Could not find match

Ēdo tė thotė ndryshimi i kursit tė kėmbimit valutor?

U bė njė kohė pak si e gjatė qė leku duket se po zhvlerėsohet paksa. Do stopohet, prapėsohet, apo pėrkeqėsohet? Kėtu duam tė bėjmė, pikėrisht kėtė analizė dhe prognozė, edhe pse nuk ėshtė fort e kollajtė. Ka pasur edhe momente tė tjera te ne, kur kursi i kėmbimit, p.sh. lek-euro, ka lėvizur mbi vlerėn 1 euro=122 lekė, por ky zhvlerėsim i lekut nuk ka qenė nė masėn e gati 8 lekėve (sot kursi ėshtė nė prag tė kėmbimit tė 1 E=130 lekė) dhe pėr njė kohė qė duket se po zgjat pak si gjatė, megjithėse ministri i Financave dha garanci pėr njė stabilizim tė shpejtė tė kursit tė kėmbimit valutor dhe njė ristabilizim tė lekut nė tregun e kėmbimit valutor.

Tregu valutor ėshtė njėri prej tregjeve financiarė dhe sė bashku me tregun monetar janė dy shina ku lėviz lokomotiva e gjithė ekonomisė sė njė vendi. Tregu valutor ėshtė njė treg shumė i komplikuar dhe nuk ėshtė shumė i thjeshtė kontrolli dhe menaxhimi i tij. Madje, edhe njėra nga dy objektivat kryesorė qė ka pasur ngritja e FMN-sė ėshtė ruajtja e stabilitetit tė tregjeve valutore (krahas objektivit teknik tė rritjes sė performancės nė arritjen e standardeve tė larta pėr monitorimin e treguesve tė tjerė statistikorė tė ekonomisė nėpėrmjet INSTAT-it, apo BSH-sė te ne). Ndoshta FMN-ja, nėse nuk do tė ishte larguar, mund tė kishte ndikuar pėr stabilitet tė vlerėsimit tė monedhės vendase me veprime mė energjike dhe masa mė konkrete, sidomos nėse kjo situatė e pakėndshme ka ndodhur pėr pakujdesi dhe inaktivitet tonin dhe jo pėr shkaqe objektive.

Ministri i Financave, z. Bode, ndoshta me tė drejtė deklaroi se zhvlerėsimi i momentit tė lekut ishte njė fazė kalimtare dhe se kjo nuk kishte ndodhur pėr shkak tė zhvlerėsimit real tė tij nė tregun e brendshėm tė mallrave dhe shėrbimeve nė raport me euron. Nėse do tė ishte e vėrtetė e kundėrta, atėherė qeveria dhe BSH-ja duhet ta pranonin njė zhvlerėsim real tė tij dhe jo pėr shkaqe tė tjera thelbėsore si loja e kėrkesė-ofertės sė "mallrave" lek dhe valutė nė raport me njėra-tjetrėn (po analizojmė si valutė euron, pėr shkak tė stabilitetit tė saj nė raport me luhatjet e vlerės sė valutės sė dollarit nė vitin 2008 e kėtej).

Nė fakt edhe unė mendoj si z. Bode, se ky zhvlerėsim i momentit tė lekut nuk ėshtė si rezultat i zhvlerėsimit real tė tij nė tregun e brendshėm ekonomik, por si rezultat i luhatjeve tė raporteve kėrkesė-ofertė tė valutave tė forta nė tregun e brendshėm tė kėmbimit.

Ndoshta nuk do tė ishte e tepėrt tė sillnim nė vėmendjen e lexuesit joprofesionist nė fushėn e ekonomisė, se vlera e monedhave tė brendshme nė raport me valutėn shihet sipas dy kėndvėshtrimeve: ose sipas normės sė interesit, ose sipas paritetit tė monedhave pėr mallra dhe shėrbime tė njėjta. Nė rastin e parė vendos kryesisht kėrkesa dhe oferta e tregut valutor (kėta tregues i stabilizojnė qeveritė dhe bankat qendrore me rregullimin e masės sė parasė, apo valutės nė tregun valutor) pėr kursin e kėmbimit tė monedhės vendase, kurse nė rastin e kėndvėshtrimit tė dytė, kursi i kėmbimit varet nga aftėsia qė ka ēdo monedhė pėr tė blerė tė njėjtat mallra dhe shėrbime me valutėn pėrkatėse. Pas historisė sė petrodollarit, apo pas viteve 1974 (kriza energjetike e naftės, pėr shkak tė embargos sė OPEC-ut pas mbėshtetjes sė Izraelit nga Perėndimi nė luftėn njėjavore tė Yom Kipurit), tregjet e kėmbimeve valutore u bėnė tėrėsisht tė luhatshme. Themi kėtė, pasi nga marrėveshja e Breton Wodsit, e cila e shkallmoi parimin e standardit tė arit qė kishte ekzistuar pėr 120 vjet (mbas Koncertit tė Vjenės mė 1821-shin e deri mė 1944-ėn me njė shkėputje nė Luftėn I Botėrore), u vendos kursi fiks i kėmbimit valutor, ku valuta kryesore ishte dollari, i cili do tė ishte i emetuar nė kartėmonedhė mbi bazėn e standardit tė arit tė Fed-it. Mė pėrpara, nė kohėn e standardit tė arit, ruajtja e standardeve tė konvertibilitetit tė monedhave bėhej mbi bazėn e kėmbimit tė arit midis bankave qendrore pėr tė ruajtur tė paprekur ekzistencėn e parasė fiduciare mbi parimin e standardit tė arit. Breton Wodsi u arrit mbi bazėn e njė pune tė gjatė, kryesisht nga tri shtetet kryesore e me peshė si USA, Mbretėria e Bashkuar dhe Kina (pėr momentin nga vendet me peshė tė veriut tė pasur tė botės dhe nga tri kontinentet e Amerikės, Evropės e Azisė) dhe nė tri ekipet politiko-teknike spikatnin vėllezėrit Dallas dhe ekonomisti Wite nga USA, Keynes nga Mbretėria e Bashkuar (ky ekonomist i madh i "rritjes sė kėrkesės" nėpėrmjet shpenzimeve qeveritare kishte braktisur Traktatin e Versajės 25 vjet pėrpara si tė dėshtuar) dhe C. K. Sheku nga Kina. Kėtu u vendos pėr ngritjen e FMN-sė e BB-sė, si dhe pėr heqjen e bazueshmėrisė sė standardit tė arit tė monedhave vendase. Standardi i arit, nė fakt, e kishte frenuar sė tepėrmi nėpėrmjet rrallėsisė sė tij zhvillimin e shoqėrisė njerėzore, edhe pse nė fakt ai pati luajtur njė rol frenues dhe pozitiv ndaj hiperinflacionit tė monedhave, por si ilaē ai ka qenė mė i dėmshėm se sėmundja, sepse nė pėrgjithėsi shkaktonte deflacion dhe frenim tė zhvillimit ekonomik, pasi nuk lejonte emisionin e parasė nė masėn pėr tė cilėn kishte nevojė ekonomia pėr mallra dhe shėrbime. Nė sistemin e tregut valutor, i cili nuk ėshtė njė treg gjeografik, por i pėrbotshėm, Breton Wodsi vendosi nė fillim parimin e kėmbimeve fikse nė tregun valutor dhe kjo zgjidhje, nė fakt, i lodhi pas dy dekadash kėmbėt e ekonomisė botėrore dhe nė fund tė viteve 1960, me dy hope (dy marrėveshjet "smithsoniane"), u vendos sistemi i sotėm tėrėsisht i lėkundshėm i kėmbimit tė monedhave vendase me valutat. Edhe vetė vendet e eurozonės nuk e patėn tė lehtė eliminimin e monedhave vendase dhe zėvendėsimin e saj me euron; pėr kėtė ėshtė dashur shumė punė dhe studime nga profesionistėt qė merren me ēėshtjet e parasė.

Pas kėsaj retrospektive dhe duke u rikthyer te zhvlerėsimi i lekut, duhet pėrmendur fakti se kjo situatė dėmton eksportet, ndihmon rritjen e volumit tė importeve dhe nxiten investimet e huaja jo afatgjata me destinacion tė produktit pėr tregun e brendshėm. Kėshtu dobėsohet politika jonė merkantiliste nga thellimi i deficitit tregtar, zhbalancohet negativisht bilanci i pagesave tė Shqipėrisė. Kėtu mund tė ketė disa shkaqe tė kėsaj gjendjeje: arsye subjektive, ku organet kompetente nuk janė pėrgjigjur flakė pėr flakė pėr tė tregtuar valutėn rezervė m.q.qė tė ruajnė nė nivelin e caktuar kurset e kėmbimit tė lekut me valutat; arsye objektive ku BSH-ja dhe qeveria nuk kanė nė dispozicion rezerva valutore (ka errėsirė informimi transparent tė apdejtuar pėr kėtė).

Ēfarė masash merren nė pėrgjithėsi nė kėto raste:

pranohet zhvlerėsimi i monedhės vendase; merren masa aktive pėr shėndoshjen e situatės "merkantiliste", nė kėtė rast politika nxitėse ndaj rritjes sė eksporteve, apo edhe masa pasive pėr tė frenuar rritjen e importeve dhe njė pėrkeqėsim i marrėdhėnieve me organizatat tregtare globaliste qė mbrojnė parimet e tregtisė sė lirė (OBT etj); merren masa pėr sigurimin e rezervave valutore, sidomos nėpėrmjet njė borxhi tė jashtėm nė valutė (siē duket se ka zgjedhur si rrugė qeveria jonė). Banka Qendrore e jona vazhdimisht ka deklaruar se gėzon rezerva tė mjaftueshme valutore pėr tė stabilizuar kursin e kėmbimit valutor. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė pėrse po toleron trillet e tregut kaq gjatė.

Nė veprimet e tregjeve ndėrkombėtare valutore lot njė rol tė rėndėsishėm edhe inflacioni reciprok, si edhe norma bazė e interesit. Po kėshtu, pėr vendin tonė duket se e shumėpritura me tmerr e uljes sė dėrgesave tė refugjatėve mundet qė po jep efektet e saja tė para dhe zgjidhja e situatės nėpėrmjet shtimit tė borxhit tė huaj publik, nuk ėshtė njė solucion i kėrkuar dhe afatgjatė. Shqipėria dhe qeveritė e saj duhet tė mendohen vazhdimisht pėr uljen graduale tė deficitit tregtar dhe pėrmirėsimit tė klimės sė bilancit tė pagesave. Ka ardhur koha e rritjes sė prodhimit vendas, sidomos nė sektorėt e tregut ushqimor, bujqėsor e blegtoral (si lėndė tė para dhe tė pėrpunuara) nisur nga parimi i avantazhit krahasues qė ka vendi ynė dhe sidomos rritja e peshės nė GDP tė sektorit bujqėsor, por edhe i sektorėve tė tjerė.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos