Ligji i ri i urbanistikės, lejet e ndėrtimit pėr 55 ditė

 

BLEDAR HOTI

Parlamenti pritet tė shqyrtojė sė shpejti projektligjin e ri tė qeverisė “Pėr Planifikimin e Territorit”. Komisioni i Veprimtarisė Prodhuese pritet tė diskutojė tė martėn e ardhshme, projektligjin e miratuar qė nė dhjetor nga qeveria, i cili parashikon procedura tė reja nė marrjen e lejeve tė ndėrtimit, tė cilėsuara si leje zhvillimi. Leja e ndėrtimit nga njėsitė e qeverisjes vendore parashikohet tė jepet pėr njė periudhė kohore prej 55 ditėsh. Brenda kėtij harku kohor Kryetari i Bashkisė ose komunės duhet tė shprehet pro ose kundėr dhėnies sė lejes. Nėse rrėzohet, ai mund tė argumentojė njė vendim tė tillė. E drejta pėr zhvillim ose ndėrtim, zhvillohet brenda njė viti nga data e marrjes sė lejes, ndėrsa pas miratimit tė lejes ėshtė pėrcaktuar qė vendimi tė publikohet edhe nė ndonjė gazetė tė pėrditshme.
E gjithė procedura e dhėnies sė lejes ėshtė parashikuar nė nenet 71 deri nė 76, duke parashikuar nė tė njėjtėn kohė edhe zhvillimin e dėgjesave publike pėr çėshtjen e lejes sė zhvillimit apo tė ndėrtimit. Efektet e kėtij ligji pritet tė hyjnė nė fuqi gjer mė 1 janar tė vitit 2010. Ndėrsa kapitujt pėr lejet e ndėrtimit ėshtė parashikuar qė hyjnė nė fuqi mė 1 qershor tė vitit 2010. “Ligji ‘Pėr Urbanistikėn’ tė ndryshuar shfuqizohet nė tėrėsi nė datėn 1 qershor tė 2010", thuhet nė nenin 92 tė projektligjit. Nė bazė tė kėtij drafti krijohet Kėshilli Kombėtar i Territorit, qė funksion pranė Kėshillit tė Ministrave. Gjithashtu krijohet dhe Agjencia Kombėtare e Planifikimit tė Territorit qė funksionon po pranė Qeverisė. Ndėrsa Autoriteti Vendor i Planifikimit tė Territorit ėshtė pranė Bashkisė dhe Komunave. Nė nenin 81 janė parashikuar dhe ndėshkimet me gjobė pėr kundravajtėsit e ligjit, qė shkojnė nga 10 mijė gjer nė 100 mijė lekė. Zyrtarėt dėnohet me 100 mijė lekė si gjobė deri nė 10 pėr qind tė kostos sė zhvillimit. Personat pėr kundravajtje administrative ndėshkohen me gjobė, nga 50 mijė gjer nė 200 mijė lekė tė reja. Ndėrsa dėnohet me gjobė gjer nė 5 milionė lekė, nėse hyrja nė objekt ose pėrdorimi i objektit pa lėshimin e e lejes sė pėrdorimit, si dhe kur vazhdohen punimet megjithė se ka njė vendim administrativ pėr pezullim ose ndėrprerje.



Neni 82 pėr lejet

- Shqyrtimi i kėrkesės pėr zhvillim dhe miratimi i lejes sė zhvillimit ėshtė njė akt administrativ, qė nxirret nga Kryetari i bashkisė/komunės ose zyrtari i autorizuar prej tij me delegim.

- Autoriteti pėrgjegjės pėr shqyrtimin e kėrkesės nė bashki/ komuna shqyrton brenda 5 ditėve nga data e marrjes sė saj nė dorėzim dokumentacionin.

- Kur vėrehen mangėsi nė dokumentacionin e detyrueshėm tė kėrkesės, njėsia vendore njofton kėrkuesin dhe i jep 30 ditė afat pėr t’i plotėsuar ato. Nė rast se nuk plotėsohen, kėrkesa rrėzohet.

- Kėrkuesi bėn njoftimin brenda pesė ditėve nga data e marrjes nė dorėzim tė kėrkesės nė vende tė dukshme, 100 metėr larg kufirit tė parcelės.

- Brenda 20 ditėve nga botimi i saj nė regjistėr, çdo autoritet shpreh vlerėsime e qėndrime tė kundėrta.

- Miratimi ose refuzimi i çdo kėrkese pėr zhvillim kryhet vetėm pas shqyrtimit tė vlerėsimit ligjor e teknik tė saj nga strukturat pėrgjegjėse pėr kontrollin e zhvillimit, jo mė vonė se 20 ditė pas botimit nė regjistėr.

- Kryetari i njėsisė vendore, jo mė vonė se 10 ditė nga pėrfundimi i kėtij afati 20 ditor, shqyrton kėrkesėn e paraqitur.

- Bashkia/komuna i kthen pėrgjigje me shkrim kėrkuesit, sė bashku me njė kopje tė vendimit tė marrė, pėr pranimin ose refuzimin e kėrkesės pėr zhvillim, jo mė vonė se 55 ditė pas marrjes nė dorėzim tė kėrkesės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos