Letėrsia e absurdit – Kamy dhe Kongoli



Pėr tė gjithė e nė tė gjitha pikėpamjet kam qenė e jam njeriu kot, i humbur.

Jam i humbur / I huaj ndaj tė gjithėve.

I humbur jam midis qiellit tė bardhė dhe monotonisė sė ngjyrave.



Vepra e Albert Kamysė hapi rrugė tė veēantė nė letėrsinė botėrore. Letėrsia e tillė, e absurdit, pushtoi gjeninė krijuese nė shekullin XX. Termi kamyjen pati ndikim tė madh tek autorėt e mėtutjeshėm, duke e bėrė aktuale temėn e absurdit. Veēanėrisht “I huaji” qe kulminacioni i dominimit. Kjo frymė u pėrhap edhe nė krijimtarinė letrare shqiptare. Autori shqiptar qė e realizoi mirė letėrsinė e absurdit ėshtė Fatos Kongoli. Ndikimi kamyjen shfaqet nė veprėn e titulluar “I humburi”. Kamy evokon njeriun e huaj tė shekullit XX, ndėrkaq Kongoli njeriun e humbur tė shekullit XXI. Shqipėria e viteve ‘70, nė njė periudhė gati 40-vjeēare, dominon romanin e Kongolit. Si rrėfyes tė ngjarjes Kongoli ka narratorin Thesar Lumi. Rrėfimi zhvillohet duke u pėrcjellė me rrethanat dhe ngjarjet e kohės. Esencė janė ngjarjet personale, tė heroit rrėfimtar, me pėrmasa absurde. Ideja e tė humburit nė kėtė botė e pėrshkon tėrė romanin e Kongolit. Rrėfimi hapet si tragjicitet shpirtėror i narratorit rrėfimtar. Shtyllat e absurditetit ndėrtohen nga: kotėsia e jetės, jeta pa motiv, koha e mbytur dhe qytezėn e pluhurosur. Brenda kėtyre kufizimeve, Thesar Lumi lėviz i humbur. Ky ėshtė konteksti qė do tė thuret deri nė fund tė romanit.

E kaluara e personazhit tė Kongolit, reflekton tė tashmen e tij. E kaluar, e cila zgjeron absurditetin. Koha kalon vite nė roman, ndėrsa ngjarja zhvillohet nė vijė tė njėjtė. Njėtrajtshmėria bėn qė romani tė funksionojė nė mėnyrė qė prirja fėmijėrore e Thesar Lumit tė zbulojė mediokritetin e jetės. Jetė tė cilėn e jeton. Ai zbulon servilitetin e babait: “Im atė nuk ishte i fortė ishte frikacak”. Pėr herė tė dytė, zbulon hipokrizinė e njerėzve tė tij: “Ne rriteshim tė bindur se ishim fėmijėt mė tė lumtur nė botė”.

Pėr herė tė tretė, zbulon qė dajėn e kishte tė arratisur: “Dajėn duhet ta urresh” e mėsuan Thesarin. Mjaftonte pėr tė, e pėr rrethin e tij fjala i arratisur.

Zbulimet jetėsore qė Thesar Lumi i quan histori, do ta pėrcjellin si kob gjatė tėrė jetės. Heroi pėrjeton zhgėnjim shpirtėror kur i prishet imazhi pėr tė atin. Babi pėrkulet para Xhodės. Babi nė atė moshė nėnkupton madhėshtinė. Te Thesari shuhet ėndrra e bukur fėmijėrore. Xhoda hap rrugėn e vuajtjeve dhe traumave tė para. Si drejtor shkolle, metodė tė punės ka rrahjen. Nga ai, “Ati e merr zanatin me rreh”. Ndėrsa, heroi i romanit, nga ia merr zanatin e hakmarrjes. Thesari vret qenin e Vilmės (vajzės sė Xhodės), qė tė vuajė Xhoda. Si rrjedhojė, Thesarit i imponohet loja e aktrimit, loja e maskave sikur gjithė tė tjerėt. (prindėrit, mėsuesit, drejtori etj.). Ai duhet ta luaj lojėn me hipokrizi. Mė tej, personazhit i duhet tė jetoj me “minėn biografike”, kur duhet ta mbajė tė fshehur historinė e dajės sė arratisur.

Kapitulli i fėmijėrisė sė Thesar Lumit do tė mbyllet nga Xhoda. Vrasja e qenit do tė zbulohet, ku me kėtė rast Thesarit i duhet tė zhduket. Xhoda luan rol vendimtar.

Shkurtimisht, fėmijėria e Thesar Lumit krijohet me personazhet: Xhoda, Vilma, Fagu. Vilma ėshtė personazh qė bashkė me tė atin, Xhodėn do ta pėrcjellin kujtimin e heroit tė romanit deri nė fund, duke ndryshuar kthesat e jetesės sė tij. Nė kėndvėshtrimin tjetėr, Vilma do tė jetė edhe mollė sherri pėr Thesarin. Fillimisht ajo shfaq urrejtje pėr tė.

Nė pjesėn e dytė ajo do tė dashurohet pėrfundimisht. Imazhi i fėmijėrisė i Thesar Lumit mbyllet duke iu krijuar heroit kompleksi i inferioritetit. “Pragun e fėmijėrisė e kapėrceva pikėrisht me kėtė zbulim: ekzistonte njė ndjenjė qė njerėzit e quanin inferioritet”.

Jeta e Thesar Lumit merr njė kahje tjetėr. Regjistrohet nė fakultet me ndihmėn e tė parit tė qytetit, Hulusiu. Ky i fundit ekspozon njė shtresė tjetėr njerėzish, qė ėshtė gjithashtu thumbuese. Nė kėtė rreth tė dyfytyrėsisė, Thesari futė: babėn, nėnėn dhe Hulusiun. Pėrgjėrimi ndaj individit pėr interes pėrshkruhet shumė bukur nga fėmija. Kėtu, fillon jeta studentore e Thesarit, e cila krijohet me: Ladin, Sonjėn dhe sytė e bardhė.

Nė periudhėn e dytė tė jetės Thesari do tė ndeshet me njė ambient tjetėr kohor. Me shtresėn e pasur. Do tė futet “brenda rregullave tė lojės”, por pa iu pėrshtatur atyre. Pėrmes Ladit, shokut tė universitetit, Thesari do tė njoftohet me kushėrirėn e tij, Sonjėn

(grua tė cilės i ka vdekur burri dhe ka njė djalė). Sonja dhe Ladi i pėrkasin shoqėrisė sė lartė. Kongoli, kėtu do tė gjejė njė shteg qė ta thumbojė “aristokracinė”, me sytė e tė riut. Nė ditėlindjen e Ladit, ai do t’i analizojė “tė ftuarit nė ekuilibėr tė llogaritur”, ku vetja do t’i duket majmun i kopshtit zoologjik. Do tė vėshtrojė babanė e Ladit me mungesėn e edukatės themelore tė pėrshėndetjes. Nė kėtė rreth do tė ndihet i huaj. Ndjena e tė huajit do t’ia ndryshojė edhe thithjen e ajrit. Mundimi nė kėtė ambient aristokracie dhe feste rritet kur Thesari nuk mundet ta kalojė kompleksin e inferioritetit. Interesimin ndaj tė ftuarve pėr tė ishte zero.

Mungesa e rehatisė do tė zhduket me shfaqjen e Sonjės. Shfaqja e saj do t’i ndryshojė ngjyrat. Aty do tė lind dashuria “kobėmbjellėse”, si e quan Thesari. Nė kėtė festė tė huajsh, Thesari do ta njofton djalin e ministrit, qė e riemėrton “Sytė e bardhė tė lėngėzuar”. Ky do tė jetė mollė shkatėrrimtare e sherrit. (Ky ėshtė i dashuruar nė Sonjėn, dhe tė kundėrtėn e njeh si humbje tė tmerrshme. Si hetues i policisė do t’i lėshojė thumbat ndaj Thesarit duke ia zbuluar “minėn biografike”, dajėn e arratisur. Nė kėtė rast do ta shpėtojė Ladi, sepse qė tė dy emėrohen me pozicione tė larta dhe secili ia di tjetrit “thembrėn e Akilit”).

Me gjithė dashurinė vullkanike tė Sonjės, Thesari vazhdon tė ndihet i huaj nė gjirin e saj. Ai nuk do tė kupton shumėēka dhe nuk do t’iu pėrkasė atyre, sado qė jeton nė tė. Kjo ndjenjė e tė humburit, i reflekton nga fėmijėria. Gjithmonė do ta konsiderojė veten si njeriun e dorės sė fundit, duke e jetuar jetėn e dyfishtė. Botėn e mendon si hapėsirė tė zbrazėt tė absurdit, ndėrsa vetėn si njeri impotent brenda kėsaj hapėsire. Kjo ndjenjė e tė huajit nė kėtė botė do ta pėrcjellė deri nė ditėt e fundit tė rrėfimit tė tij.

Romani i Kongolit si frymėzim i romanit tė Kamysė, ngjallė kureshtjen se: ku takohet heroi shqiptar, i Kongolit, me heroin e Kamysė? Duke ditur se dy personazhet e dy autorėve tė pėrmendur jetojnė botėn e absurdit. Gjithashtu, qė dy personazhet rrėfejnė nė vetėn e parė, duke pėrshkruar gjithēka hollėsisht, pa dalė pėrtej vetvetes. Ajo qė ndryshon midis dy veprave, me gjithė temėn e njėjtė, tė absurdit, ėshtė qė romanet shkruhen nė dy pikėpamje tė ndryshme, nė vende, kohė dhe rrethanė tė ndryshme.

Temėn e tillė Kamyja e ka realizuar duke e ndarė romanin nė dy pjesė, brenda sė cilės pėrshkruhen tri vdekje: vdes e ėma e Mėrsoit, vdes Arabi (tė cilin e vret Mėrso) dhe nė fund ndėshkohet me vdekje Mėrso. Kėndvėshtrimi i tij ėshtė i ndryshėm nga i tė tjerėve. Ky tip karakteri rezulton mė sė miri nė “vetėmbrojtjen” qė bėn nė gjyq. Ai, asnjėherė nga dita e parė e arrestimit e gjer nė fund nuk mendon pėr njė zgjidhje. Nuk merr asnjė lloj mase pėr tė dalė nga burgu. Sikundėr ai e zgjeron absurditetin me mėnyrėn e deklarimit tė sė vėrtetės: “I thashė se ndodhi rastėsisht”. Dielli ishte arsyeja mė e fortė pėr ta konkretizuar kėtė rastėsi. Vrasja e tillė ėshtė mister pėr tė tjerėt. Mėrso ishte absurd edhe me mėnyrėn e tė menduarit. Gjatė procesit tė burgimit, harronte se bėhej fjalė pėr tė.

Nuk ishte i interesuar as pėr avokat. Mezi priste tė mbaronte seanca e tė kthehej nė qelinė e tij. Ai ambientohet me mėnyrėn e jetesės, duke gjetur pėrkrahje nė kujtimin e fjalėve tė mamasė: “njeriu mėsohet me ēdo gjė”. Humbja e nocionit tė kohės nuk kishte domethėnie tė madhe pėr tė. Fjalėt dje dhe nesėr pėrbėjnė tė veēantėn pėr tė.

Karakteri i Mėrsos nuk kuptohet kurrė gjer nė fund. Kėtu autori lė mundėsi tė ndryshme tė interpretimit. Pikėrisht ky moskuptim gjerė nė fund arrin shkėlqimin e realizimit tė Kamysė. Heroi i Kamysė nuk qan pėr mamanė e vdekur, duke mos shfaqur asnjė shenjė mėrzie tė natyrshme tė njerėzimit. Pas ceremonisė sė varrimit tė mamasė, Mėrsoja i lodhur mendon: “Kaloi edhe kjo e diel, mamaja ishte varrosur, unė do tė rifilloja punėn dhe tek e fundit, asgjė s’kishte ndryshuar”. Ai po ashtu pas varrimit takohet me Marinė, tė dashurėn. Mos ndjeshmėria e shfaqur pėr mamanė dhe takimi i menjėhershėm me Marinė, do tė jenė mallkim pėr Mėrsonė. Gjatė gjykimit, gjykatėsit dhe tė tjerėt do tė merren mė shumė me tė, me vdekjen e mamanė sė tij, sesa me vrasjen e bėrė. Nė rastin e Mėrsos, mollė sherri ėshtė vdekja e mamasė. Mėnyra e sjelljes sė tij, gjatė vdekjes sė mamasė, provon pėr gjykatėsit se Mėrsoja, ishte kriminel. Ndėrkaq, takimi dhe dashuria me Marinė do tė jetė njė shtytėse tjetėr e kėtij mendimi.

Mėrsoja i Albert Kamysė dhe Thesar Lumin i Fatos Kongolit, me gjithė absurditetin e jetės, dallojnė shumė. Kthesat e jetės marrin kahe tė ndryshme te narratorėt. Nė thelb, Thesarit ia imponon pushteti tė kalojė jetė tė absurdit, tė asgjėsė, duke i mbyllur ēdo shteg pa i lėnė rrugėdalje. Mėrsoi trefish ėshtė absurd. Fillimisht e dėnon natyra - dielli, duke e bėrė qė tė kryej vrasje absurde. Gjyqi i shtetit e dėnon nė fund me vdekje. Pėrfundimisht Mėrsoi ėshtė i krijuar absurd, si natyrė njerėzore. Protagonistėt e dy romaneve, “I huaji” dhe i “Humburi” janė tė ndryshėm, bile shumė tė ndryshėm, nė aspektin e dashurisė. Mėrsoja ėshtė i ftohtė nė kėtė kuptim, si nė kuptimin e mamasė. Konkretizim, ėshtė pyetja e tė dashurės, Marisė, nėse donte tė martohej me tė: “I thashė se s’mė prishej ndonjė punė dhe se ne edhe mund tė martoheshim po tė donte ajo”.

Nė pyetjen e saj se a e dashuronte: “kjo nuk kishte aspak rėndėsi, por padyshim qė nuk e dashuroj”. Thesar Lumi ėshtė kontrast i madh nė kėtė aspekt. Sonja do tė pėrpijė qenien e tij nė kuptimin fizik tė fjalės. Lumturinė me Sonjėn, ai e quante absurde. Pa tė dashurėn, Sonjėn, personazhit tė Kongolit dita i bėhej shekull. Bota nuk kishte ngjyrė pa tė. Kur rrethana i krijohet tė mos e takoj Sonjėn, Thesari mendon ta merr arratinė, tė mbyllej nė ndonjė shpellė, ta ēonte jetėn e eremit. Bota me Sonojen, hidhej nė njė humnerė ekstaze. Pėr tė, ajo ishte gruaja qiellore. Lidhja me tė fillon si dalldi, vazhdon si sfidė dhe mbaron si tragjedi.

Ndonėse, ndryshe nė pikėpamjen e dashurisė, Thesari dhe Mėrso, protagonistė tė dy teksteve tė lartpėrmendur do tė kenė tė njėjtin fat, nė pikėpamjen e “normave tė sjelljes”. Troē do tė bien ndesh me “rregullat e lojės”. Nė kėtė humnerė ata i pėrkasin njė bote tjetėr. Janė tė huaj pėr rrethin e normave/rregullave. Mėrsoi nuk do tė njohė rregullat dhe procedurat e jurisė, avokatėve, prokurorit dhe gjithashtu leximi i aktakuzės do tė jetė i panjohur pėr tė. Mė tej, ai edhe do tė jetė inferior ndaj kėsaj procedure. Ai nuk mėsohej me mendimin se ishte kriminel. Edhe ky fakt ishte i huaj pėr tė. “Ēdo gjė ishte kaq e natyrshme, kaq e rregulluar mirė dhe e luajtur me kaq thjeshtėsi saqė unė pata pėrshtypjen qesharake se “isha i familjes”. Personazhi i Kamysė ėshtė jashtė kėtij sistemi.

Thesar Lumi humb brenda aristokracisė sė shtetit. Perceptimi i kėsaj shoqėrie, i kėtyre rregullave, deklarohet mirė nga Sonja: “Ata janė kafshė, janė tigra para lepujve dhe lepuj para tigrave. Shoqėria jonė, monolite, siē thuhet, ėshtė e kalbur. Sepse atė e drejtojnė njerėz parvėny”. “Kjo ėshtė fatkeqėsia e madhe e kombit”. Vėshtirė se do tė shpėtojmė ndonjėherė nga parvėnytė...”. Kėtu flet Kongoli nėn hijen e Sonjės. Thesari, Sonja, Ladi e tėrė vendi, janė viktimė e kėtij pushteti tė banalizuar, tė viteve ‘70.

Thesari ėshtė i humbur edhe brenda shoqėrisė sė re tė krijuar: Ladi / Sonja. Brenda rregullave tė tyre heroi i Kongolit, do tė humbasė nė hapėsirė pa mundėsi orientimi. Situatat e ndryshe e provojnė nė shumė mėnyra: “Pėr herė tė parė i thashė vetes se kėtu isha i huaj. Isha futur rastėsisht nė ingranazhin e jetės sė ca njerėzve, tė cilėt, sado tė afėrt, prapė mbėshtjellshin si njė mjegull enigme, qė do tė mbetej pėr mua e padepėrtueshme”..

Fatos Kongoli dhe Albert Kamy kanė krijuar njeriun e absurdit nė shoqėri tė ndryshme. Thesari ėshtė “i humbur”, Mėrso ėshtė “i huaj”. Dy heronjtė e romaneve “I Huaji” dhe i “I Humburi”, humbasin ēdo lidhje me traditėn e normėn. Ata sillen tė humbur dhe tė pavlerė. Nė rastin e gjykimit tė Mėrsosė kur turma garohet pėr tė pėrcjellė procedurėn, ky habitet sepse “Zakonisht njerėzit nuk ma vinin veshin”. Ndėrkaq, personazhi i Kongolit jetonte nėn mendimin: “Kam qenė dhe jam njeriu i dorės sė fundit”.

Protagonisti i Kongolit komunikon me protagonistin e Kamysė edhe nė aspektin fetar. Thesari dhe Mėrsoi janė rritur pa ndjenja fetare, pa besim nė Zot. Edhe me kėtė mėnyrė tė tė jetuarit janė tė huaj ndaj rrethit. Mėrso, gjatė qėndrimit nė gjyq shumė herė ballafaqohet me priftin i cili mundohet ta ngushėllojė me besim nė Zot. Mėrso refuzon priftin. Shfaq mosbesimin pėr botėn tjetėr derisa e emėrojnė “antikrisht”. Thesar Lumi nė fillim tė rrėfimit shfaq mungesėn e kėsaj ndjenje. As Thesari nuk e jeh Zotin. Nuk i njeh zakonet fetare.

Thesari e Mėrso komunikojnė edhe nė aspektin emocional. Ata arrijnė nė fazėn e shpėrqendrimit, kur diēka ngacmon qenien e tyre. Thesari ēekuilibrohet nė ngrohtėsinė e gjinjve tė Sonjės. Mėrso ēekuilibrohet gjatė pėrfytyrimit tė dashurive qė kishte njohur.

Autorėt e dy romaneve objekt, shpalosin botėn shpirtėrore dhe emocionale.

Me pėrshkrime tė hollėsishme , rrėfime esenciale, veprime absurde autorėt japin njė jetė tė vdekur. Jetė e cila ndėrtohet mbi fatkeqėsinė. E cila shkon drejt rrėnimit. Dy autorėt kanė nė qendėr njė hero, me anė tė tė cilėve arrijnė tė nėnvizojnė absurditetin e kohės. Mėrso dhe Thesari janė fatkeq secili nė mėnyrėn e vet. Mėrsosė i vdes e ėma, vret arabin dhe pėrfundon nė burg. Gjysma e romanit jepet nėn ethet e vdekjes. Sikundėr, Thesari zbulon mediokritetin e jetės, zbulon servilitetin e saj, zhgėnjehet nė ēdo fill tė saj. Fillimisht ai ėshtė i torturuar nga Xhoda, drejtori i shkollės, pastaj hakmerret ndaj tij, duke e pėrdorur tė bijėn, Vilmėn. Mė vonė hynė nė botėn e aristokracisė ku jetėn e ndėrton nėpėrmjet Ladit e Sonjės. Ladi pėrfundon me vetėvrasje, Sonja me arratisje, ndėrsa ky mbetet mė humbur se kurrė. Sytė e bardhė gjithmonė do ta kenė nė pėrcjellje, Thesarin, si mė vonė Sytė e kriminelit - Faguja. Ky i fundit ėshtė tjetėr personazh qė shfaqet nė fillim tė romanit tė Kongolit. (Rrugaē i shkollės me bandė, i dashuruar nė Vilmėn). Nė fund heroi i Kongolit do tė ndeshte me tė. Pas njė lloj aventure tė vogėl me Vilmėn, (mė shumė me iniciativėn e saj, sepse Thesari ishte i dehur nga dashuria pėr Sonjėn) Sonja bėn vetėvrasje, nga dėshpėrimi qė e dhunon Fagu. Nė fund tė veprės

“I humburi” mbesin Thesari dhe Xhoda duke e vuajtur jetėn, duke nėmur njeri-tjetrin. Thesari endet i vetmuar, duke u ndier si Buda, ndėrsa, ferri i jetės sė tij Xhoda ende, si njė i krisur gjakpirės. Jetojnė si mallkim i njėri tjetrit. Pikėtakim i tyre mbetet varri i Vilmės.

Thesar Lumi- shqiptar dhe Mėrso - francez ndėshkohen nė mėnyra tė ndryshme, i pari ndėshkohet duke mos vdekur i dyti me vdekje.

Mėrso nė ditėt e fundit ėndėrron aromėn e verės, fustanin e Maries, lagjen e dashur, qiellin e veēantė tė mbrėmjeve. Se jeta i ka marrė njė kahe tjetėr, Mėrso e kupton nė momentin kur e kishte goditur arabin: “E kuptova se kisha prishur ekuilibrin e ditės, qetėsinė e jashtėzakonshme tė plazhit ku kisha qenė i lumtur”. Dy gjėrat pėr tė cilat mendonte nėn pritjen e vdekjes ishte agimi (sepse ne mėngjes kryheshin pushkatimet) dhe lutja pėr falje.

Sado qė i humbur nė kėtė botė, heroi i Kamysė, kalon jetė tė mirė. Me mėnyrėn e vet tė tė jetuarit, ndryshe nga ne, prapė ai ėshtė i lumtur nė tė. Me gjithė ftohtėsinė e tij ndaj njerėzve, ai ėshtė i kėnaqur shpesh herė me ta. Gjatė qėndrimit nė burg, nė disa raste, vėrshon ndjeshmėria e Mėrsos. Ai del nga vetvetja: “Me njė shpėrthim e njė shikim aq triumfues nė drejtimin tim, saqė pėr herė tė parė pas shumė vitesh pata njė dėshirė tė marrė tė qaja sepse e ndjeva sa shumė mė pėrbuznin gjithė kėta njerėz”. Pastaj kur Ēelesta deklaron pėr tė nė mėnyrė mbrojtėse, Mėrsos i lindė ndjenja e parė nė jetė pėr tė pėrqafuar njė burrė. Disa herė vėrehet edhe mallėngjimi i Mėrsosė pėr Marinė.

Krahas Mėrsos, Thesar Lumi ballafaqohet ndryshe me tė jetuarit. Mėrso me rrethanė e pa rrethanė ėshtė njeri i absurdit. Sikundėr tij, Thesarit i kushtėzohet njė jetesė e tillė. Njė jetė absurde me pėrmasa tė jashtėzakonshme. Dallon nga absurdi i parė, sepse ky ėshtė absurd i imponuar. Rrota e mekanizmit nuk e merr me vete Thesarin vetėm me njė veprim, siē e merr Mėrsonė, por atė e pėrcjellė nė ēdo hap. “Ne kemi kaluar njė fėmijėri nėn dajak e vazhdojmė tė mbahemi nėn dajak”, rrėfehet Thesar Lumi.

Kur Mėrso dėshmon para gjyqit qė krimi i bėrė ishte rastėsi, gjykatėsi shkruan dėnimin, sepse mendon qė: “Rastėsia kishte marrė me vete shumė mėkate nė kėtė botė”. Te Kamyja dėnohet rastėsia. Por, nė njėfarė mėnyre dėnohet njė krim i bėrė. Thesari nuk kryen krim. Pas njė varg torturash provon ta plagos Fagun me thikė po dėshton. Pėr herė tė dytė mendon tė kryej krim kundėr “Syve tė bardhe”, por nuk mundet. Nuk ishte i zoti ta vriste veten, edhe kur merr vesh pėr vetėvrasjen e Ladit. Ai ėshtė i ndjeshėm nga vdekja e tė tjerėve. E pėrcjell era e gjakut kudo, pas vdekjes sė Ladit, pushkatimit tė babait tė tij, zhdukjes sė Sonjės dhe vdekjes sė Vilmės.

Thesari ėshtė mė shumė i dėnuar. “Tigri vdekjembartės i pėrgjonte tė gjithė. Ishte koha kur askush nuk ndihej i sigurt. As tė lumturit nė lumturinė e tyre, as tė mjerėt nė mjerimin e tyre. As torturuesit, as tė torturuarit. As tė menēurit as budallenjtė. As tė drejtėt, as maskarenjtė. Tė gjithė ia kishin frikėn tigrit, tė gjithė ia kishin friken njėri-tjetrit”.

Personazhi i Kongolit ėshtė i humbur, i dėnuar ēdo herė. Ai ėshtė i tejndjeshėm. Kur mbetet pa Sonjen, ēdo gjė e pėrcakton nė raport me tė. Nuk mund tė ēojė dashuri me Lindėn, as ta dashurojė Vilmėn. Ai nuk mundet ta kapėrcejė Sonjėn. Vilmėn e dashuron nė mėnyrė tjetėr, qė as vet nuk e pėrcakton. Misterioze mbetet se gjithmonė nė sytė e saj sheh sytė e Ladit. Njė herė ai arsyeton edhe Fagun duke ndier keqardhje, duke menduar qė edhe ai vuante nė mėnyrėn e vet. Kėtu ai e shihte edhe tragjikomedinė. Faguja bėnte luftė me tė pėr Vilmėn, ndėrsa, ky nuk e dashuronte. Thesari ėshtė karakter i butė. Asnjėherė ai nuk tenton tė pėrfitojė nga shoqėria me Ladin. Ladi do tė mbetet njė yllėsi tjetėr dhimbjeje nė qiellin e zbrazur tė tij. Pranė dashurisė sė Sonjės ai dėshironte tė ishte Noa biblik dhe tė merrte barkėn sė bashku me tė dashurėn. Nė njė rast tjetėr veten e sheh si Martin Iden, pranė dashurisė sė saj.

Personazhi i Kongolit, Thesar Lumi, e kėrkon vdekjen, Orėn e mallkimit e sheh gjithkund. Arsyeja qė qėndronte nė jetė ishte pamundėsia pėr tu larguar nga ajo. Jetėn e quante vdekje pėr sė gjalli andaj i dukej torturė nė amshim. Nė kėtė kuptim dėnohet mė shumė se Mėrso i Kamysė. Ky i fundit e pret vdekjen, ndėrsa Thesari nuk pret asgjė pėrpos vuajtjes dhe torturės. Nuk ka se ku tė prehet, kur ēdo gjė ėshtė e mbėshtjellė me heshtjen e vdekjes.“Nė qytezė varej njė heshtje vdekje”. Arrestimi i babait tė Ladit pėrbėn edhe fundin e Thesarit dhe lidhjes treshe”. Ladi/Sonja/Thesari. Gjendja e rėndė e shtynte Thesari nė krizat e halucinacionit e tė ēmendurisė: “Rėnkimet e Sonjės dhe dihatjet e syve tė bardhė po me ēmendin”. Pėr Sonjėn nuk thuhet mė asgjė. Ajo zhduket nėn valėt rrėmbyese tė jetės. Ndoshta kishte mbetur nė duar e djalit tė ministrit. Ndoshta.....? Thesar Lumin e mbyt kjo mosdije. Kėtė enigmė kishte refuzuar ta dinte, pasi nuk ishte i aftė tė pėrdorte thikėn. Gjendja shpirtėrore e heroit tė romanit “I humburi”, kishte marrė pėrfundimisht tatėpjetėn.

Temėn e ngjashme tė absurdit Kongoli e zgjeron edhe nė veprėn mė tė vonshme tė tij: “Jetė nė njė kuti shkrepėsesh”. Nė krye tė romanit ėshtė po ashtu heroi i humbur para mizioritetit tė jetės. Kongoli nė dy romanet e shtreson zbrazėtinė e jetės nėn tehin e absurdit. Dy romanet e Kongolit realizohen pėrmes rrėfimit, nė veten e parė dhe tė tretėn. Strukturat e dy rrėfimeve, tė dy personazheve, tė dy romaneve tė Kongolit “i Huaji” dhe “Jetė nė njė kuti shkrepėsesh”, ndėrtohen si tė ngjashme duke u ndėrlidhur me periudha kohore: fėmijėri/rini dhe pjekuri.

Libri “I huaji” i Kamysė dhe, libri “I Humburi” i Kongolit pra mbėshtjellin temėn e njėjtė, por situatat dhe karakteret e ndryshme. Veēoritė e pėrbashkėta tė tyre, kanė bėrė qė personazhet hero tė komunikojnė nė plot raste ndėrmjet vete. Nė kėtė kontekst, tė komunikimit tė autorėve, e tė heronjve hyn edhe vepra tjetėr e F. Kongolit “Jetė nė njė kuti shkrepėsesh”. Protagonisti i tij, Bledi Tereziu komunikon me Thesar Lumin.

E nė kėtė mėnyrė edhe me Mėrsonė e Kamysė. Nė “Jetė nė njė kuti shkrepėsesh, Kongoli prapė shėnon situatėn absurde tė kohės. Intensiteti i jetės, nė dy romanet e Kongolit shtrihet nė njė dimension pothuajse tė njėjtė.

Bledi Tereziu zbulon nė fėmijėri se banorėt tė tij nuk janė gjė tjetėr pos njė kor i krimbave tė lidhur me historinė e bodrumit dhe tė vjetėrsirave. Ndėrkaq, Thesar Lumi zbulon hipokrizinė e njerėzve tė tij, Bledi kėrkonte guaskėn e kėrmillit, Thesarit i qe futur gaforrja qė ishte gati tė shpėrthente.

Nė “Jetė nė njė kuti shkrepėsesh” mbretėronin dy tema tė absurdit: ajo e vrasjes sė romes dhe jeta absurde nėpėr tė cilėn kalon populli i heroit tė veprės. Rasti i parė qė cilėsohet mė i lehtė, bėn qė Bledi Tereziu tė komunikojė me Mėrsonė. Tė dytė vrasin padashur. Absurdi i dytė nė “Jetė nė njė kuti shkrepėsesh”, kap tėrė veprėn “I humburi”, tė Kongolit. Konkretizimi mė i mirė ėshtė kur Bledi i lakmon Romės qė ka vdekur, duke e nėnvlerėsuar jetėn dhe duke mos i gjetur kuptimėsinė. Ashtu ndodh edhe me Thesar Lumi, ai kėrkon vdekjen nė pamundėsi pėr tė jetuar. Nė kėtė kuptim, kėta janė ndryshe me Mėrsonė e Kamysė. Dy personazhet e Kongolit mundoheshin tė arrinin ekuilibrin me botėn, gjersa personazhi i Kamysė e kupton qė e kishte prishur ekuilibrin.

Bledi Tereziu e ndan botėn nė: parahistorike dhe nė atė moderne, ndėrsa Thesar Lumi: nė bardhė e zi, nė bastardė e tė fisėm. Njėri fshihej nė bodrumin e vjetėr tė apartamentit, tjetri ishte i humbur nė humbėtirė. Njėri pėrjashtonte gjithēka, tjetri shumėzonte njerėzit me zero.

Pėrfundimisht Mėrso, Thesari, Bledi janė tė huaj. Tragjikisht ata janė tė huaj edhe ndaj familjes sė afėrt. “Sot mė vdiq mamaja. Apo ndoshta dje nuk e di”, fillon rrėfimin Mėrsoja. “Prindėrit qenė mėsuar me mungesa tė tilla prej vitesh s’mė pyesnin mė ku veja e me se merresha”- fillon rrėfimin thesar Lumi. “Tė shkretit prindėrit e mi” i quan Bledi prindėrit duke mos pasur afri me ta.

Xhoda ėshtė ankthi i Thesarit dhe me tė do tė ndeshet deri nė fund. “Po qenka e thėnė t’i shtyjmė ditėt bashkė, si mallkim i njėri-tjetrit, derisa tė mos jemi mė as unė, i humburi, as ti, i ēmenduri”. As sytė e bardhė.

Mėrso pėrfundon: “Qė tė pėrfitoja nga gjithēka, qė tė mos ndjehesha i vetmuar, nuk mė mbetej veēse tė uroja qė ditėn e ekzekutimit tim tė kishte sa mė shumė njerėz tė mė prisnin me bėrtitna e urrejtje””. “Tė shkretit prindėrit e mi”, pėrfundon Bledi Tereziu, tė shkretit prindėrit e mi...




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos