Shqipėria si m’u duk

Nga Mehmet Kraja

Ky titull ėshtė i Konicės. Mė 1928 ai u kthye pėr herė tė fundit nė Shqipėri dhe nė tekstin “Shqipėria si m’u duk” bėri njė pėrshkrim tė gjatė tė asaj qė pa dhe pėrjetoi nė atdhe.

Ndėrkohė, Zogu kishte konsoliduar pushtetin, kishte krijuar stabilitet nė vend dhe kishte shpallur mbretėrinė. Ai i bėn Konicės njė pritje aristokrate, tė nivelit tė lartė, tė tillė qė Konicės i pėlqente jashtė mase: ēon sekretarin e oborrit nė anije, tej Durrėsit, qė ta marrė dhe t’i shpreh mirėseardhje, e bie nė Tiranė dhe e vendos nė njė vilė luksoze. Pastaj vijnė pritjet, takimet e nivelit tė lartė, drekat dhe darkat intime dhe zyrtare, bisedat, e kėshtu me radhė. Konica luhatet. Atij duket sikur i ērregullohet “qendra trunore e tė menduarit kritik”. Dinakėria e Zogut, njeri i pushtetshėm dhe politikan i shkathtė, duket sikur ngadhėnjen pėrfundimisht mbi mendjen e mprehtė tė intelektualit me pedigre. Pėr nderet qė i bėn Zogu, Konica e shpėrblen me tekstin qė e pėrmendėm nė fillim. Ėshtė ky teksti mė pak kritik dhe mė oportunist qė ka shkruar Konica. Por teksti pėrmban edhe dy mesazhe tė padukshme, largvajtėse: njė, se intelektuali Konica e fal pushtetarin Zog pėr armiqėsinė e gjatė qė kishin mes veti, pėr hir tė njė interesi sipėror, qė nė kėtė rast ėshtė konsolidimi i shtetit shqiptar; dhe, dy, ndryshueshmėria e pikėpamjeve dhe parimeve politike te shqiptarėt, qofshin ata intelektualė ose jo, ka njė traditė mė tė gjatė dhe shkon nė drejtim tė kundėrt me mentalitetin tonė konservativ.

Ndėrkohė, me mendime tė shpėrndara nėpėr histori dhe aktualitet, futem nė Tiranė po nga ajo anė e horizontit nga kishte hyrė Konica pothuajse njė shekull mė parė. Nuk ėshtė vetėm pamja ndryshe e Tiranės, nga ajo qė e pėrshkruan Konica, por edhe stina. Nė pėrgjithėsi, ėshtė njė botė e ndėrtuar mbi kontraste tė mėdha, nė njė kohė qė Konica flet pėr njė harmoni tė pėrsosur tė peizazhit me gjendjen dhe situatat. Sot, po kėrkove tė shikosh si funksionojnė shpjegimet akademike dhe mėsimet nga historia nė realitetin aktual tė Shqipėrisė, do tė pėrballėsh me probleme tė shumta konceptuale dhe botėkuptimore. Kėtė e vėrej sapo marr njė grumbull gazetash ditore dhe i vė pėrpara.

Ose hap televizorin. Nuk ka si tė mos mė bjerė nė sy fakti, se shumicėn e atyre qė zėnė shtyllat e para tė gazetave me komente politike, qė shfaqen si analistė nė TV, ose qė janė bartės tė funksioneve tė rėndėsishme nė medie, drejtorė, kryeredaktorė, i kam njohur qė nė vitet nėntėdhjetė. Me disa syresh jam njohur te “Fideli”, ose nė ndonjė vend tjetėr tė Tiranės. Kjo pak ka rėndėsi. Por e di se, ajo qė mė bėnte pėrshtypje qė atėherė, ishte kontrasti i madh ndėrmjet ashpėrsisė sė gjuhės publike qė ata pėrdornin kundėr njėri-tjetrit, kundrejt krahut tjetėr politik, nga njėra anė, dhe atmosferės miqėsore dhe tė relaksuar qė krijonin nė bisedat joformale, nė anėn tjetėr. Dukeshin armiq nė medie, por mbeteshin miq nė jetėn e pėrditshme. Edhe njė gjė: kjo gjeneratė, tani e mesme, e gazetarėve, e analistėve, por edhe e politikanėve, tė cilat tashmė kanė filluar t’i japin pamje tjetėr Shqipėrisė, pothuajse qė tė gjithė kanė dalė nga lėvizja politike e fillimit tė viteve nėntėdhjetė. Madje edhe opozita me liderėt dhe bartėsit kryesorė tė saj, e cila sot duket aq e egėrsuar nė pikėpamje dhe nė vijė politike, ka dalė nga po ajo mitėr. Shpesh kam menduar, a ėshtė ky problem i konvertimit tė lehtė, pra i paqėndrueshmėrisė apo i njė kulture tė re politike? Apo, as njėra, as tjetra. Mė shkonte mendja se Sali Berisha me pushtetin e tij, mė shumė se me punėt qė ka bėrė rreth Shqipėrisė, e ka meritėn mė tė madhe pėr krijimin e njė opozite jokonvencionale, e cila tashmė nuk identifikohet me trashėgiminė komuniste. Ajo ka filluar tė identifikohet (pėr aq sa mund tė jetė e tillė) me luajalitetin ndaj Shqipėrisė dhe me pragmatizmin politik.

Pa zgjidhur asgjė nga dilemat e kėtilla, tė cilat kryesisht janė tė nxitura nga konvertimet e shpeshta politike tė miqve, kolegėve, tė njerėzve qė i ke njohur, tė nesėrmen shkoj nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės etj., ku duhet tė ndahen ēmimet vjetore tė letėrsisė. Nuk e mohoj, qė kur e kam dėgjuar pėr herė tė parė se Shqipėria nuk do tė ketė mė Ministri Kulture nė kuptimin e plotė tė fjalės, i kam shtrembėruar buzėt nė shenjė pakėnaqėsie. Por nuk mė shkuar mendja deri sot se, mbase, kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė, madje njė zgjidhje e avancuar, sepse nėnkupton njė largim gradual tė ndikimit tė shtetit nė punėt e kulturės dhe tė krijimtarisė. Pamja e godinės dhe sallės ku do tė ndaheshin ēmimet, ishte dinjitoze. Kombinim i shkėlqyer i traditės dhe bashkėkohėsisė: njė sallė e rregulluar me shije, njė orkestėr e vogėl, dy aktorė nga mė tė mirėt dhe njė auditor letrar-artistik reprezentativ. Kadare i jep peshė dhe sharm kėtij solemniteti. Si padashur, e krahasoj atė ambient dhe atė atmosferė, me njė tė ngjashme, tė mbajtur tani sė fundi nė Ministrinė tonė tė Kulturės, qė u dha nė TV, me rastin e ndarjes sė ēmimeve homologe, me emrin “Azem Shkreli”. Njė tkurrje, njė rrudhje, njė strukje, mbase ikje nga opinioni. Ēmimet kėtu te ne u ndanė nė kabinetin e ministrit, pa asgjė artistike, pa asgjė solemne qė do tė shkonte mė tė. Nuk bėhet fjalė pėr varfėri materiale, por pėr varfėri shpirti.

Sė fundi, rreth Kosovės nė Tiranė, Kosovės nė Shqipėri. Sė pari, dallimi qė bie nė sy ėshtė se, edhe pėrkundėr faktit se skena politike e Shqipėrisė ėshtė e ashpėr dhe ndotur, megjithatė ajo ėshtė me e ēiltėr, mė e relaksuar. Te ne ėshtė jo vetėm mė konservative, por edhe mė tinėzare. Por kjo nuk ka rėndėsi. Ajo qė brengos, ėshtė prania e munguar e Kosovės. Ajo, pėr Tiranėn, tashmė ėshtė lajm nė distancė, ėshtė medie, por nuk ėshtė substancė, nuk ėshtė ndodhi, nuk ėshtė ngjarje autentike. Media e Shqipėrisė ka arritur ta bėjė atė qė nuk e bėri dot politika pėr njė kohė tė gjatė: e ka integruar hapėsirėn shqiptare.

Duket se nė tė ardhmen ky integrim do tė shkojė edhe mė shpejt. Por, kjo ėshtė iniciativė e lirė dhe prandaj funksionon. Aty ku duhet tė jetė shteti, nuk ka asgjė. Politikat nė Kosovė tashmė e kanė hequr nga rendi i ditės bashkėpunimin me Shqipėrinė. Pėr Prishtinėn politike, Tirana ėshtė njė vend ku mund tė bėhen ekskursione dhe turizėm. Kosova nuk ėshtė nė gjendje t’i pėrgjigjet Shqipėrisė nė asnjė pikė. Kėtė ma thonė kolegėt e mi nė Tiranė, njerėz tė kulturės, tė artit, tė letėrsisė. Trokitja nė dyert e Kosovės pėr ēfarėdo bashkėpunimi kulturor, thonė ata, ėshtė njė trokitje nė shurdhėsi. Unė nuk dua ta pranoj se ėshtė kėshtu, sė paku jo para tyre. Sepse mė vjen inat. Sepse nuk dua tė jetė e vėrtetė. Sepse ndjehem i lėnduar nė sedėr. Megjithatė, unė e di se Ministria jonė e Kulturės, gjatė vitit tė shkuar, nuk ka realizuar asnjė program kulturor tė bashkėpunimit me Shqipėrinė.

Juve ua thash kėtė “nė besė”, por atyre tė Shqipėrisė nuk desha t’ua pranoj.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Tema

Publikuar nga: Tema

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos