Bllokohet regjistri elektronik i gjendjes civile nė Durrės

Procesi i pajisjes me karta identiteti nuk do tė jetė aq i lehtė dhe i shpejtė siē ishte menduar. Regjistri elektronik i gjendjes civile nė qytetin e Durrėsit ka shfaqur problemet e para dhe ato janė mjaft serioze, duke e ēuar deri nė bllokim kėtė program elektronik. Regjistri i trumbetuar nga qeveria si varianti mė i mirė i pėrzgjedhur nė Austri, ka shfaqur probleme tė mėdha. Kėto probleme janė vėrejtur nė disa rajone tė bashkisė sė Durrėsit, ku aktualisht ka filluar aplikimi pėr pajisjen me kartat e identitetit. Nė shumė raste gabimet qė po konstatohen nga shtetasit aplikantė, nuk ndryshohen dhe ruhen nga regjistri elektronik. Nė momentin kur janė hedhur tė dhėnat nga regjistrat e vjetėr nė regjistrin elektronik janė bėrė edhe gabime nė shkronja tė ndryshme tė emrave apo vendlindjeve, por askush nuk e dinte qė nė regjistrin elektronik gabimet nuk mund tė korrigjohen dhe kjo gjė po konstatohet vetėm tani kur shtetasit po aplikojnė pėr kartat e identitetit. Nėse nė zyrat e gjendjeve civile kryen ndryshimet pėrkatėse nė gabime shkronjash, regjistri nuk i ruan dhe rrjedhimisht ndryshimet nuk dalin nė kompjuterat e punonjėsve tė firmės "Sagem" ku bėhet aplikimi pėr kartat. Problemet mė tė shumta janė hasur nė rajonin nr 4 dhe 5 tė Durrėsit, ku dhjetėra qytetarė nuk munden tė aplikojnė pėr shkak se gabimet nė regjistrin elektronik nuk mund tė ruhen, pas ndryshimeve qė kanė dalė tė nevojshme nė kohėn qė janė verifikuar tė dhėnat e tyre. Nė drejtorinė e pėrgjithshme tė gjendjeve civile nuk tė japin shpjegime pėr kėto probleme, pasi qeveria mesa duket ėshtė e papėrgatitur pėr kėtė qė ndodhi sepse nxitimi i madh duket se i ka befasuar ekspertėt e kėsaj drejtorie qė nuk kanė pyetur nėse mund tė bėheshin ndryshimet ose jo. Ajo qė mbetet tashmė tė bėhet ėshtė ardhja e specialistėve austriakė pėr tė ndėrhyrė nė sistemin me anė tė tė cilit funksionon "on line" regjistri nė fjalė. Megjithėse ėshtė pėrcaktuar njė afat pėr shtetasit qė duhet tė aplikojnė tė parėt pėr kartat e identitetit, ky afat detyrimisht po shkon drejt shkeljes pėr shkak tė kėtyre problemeve. Nė 5 rajonet e qytetit tė Durrėsit, aplikimi i shtetasve po kryhet normalisht jo me fluksin qė pritej nė fillim, por problemet qė po dalin tashmė me regjistrat elektronikė do tė ndikojnė ndjeshėm nė uljen e numrit tė aplikimeve pėr kartat e identitetit.

Email This Klikime: 1

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos