MASH pėrcakton datat dhe rregullat pėr provimet e lirimit

Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės bėnė tė ditur se, nxėnėsit e klasave tė 9-ta do ta mbyllin vitin shkollor mė 5 qershor 2009, pasi kanė provimet e Lirimit, ndryshe nga tė gjithė nxėnėsit e arsimit bazė, pėr tė cilėt, viti shkollor pėrfundon mė 28 gusht. MASH publikoi dje udhėzimin e posaēėm, i cili pėrcakton se Drejtoritė Arsimore Rajonale, Zyrat Arsimore dhe Drejtoritė e Shkollave duhet tė marrin tė gjitha masat qė viti mėsimor 2008-2009 pėr klasat e 9-ta tė mbyllet me programe tė realizuara brenda datės 5 qershor 2009, duke shfrytėzuar orėt nė dispozicion dhe ditėt e shtuna. Notat pėrfundimtare pėr ēdo lėndė tė nxirren brenda datės 5 qershor 2009. Periudha e zhvillimit tė sesionit tė parė tė Provimeve tė Lirimit, sipas udhėzimit tė MASH-it,  ėshtė nga data 6 qershor-27 qershor, 2009. Nxėnėsit e klasave tė 9-ta do tė testohen pėr Gjuhė shqipe dhe lexim letrar mė 13 qershor 2009 dhe nė Matematikė, nė 20 qershor 2009. Ndėrsa pėr sesionin e dytė tė provimeve tė lirimit, udhėzimin parashikon data tė tjera. Kėshtu nxėnėsit qė nuk do tė kalojnė nė sesionin e parė tė provimeve tė lirimit, do t'i rijapin ato nė datat 1-5 shtator, 2009. Burime nga MASH bėnė tė ditur se kėtė vit do tė ndryshojnė edhe procedurat e dhėnies sė Provimeve tė Lirimit. Reforma e ndėrmarrė nė arsimin bazė, ėshtė shoqėruar dhe me njė sėrė ndryshimesh tė reja qė do tė aplikohen nė rregulloren e provimit tė lirimit nė klasat e IX-ta. Specialistė e MASH pohuan se tashmė ėshtė firmosur nga kreu i kėtij institucioni rregullorja e re, e cila pėrcakton qė provimet e klasave tė IX-ta, do tė jenė tė ngjashme me ato qė zhvillohen nė Maturėn Shtetėrore. Risia e kėsaj rregullore do tė jetė fakti qė provimet nuk do tė bėhen mė nga mėsuesit e shkollave tė tyre, por ashtu si dhe pėr maturėn shtetėrore, kontrolli i dijeve tė tyre do tė bėhet nga mėsues tė jashtėm, nga shkollat e tjera tė rrethit. Kėshtu nė mbyllje tė kėtij viti mėsimor, nxėnėsit e klasave tė nėnta do tė japin provimet e lirimit, tė cilat do tė mbikėqyren dhe do tė vlerėsohen nga mėsues tė shkollave tė tjera, dhe jo nga mėsuesit e shkollave tė tyre siē ėshtė vepruar deri mė sot.

Email This Klikime: 1

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos