"Ligji i Kanunit" nė Durrės,ngujohet nga gjakėsi 9-vjeēari

 

DURRES - Pėrhapja e "ligjit tė Kanunit" nė qytetin e Durrėsit vė nė lėvizje institucionet mė tė larta vendore. Njė fėmijė dhe 4 tė rritur i ngrysin ditėt pas kangjellave tė shtėpive, pėr faje qė ata nuk i kanė kryer. Nė Durrės ekziston vetėm njė rast gjakmarrje, me pasojė ngujimin e njė tė mituri, vetėm 9 vjeç. Ai ėshtė "i importuar" nga veriu i Shqipėrisė, pasi historikisht nė kėtė qytet nuk ėshtė njohur ky fenomen. Por Durrėsi i shekullit tė 21 duhet tė reagojė mė mirė ndaj gjakmarrjes, ndonėse fenomeni ėshtė akoma i rrallė, duke numėruar nė total 5 tė tilla. Drejtori i DAR-sė Vasillaq Papaji, sė bashku me shoqatėn mbarėkombėtare pėr faljen e gjaqeve, ka organizuar nė Durrės njė seminar trajnues me qėllim luftimin e kėsaj dukurie qė nė "embrion". Rasti i vetėm i gjakmarrjes pėr tė miturit ėshtė vijim i masakrės qė ndodhi nė lagjen "Mirdita" nė nėntor tė vitit 2005, ku njė sherr pėr njė vijė uji shkaktoi disa viktima. "Kemi vėnė nė dispozicion njė mėsuese, e cila ndjek nga afėr vogėlushin e ngujuar. Pavarėsisht izolimit, ecuria e tij nė mėsime ėshtė shumė e kėnaqshme. Ne nuk do tė mbesim vetėm nė kėtė kuadėr, pasi po i orientojmė tė gjitha forcat tona drejt njė pajtimi mes dy familjeve qė jetojnė nė Vrrin. Kėshtu do tė mundėsonim njė jetė normale dhe shoqėrore pėr kėtė fėmijė qė pėrbėn njė rast unikal nė Durrės", pohoi Papaji, duke kėrkuar nga tė gjitha strukturat pėr tė negociuar pajtim. Pėrfaqėsuesit e shoqatės pėr pajtimin e gjaqeve e kanė cilėsuar Durrėsin si tė ekspozuar ndaj dyndjeve demografike dhe pėr pasojė, sipas tyre, rreziku i rishfaqjes sė fenomenit tė gjakmarrjes nė pėrmasa mė tė mėdha ekziston.                                           o.u

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos