Dhuna e krimi nė familje, policia krijon njė sektor tė veēantė

Policia e Tiranės krijon sektor tė veēantė pėr mbrojtjen e tė miturve dhe dhunėn nė familje. Dje, nė ambientet e Pallatit tė Kongreseve, u zhvillua analiza e veprimtarisė sė punės sė strukturave tė policisė sė kryeqytetit, ku bie nė sy ndryshimi i strukturės. Ndėrsa, pėr herė tė parė, Policia e Tiranės do tė ndėrtojė njė strategji vjetore pėr pėrfshirjen nė tė gjithė veprimtarinė e saj tė filozofisė dhe praktikės sė policimit nė komunitet. "Ky prioritet do tė synohet tė arrihet kryesisht nėpėrmjet: ndėrgjegjėsimit tė specialistėve tė policisė nė zona, pėr tė njohur sa mė mirė problematikat nė territoret qė mbulojnė, si tė vetmet autoritete qė kanė detyrė tė drejtpėrdrejtė pėr vendosjen e urave lidhėse me publikun, ngritjes, aty ku nuk ka dhe vėnies nė eficensė aty ku janė ngritur, tė "bordeve pėr parandalimin e krimit", nė mėnyrė qė nė pėrcaktimin e strategjive dhe objektivave tona t‘i referohemi asaj se ēfarė publiku kėrkon nga Policia", tha drejtuesi i Policisė sė Tiranės, Muhamet Rrumbullaku. Motoja e dhunės nė familje Sipas drejtorit tė Policisė sė Tiranės, nėn moton: "Zgjidh njė konflikt, tė fitojmė njė jetė", gjatė vitit qė vjen orientimi i punės do tė gjejė njė shtrirje tė gjerė edhe nė drejtim tė njohjes dhe zgjidhjes sė konflikteve. Sipas tij, "sherret nė familje" mund tė zgjidhen nėpėrmjet evidentimit dhe mbajtjes nė kontroll tė konflikteve, si njė ndėr burimet kryesore tė krimit kundėr personit, qė jo nė pak raste ka rezultuar fatal pėr jetėn e palėve nė konflikt; evidentimit dhe goditjes sė krimit dhe dhunės nė familje, si njė ndėr shfaqet mė arkaike tė shoqėrisė sonė. "Nė lidhje me kėtė fenomen, do tė kėrkonim nga struktura qė kanė iniciativė ligjvėnėse tė ndėrmerrnin hapa konkretė nė mbėshtetje tė gruas, fėmijėve dhe individėve nė pamundėsi pėr t‘u mbrojtur. Struktura e posaēme pėr hetimin e dhunės nė familje dhe krimet ndaj dhe/ose tė kryera nga tė miturit, do t‘i japė njė impakt tė ri kėtij drejtimi tė punės sonė", tha Rrumbullaku. Sipas tij, bashkėpunimi edhe me faktorė tė tjerė brenda dhe jashtė organizatės policore, pėr marrjen e informacionit, trajtimit dhe rehabilitimit tė viktimave do tė plotėsojė angazhimin tonė pėr shėrimin e kėsaj plage shoqėrore. Harta e krimit nė Shqipėri Drejtuesit e Policisė sė Tiranės thanė se programi pilot i filluar gjatė vitit nė vijim, pėr ndėrtimin e hartave tė gjeografisė sė krimit, ėshtė nė fazat pėrmbyllėse tė tij, e ky objektiv tashmė thuajse ėshtė realizuar. "Aktualisht janė gjetur donatorėt, hartuar programe dhe trajnuar personeli, i cili do tė punojė me pėrpunimin e hartave tė gjeografisė sė krimit nė qytetin e Tiranės, rezultatet e para tė tė cilave do t‘i kemi qysh nė fund tė gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2008. Rezultatet qė do tė marrim nga ky aplikim i ri, do tė na shėrbejė pėr tė identifikuar pikat e nxehta dhe menaxhuar e administruar mė mirė shėrbimet policore tė kontrollit tė territorit dhe ato inteligjente", tha Mehmet Rrumbullaku gjatė analizės. Sipas tij, tashmė jemi plotėsisht tė pėrgatitur, qė jo vetėm tė jemi prezentė me shėrbime policore nė periferi, por tė organizojmė punėn me shėrbime permanente dhe prezencė numerike nė pėrpjesėtim tė drejtė me problematikėn. "Eksperienca e testuar tashmė, pas riorganizimit tė shėrbimeve tė natės, ku situata dominohet totalisht nga shėrbimet tona, na bind pėr suksesin e pritshėm", tha drejtori i Policisė sė Tiranės. Patrulla e Pėrgjithshme Drejtori i Policisė sė Tiranės tha se sfidė tjetėr e jona ėshtė dhe mbetet ndryshimi i filozofisė dhe teknikės sė kontrollit tė territorit, nga ato tradicionale, tek aplikimi total i patrullės sė pėrgjithshme. "Nė bashkėpunim me partnerėt tanė ndėrkombėtarė, Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė ka marrė pėrsipėr hedhjen nė treg tė kėtij produkti tė ri tė policimit modern. Rezultatet qė ka prezantuar deri tani ky lloj organizimi shėrbimi, adaptuar eksperimentalisht nė repartin "Shqiponja", na shtyjnė qė brenda muajve tė parė tė vitit 2008, kėtė formė organizimi ta shtrijmė nė tė gjithė komisariatet brenda juridiksionit tonė tokėsor", deklaroi drejtori. Policia nė menaxhim: "Kush dėshton nė planifikim, ka planifikuar tė dėshtojė" Njė tjetėr moto ėshtė "hedhur nė treg" nga Policia e Tiranės pėr vitin 2008, pėr sa i pėrket menaxhimit tė punės dhe vlerėsimit tė punonjėsve tė saj. Drejtori i Policisė sė Tiranės, Muhamet Rrumbullaku, tha dje se: "Nėn moton ‘kush dėshton nė planifikim, ka planifikuar tė dėshtojė‘, e gjithė struktura e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut do t‘i nėnshtrohet njė vlerėsimi realist e objektiv tė gjendjes sė rendit e sigurisė nė qark, mbi bazėn e tė cilit do tė hartohen detyrimet konkrete pėr tė ardhmen. Sipas tij, kjo disiplinė pune do tė shtrihet deri nė nivelet mė tė ulėta dhe do tė kapė tė gjitha aspektet e aktivitetit dhe veprimit policor dhe administrativ. "Disiplina formale dhe ajo e punės, do tė jenė prioritet tjetėr i punės sonė pėr vitin nė vazhdim. Vėmendje e veēantė do t‘i kushtohet jo vetėm nė shfrytėzimin maksimal e me rendiment tė kohės sė punės, por edhe nė aplikimin e metodave tė matshmėrisė sė veprimtarisė sė gjithsecilit. Politika e personelit, si edhe deri mė tash, do tė synojė dhe tregojė qė do tė promovohen vetėm ata punonjės policie, tė cilėt nė veprimtarinė dhe aktivitetin policor janė etikė, profesionalė, ligjorė, tė motivuar, me integritet dhe qė nė tė gjitha rastet plotėsojnė standardet e "sistemit tė vlerave" pėr ecjen nė karrierė", tha Rrumbullaku. Mė tej, pohoi se qėndrim po kaq rigoroz do tė mbahet edhe pėr rastet e prezantimit tė antivlerave nė tė gjithėa aspektet qė u pėrmendėn mė lart. Ai tha se ligji i ri "Pėr Policinė e Shtetit" garanton realizimin e kėtij synimi. Njė prokuror pranė Policisė sė Tiranės Niveli i bashkėpunimit me prokurorinė, si pjesė e organit procedues dhe rezultatet e vitit 2007, kanė krijuar njė bazament solid pėr tė unifikuar qėndrimin dhe veprimin hetimor ndėrmjet dy strukturave. Kohėt e fundit, ėshtė rėnė dakord me drejtuesit lokalė tė prokurorisė, qė pėr drejtimin, kontrollin, monitorimin dhe ndihmėn e shėrbimeve tė policisė gjyqėsore, nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė ushtrojė veprimtarinė e tyre njė prokuror, qė do tė autorizojė veprimet emergjente tė policisė. Gjatė kėtij viti, synojmė qė prokuroria tė delegojė mundėsisht deri nė masėn 100% tė ēėshtjeve tė krimit tė organizuar, me objektiv mė afatgjatė delegimin e gjithė hetimit shėrbimeve tė policisė gjyqėsore. Dervishi: Dhuna nė familje, pėrgjegjėsi jo vetėm e policisė Duhet tė merren masa pėr eliminimin e praktikės sė tė drejtės zakonore nė zgjidhjen e konflikteve familjare Pėrgjegjėsia pėr parandalimin e krimit nė familje nuk mund tė jetė vetėm e policisė. I kėtij mendimi ėshtė ish-drejtori i Policisė sė Tiranės, Albert Dervishi. Nė njė intervistė pėr "Shqip", ai konfirmon se kjo kategori krimi ka ardhur nė rritje tė vazhdueshme, duke u kthyer nė njė shqetėsim serioz pėr shoqėrinė, por pėr parandalimin e saj duhen masa komplekse, tė cilat angazhojnė jo vetėm strukturat shtetėrore, por edhe komunitetin. Dervishi shprehet kundėr rikthimit tė dėnimit me vdekje, duke theksuar se dėnimi taksativ pa limite minimum-maksimum, me tė cilat tė abuzohet nė mėnyrė subjektive, mund tė ishte mė efikas nė kėto momente. Ditėt e fundit ka pasur disa ngjarje tė rėnda qė kanė rikthyer nė vėmendjen e publikut fenomenin e dhunės dhe krimit brenda familjes. Si ekspert i policisė, nė ē‘nivele mendoni se ėshtė aktualisht ky fenomen? Personalisht e shoh me shumė shqetėsim problemin e dhunės nė familje, e kryesisht ndaj femrės shqiptare dhe me gjithė punėn qė bėhet nga institucionet shtetėrore dhe ato joqeveritare, konstatoj se shifrat janė nė rritje. Nė bazė tė tė dhėnave zyrtare, rezulton se nė vitin 2006, rreth 10% e krimeve ishin krime tė cilat kanė prekur femrat, kundrejt njė rritje tė vogėl nga viti 2005. Dhe besoni, ky ėshtė kriminaliteti i denoncuar nė strukturat e policisė, pasi ka mjaft raste tė tjera, tė cilat pėr shkak tė njė sėrė faktorėsh, nuk denoncohen nė polici. Veprat penale mė tipike tė evidentuara shtrihen nė marrėdhėniet bashkėshortore, ku nė rreth 43% e tė gjitha veprave penale, burri dhunon gruan. Nė analizė tė kėtyre shifrave, rezulton se problemi i dhunės familjare pėr shoqėrinė tonė, ende ėshtė njė shqetėsim serioz, sidomos krimi i vrasjes, ku nė mėnyrė tė pėrafėrt, pėr ēdo vit vrasjet nė familje zėnė rreth 30% tė krimit tė vrasjes nė shkallė vendi. Cila ėshtė pėrgjegjėsia direkte e strukturave tė Policisė dhe a ėshtė ajo e pėrgatitur pėr ta pėrballuar kėtė situatė? Nisur nga misioni dhe pėrgjegjėsia qė ligji ka parashikuar, policia nuk mund tė shmanget nga pėrgjegjėsia kryesore. Detyrimi i saj ėshtė nė drejtim tė parandalimit tė veprave penale kundėr dhunės nė familje dhe kapjes sė autorėve tė tyre, por, gjithsesi, ajo nuk ėshtė e vetme nė kėtė detyrim. Mendoj se nga Policia e Shtetit janė marrė disa masa tė rėndėsishme organizative dhe strukturore, pėr tė ndėrtuar strukturat pėrkatėse, madje janė bėrė trajnime tė kėtyre strukturave, janė pėrcaktuar edhe disa module nė Akademinė e Policisė pėr trajnimin e kursantėve etj., por mendoj se nuk ėshtė kjo e gjitha qė duhet bėrė. Krahas mentalitetit frenues tė vetė tė dėmtuarve apo dėshmitarėve tė pėrfshirė nė njė vepėr penale, mendoj se duhet parė mospėrgatitja e policisė pėr tė ndėrhyrė nė rastet e konflikteve tė tilla, gjė qė bėn qė nė evidencat operative tė regjistrohen vetėm raste sporadike mjaft tė rėnda, kryesisht rrahje e rėndė, kanosje e plagosje. Edhe nė zonat e populluara nė qytete, ku mjetet e informimit masiv, veprimtaria e organizatave joqeveritare nė ndihmė tė gruas, tė fėmijėve, tė moshuarve ėshtė mė e madhe, kėto tė dhėna janė tė mangėta, jo se mungon veprimtaria sensibilizuese, por sepse ekziston klima e mosbesimit ndaj kėtyre organizatave, punonjėsve tė Policisė sė Shtetit apo strukturave tė tjera. Gruaja nė zonat rurale ndodhet ende e pambrojtur, si nga opinioni frenues e patriarkal, ashtu dhe nga policia, e cila frenohet tė ndėrhyjė e tė parandalojė aktet e dhunės brenda gjirit tė familjes. Parlamenti nė fund tė vitit 2006 ka miratuar ligjin "Pėr masa ndaj dhunės nė marrėdhėniet familjare", i cili ka hyrė nė fuqi nė 1 qershor 2007. Por, rezultatet e dėshiruara nuk kanė ardhur, ēka tė bėn tė mendosh se duhet marrė mė seriozisht zbatimi i tij nė praktikė. A ka njė strategji tė qartė veprimi Policia lidhur me mėnyrėn se si duhet tė reagojė pėr ta parandaluar kėtė fenomen? Nė strategjinė e Policisė sė Shtetit, 2007-2013, pranohet rritja e rasteve tė krimit nė familje dhe fakti qė Policia duhet tė marrė njė pėrgjegjėsi mė tė madhe pėr identifikimin dhe parandalimin e kėtij fenomeni. Nė kėtė kėndvėshtrim, mendoj se e rėndėsishme ėshtė ndėrtimi i partneritetit me aktorėt e tjerė qė kanė detyrime, si ato shtetėrore, tė shoqėrisė civile, komunitetin etj., sidomos nė ato zona, rrethe e qarqe, tė cilat janė mė problematike, nė drejtim tė parandalimit tė dhunės familjare. Detyrimet qė janė pėrcaktuar nė ligje, nė strategjinė e Policisė, nė strategjinė kombėtare "Pėr parandalimin e dhunės nė familje", etj., dhe nė analizė serioze tė gjendjes sė krijuar, duhet tė bėjnė mė efektive dhe tė dukshme masat e Policisė. Ndryshimet strukturore tė bėra nė kėtė organ, si nė nivelin qendror, ashtu dhe nė atė vendor, reformat dhe shkurtimet e realizuara pėr ēfarėdo lloj motivesh, si dhe emėrimet e personelit profesional apo joprofesional, nuk duhet tė zbehin dhe tė ulin sadopak nivelin e asaj pune qė ėshtė arritur nė vite nga strukturat e policisė. Mendoj se duhet tė merren masa pėr eliminimin e praktikės sė tė drejtės zakonore nė zgjidhjen e konflikteve familjare, apo zbatimin e kodeve tė pashkruara dhe diskriminuese ndaj grave. Nga ana e strukturave tė Policisė sė Shtetit, duhet tė garantohen tė drejtat e grave dhe vajzave, gjatė kohės qė mbahen nė Polici, pėr njė avokat, vizitė nga njė mjek, nėse e dėshiron, pėr tė informuar familjet ose tė afėrmit pėr arrestimin e tyre, vendin ku mbahen, kontrollin trupor tė tyre etj. Zėrat pėr forcim tė legjislacionit pėr dhunėn nė familje kanė ardhur duke u shtuar dhe pėr kėtė ēėshtje ka ndėrhyrė edhe Kryeministri i vendit, ndėrkohė qė nuk mungojnė ata qė kėrkojnė rikthimin e dėnimit me vdekje. Cila zgjidhje mendoni se do tė ishte mė efikase dhe mė e pranueshme? Sigurisht qė mbėshtes qėndrimin jo vetėm tė Kryeministrit tė Shqipėrisė, pėr tė vendosur dėnime taksative dhe jo me limite minimum-maksimum, me tė cilat tė abuzohet nė mėnyrė subjektive. Nė kėtė rast, dėnimi me burgim tė pėrjetshėm i autorėve qė kryejnė krimin e vrasjes ndaj femrave, mund tė ishte njė zgjidhje optimale. Kjo mendoj se do tė jetė njė masė tepėr efikase dhe parandaluese dhe njėherėsh do t‘i ndėrgjegjėsojė edhe mė shumė autorėt (ata burra e djem "trimoshė", qė matin forcėn ndaj gruas, motrės, nėnės, tė dashurės sė tyre, me grykėn e armės, duhet tė kenė frikė nga pėrballja me burgimin e pėrjetshėm). Natyrisht, sot nė Shqipėri po flitet dhe diskutohet shumė pėr mundėsinė e kthimit tė dėnimit me vdekje, edhe pėr njė periudhė kohe disavjeēare. Parė nė efektet "drithėruese" qė sjell ky dėnim, tė cilat mendohet se mund tė parandalojnė krimin e ashpėr, nėse ai vendoset, gjen mbėshtetjen edhe nga shtresa tė gjera tė popullsisė nėpėrmjet sondazheve qė kryhen. Ajo qė unė dua tė them, ėshtė qė nuk duhet qė Shqipėria tė bėjė kthim mbrapa. Ne duhet tė shohim tė ardhmen me guxim pėrpara, duke i thėnė "Jo", dėnimit me vdekje dhe nė kuadrin e reformimit tė sistemit tė drejtėsisė dhe tė legjislacionit penal, politika tė gjejė forma tė tjera ndėshkimi, pėr autorėt e kėtyre krimeve. Pėr mua, thelbi i parandalimit tė kėsaj kategorie krimi duhet tė jetė: Heshtja ėshtė armik. Dhuna nė familje mbyll nė vetminė e shtėpisė, shkakton viktimat e veta dhe mbjell farė te tė rinjtė, dėshmitarė tė brezit tė ardhshėm. Kjo dhunė, e cila ėshtė njė akt kriminal - ėshtė mjaft e pėrhapur dhe nė rritje, si rezultat i rėnies sė vakumit shoqėror, tė krijuar nga tranzicioni. Prandaj lypsen masa tė shpejta, efikase dhe gjithėpėrfshirėse.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos