Kriza nė ndėrtim ul ēmimet e shtėpive, ku mund tė blihet mė lirė nė Tiranė

Rėnie drastike pėr blerjet e shtėpive. Ndėrtuesit shesin deri 20% mė lirė

Ervin Koēi

Ulja e ēmimit tė apartamenteve tė banimit dhe e ambienteve tė tjera tė biznesit, megjithėse nuk mund tė mendohej disa muaj mė parė, tani ka nisur tė bėhet realitet. Janė me dhjetėra firmat ndėrtuese nė kryeqytet, por edhe nė rrethe tė tjera, qė kanė pranuar tė shkurtojnė disi fitimet e tyre me synimin kryesor zhbllokimin e parasė “kesh”. Specialistėt e ekonomisė e lidhin kėtė pasojė me efektet qė po i vijnė ekonomisė tonė si pasojė e krizės financiare ndėrkombėtare. Ata thonė se kjo gjė ka prekur edhe sektorin mė kyē tė ekonomisė tonė: ndėrtimin. Mungesa e likuiditetit, rritja e konkurrencės dhe mbiprodhimi, rėnia e fuqisė blerėse dhe pakėsimi i remitancave (tė ardhurat nga emigrantėt), janė disa nga kushtet kryesore qė kanė ndikuar nė rėnien e blerjeve nė sektorin imobiliar. Sipas tė dhėnave nga agjentėt e tregut dhe nga agjencitė imobiliare, viti 2009 ka nisur me njė rėnie drastike tė blerjeve tė shtėpive nė Tiranė dhe nė qytete. Sipas statistikave, edhe pse nuk ka njė shifėr zyrtare, mendohet se ajo ėshtė nė kufijtė maksimalė, ku blerja e njė shtėpie ėshtė kthyer nė diēka gati tė pamundur. Por njė arsye tjetėr e rėndėsishme qė ka ndikuar nė kėtė rėnie ėshtė mungesa e dhėnies sė kredive pėr shtėpi nga bankat private. Kjo ka sjellė dhe ndėrprerjen e hallkės kryesore tė zinxhirit qė krijohet nė procesin e ndėrtimit. Vetėm njė javė mė parė, guvernatori Ardian Fullani njoftoi pėr uljen e interesit nė banka tė monedhės vendase, dhe kjo do tė shoqėrohet me ndėrprerjen e dhėnies sė kredive. Kėsaj i shtojmė edhe krizėn financiare qė ka pėrfshirė sot edhe botėn, njė fenomen qė natyrisht ka ndikimet e veta edhe nė Shqipėri.

Faktorėt e rėnies

“Sektori i ndėrtimit nė Shqipėri po kalon nė kolaps”. Tė kėtij mendimi janė ekspertėt e ekonomisė, sipas tė cilėve, blerja e apartamenteve ka rėnė nė mėnyrė tė ndjeshme. Ndėrtuesit, duke mos shitur apartamente dhe duke mos marrė dot kredi nga bankat, nuk mund tė investojnė nė ndėrtimet e pallateve tė reja. Gjithashtu, rritja e kostos sė ndėrtimit si pasojė e krizės financiare ndėrkombėtare ka ndikuar nė bilancet negative tė biznesit. Por kriza financiare ka futur panik edhe te qytetarėt, tė cilėt kanė frikė t’i shpenzojnė kursimet e tyre duke blerė shtėpi apo prona tė tjera tė patundshme. Por kjo situatė konsiderohet e favorshme vetėm pėr ata individė qė mund tė sigurojnė tė ardhura mujore tė kėnaqshme nga puna ose biznesi i tyre dhe qė kanė mundėsinė tė bindin bankat private pėr tė marrė kredi. Nė kėtė kohė krize kėta janė edhe mė tė fituarit, pasi okazionet pėr tė gjetur njė apartament, njė zyrė, njė lokal apo njė garazh deri nė 20 pėr qind mė lirė nga sa kushtonte vetėm nė nėntor 2008, janė tė shumta. Nga ana tjetėr, ndėrtuesit, por edhe pronarėt e pronave tė paluajtshme, po nxitojnė t’i shesin ato duke ofruar ēmime me mjaft leverdi.

Ēmimet sipas zonave
Nė gjendjen financiare qė ndodhet aktualisht sektori i ndėrtimit, mendohet tė ndikojė pozitivisht te blerėsit. Kjo pėr arsye se ndėrtuesit duan tė qarkullojnė paranė, dhe pėr tė arritur njė gjė tė tillė do tė bėjnė uljen e ēmimeve tė apartamenteve. Sipas Shoqatės sė Ndėrtuesve, kėrkesa ėshtė nė rėnie, ndėrsa oferta ėshtė nė rritje. Kjo ėshtė pozitive pėr blerėsit, por negative pėr ndėrtuesit, pasi nuk do tė kenė fitimin e parashikuar. Vetėm disa muaj mė parė ēmimet e apartamenteve nė kryeqytet arritėn shifrat rekord, kjo pėr shkak tė mosdhėnieve tė lejeve tė ndėrtimit pėr njė periudhė tė gjatė kohore. Por tani qė fuqia blerėse po vjen nė rėnie dhe bashkė me tė edhe tė ardhurat nga jashtė vendit, ndėrtuesit po shpejtojnė tė shesin duke iu druajtur stoqeve dhe rėnies sė vlerės drastike tė pronave tė paluajtshme. Nė zona tė ndryshme tė kryeqytetit, si nė Kinostudio, nė Sauk, nė Kombinat, nė Laprakė apo dhe nė zonat pėrreth Unazės sė vjetėr, si rruga “Don Bosko”, Stacioni i Trenit, Shkolla Teknologjike etj., ēmimet e apartamenteve kanė nisur tė ulen nga 12-20 pėr qind.

Tatimi

Tė gjithė personat qė shesin njė apartament do tė tatohen nė masėn e 10 pėr qind tė fitimit kapital tė realizuar. Pra, nėse njė individ do tė shesė njė apartament, atėherė ky individ do tė paguajė 10 pėr qind tė diferencės sė vlerės sė shitur tė apartamentit me vlerėn e blerjes sė apartamentit nga individi. Individi qė kalon tė drejtėn e pronėsisė mbi pasurinė e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes sė regjistrimit tė kėsaj pasurie. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit pranė zyrave vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Ndėrkohė, banesat e ndėrtuara para vitit 1995 dhe qė nuk kanė vlerėn e blerjes, atėherė si vlerė minimale e blerjes do tė merret kostoja mesatare pėr metėr katror e sipėrfaqes sė shfrytėzueshme e pėrcaktuar nga Enti Kombėtar i Banesave.


BOX///////////////////////
Kreditė, pengesa kryesore

Mosdhėnia e kredive pėr shtėpi ėshtė faktori kryesor qė ka sjellė bilance negative tė sektorit tė ndėrtimit. Bankat e nivelit tė dytė, duke minimizuar dhėnien e kredive pėr shtėpi, kanė bėrė qė fuqia blerėse e shtėpive tė jetė ulur. Kjo ka ndikuar nė rėnien drastike tė shitjeve tė apartamenteve. Por kreditė kanė qenė mjaft tė pakta edhe pėr ndėrtuesit, duke bėrė qė sektori i ndėrtimit tė kalojė nė kolaps.

Kriza financiare, shkak frenimi

Paniku i banorėve nga kriza financiar ndėrkombėtare ka bėrė qė kursimet mos t’i investojnė pėr blerjen e apartamenteve. Ndėrkohė, pėr ndėrtuesit ky faktor ndikon negativisht, pasi pengohet shitja e banesave. Kėshtu, duke u mbetur produkti i tyre pa shitur, nuk kanė mundėsit tė investojnė nė ndėrtimin e njė pallati tjetėr.

Kostoja e ndėrtimit, nė rritje

Sektori i ndėrtimit nė vend po vuan pasojėn e shtrenjtimit tė materialeve tė ndryshme tė ndėrtimit si pasojė e krizės globale ekonomike. Indeksi i kushtimit tė ndėrtimit gjatė vitit 2008 ėshtė rritur ndjeshėm nė krahasim me vitin 2007. Rritja e ēmimit tė materialeve tė ndėrtimit u ka kushtuar shtrenjtė kompanive tė ndryshme, tė cilat nėpėrmjet Shoqatės sė Ndėrtuesve kanė kėrkuar indeksim.


Tabela/////////////////////////////
Tė dhėnat e tregut pėr ēmimet e apartamenteve dhjetor 2008

Rruga/zona Ēmimi (euro/m2)
-Unaza, Materniteti i Ri 700-800
-Uzina e Autotraktorėve 450-500
-Blloku, Liceu, Rr. Elbasanit 1400-2000
-Rruga e Elbasanit 1200-1800
-Min. Jashtme, Q. Studenti 1100-1600
-Spitalet, Shkolla e Bashkuar 650-850
-Kinostudio 500-600
-Unaza, Shish-Tufinė 450-500
-Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 1600-2000
-St. “Dinamo”, Garda 1800-2000
-Pishinat, rruga “Komuna e Parisit” 750-850
Unaza e re, Kombinat-Misto Mame 400-580
-Ish-Ekspozita 1500-1800
-“Myslym Shyri” 900-1600
-“21 Dhjetori”, “Zogu i Zi”, Rr. e Ambasadave 1000-1500
-Rruga e Kavajės 1300-1800
-Rruga e Durrėsit 1300-1800
-Pazari i Ri 750-900
-Rruga Bardhyl 700-850
-Stacioni Trenit 900-1200
-“Don Bosko” 650-750
-Lapraka 550-700
Burimi: Agjencitė Imobiliare






13 Shkurt 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos