet nė mjedise publike

Bordi Ndėrkombėtar i Kontrollit tė Drogave publikoi raportin vjetor. Shqipėria zė vendin e dytė nė Europė. Rrjetet e heroinės dhe tė kokainės

Albert Gjoka

Shqipėria ėshtė njė nga vendet e para nė Europė qė kultivon Canabis sativa, gjė qė bėhet edhe nė terrene publike. Njė fakt i tillė ėshtė pohuar nė raportin vjetor tė Bordit Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Drogave pėr vitin 2008, i bėrė publik dy ditė mė parė. Sipas tij, vendi listohet nė krye tė Europės Qendrore dhe Lindore pėr sasinė e kultivimit tė kėsaj lėnde narkotike. Po ashtu, nė raportin vjetor qė pėrmban tė dhėnat deri nė nėntor tė vitit tė kaluar thuhet qartė se Shqipėria ėshtė pjesė e rrjetit jugor ballkanik tė trafikimit tė drogave tė forta nga Lindja drejt Perėndimit. Njė tjetėr sinjal qė japin ekspertėt e Kombeve tė Bashkuara ėshtė shtimi i substancave qė pėrdoren pėr prodhimin e drogave sintetike, pėr tė cilat qeveritė e rajonit duhet tė marrin masa urgjente.
Canabis nė Shqipėri dhe Europė
“Nė vendet e Europės Lindore dhe Qendrore, Shqipėria ėshtė vendi ku kultivohet mė shumė bima e Canabisit”, - thuhet nė raportin vjetor tė Bordit Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Narkotikėve. Sipas statistikave tė kėtij institucioni, pas vendit tonė vijnė: Mali i Zi, Moldavia, Serbia, Maqedonia dhe Ukraina. “Tė dhėnat pėr Shqipėrinė flasin se parcelat e Canabisit janė kultivuar nė terrene publike”, - thotė raporti, gjė qė nuk konstatohet nė shtete tė tjera. Europa ėshtė rajoni me tregun mė tė madh tė paligjshėm edhe pėr rrėshirėn e Canabisit.
Bordi thotė se pėrdoruesit mė tė shumtė tė Canabisit nė Europė janė nė Danimarkė, Francė, Itali dhe Britaninė e Madhe. Canabis ėshtė droga me tė cilėn abuzohet mė gjerėsisht nė Europė. Sipas Qendrės Europiane pėr Monitorimin dhe tė Droguarit, rreth 71 milionė njerėz tė moshave 15-64 vjeē kanė provuar Canabis gjatė gjithė jetės sė tyre dhe rreth 7% e pėrdorin atė pėr shumė vite.
Rrjetet e kokainės dhe heroinės
Europa mbetet tregu i dytė mė i madh i kokainės nė botė. Trafikimi i kokainės pėrmes Europės Lindore drejt Europės Perėndimore ėshtė rritur nė mėnyrė domethėnėse gjatė viteve tė fundit. Shuma totale e kokainės sė konfiskuar nė Europėn Lindore ėshtė rritur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme gjatė vitit 2007, kryesisht, si rezultat i kapjes sė sasisė prej 480 kilogram nga zyrtarėt e doganave nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. Rritja e numrit tė ngarkesave tė kokainės nga Amerika e Jugut te vendet e Europės Lindore ėshtė pjesė e njė zhvillimi tė ri nė trafikimin e kokainės. Gjithnjė e mė shumė sasi kokaine po futet nė Perėndim, duke kaluar nga Europa Lindore. Trafikantėt pėrdorin linjėn qė ėshtė pėrdorur deri tani pėr trafikun e lėndėve tė tjera narkotike, duke kaluar pėrmes Ballkanit.
Ndėrsa pėrdorimi i heroinės nė tregjet e ndaluara tė Europės e ka zanafillėn nė Afganistan dhe futet brenda saj pėrmes dy rrjeteve kryesore: njėri ėshtė rrjeti ballkanik, apo e ashtuquajtura “linja e mėndafshtė”, - rruga Azi Qendrore, brenda Federatės Ruse dhe nga atje te vendet nė Europė. Linja e Ballkanit vazhdon tė mbetet rruga kryesore qė pėrdoret pėr trafikimin e heroinės nga Europa Lindore pėr t’u hedhur nė atė Perėndimore. I ashtuquajturi rrjeti ballkanik verior kalon pėrmes Turqisė, Bullgarisė, Rumanisė, Hungarisė dhe mė pas Austrisė. Ky rrjet ėshtė pėrdorur nė mėnyrė tė shpeshtė gjatė vitit 2007. Kėtė e tregojnė tė dhėnat sipas tė cilave ka kaluar pėrmes kėsaj rruge mė shumė se 2.5 tonė heroinė pėr njė vit. I ashtuquajturi rrjeti jugor ballkanik e ka kokėn nga Greqia, pėrmes Shqipėrisė dhe veē kėsaj edhe Maqedonisė drejt Italisė. Kjo linjė duket se ėshtė pėrdorur mė pak nga trafikantėt gjatė vitit 2007 se sa nė vitet e kaluara.
Pėrpunimi dhe konsumi i drogave
Europa mbetet rajoni me tregun e dytė mė tė madh nė botė pėr lėndė narkotike. Nė Europėn Lindore, tregu i paligjshėm i narkotikėve ka vazhduar tė zgjerohet. Sipas pėrllogaritjeve tė UNODOC, nė kėtė rajon ka 2 milionė pėrdorues tė lėndėve narkotike. Statistikat flasin pėr shifra tė njėjta ose nė rėnie tė numrit tė pėrdoruesve nė Europėn Qendrore apo Perėndimore dhe pėr rritje nė Federatėn Ruse apo nė vendet e tjera tė Lindjes dhe Juglindjes. Raporti i BNKD-sė thotė se “nė Europėn Perėndimore mbetet problem shtimi i ndjeshėm i numrit tė tė rinjve qė pėrdorin heroinėn”. Njė tjetėr problem qė konstaton bordi ėshtė se “vazhdon tė rritet numri i fabrikave tė ndaluara qė pėrgatisin drogat sintetike nė Europėn Qendrore dhe Lindore. Vetėm Rusia ka 57% tė numrit tė laboratorėve nė tė gjithė Europėn. Laboratore ka edhe nė Ēeki, si dhe nė Bullgari, Lituani, Moldavi, Sllovaki dhe Ukrainė.
E njėjta gjė ėshtė me anhidritin acetik, qė pėrdoret nė prodhimin e paligjshėm tė heroinės qė kalon nė tė njėjtat linja nga Afganistani, Europa Juglindore dhe Lindore. Bordi kėrkon nga qeveria qė tė zbatojė Rezolutėn 1817 tė miratuar nė vitin 2008 nga Kėshilli i Sigurimit.
Disa raporte tė agjencisė apo institucioneve tė specializuara e kanė ngritur si shqetėsim kultivimin e lėndėve narkotike tė ndaluara nė Shqipėri, si dhe kthimin e vendit nė njė pikė tranziti pėr trafikimin e drogave tė llojeve tė ndryshme nga Lindja drejt Perėndimit. Pėrsa i pėrket kultivimit tė Canabisit, Shqipėria ka marrė njė “njollė tė zezė” me Lazaratin nė Jug tė vendit. Ndėrsa kėtė vit pati edhe zona tė tjera si Vlora, Shkodra apo ndonjė rreth tjetėr, ku u shtua nė mėnyrė tė ndjeshme kultivimi i lėndėve narkotike nga shqiptarėt.



Italia, me njė plan tė ri veprimi

Nė janar tė vitit 2008, qeveria italiane adoptoi njė plan tė ri kundėr drogės qė mbulon pesė fusha: koordinimin, reduktimin e kėrkesės, reduktimin e furnizimit, bashkėpunimin ndėrkombėtar dhe informacionin dhe trajnimin, kėrkimin dhe zhvillimin. Plani pėrfshin 66 masa tė parashikuara pėr t’u zbatuar nė vitin 2008 dhe qė do tė pasohet nga njė tjetėr plan pėr njė periudhė 4-vjeēare 2009-2012.






REKOMANDIME

Qeveritė duhet tė sigurojnė zbatimin mė efektiv tė konventave ndėrkombėtare pėr kontrollin e drogės.

Qeveritė duhet tė bėjnė investime mė tė mėdha nė parandalimin e drogės, sidomos te tė rinjtė apo shtresat e varfra.

Qeveritė duhet tė studiojnė dhe riparojnė mospėrputhjet e ligjeve tė brendshme me konventat ndėrkombėtare.

Qeveritė duhet tė studiojnė modelet e panaireve tregtare pėr tė pasur akses nė produktet qė pėrmbajnė lėndė narkotike.

Qeveritė duhet tė miratojnė dhe pėrdorin konventat ndėrkombėtare pėr ndalimin e shpėrndarjes sė drogės pėrmes internetit.

Bordi nxit qeveritė qė tė mbėshtesin nismat shumėpalėshe pėr tė luftuar kundėr krimit elektronik (cybercrime).



Viti 2009 shėnon 100-vjetorin e ndalimit publik tė drogės

Viti 2009 shėnon 100-vjetorin e ndalimit ligjor tė pėrdorimit tė drogės nė tė gjithė botėn. Deri nė atė kohė, droga pėrdorej nė shkallė tė gjerė dhe me pėrdorimin e saj abuzohej. Nė Kinė konsumohej njė lloj droge e ngjashme me morfinėn, nė njė sasi prej 3000 tonė nė vit, ndėrsa nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės 90% e drogės pėrdorej pėr arsye jomjekėsore. Pėr herė tė parė, nė vitin 1909 u mblodh nė Shangai Komisioni Ndėrkombėtar i Opiumit, i cili shėnoi fundin e dekadės sė heshtjes nė drejtim tė problemeve qė po u shkaktonte droga njerėzve nė mbarė botėn. Sot ka tri konventa kryesore ndėrkombėtare pėr kontrollin e drogės: “Konventa unike pėr drogat” e vitit 1961, “Konventa e substancave psikotropike” e vitit 1971 dhe “Konventa e Kombeve tė Bashkuara kundėr ndalimit tė trafikimit pėr drogat dhe substancat psikotropike”. Rreth 95 pėr qind e shteteve anėtare tė OKB-sė i kanė pranuar kėto marrėveshje ndėrkombėtare. “Rregullat dhe ligjet kundėr drogės nuk janė ilaē qė shėrojnė sėmundjet. Ato, tė vetme, nuk mund tė parandalojnė trafikimin apo abuzimin e drogės”, - thotė presidenti i Bordit Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Narkotikėve, Hamid Godse (Hamid Ghodse) nė parathėnien e raportit tė kėtij viti.




21 Shkurt 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos