Dilemat etike dhe roli i medias



Mbi librin “Etika nė media – ēėshtje dhe raste”, shkruar nga Philip Patterson dhe Lee Wilkins, botim i shtėpisė botuese UFO Press.



Sfidat dhe dilemat etike zėnė fill qė nė tekstet e filozofėve tė lashtė. Ato, nė njė farė mėnyre, gjithnjė kanė qenė bashkėshoqėruese tė zhvillimeve historike e shoqėrore. Por, me hopin e madh cilėsor tė teknologjisė sė komunikimit, mė shumė sesa pjesė e qenėsishme e filozofisė dhe e formulimeve teorike, ēėshtjet etike dhe diskutimet pėr pėrfshirjen e normave morale nė vendimmarrje janė nevojė dhe rezultat i veprimtarisė sė pėrditshme tė njeriut. Sot ėshtė rritur dimensioni reflektues i gjithsecilit mbi atė qė ndodh pėrreth. Dhe, nė reflektimin apo zgjidhjet tona, ka njė ndikim e njė rol tė padiskutueshėm media, qoftė ajo e shkruar qoftė elektronike. Paraqitjen e kėsaj problematike tė ndėrlikuar, me njė gjuhė e njė strukturė krejt tė veēantė, e merr pėrsipėr libri mė i ri qė sapo ėshtė hedhur nė qarkullim: “Etika nė media – ēėshtje dhe raste”, botim i shtėpisė botuese UFO Press. Autorėt e librit janė Philip Patterson dhe Lee Wilkins, pėrkatėsisht profesorė nė Universitetin Kristian tė Oklahomės dhe nė universitetin e Misurit- Kolumbia. Ky libėr vjen pėr lexuesin shqiptar nė njė shqipe tė qartė e tė rrjedhshme, punė e pėrbashkėt e pėrkthyesve Valbona Nathanaili, Viola Gjylbegaj e Blendi Lami.

“Etika nė media – ēėshtje dhe raste”, ėshtė njė tekst fondamental pėr studentėt e gazetarisė, por mund tė thuhet me siguri se nuk u drejtohet vetėm atyre. Nė tė mund tė gjejė pėrgjigje, pėr ēėshtje qė i interesojnė, njė shtresė shumė e gjerė lexuesish. Ata mund tė jenė gazetarė, njerėz tė tjerė, veprimtaria e tė cilėve lidhet me median, ose profesionistė tė fushave tė ndryshme, qė hasin nė sfida apo dilema tė pashmangshme etike dhe morale. Autorėt, falė pėrvojės sė tyre nė fushėn e medias, kanė zgjedhur njė strukturė tė veēantė, njė metodė e stil mjaft tėrheqės pėr tė parashtruar idetė e tyre pėrmes rasteve e shembujve konkretė, larg akademizmave e recetave tė gatshme. Siē shprehet nė parathėnie profesori i njohur i shkencave tė komunikimit nė Universitetin e Ilinoisit Cliford Cristians, “nė kėtė libėr gjen vend tradita mė e mirė e filozofisė praktike: gjenerohen debate nga dilemat e jetės sė pėrditshme duke i drejtuar drejt ēėshtjeve tė qenėsishme e duke zbatuar teorinė e pėrshtatshme pėr procesin e vendimmarrjes”.

Pėrvoja bashkėkohore e medias amerikane vjen nė kėtė botim pėrmes mjaft rasteve nga media tė llojeve tė ndryshme, mjaft tė njohura qė nga “Nju Jork Tajms”, “Los Angeles Tajms” CBC, CNN, NBC etj., por edhe nga media tė tjera tė botės si “Dayli Mirror”, “The Guardian” etj. Kėto raste qė trajtojnė ēėshtje e dilema etike tė ditės, qė kanė bėrė bujė e kanė ngjallur interesin e pothuaj gjithė shoqėrisė, paraqiten nė kėtė libėr nė formėn e tekstit, ilustrimeve, shembujve e fotografive. Libri ėshtė ndarė nė 12 kapituj, tė cilėt pėrfshijnė ēėshtje themelore tė etikės, me njė paraqitje tė shkurtėr teorike (ese) dhe me shumė raste e shembuj konkretė pėr secilėn, tė shkruar nga profesionistė tė mediave amerikane, si pėrvojė e drejtpėrdrejtė, e ditėve tė sotme. Ēėshtjet dhe rastet, por edhe shembuj tė ndryshėm, rrokin etikėn e informimit, tė reklamave, respektimin e privatėsisė, etikėn e fotove dhe tė videove nė gazetari, apo edhe dimensionin etik tė artit e argėtimit. Njė pjesė me shumė vlera e me mjaft interes, sidomos pėr gazetarinė shqiptare, na duket kapitulli pėr mediat e reja, veēanėrisht pėr etikėn e internetit. Autorėt nėnvizojnė se fuqizimi i komunikimit kėrkon mė shumė ndėrgjegje morale, mungesa e saj dhe e transparencės ekonomike, nga ana e shumė institucioneve tė medias, e vėnė nė pikėpyetje kėtė tė fundit nė marrėdhėniet me publikun e gjerė. Nisur nga ideja qė studentėt e sotėm janė profesionistėt e nesėrm tė medias, libri i kushton rėndėsi tė dorės sė parė pėrgatitjes dhe pavarėsisė sė mendimit e vendimmarrjes sė tyre pėr ēėshtje etike. Nė fund tė fundit, pėrgjigjja pėr dilemat e ndryshme, tė paraqitura ose jo nė tekst, ėshtė nė ndjeshmėrinė, pėrgjegjėsinė e zbėrthimin e detajuar tė situatave tė ngjashme nga secili. Kėtij qėllimi i shėrben hartimi i kapitujve me refleksione rreth rasteve mė tė fundit, duke sjellė atė qė sot konsiderohet si arritja mė e mirė nė kėtė fushė, trajtimi lakonik i teorisė sė dilemave etike dhe sidomos modeli i diskutimit me pyetje tė gatshme, nė fund tė ēdo rasti tė paraqitur. Nė tekst, kėto pyetje tė ndara nė mikro-ēėshtje, mes-ēėshtje dhe makro-ēėshtje pėrfshijnė tema qė nisen nga rasti nė fjalė pėr tė pėrfunduar nė diskutime pėr probleme themelore universale, qė lidhen me tė vėrtetėn, barazinė, besnikėrinė e pėrgjegjėsinė. Ky strukturim i librit dhe i kapitujve nė vetvete u krijon mundėsi tė mėdha komunikimi pedagogėve e studentėve, zgjeron hapėsirėn e lirisė e pavarėsisė nė vendimmarrje, e bėn metodėn e mėsimdhėnies mė tė zhdėrvjelltė e mė efikase. Dhe, ajo qė na duket edhe mė e rėndėsishme, e lidh pėrgatitjen e tė nxėnit e studentėve me mjedisin real tė mediave, ku do tė punojnė nė tė ardhmen, pasi tė gjithė shembujt dhe rastet (edhe kur janė hipotetikė) e kanė zanafillėn nė kėtė mjedis.

Libri “Etika nė media - ēėshtje dhe raste” ėshtė botuar plot gjashtė herė nė Shtetet e Bashkuara. Ai nuk mund tė klasifikohet si libėr tregu, nuk ėshtė sensacional e ca mė pak spekulues. Megjithatė, ka tėrhequr dukshėm vėmendjen e profesionistėve tė fushės sė medias, tė pedagogėve e studentėve tė gazetarisė nė Amerikė dhe ėshtė pėrkthyer nė disa vende. Ky fakt dėshmon pėr vlera tė mirėfillta, pėr trajtim origjinal tė njė teme mjaft tė mprehtė e tė debatueshme si etika nė mediat e sotme, pėr shqyrtimin nga kėndvėshtrime tė veēanta tė dilemave etiko-morale.



“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Fotot per Justin Rroten tek kultura


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos