Ligji “Pėr urbanistikėn”, dokumentet qė duhen pėr tė marrė leje ndėrtimi nė Tiranė



Nė ligjin e ri “Pėr urbanistikėn” janė parashikuar qartė disa ndryshime nė procedurat pėr marrjen e lejes sė ndėrtimit nė tė gjitha bashkitė dhe komunat e vendit. Kuvendi miratoi tė hėnėn me konsensus ndryshimet nė projektligjin "Pėr urbanistikėn" tė cilat pėrfshijnė disa elementė tė rinj, qė synojnė thjeshtimin e procedurave dhe tė afateve nė dhėnien e lejes sė ndėrtimit. Ndėr ndryshimet kryesore ėshtė ai i afatit tė miratimit tė lejes sė ndėrtimit. Sipas kėtij projektligji: “Ndėrtuesit mund tė aplikojnė njėkohėsisht pėr shesh dhe leje ndėrtimi dhe zyrat e urbanistikės duhet qė brenda 45 ditėve tė dorėzojnė nė KRRT kėrkesėn e paraqitur nga aplikuesit, pėrndryshe ajo miratohet automatikisht dhe kalon nė kėtė organ pėr shqyrtim”. Kur kjo njėsi, nė pėrfundim tė 35 ditėve, nuk i dėrgon kėrkuesit njoftimin pėr mospranimin e shqyrtimit tė kėrkesės ose miratimit tė vetė lejes sė ndėrtimit nė KRRT, atėherė kėrkesa konsiderohet e pranuar nė heshtje dhe i gjithė dokumentacioni i pėrcillet pėr shqyrtim dhe miratim KRRT-sė sė bashkisė apo komunės. Por, nė rast se nė kėrkesėn e dorėzuar dhe miratuar nė heshtje vėrehen shkelje tė rregullave tė urbanistikės, atėherė ajo shpallet e pavlefshme. Nė tė kundėrt, Kėshilli i Rregullimit tė Territorit duhet qė brenda 45 ditėve tė dalė me njė vendim pėr dhėnien ose jo tė lejes sė ndėrtimit.

Ndėrtimet nė Tiranė

Nė Bashkinė e Tiranės janė regjistruar emrat e mbi 101 subjekteve ndėrtuese qė kanė aplikuar pėr marrjen e lejes sė “sheshit tė ndėrtimit”. Nė radhėn e kėtyre subjekteve, pėrveē firmave tė ndėrtimit, janė regjistruar edhe familje qė kėrkojnė tė kryejnė ndėrtime nė tokat ose nė pronat e tyre ekzistuese. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranės, 101 subjekte kanė paraqitur kėrkesėn pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Kontrollit dhe Zhvillimit Urbanistik e Territorit pėr leje pėr shesh ndėrtimi. Por arsyet e mosdhėnieve tė lejeve pėr tė gjitha subjektet, sipas Bashkisė, janė tė ndryshme. Pas verifikimit tė dosjeve ėshtė vėrejtur qė kėto subjekte nė pjesėn mė tė madhe kanė pasur mangėsi nė dokumentacione. Bashkia e Tiranės, pasi i ka bėrė publike emrat e 101 subjekteve, ka kėrkuar nga ato qė tė plotėsojnė dokumentacionin. Pas plotėsimit tė dokumentacionit, kėto dosje kalojnė pėr shqyrtim nė Kėshillin Teknik tė Rregullimit tė Territorit dhe mė pas nė KRRT.

Leja pėr shesh ndėrtimi

Pėr tė marrė lejen pėr shesh ndėrtimi duhet paraqitur kėrkesa pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Kontrollit dhe Zhvillimit Urbanistik tė Territorit. Aktualisht, ēdo subjekt i interesuar pėr marrjen e lejes sė sheshit tė ndėrtimit duhet tė paraqesė 18 dokumente nė Bashkinė e Tiranės. Kėto dokumente fillojnė me formularin tip, kėrkesa, gen-plani, studimi urbanistik, vėrtetimi i pronėsisė. Dokumenti i fundit qė pėrbėn listėn e dokumentacionit qė subjekti duhet tė dorėzojė nė bashki ėshtė fotomontazhi i objektit mbi pamjen e gjendjes ekzistuese tė ndėrtimit.


Dokumentet qė nevojiten pėr marrjen e lejes pėr shesh ndėrtimi nė Tiranė

1. Formulari tip kėrkese Nr.1.
2. Gen-plani
3. Studimi urbanistik pjesor i zonės ku do tė ndėrtohet objekti
4. Vėrtetimi i pronėsisė, i shoqėruar me hartėn treguese
5. Origjina e pronės
6. Formulari Nr.3/1
7. Vėrtetim mbi intensitetin sizmik nga Instituti Sizmologjik
8. Licenca e noterizuar e arkitektit
9. Deklaratė noteriale ku shprehet vullneti i pronarėve pėr ndėrtim
10. Prokurė pėrfaqėsimi ose kontratė kur formulari 1 plotėsohet nga tė tretė
11. Marrėveshje me deklaratė noteriale me pronarin e pronės
12. Formulari Nr.6 (Pėr prerjen e drurėve)
13. Formulari Nr.8 plotėsohet kur ka ndėrtime brenda sheshit dhe firmoset nga tė gjithė bashkėpronarėt ose pėrfaqėsuesi i tyre me prokurė.
14. Vėrtetim nga njėsia bashkiake nėse ka vetėdeklarime kur ka ndėrtime pa leje.
15. Projektideja e objektit, e hartuar nga projektuesi dhe tredimensionali nė dy kopje tė firmosura nga projektuesi me firmė origjinale. Projekti i punuar nė kompjuter. Fotokopje e noterizuar e licencės sė arkitektit.
16. Relacion shpjegues i studimit dhe projektit pėrgatitur nga projektuesit e firmosur nga ai, me firmė origjinale.
17. Dokument fotografik i zonės (fotografi 20x30)
18. Fotomontazh i objektit mbi foton e gjendjes ekzistuese



18 Shkurt 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos