Telefonia mobile, sot tenderi pėr operatorin e katėrt celular

Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit zhvillon sot tenderin pėr operatorin e katėrt celular nė Shqipėri. Shtimi i njė operatori tė ri mobil nė treg do tė mundėsojė edhe uljen e tarifave pėr telefoninė celulare, pasi konkurrenca nė treg do ofrojė edhe ēmime tė leverdishme pėr konsumatorėt. AKEP parashikon njė ēmim mesatar prej 10 lekėsh pėr minutė, duke iu referuar edhe metodologjisė sė re, tė miratuar sė fundmi nė shtator 2008. Kompania qė do tė ofrojė tarifat mė tė ulėta tė bisedave telefonike do tė ketė mė shumė mundėsi pėr tė fituar tenderin pėr operatorin e katėrt celular nė vend. Sipas burimeve zyrtare tė Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, vlerėsimi i ofertave do tė kryhet nė bazė tė ēmimit tė ofertės, kohės sė mbulimit me shėrbim nė shkallė gjeografike, tarifės sė shportės sė shėrbimeve, si dhe nė bazė tė aftėsive dhe eksperiencės qė ka kompania. Ekspertė tė telekomunikacionit shpjegojnė se me hyrjen e operatorit tė katėrt nė treg, konsumatorėt do tė kenė mundėsi qė tė komunikojnė mes tyre me tarifa mė tė lira se tani. Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė tregut, qeveria ka miratuar metodologjinė e rregullimit tė tarifave tė operatorėve tė telefonisė celulare dhe “Albtelekom”, duke vendosur ēmime tavan pėr kompanitė. Sipas kėsaj metodologjie, janė reduktuar me 20 pėr qind shpenzimet e konsumatorėve gjatė vitit 2008, si dhe do tė ketė njė reduktim prej 20 pėr qind brenda kėtij viti. Prej gati njė viti nė tregun vendas operojnė tri kompani celulare AMC, “Vodafone” dhe “Eagle Mobile”, konkurrenca e tė cilave ka sjellė reduktim tė tarifave deri me 15 lekė pėr minutė. Shqipėria numėron rreth 2.5 milionė abonentė.



HEC-et mbi Devoll, Kuvendi diskuton projektligjin



Kuvendi diskutoi tė enjten projektligjin "Pėr miratimin e kontratės sė koncesionit, ndėrmjet Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, si autoritet kontraktues dhe AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower sh.a, si bashkėkoncesionarė, pėr projektin, financimin, ndėrtimin, marrjen nė pronėsi, shfrytėzimin, mirėmbajtjen dhe transferimin e projektit tė hidrocentralit nė lumin Devoll, nė Republikėn e Shqipėrisė”. Projekti pėr kontratėn e koncesionit pėr kaskadėn e Devollit ėshtė konsideruar si mė i madhi nė Evropė nė fushėn e energjisė elektrike ujore. Ai parashikon ndėrtimin e tre hidrocentraleve, pėrfshirė hidrocentralin e Banjės nė kaskadėn e lumit Devoll, sipas njė sistemi qė bazohet nė ndėrtimin e 60 kilometrave tunel, i cili do tė shmangė pasojat e sedimenteve tė shumta qė sjell ky lum. Kompanitė partnere do tė planifikojnė dhe ndėrtojnė tre hidrocentrale me rezervuar, prodhim dhe nė kohė piku me kapacitet prej rreth 340 MW dhe njė prodhim mesatar prej rreth 1.000 GWh. Tre hidrocentralet qė do tė ndėrtohen janė: Lozhan-Grabovė me fuqi 173 MW, Skėnderbegas-Driza, me fuqi 138 MW dhe Banjė me fuqi 28 MW. Projekti me njė investim prej rreth 1 miliard euro siguron shfrytėzim afatgjatė tė ujėrave tė lumit Devoll, ēka pėrbėn epėrsinė mė tė madhe tė tij.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos