Shėn Valentini, cilat janė dhuratat mė tė shitura nė ditėn e 14 shkurtit



Dita e 14 shkurtit, ose Shėn Valentini, ėshtė festa mė e famshme e tė dashuruarve qė festohet nė mbarė botėn, por e mbajtur edhe si njė prej ditėve nė tė cilėn bėhen mė shumė shpenzime pėr dhurata. Nė kėtė ditė emėruesi i pėrbashkėt janė dhuratat, qė bėhen pėr tė befasuar partnerin ose partneren me qėllim qė t’i fitosh zemrėn. Nė Shqipėri, sipas pronarėve tė dyqaneve tė dhuratave, po vihet re njė tendencė nė ulje pėr tė bėrė dhurata nė kėtė ditė, natyrisht si shkak kryesore pėrmendet efekti krizė, i cili po step blerėsit tė kryejnė shpenzime luksoze. Pėr pronarėt e kėtyre dyqaneve muaji shkurt, edhe pse brenda ka njė festė tė veēantė, nuk hyn te muajt mė tė mirė pėr shitjet. Ata thonė se blerjet janė reduktuar nė rreth 50 pėr qind, por nuk pėrjashtojnė rastet kur “dorėlėshuarit” bėjnė dhurata, tė cilat shkojnė mbi 500 euro. Nė kėtė kategori mė shumė hyjnė tė fejuarit ose edhe bashkėshortėt (e pasur), tė cilėt nuk ngurrojnė tė hapin portofolat e tyre pėr t’i bėrė njė surprizė partneres sė tyre. Blerėsit mė tė mirė, pa dyshim, janė meshkujt, tė cilėt synojnė tė flasin me gjuhėn e dhuratave tė shtrenjta e mbresėlėnėse. Po cila janė disa prej dhuratave mė tė pėrdorura nė kėtė ditė?

Lulet

Lulet ishin njė nga dhuratat mė tė shitura nė ditėn e 14 shkurtit nė Tiranė. Mė tė preferuarit ishin trėndafilat e kuq, qė nė gjuhėn e luleve simbolizonin pasionin. Ēmimet varionin nga mėnyra e gėrshetimit tė luleve, por edhe nga fakti nėse preferoheshin ose jo nė njė vazo. Njė buqetė me 12 trėndafila tė kuq, tė ardhur nga kopshtet e Holandės kushtonte nga 3000- 6000 lekė.

Ēokollatat

Ēokollatat qė konsiderohen si “ushqimi i dashurisė” nė kėtė ditė kanė pėrbėrė njė prej dhuratave bazė. Kjo shihej gati nė tė gjitha dyqanet dhe supermarketet e kryeqytetit ku qė nė orėt e para tė mėngjesit konfeksionet me ēokollata pėr dhuratė ishin boshatisur nė rafte. Ēokollatat nė formė zemre ishin ato qė tėrhiqnin mė shumė vėmendjen dhe kushtonin mė pak. Njė paketė me ēokollata nė formė zemre kushtonte nga 800-2000 lekė.

Orėt

Njė dhuratė interesante, por jo fort e tėrhequr nėpėr dyqanet e posaēme ishin dhe orėt e dorės. Pėr meshkujt, por edhe pėr femrat, kėtė herė janė preferuar orėt e mėdha, sportive, me rrip lėkure. Ēmimet varionin nga 2000-4000 euro pėr orėt e markės, ndėrsa pėr orėt e tjera imitacione vlera niste nga 600-2000 lekė.

Bizhutė

Bizhutė, edhe pse pėrbėjnė njė kategori dhuratash tė zgjedhura pėr njerėz me shije, kanė qenė mė pak tė tėrhequr kėtė 14 shkurt. Pėr byzylykėt ēmimet varionin nga 700-1500 euro nėn siglėn “Bvlgari”, tė zbukuruar edhe me perla. Edhe vėthėt kanė qenė tė kushtueshėm, ku ata prej ari, platini, me diamant ose me gur turkez, kushtonin deri nė 500 euro. Bizhutė e flokėve qė njihen me emrin “hair jewels” varionin nga 200-800 euro. Tė shumėllojshme janė edhe unazat, ēmimet e tė cilave me diamant tė vėrtetė fillonin nga 6000 euro me flori 18 karatėsh.

Setet e tualetit

Njė dhuratė e pėrdorur dje, por jo nė masė tė madhe, kanė qenė edhe setet e tualetit. Nė pėrbėrjen e tij ishin parfume, tė shoqėruara me kremra tė veēanta fytyre, me ēmime qė shkonin 67 euro.




16 Shkurt 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos